Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas arrestimit të kriminelit të luftës, Sasha Cvjetan, i cili në Greqi u riarrestua nga DEA amerikane për drogë. Cvjetan ishte pjesëtar i formacionit paraushtarak “Scorpions”, të cilët u vunë në gjyq në Serbi sepse në mars të vitit 1999 kishin pushkatuar shtatë fëmijë të moshës dy deri në 15 vjeç dhe shtatë gra në Podujevë. Kurti e ka quajtur të padrejtë dënimin e tij prej 20 vjetësh e më pas lirimin e Sasha Cvjetan tri vjet para kryerjes së dënimit të plotë. “Masakruesi i familjes Bogujevci, Duriqi e Llugaliu, i cili vrau 16 civilë shqiptarë të papërfshirë në luftë, anëtari i njësitit ...
Komentet te Kurti: E papranueshme kur çlirimtarin na e gjykojnë më rëndë se agresorin gjenocidal Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas shpalljes së aktgjykimit ndaj Salih Mustafës, i cili u dënua me 26 vjet burgim për krime lufte nga Gjykata Speciale, raporton Gazeta Sinjali. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Krasniqi ka thënë se pjesa qëndrore e historisë krenare siç është Ushtria Çlirimtare e Kosovës, janë ish-krerët e saj që po mbahen në Hagë. “Ushtria Çlirimtare e Kosovës është dhe do të mbetet gjithmonë krenaria jonë kombëtare. Pjesë qendrore e kësaj historie krenare, të cilën nuk mund ta ndryshojë asnjëherë askush, janë çlirimtarët që po mbahen në Gjykatën Speciale pa të drejtë”, shkroi ai. Sipas Krasniqit, dënimi që iu ...
Komentet te Krasniqi për dënimin e Calit: Shpresojmë të korrigjohet në shkallën e dytë për të dëshmuar paanshmërinë e Gjykatës Janë të Mbyllura
Një incident ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në hyrje të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, pasi një person dyshohet se ka kërcënuar rojën, raporton Gazeta Sinjali. Sinjali mëson se 26-vjeçari dyshohet se për shkak të mosfunksionimit të laurës në hyrjen kryesore, ka kanosur me thikë në dorë 45-vjeçarin. Përballë kësaj situate, viktima është detyruar që rastin ta denoncojë në Policinë e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme. Njësitë policore kanë arritur që të arrestojnë të riun i cili u shoqërua në stacion policor për intervistim dhe po ashtu kanë konfiskuar thikën të cilën e posedonte ai. Gjatë intervistimit i ...
Komentet te S’funksionoi laura te hyrja e QKUK-së, i riu kërcënon me thikë rojën Janë të Mbyllura
Në Pikë Kalimin Kufitar të Merdarës, KFOR-i ka pranuar kërkesën nga Qeveria e Serbisë për kthimin e njëqind deri në një mijë pjesëtarëve të forcave të sigurisë serbe në territorin e Kosovës, kërkesë kjo të cilën Serbia e bazon në Rezolutën 1244. Qeveria e Serbisë mbrëmë ka marrë vendim që në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, t’i dërgojë kërkesë KFOR-it për kthimin e deri në njëmijë forcave serbe të sigurisë në territorin e Kosovës, raporton televizioni publik serb. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë mbrëmë se vendimi është marrë unanimisht, duke theksuar se do të sjellë ulje të tensioneve. Megjithatë, ai vuri në dukje ...
Komentet te Serbia ia dorëzon KFOR-it edhe zyrtartisht kërkesën për dërgimin e trupave në Kosovë Janë të Mbyllura
Ish komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salh Mustafa i njohur si Cali, është shpallur fajtor dhe është dënuar me 26 vjet burgim për krime lufte nga Gjykata Speciale, raporton Gazeta Sinjali. Pas shpalljes së aktgjykimit ka pasur reagime të shumta, në mesin e tyre edhe të familjarëve të Mustafës. Mbesa e Calit ka bërë një dedikim prekës, teksa është shprehur se ka mbetur pa fjalë pas vendimit të Gjykatës. “Më fal, po sot mbeta pa fjalë. Kisha pasë qef xhaxh, tash me të pasë në mesin tonë, ku e ke vendin, e për çka ke luftu, në liri. Por, e di xhaxh, ti je i fortë. Jam shumë e ...
