Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Serbët nisin protestën në Veri – PAMJE

Lajme
Serbët lokalë në pjesën veriore të Kosovës janë mbledhur sot në Rudarë për të protestuar kundër deklaratave të kryeministrit të vendit, Albin Kurti, lidhur me barrikadat e vendosura në disa zona atje. Përfaqësues të të ashtuquajturit ‘shtabi i krizës së popullit serb nga veriu i Kosovës’, kanë bërë me dije se deklaratat e Kurtit i konsiderojnë si kërcënim. Ata po ashtu janë kapur edhe me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde, për të cilin po thonë se me deklaratat e tij po mbështet hapur kryeministrin Kurti, raporton Gazeta Sinjali. Qytetarët serbë tashmë kanë nisur të tubohen në protestën e cila u tha se do fillonte në orën 12:00. Në ...
Komentet te Serbët nisin protestën në Veri – PAMJE Janë të Mbyllura

Babai i foshnjës i kishte parë copat e trupit, aty filloi tragjedia për familjen

Shëndetësi
Vazhdon të jetë kryefjalë e mbrëmjes, skandali që ngjau në Spitalin e Pejës, atje ku raportohet se një foshnje e vdekur ishte vënë në lavatriçe nga dikush prej stafit të spitalit. Në rrëfimin për Ineksonline, babai i foshnjës, identiteti i të cilit nuk është publikuar, ka thënë se dyshimet filluan në momentin kur nga stafi refuzuan ta lënë të lirë kufomën. Spitali fillimisht refuzoi ta lirojë trupin e vdekur të fëmijës së tij, teksa dyshimet u konfirmuan kur babai veçse i pa copat e trupit. Rasti tashmë është konfirmuar edhe nga Prokuroria Themelore e Pejës. Zëdhënësi i Prokurorisë gjegjëse, Shkodran Nikçi, ka thënë për Nacionalen se rasti ka ndodhur javën ...
Komentet te Babai i foshnjës i kishte parë copat e trupit, aty filloi tragjedia për familjen Janë të Mbyllura

AVOKATURA E SHTETIT ME RRETH 35 MIJË LËNDË -VIDEO

Ekonomi
Avokatura shtetërore ka për obligim që ta mbrojë shtetin në gjykatat vendore dhe ato të arbitrazhit ndërkombëtar. Të dhënat tregojnë se janë rreth 35 mijë lëndë që ky institicion ka mbrojur institucionet shtetërore brenda vendit. Por cili është bilanci i fitoreve dhe humbjeve në vlera monetare i këtyre rasteve? Kjo çështje u trajtua në emisionin Ekonomiks në RTK.   ...
Komentet te AVOKATURA E SHTETIT ME RRETH 35 MIJË LËNDË -VIDEO Janë të Mbyllura

Ky është Inspektori i ri i AKI-së, u ‘nxor’ nga FSK-ja

Lajme
Kujtim Shala, deri më tani emër i panjohur për opinionin, sot ka marrë një pozitë të rëndësishme në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë. Ai do të jetë në pozitën e Inspektorit të Përgjithshëm në AKI, në të cilën ishte Burim Ramadani. Presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti emëruan Kujtim Shalën, pas njoftimit që morën siç thanë ata për dorëheqjen e Ramadanit. Pa treguar rreth biografisë së tij, në njoftimin e presidencës u tha se “deri më tani ai ishte i angazhuar në Forcën e Sigurisë së Kosovës”. “Pas konsultimeve, Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti kanë emëruar Inspektor të ri të Përgjithshëm të AKI-së, z. Kujtim Shala, i cili deri më tani ...
Komentet te Ky është Inspektori i ri i AKI-së, u ‘nxor’ nga FSK-ja Janë të Mbyllura

Gjykata Speciale merr një vendim ndaj Thaçit e Veselit

Lajme
Dy ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit e Kadri Veselit, Gjykata Speciale ua ka vazhduar masën e paraburgimit. Ky vendim është marrë më 19 dhjetor dhe thuhet se Prokuroria ka afat që deri më 30 janar të dërgojë parashtresat për shqyrtimin tjetër të paraburgimit. I njëjti afat, prokurorisë i është dhënë edhe në rastin e Thaçit. Kujtojmë se Thaçi e Veseli gjenden në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Gjykata Speciale merr një vendim ndaj Thaçit e Veselit Janë të Mbyllura

Zëdhënësja e LDK-së: Nuk ka kurrfarë arsyetimi lënia e policëve të izoluar, pa ushqim

