Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Kurti: Me Slloveninë ndajmë vlerat e demokracisë, sundimit të ligjit dhe punës së palodhur

Lajme
Historikisht, marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë, ndërmjet dy vendeve dhe dy popujve kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë shumë të mira dhe po forcohen dita-ditës, tha kryeministri Albin Kurti, në pritjen e fundvitit të organizuar nga Ambasada e Sllovenisë. “Kemi ngjashmëri në histori, një histori ku Sllovenia qëndroi fort me popullin e Kosovës, duke qenë një mik dhe mbështetës i besueshëm. Dhe ne kemi edhe një të ardhme të përbashkët, një të ardhme brenda familjes evropiane, duke ndarë vlerat e demokracisë, sundimit të ligjit dhe vullnetit dhe punës së palodhur për prosperitet socio-ekonomik”, tha më tej kryeministri. Ai theksoi se sa i përket marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare me Slloveninë, ...
Komentet te Kurti: Me Slloveninë ndajmë vlerat e demokracisë, sundimit të ligjit dhe punës së palodhur Janë të Mbyllura

Tentim vrasja në Prishtinë, të dyshuarit nuk arrijnë ta qëllojnë 28-vjeçarin – detaje të reja

Lajme
Të dielën mbrëma në rrugën “Destan Bajraktari” në kryeqytet u dëgjuan të shtëna me armë zjarri që u shkrepën nga një veturë në lëvizje. Cak i të dyshuarve ishte një 28-vjeçar, të cilin nuk arritën ta qëllonin. Prokuroria ka nisur hetimet për këtë rast që është cilësuar si “vrasje në tentativë”, raporton Gazeta Sinjali. Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se viktima M.K., u gjuajt derisa ishte duke e parkuar veturën e tij në orët e mbrëmjes. Për motive akoma të panjohura, të dyshuarit kanë gjuajtur 8 herë nga vetura e tyre BMW dhe më pas kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Posa Policia ka dalë në vendin e ...
Komentet te Tentim vrasja në Prishtinë, të dyshuarit nuk arrijnë ta qëllojnë 28-vjeçarin – detaje të reja Janë të Mbyllura

Persona të maskuar sulmojnë ekipin e Klan Kosovës te barrikada në Veri – VIDEO

Lajme
Një ekip i Klan Kosovës sot është sulmuar me gurë nga disa persona me maska te barrikada afër fshatit Çabër të Zubin Potokut. Sulmuesit në drejtim të ekipit të përbërë nga gazetari Haris Ademi, kameramani Agon Bejtullahu dhe shoferi Elsad Sinani, kanë hedhur gurë si dhe i kanë fyer e sharë. Ekipi i Klan Kosovës nuk ka pësuar lëndime fizike në këtë sulm. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Persona të maskuar sulmojnë ekipin e Klan Kosovës te barrikada në Veri – VIDEO Janë të Mbyllura

Argjentina fituese e Kupës së Botës për herë të tretë – Messi jetëson ëndrrën e tij

Sport
Argjentina është fituesi i Kupës së Botës 2022. ‘Albiçelestët’ kanë triumfuar përmes penalltive ndaj Francës, duke u kurorëzuar me titullin kampion. Ky është trofeu i tretë i Kupës së Botës për Argjentinën. /GazetaSinjaliSport/ ...
Komentet te Argjentina fituese e Kupës së Botës për herë të tretë – Messi jetëson ëndrrën e tij Janë të Mbyllura

Mbapeeeeeeee! Dy gola për dy minuta nga francezi për të barazuar gjithçka – VIDEO

Sport
Argjentinës. Kylian Mbappe ka realizuar dy gola në dy minuta, për ta barazuar rezultatin në 2-2. /GazetaSinjaliSport/ ...
Komentet te Mbapeeeeeeee! Dy gola për dy minuta nga francezi për të barazuar gjithçka – VIDEO Janë të Mbyllura

