Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Veriu nuk gjen qetësi: Dëgjohen dy shpërthime të njëpasnjëshme në Lagjen e Boshnjakëve

Lajme
Dy shpërthime të reja janë dëgjuar sërish në Lagjen e Boshnjakëve në veri të vendit, raporton Gazeta Sinjali. Sinjalizuesi i Gazetës Sinjali nga veriu bën me dije se detonimet janë ndjerë njëra pas tjetrës rreth orës 20:45 dhe 20:46, teksa nuk dihet nëse bëhet fjalë për shpërthim me shok-bombë apo me mjete piroteknike. Shpërthime pati edhe më herët te Kroi i Vitakut, ku sipas Drejtorit Rajonal të Policisë së Kosovës në veri të vendit, Besim Hoti, dyshohet se shpërthimi erdhi nga mjete piroteknike të zëshme, teksa nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale. Ndryshe, situata e sigurisë në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, është tensionuar ...
Komentet te Veriu nuk gjen qetësi: Dëgjohen dy shpërthime të njëpasnjëshme në Lagjen e Boshnjakëve Janë të Mbyllura

Raportohet për rrëmbimin e katër personave në Veri, nga Policia thonë se s’kanë informacione

Lajme
Dy gra të komunitetit serb janë rrëmbyer në veri të vendit. Ato dyshohet se janë rrëmbyer nga agjentë sekret të Serbisë, kështu u raportua sot në media vendore, shkruan Gazeta Sinjali. Sipas raportimeve, rrëmbimi i grave ka ardhjur si pasojë e qërimit të hesapeve mes bandave kriminale serbe dhe interesave politike. Mirëpo, për këtë incident po del të mos ketë informacione Policia e Kosovës. Kështu ka konfirmuar për Sinjalin, drejtori rajonal i Policisë së Kosovës në veri të vendit, Besim Hoti. “Jo, në Polici në veri nuk kemi informacion të tillë”, u shpreh Hoti. Ndryshe, që nga vendosja e nëntë barrikadave nga persona dhe grupe kriminale, situata e sigurisë në ...
Komentet te Raportohet për rrëmbimin e katër personave në Veri, nga Policia thonë se s’kanë informacione Janë të Mbyllura

Tragjike: Vdes një 18-vjeçar kosovar në Itali, aksidentohet me veturë

Lajme
Një aksident i rëndë ka ndodhur në veri të qytetit italian, Torino, ku një 18-vjeçar, i identifikuar si Blendi Halili, ka humbur jetën. Siç raporton gazeta italiane, “Corriere Torino”, 18-vjeçari u përplas në murin e objektit të një ish-fabrike përderisa ishte duke drejtuar një veturë të vogël, të tipit “Ford Ka”. I riu vdiq në vendin e ngjarjes teksa me të ishin edhe tre persona të tjerë në veturë. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Tragjike: Vdes një 18-vjeçar kosovar në Itali, aksidentohet me veturë Janë të Mbyllura

Mungesa e oksigjenit, nis hapja e dritareve në Pallatin e Drejtësisë

Lajme
Si shkak i gjendjes së rënduar me shëndetin e prokurorëve, gjyqtarëve e stafit tjetër për shkak të mungesës së ajrit në Pallatin e Drejtësisë, Ministria e Punëve të Brendshme ka angazhuar një kompani për hapjen e dritareve aty ku është e nevojshme. Te Pallati të Drejtësisë janë vendosur edhe skelet për hapjen e dritareve, raporton Gazeta Sinjali. Nga Ministria e Punëve të Brendshme, tregojnë për Gazetën Sinjali se në gjysmën e dytë të nëntorit ishte nënshkruar kontrata për hapje të dritareve aty ku është e nevojshme dhe në bazë të kontratës është angazhuar një kompani që do të merret me hapjen e tyre. Gazeta Sinjali ka raportuar se më 13 ...
Komentet te Mungesa e oksigjenit, nis hapja e dritareve në Pallatin e Drejtësisë Janë të Mbyllura

Klinika e Onkologjisë ka një njoftim për pacientët, nuk kryen këto shërbime sot dhe nesër

Lajme
Reparti i radioterapisë në Klinikën e Onkologjisë në QKUK sot dhe nesër nuk do të ofrojë shërbime për pacientë, pasi stafi i këtij reparti do të trajnohen për të punuar me CT simulatorin e instaluar rishtas. Kështu ka njoftuar Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës. Nga ky institucion kanë thënë se trajnimi i stafit do të zgjasë sot dhe nesër me dy ndërrime, për të shkurtuar kohën e pezullimit të shërbimeve për pacientë. Njoftim nga Klinika e Onkologjisë në QKUK Klinika e Onkologjisë, Reparti i Radioterapisë është pajisur me aparaturë të re të Tomografisë së Kompjuterizuar per simulimin e pacientëve (CT simulator). Pas mbarimit te procedurave të instalimit dhe kalibrimit, ...
Komentet te Klinika e Onkologjisë ka një njoftim për pacientët, nuk kryen këto shërbime sot dhe nesër Janë të Mbyllura