Komentet te Mbesa e Mustafës prek me fjalët: Xhaxh sot mbeta pa fjalë, vendin e ke në liri për çka ke luftu Janë të Mbyllura
Mosmarrëveshjet për prona po vazhdojnë të shkarkojnë përleshje e telashe të shumta mes qytetarëve, të cilat shpesh edhe eskalojnë në kërcënime serioze e sulme fizike. Në shumë prej rasteve të përfshirë në konflikt janë anëtarët e së njëjtës familje, raporton Gazeta Sinjali. Kështu ka ndodhur dje në fshatin Arllat të komunës së Drenasit, ku si pasojë e lëndimeve të marra gjatë përleshjes, një person ka përfunduar në spital. Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës së Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas kanë bërë me dije se 52-vjeçari është dërguar atje me lëndime trupore, të cilat dyshohet se i ishin shkaktuar nga një mjet i fortë. Për shkak të natyrës ...
Komentet te Sherr për pronë mes kushërinjve në Arllat të Drenasit, një person përfundon në spital Janë të Mbyllura
Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës kanë zbarkuar në qytetin e Prizrenit, raporton Gazeta Sinjali. Sinjali mëson se Policia po zhvillon aksion kundër parave false. Sinjali ka provuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informacione, mirëpo të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje. Sinjali do të iu mbajë të informuar. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Aksion kundër parave false, Krimet Ekonomike zbarkojnë në Prizren Janë të Mbyllura
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë që e kanë informuar zyrën e Bashkimit Evropian për rastin e ndalimit të Rada Trajkoviqit, këshilltares së ministrit për Kthim dhe Komunitete. Trajkoviq u ndalua, sipas saj, nga shërbimi sekret i Serbisë, BIA, në pikën kufitare në Merdarë për 12 orë. “Me të marrë sot informacionin rreth faktit që këshilltarja e ministrit për Kthim dhe Komunitete mbahet në kufi edhe nuk lejohet lëvizja e saj, përmes zyrës sonë në Beograd kemi ndërmarrë të gjithë hapat zyrtarë për informimin e zyrës së Bashkimit Evropian e cila në njëfarë mënyre është njëfarë garance për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Republikës së Kosovës ...
Komentet te Gërvalla për ndalimin e Rada Trajkoviqit në kufi: E kemi informuar zyrën e BE-së Janë të Mbyllura
Ish komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salh Mustafa i njohur si Cali, është shpallur fajtor dhe është dënuar me 26 vjet burgim për krime lufte nga Gjykata Speciale, raporton Gazeta Sinjali. Në seancën përfundimtare në rastin e Calit, trupi gjykues ka përcaktuar dënim me 10 vjet burgim për pikën 1 të akuzës, ndalim arbitrar, dënim me 22 vjet për pikën 3, torturë dhe me 25 vjet burgim për vrasje të paligjshme. Specialja ka vendosur që dënimi unik për Mustafën të jetë 26 vjet burgim, në të cilin llogaritet koha e kaluar në paraburgim. “Në emër të popullit të Kosovës, për arsyet e shtjelluara në aktgjykim dhe të përmbledhura më ...
Komentet te Specialja shpall fajtor Salih Mustafën, dënohet me 26 vjet burgim Janë të Mbyllura
Më në fund ndodhi ngjarja e shumë pritur në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova. Po, po! Është pikërisht fjala për puthjen që aq shumë fansa e kërkuan të ndodhi këtyre ditëve mes dy banorëve, Getinjos dhe Vivien. E një akt i tillë ka ngjarë të ndodh sonte, teksa dyshja shkëmbyen puthjen e parë brenda mureve të shtëpisë më të përfolur të momentit në trojet shqipfolëse. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Getinjo thyen akullin, e puthë Vivien në buzë – VIDEO Janë të Mbyllura