Trupa amerikanë të KFOR-it në Jarinjë, publikohen pamjet

Lajme
KFOR ka shtuar prezencën në Veri, me ç’rast ka krijuar një kordon me blinda dhe tela të gjembuar në zonën ku janë policia te pika kufitare në Jarinjë, raporton Gazeta Sinjali. Në anën kosovare të kufirit në Jarinjë, shihen pjesëtarë amerikanë të misionit të NATO-s, KFOR. Ndërkohë disa protestues serbë janë përleshur të dielën me forcat policore të Serbisë afër pikëkalimit kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, Jarinjë, – në anën e territorit serb – teksa kanë protestuar si shenjë mbështetjeje ndaj serbëve lokalë që kanë ngritur barrikada në veri të Kosovës. Protestuesit kanë thyer kordonin policor, mirëpo zyrtarët policorë më pas kanë formuar një kordon të ri më afër kufirit. ...
Komentet te Trupa amerikanë të KFOR-it në Jarinjë, publikohen pamjet Janë të Mbyllura

Eskalon situata: Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në një tentim për t’u futur në Kosovë

Lajme
Ekstremistët serbë po protestojnë në Rashkë, në afërsi të kufirit Kosovë-Serbi në Jarinjë. Ata patën komunikim me tone të ashpra me policinë serbe, një kordon i së cilës po qëndron para tyre. Në një moment, protestuesit u nisën për ta kaluar kufirin, por u penguan nga policët.   Paraprakisht, serbët e mbledhur në afërsi të kufirit dogjën një transparent ku shkruante “Marrëveshja e Brukselit”. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Eskalon situata: Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në një tentim për t’u futur në Kosovë Janë të Mbyllura

Avokati i Popullit: S’më lejuan ta takoj Mustafën, ishim të shqetësuar për kushtet e mbajtjes -Video

Lajme
Naim Qelaj, Avokat i Popullit, ka thënë se Gjykata Speciale në Hagë nuk ia kishte lejuar takimin me ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, në kohën kur mbahej në paraburgim. Mustafa të premten u dënua me 26 vjet burgim për krime lufte. Qelaj, në një intervistë për “Betimi për Drejtësi”, ka thënë se ka ngritur shqetësimet në lidhje me kushtet që Mustafa po mbahej në burgun në Hagë. “Të Mustafa ne kemi ngritë një shqetësim, që lidhet me kushtet që është mbajt në burg. Kufizimet që janë vendosur brenda burgut, kemi kërkuar sqarime edhe nga gjykata, Kryetarja e Dhomave të Specializuara edhe nga Avokati i Popullit i Dhomave ...
Komentet te Avokati i Popullit: S’më lejuan ta takoj Mustafën, ishim të shqetësuar për kushtet e mbajtjes -Video Janë të Mbyllura

Kjo është gënjeshtra e radhës e Vuçiqit për Rada Trajkoviq, “Këshilltarja e Kurtit” u ndalua 2 orë në përputhje me ligjin

Rajoni dhe Bota
Pasi këshilltarja e ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Rada Trajkoviq, është ndaluar nga policia serbe në vendkalimin kufitar në Merdar për gati 24 orë, dhe më pas është shtruar në spital për shkak të gjendjes së përkeqësuar shëndetësore, ke reaguar presidenti serb Aleksandar Vuçiq. Aleksandër Vuçiq ka thënë se u ndalua vetëm 2 orë në vendkalimin kufitar në Merdare, e që thotë se ishte në përputhje me ligjin. “Arrestojnë njerëz që nuk janë as fajtor e as fajtor, i keqtrajtojnë dhe nuk u japin ilaçe, por problemi është nëse dikush ka një orë apo dy duke pritur diku dhe gjithçka është në përputhje me ligjin… E ...
Komentet te Kjo është gënjeshtra e radhës e Vuçiqit për Rada Trajkoviq, “Këshilltarja e Kurtit” u ndalua 2 orë në përputhje me ligjin Janë të Mbyllura

Franca i ofron mbështetje Kosovës për aplikimin në BE

Lajme
Franca mbështet aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ndërsa bën thirrje që vendi të vazhdojë me reforma. “Franca mbështet perspektivën evropiane të Kosovës, ashtu sikurse edhe të vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë ministrja e Jashtme e Francës. Franca i bëri thirrje Kosovës “që të vazhdojë reformat e nevojshme për afrimin e saj evropian, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit dhe mbrojtjen e personave që u përkasin pakicave. Franca do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet në këtë drejtim”. Më tej, në komunikatën e MPJ-së franceze, i kërkohet Kosovës, sikurse edhe Serbisë, që të angazhohen “me përgjegjësi dhe konstruktivitet në dialog me synimin e normalizimit të ...
Komentet te Franca i ofron mbështetje Kosovës për aplikimin në BE Janë të Mbyllura