Lajme
Zëdhënësja politike e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sibel Halimi, ka thënë se është e papranueshme që Policia e Kosovës nuk ka kushte elementare e bazike. Halimi ka shkruar në Facebook se policët rrezikojnë çdo ditë jetën teksa nuk kanë “as sigurime shëndetësore; dalin në detyrë me çizme të shqyera e me jelekë antiplumb me afat të skaduar; tani të vuajnë për gjëra edhe më bazike se këto”. Ajo ka thënë se Qeveria nuk mund të arsyetohet kurrsesi për lënien e policëve të izoluar e pa ushqim në veri. “Është tërësisht e papranueshme, që policët e Kosovës të cilët rrezikojnë jetën çdo ditë; e nuk kanë as sigurime shëndetësore; dalin ...
Komentet te Zëdhënësja e LDK-së: Nuk ka kurrfarë arsyetimi lënia e policëve të izoluar, pa ushqim Janë të Mbyllura

Siguria në veri të vendit, EULEX-i: Ne nuk mund ta zëvendësojmë Policinë e Kosovës

Lajme
Shefja e Zyrës për Shtyp dhe Informim Publik dhe Zëdhënësja e EULEX-it, Ioanna Lachana, në një intervistë për Gazetën Sinjali ka folur rreth zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës, dhe angazhimin e EULEX-it. Lachana e ka cilësuar shqetësuese situatën e sigurisë në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës, pasi sipas saj, në veri ka prani të personave që janë të maskuar dhe të armatosur. “Situata e sigurisë në pjesën veriore të Kosovës është shqetësuese dhe e tensionuar. Gjatë patrullimeve tona vëzhguese, ne jemi duke qenë dëshmitarë të një pranie shqetësuese të armatosur, shpesh herë nga individë dhe grupe të maskuara në pjesën veriore të Kosovës. Kjo është e papranueshme. Gjithashtu, ...
Komentet te Siguria në veri të vendit, EULEX-i: Ne nuk mund ta zëvendësojmë Policinë e Kosovës Janë të Mbyllura

PSD-ja e dorëzon në Kuvend kërkesën për ndryshimin e Ligjit për Specialen

Lajme
Partia Socialdemokrate e ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Kjo parti për këtë të shtunë ka ftuar protestë gjithëpopullore në kundërshtim të dënimit nga kjo gjykatë ndaj Salih Mustafës me 26 vjet burgim. Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, është dënuar të premten nga Gjykata Speciale, me seli në Hagë, me 26 vjet burgim për vrasje të paligjshme, ndalim arbitrar dhe torturë. Ai është dënuar me 10 vjet burgim për ndalim arbitrar, 22 vjet burgim për torturë dhe 25 vjet burgim për vrasje të paligjshme. “Trupi gjykues ju dënon me vendim të njësuar me 26 vjet burgim, ku do të llogaritet ...
Komentet te PSD-ja e dorëzon në Kuvend kërkesën për ndryshimin e Ligjit për Specialen Janë të Mbyllura

Kosova i fiton tri përballje në arbitrazhe, në proces tri tjera|Video

Ekonomi
Kosova është ballafaquar në arbitrazhe ndërkombëtare në 6 raste, ku ka qenë e përfshirë Avokatura Shtetërore. Drejtuesit e saj thonë se 3 nga 6 rastet janë fituar derisa për 3 tjera pritet vendimi në javët në vijim.   Fitorja e fundit ishte ajo ndaj institucionit mikrofinanciar “Iute Credit”. Kjo e fundit kishte paditur vendin për marrje të licencës. Guvernatori Fehmi Mehmeti thotë se kjo fitore ka vërtetuar se BQK-ja ka qenë e sigurt në ligjshmërinë e vendimit të saj por edhe për 13 tërheqjet e licencave dhe lejeve në 5 vitet e fundit. Me këtë fitore, Kosova ka shpëtuar rreth 30 milionë euro, aq sa ka pretenduar kompania ndaj shtetit. ...
Komentet te Kosova i fiton tri përballje në arbitrazhe, në proces tri tjera|Video Janë të Mbyllura

Musliu e quan psikopat kryeministrin Kurti

Lajme
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, e ka quajtur kryeministrin Albin Kurti, psikopat. Sipas saj psikopatë janë edhe të gjithë ata që i besojnë Kurtit. “Ky i ka studiuar mirë, ka ardhë në përfundim që 40% i ka analfabetë funksionalë e pastaj ju ka servuar veç çka kanë pasë qejf ata me degju e me besu. Psikopat bre! Ama duhet me qenë psikopat me i besu një psikopati. Ju ka hupe topi, ju kanë kthy propagandës. Rrenc, mashtrues!”, ka shkruar Musliu në Facebook. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Musliu e quan psikopat kryeministrin Kurti Janë të Mbyllura