Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

KFOR-i publikon pamje gjatë patrullimit në veri

Lajme
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ditëve të fundit ka kryer një sërë ushtrimesh në veri të Kosovës. Këto ushtrime janë kryer për të testuar aftësitë për të vazhduar sigurimin e një mjedisi të sigurt dhe të lirë të lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë. Të gjitha këto aktivitete KFOR ka përmbledhur në një video të publikuar në profilin e tyre në Facebook. Sipas njoftimit, këto aktivitete u kryen në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me aktorët kryesorë në zonë dhe në përputhje me mandatin e KFOR-it të OKB-së bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999. “Gjatë ditëve ...
Komentet te KFOR-i publikon pamje gjatë patrullimit në veri Janë të Mbyllura

“Po bre vet e kam pru”/ Peci tregon si u punësua vajza e tezës së Osmanit dhe motrat e Sveçlës në Ministri

Lajme
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka folur edhe për punësimin e vajzës së tezes së presidentes Vjosa Osmani, dhe motrën e Xhelal Sveçlës Për vajzën e tezës së presidentes ai ka thënë se e ka sjellë vet në ministri, derisa për motrën e Sveçlës ka deklaruar se ajo punon që nga viti 2005. “Po bre unë e kam pru, ka ardhë transfer pesë muaj vajza e tezës së presidentes. Ndërsa, për motrën e Xhelal Sveçlës unë jam interesuar dhe ka dal po që kjo zoja punon aty që nga viti  2005, në ndërkohë ka dal që edhe njëra prej motrave të tjera po punojka në një projekt të Bankës Botërore ...
Komentet te “Po bre vet e kam pru”/ Peci tregon si u punësua vajza e tezës së Osmanit dhe motrat e Sveçlës në Ministri Janë të Mbyllura

Punë e re, rritje rroge, dashuria e jetës: Këto 3 shenja të horoskopit i presin ndryshime të mëdha më 2023

Lifestyle
Këto tre shenja presin momente të paharrueshme romantike, para dhe lumturi. Disa do të ndryshojnë punë, disa do të gjejnë dashuri dhe disa do të zhvendosen në një qytet tjetër, pritet të ngrihen në fushat më të rëndësishme të jetës. Këto tre shenja presin momente të paharrueshme romantike, para dhe lumturi. Disa do të ndryshojnë punë, disa do të gjejnë dashuri dhe disa do të zhvendosen në një qytet tjetër, pritet të ngrihen në fushat më të rëndësishme të jetës. Gaforrja Nëse përfaqësuesit e kësaj shenje dëgjojnë intuitën e tyre dhe ndryshojnë profesionin e tyre në vitin 2023, ata mund të fitojnë fitime të mira. Nuk do të jetë një rrugë e lehtë. Çdo ...
Komentet te Punë e re, rritje rroge, dashuria e jetës: Këto 3 shenja të horoskopit i presin ndryshime të mëdha më 2023 Janë të Mbyllura

Detaje nga ngjarja e rëndë në Kaçanik: 37-vjeçari dyshohet se qëlloi veten me armë zjarri, pistoleta iu gjet në prehër

Lajme
Komuna e Kaçanikut u trondit dje në orët e pasdites me lajmin e kobshëm për ndarjen nga jeta të qytetarit, Zekir Selimi. Selimi u gjet pa shenja jete brenda veturës së tij në rrugën ‘Vëllezërit Çaka’, raporton Gazeta Sinjali. Sinjali ka mësuar detaje të reja lidhur me ngjarjen tragjike, ku sipas burimeve brenda Prokurorisë, dyshimet e para janë që 37-vjeçari i ka dhënë fund jetës së tij. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes bashkë me ekipin mjekësor, ku kanë hasur në trupin e Selimit, i cili ndodhej pa ndjenja brenda veturës së tij. Pas ekzaminimeve për shenjat vitale, mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë. Sinjali ...
Komentet te Detaje nga ngjarja e rëndë në Kaçanik: 37-vjeçari dyshohet se qëlloi veten me armë zjarri, pistoleta iu gjet në prehër Janë të Mbyllura

The Daily Beast: Jack Smith, ka një histori të akuzave ndaj presidentëve

Lajme
Dëshmitarët kishin humbur shpresat dhe u zhdukën. I dyshuari kriminal nr. 1 ishte bërë president. Dhe aktakuza e shumëpritur tani dukej e paarritshme. Më pas, ish-prokurori special, Jack Smith, erdhi dhe mori përgjegjësinë, duke i dërguar hetuesit e tij në një mision agresiv për të rifituar dëshmitarët ngurrues, duke synuar politikanët gojëngushtë dhe nacionalistët militantë që i kishin mbajtur të heshtur. Historia mund të tingëllojë e njohur, nëse jo pak si një trillim i tifozëve të rezistencës. Por, kjo histori ka të bëjë në fakt për përpjekjet e Smith në Kosovë, një vend i vogël në Evropën Juglindore që historikisht ishte një enklavë shqiptare në Serbi. Ishte e vështirë në ...
Komentet te The Daily Beast: Jack Smith, ka një histori të akuzave ndaj presidentëve Janë të Mbyllura

Krasniqi: Marrëveshja Kosovë – Serbi pa njohje të ndërsjellë mund të çojë në status-quo të re

