Kreu i Bashkësisë Islame në Obiliq, imami Behar Mjekiqi, ka përfunduar në Polici më 20 dhjetor, pasi u denoncua nga gruaja me të cilën bashkëjetonte, nën dyshimet se ka ushtruar dhunë në familje. Mjekiqi po dyshohet se e ka sulmuar fizikisht partneren e tij, duke e tërhequr zvarrë dhe më pas e ka dëbuar nga shtëpia. Imami dhe viktima e cila është nga Maqedonia e Veriut kanë qenë në lidhje dashurie që një kohë, por mosmarrëveshjet mes tyre eskaluan dhe për pasojë rasti përfundoi në Polici. Mjekiqi në një nga intervistat e tij kohë më parë, kishte deklaruar se është kundër dhunës, duke thënë se njeriu nuk mund ta justifikojë ...
Komentet te “Islami e ndalon dhunën ndaj gruas, ajo është amanet”, çka deklaronte dikur hoxhë Mjekiqi që u denoncua për dhunë ndaj gruas së tij Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Sot bëhen 33 vjet nga themelimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në shtator dhe tetor të vitit 1989, një grup shkrimtarësh dhe intelektualësh, në kohën e shqetësimeve më të mëdha politike dhe shoqërore në Kosovë, u pajtua që të themelonin një parti politike. Ky grup e caktuan kryesinë e LDK-së me kryetar Dr. Ibrahim Rugova, sekretar Jusuf Buxhovi dhe anëtarë të kryesisë: Dr. Fehmi Agani, dr.Bujar Bukoshi, dr.Ali Aliu, Nekibe Kelmendi, Mehmet Kraja e shumë figura të njohura shkrimtarësh e intelektualësh të asaj kohe. “Në kohën e represionit më të egër serb e jugosllav kundër popullit të Kosovës, LDK-ja organizoi rezistencën politike e qytetare, organizoi jetën sociale, politike e publike, ...
Komentet te 33-vjet nga themelimi i LDK-së Janë të Mbyllura
...
Komentet te Albina dhe Familja Kelmendi përfaqësojnë Shqipërin në Eurovision Janë të Mbyllura
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka bërë të ditur vendimin për ndryshimin e kalendarit të vitit shkollor. Zëvendësministrja e MASHTI-t, Edona Maloku-Bërdyna, ka thënë se kalendari i rishikuar shkollor parasheh që pushimi dimëror për të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar të fillojë më datë 30.01.2023 dhe të mbarojë me 03.02.2023. Po ashtu, i njëjti kalendar, parasheh që gjysmëvjetori i parë për të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar tëpërfundojë më datë 27.01.2023 ndërkaq, gjysmëvjetori i dytë fillon më datë 06.02.2023. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Ky është kalendari i rishikuar shkollor për pushimin dimëror për të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar Janë të Mbyllura
Kohë të gjatë kaloi korridorit të gjinekologjisë, duke pritur që nga salla t’i vie zëri i fëmijës së porsalindur. Por ai zë i foshnjës nuk u dëgjua atë natë në spitalin e Pejës. Babai që po priste lajmin më të mirë në jetën e tij, mori vesh se bashkëshortja e tij lindi fëmijën e vdekur. Të gjallë nuk pati mundësi ta merrte në krahë, po as kufomën nuk ja dhanë stafi shëndetësor këtu në Spitalin e Pejës. Insistimi i tyre që familja të mos e merrte kufomën duket që kishte një arsye. Beba e lindur e vdekur u la diku bashkë me çarçafët që u përdorën në sallën e lindjes. ...
Komentet te Futën në lavatriçe foshnjën e vdekur, Spitali i Pejës tenton ta fshehë rastin -Video Janë të Mbyllura
Lideri i PSD-së, Dardan Molliqaj thotë se me miratimin në lexim të dytë të Ligjit për Zyrtarët Publik, kapja e shtetit prej kryeministrit Albin Kurti u jetësua sot. Molliqaj përmes një shkrimi në Facebook tha se tendencat autoritare asnjëherë nuk vetëmjaftohen, e që sipas tij, Kurti nuk do të ndalet me kaq. Ai tha se Kurtit tani i duhet një opozitë e fortë dhe jo konstruktive. Postimi i plotë i Molliqajt: Kapja e shtetit prej Albin Kurtit sot u jetësua Miratimi sot në lexim të dytë i Ligjit për Zyrtarët Publik vë një prej themeleve më të rëndësishme legjislative në shërbim të kapjes së shumë prej institucioneve publike, pavarësia e ...
Komentet te Molliqaj: Kapja e shtetit prej Albin Kurtit sot u jetësua Janë të Mbyllura
Arben Vitia mund t’i kthehet edhe një herë drejtimit të Ministrisë së Shëndetësisë. Ish-ministri e kishte lënë këtë detyrë, për t’i hyrë garës për kryetar të Prishtinës, të cilën e kishte humbur nga kandidati i LDK-së, tani kryetar i kryeqytetit, Përparim Rama. Të paktën dy media, sot raportuan se Vitia është propozuar në VV që të emërohet sërish ministër shëndetësie, pas dorëheqjes së pasardhësit të tij në ministri, Rifat Latifi. Gazeta Sinjali ka provuar që ta marr një konfirmim nga Vitia për këto raportime, mirëpo ish-ministri nuk iu është përgjigjur thirrjeve telefonike. Sot janë bërë 76 ditë dhe Qeveria e Kosovës ende nuk e ka gjetur emrin e ministrit të ...
Komentet te Raportohet se Arben Vitia do të emërohet sërish ministër i MSH-së Janë të Mbyllura
Deputeti i Lëvizjës Vetëvendosje, Gramos Agusholli, i njohur për deklaratat kundër komunitetit LGBTQ+, ka reaguar për blerjen e veprës – fitografi me titullin “Dita e Shën Valentinit” prej 10 mijë eurove nga Ministra e Kulturës. “Absurde është tendenca që dhunshëm me “normalizu”seksualitetin e dikujt. Dhunë psikologjike mbi ne dhe fëmijët tonë”, ka shkruar Agusholli. Deputetin e ka alarmuar “rëndësia” që ai beson se po u jepet komuntetit LGBTQ+. Ndonëse nuk njihet si krtik i artit, Agusholli vë në dyshim nëse kjo vepër mund të quhet art. Shkrimi i plotë: Për këtë foto janë ndarë 10 mijë euro prej buxhetit të Kosovës. Me taksat tona financohet ky projekt “arti”. Absurde është ...
Komentet te Korenica e Agusholli të VV-së kundër blerjes së veprës nga MKRS: Komisioni i ka hyp skijave Janë të Mbyllura
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thirrur konferencë për media për në orën 18:00. Konferenca do të mbahet në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë. Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga Ministria e Punëve të Brendshme. Njoftimi i plotë: Ministri Sveçla sot në ora 18:00 do të mbajë konferencë për media Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla do të mbajë konferencë për media. Konferenca do të mbahet sot më 22.12.2022 në orën 18:00, në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitorvicë. Ftohen mediat të marrin pjesë!. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Ministri Sveçla thërret konferencë, flet nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë Janë të Mbyllura
Edhe përkundër kritikave të shumta nga opozita, Projektligji për zyrtarët publikë, është miratuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës në lexim të dytë. Nga 62 deputetë, 58 kanë votuar për, ndërsa katër abstenuan. Derisa Kuvendi po vazhdon shqyrtimin e dytë të Projektligjit nr.08/L-196 për pagat në sektorin publik. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Kuvendi miraton Ligjin për Zyrtarët Publikë Janë të Mbyllura