Abbott: Policia, KFOR dhe EULEX ta kryejnë punën e tyre në veri pa u shqetësuar për prioritetet politike

Lajme
Ambasadori Britanisë së Madhe në Kosovë Nicholas Abbott, ka reaguar pas zhvillimeve në veri të Kosovës, duke e quajtur situatën e vështirë dhe të rrezikshme. Më tej ai ka theksuar se duhet durim dhe kohë për të gjetur një zgjidhje afatgjate për të gjithë. “Zgjidhja e situatës së vështirë dhe të rrezikshme në veri kërkon durim dhe mendim të qetë. Është e rëndësishme që të jepet kohë dhe hapësirë për të gjetur zgjidhje afatgjate në dobi të të gjithë qytetarëve”, ka shkruar Abbott në profilin e tij Facebook. Ambasadori britanik më tej ka shkruar se Policia e Kosovës, KFOR-i dhe EULEX-i duhet të lejohen t’i kryejnë punët në mënyrë profesionale ...
Komentet te Abbott: Policia, KFOR dhe EULEX ta kryejnë punën e tyre në veri pa u shqetësuar për prioritetet politike Janë të Mbyllura

Komandanti i KFOR-it për tensionet në veri: Palët të mundësojnë lirinë e lëvizjes

Lajme
Komandanti i KFOR-i u ka bërë thirrje të gjitha palëve në Kosovë që të angazhohen në mënyrë konstruktive për të mundësuar sigurinë dhe lirinë e lëvizjes, duke theksuar se zgjidhja e situatës duhet kërkuar përmes dialogut. “KFOR-i është duke monitoruar nga afër situatën në veri të Kosovës. KFOR-i ka kapacitet të plotë, duke përfshirë personelin, për të ofruar një mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet, në të gjithë territorin e Kosovës, sipas mandatit të tij bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së nga viti 1999”, tha komandanti i KFOR-it Angelo Michele Ristuccia. Ai shton se KFOR-i ka shtuar praninë e tij që ...
Komentet te Komandanti i KFOR-it për tensionet në veri: Palët të mundësojnë lirinë e lëvizjes Janë të Mbyllura

Musliu: Ku i kemi këta t’Qeverisë që (s)’Guxo-jnë, m’u kanë heshtë për Martin Berishajn

Lajme
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka shkruar rreth rastit të ambasadorit, Martin Berishaj. Musliu përmes një postimi në Facebook ka goditur Qeverinë e Kosovës si edhe partinë Guxo duke thënë se kanë heshtur lidhur më këtë rast. Tutje ajo ka thënë është duke tentuar me shkru një status për Presidenten, Vjosa Osmani, pasi që sipas ndryshe nuk dëgjohen. “Ku i kam more Qeverinë, edhe këta qe (s)’Guxo-jnë që mu kanë heshtë qele guri gojën për Martin Berishen. Po matna me e shkru një status për Presidenten se ndryshe ata nuk nihen”, ka shkruar Musliu. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Musliu: Ku i kemi këta t’Qeverisë që (s)’Guxo-jnë, m’u kanë heshtë për Martin Berishajn Janë të Mbyllura

Ky është kosovari që u vra me thikë në Zvicër – FOTO

Lajme
Një 28-vjeçar nga Kosova u godit me thikë për vdekje të dielën në rrugët e Biere në Zvicër. Edhe autori i dyshuar është një shtetas kosovar 55-vjeçar. 28-vjeçari u gjet i pajetë në rrugë dhe kishte humbur një sasi të madhe gjaku. Mësohet se viktima është Zenel Gashi. Sipas hetimeve të deri tanishme rezulton se dy personat kishin njohje me njëri-tjetrin, ndërsa po vijon puna për të zbuluar se cilat ishin arsyet që çuan në krim Shtetasi 28-vjeçar kosovar, i cili nuk kishte vendbanim të njohur në Zvicër, vdiq në vend të ngjarjes si pasojë e një plage me thikë në zonën e gjoksit. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Ky është kosovari që u vra me thikë në Zvicër – FOTO Janë të Mbyllura

Ranglista e re nga FIFA: Argjentina s’e merr pozitën e parë, Maroku del para Gjermanisë

Lajme
Argjentina u kurorëzua kampione e botës pasi mposhti Francën në mënyrë dramatike të dielën, por, sipas FIFA-s, ajo është ende e dyta pas rivalëve të saj të mëdhenj Brazili. Lionel Messi frymëzoi skuadrën e tij për një fitore historike në Katar, duke mposhtur Francën me penallti për të fituar triumfin e parë të Kupës së Botës që nga viti 1986. Por në renditjen e re të FIFA-s, që do të publikohet zyrtarisht të enjten, Argjentina është ngjitur vetëm në vendin e dytë, nga e treta, me Brazilin ende përpara tyre në renditje. Kjo pavarësisht se skuadra e Messit fitoi Kupën e Amerikës në vitin 2021, ku mundi Brazilin në finale ...
Komentet te Ranglista e re nga FIFA: Argjentina s’e merr pozitën e parë, Maroku del para Gjermanisë Janë të Mbyllura