Lajme
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, thotë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të jetë pjesë e marrëveshjes të përgjithshme me Serbinë e cila çon në njohjen e ndërsjellë. “Në mënyrë të thjeshtë, duhet të jetë pjesë e marrëveshjes të përgjithshme e cila rezulton me njohjen e ndërsjellë. Asociacioni edhe kur është diskutuar asnjëherë nuk është diskutuar që të ketë kompetenca ekzekutive, asnjëherë nuk është diskutuar dhe as kërkuar që të ketë çfarëdo lloj karakteri që del jashtë Kushtetutës së Kosovës”. “Asociacioni nëse themelohet dhe ai duhet të jetë pjesë e marrëveshjes së përgjithshme që rezulton me njohje të ndërsjellë, duhet të jetë një grumbullim i ...
Komentet te Krasniqi: Marrëveshja Kosovë – Serbi pa njohje të ndërsjellë mund të çojë në status-quo të re Janë të Mbyllura

Shefi i EULEX: Policëve në veri ju kemi dhënë bukë e veshmbathje, me kërkesë të tyre

Lajme
Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, ka njoftuar se ky mision u ka dorëzuar furnizime esenciale oficerëve të Policisë së Kosovës në Rudnicë dhe Jarinje. Ai tha se kjo u realizua pas kërkesës së Policisë së Kosovës. Sipas tij, dorëzimi i këtyre furnizimeve ndodhi më 17 dhjetor. “Me kënaqësi ju njoftoj se pas kërkesës së Policisë së Kosovës, EULEX-i më 17 dhjetor, oficerëve të Policisë së Kosovës në pikën e përbashkët të kalimit në Rudnicë/Jarinjë u ka dorëzuar furnizime esenciale, duke përfshirë furnizime ushqimore, veshmbathje si dhe mjete higjienike”, shkroi ai në llogarinë e tij në Twitter. Ndryshe, nëntë policë, të cilët tash e 11 ditë po patrullonin në dy pika ...
Komentet te Shefi i EULEX: Policëve në veri ju kemi dhënë bukë e veshmbathje, me kërkesë të tyre Janë të Mbyllura

Vuçiq kërcënon hapur Kosovën: Nuk ka dyshim se arma do të shkrehet

Rajoni dhe Bota
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka quajtur anti-serb ambasadorin gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, duke thënë se ai njihet për deklarata kundër serbëve. Vuçiq gjithashtu ka thënë se Gjermania kërkon të dominojë plotësisht në Ballkan. Ai bëri një kërcënim të hapur ndaj Kosovës ku tha se do të shkrepet arma. “E dini, si në shfaqjen e Çehovit në aktin e parë kur shihni një pushkë të varur në mur, nuk ka dyshim se pushka do të fiket, kështu që edhe këtu.” ka thënë Vuçiq. Reagimi i Vuçiq ndaj ambasadorit Rohde vjen pas deklaratës se barrikadat e vendosura në veri të Kosovs, duhet të hiqen deri në Kërshëndella. “Z. Rohde ...
Komentet te Vuçiq kërcënon hapur Kosovën: Nuk ka dyshim se arma do të shkrehet Janë të Mbyllura

Policia konfirmon transportimin e 9 policëve të sëmurë nga veriu në jug nga KFOR-i

Lajme
Situata në veri të vendit sa po shkon e po bëhet më alarmante. Nëntë policë, të cilët tash e 11 ditë po patrullonin në dy pika kufitare janë sëmurë, për transportimin e tyre është kujdesur njësiti i misionit paqëruajtës, KFOR. Nëntë pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë tërhequr nga Jarinja për shkak të problemeve shëndetësore që kanë. Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës, ka konfirmuar se transportin e policëve e ka kryer KFOR-i. “Bashkëpunim dhe kontakte të vazhdueshme PK-ja mban edhe me KFOR-in, i cili sot për shkaqe shëndetësore ka përkrahur transportimin e 9 zyrtarëve policorë nga veriu në jug”- ka thënë Kelani. Javën e shkuar, Gazeta Sinjali raportoi ...
Komentet te Policia konfirmon transportimin e 9 policëve të sëmurë nga veriu në jug nga KFOR-i Janë të Mbyllura

Lista Serbe i reagon Sveçlës: Ti e Kurti jeni përgjegjës nëse diçka i ndodhë Rakiqit

Lajme
Lista Serbe i ka reaguar ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla i cili më herët në një postim në Facebook akuzoi kryetarin e këtij subjekti, Goran Rakiq, për barrikadat në veri, duke thënë se ai po bashkëpunon me grupe kriminale. Këto cilësime të Sveçlës e kanë nervozuar Listën Serbe e cila ka thënë se ky është një kërcënim i hapur sipas tyre. “Pa asnië provë për akuzat, ministri i Kurtit që nisë Njësitë Speciale të cilat kanë treguar urrejtjen për serbët disa herë, dërgon kërcënime direkte tek përfaqësuesit legjitim të partisë më të madhe të serbëve në Kosovë”, thotë Lista Serbe. “Por ne i themi Sveçlas, Kurtit dhe mentorëve të tyre ...
Komentet te Lista Serbe i reagon Sveçlës: Ti e Kurti jeni përgjegjës nëse diçka i ndodhë Rakiqit Janë të Mbyllura