Besoni apo jo, kjo është një mënyrë shumë e thjeshtë që i ndihmon vjedhësit të vjedhin makinën. Sepse mund të duket e pabesueshme kur mendojmë për teknologjinë më të fundit; ne nuk mund të besojmë se një monedhë e thjeshtë mund ta bëjë një gjë të tillë. Monedha vendoset në bllokadën në derën e pasagjerëve, e cila në një farë mënyre e bën të pamundur bllokimin qendror (mekanizmin mbyllës) dhe makina juaj do të lihet e hapur dhe një pre i lehtë për hajdutët. Në të ardhmen, nëse shihni një monedhë të mbërthyer në derën e makinës suaj, mund të jeni i sigurt se disa vjedhës po përpiqen të vjedhin ...
Komentet te Lajmëroni menjëherë Policinë nëse shihni një monedhë në derën e makinës tuaj Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se në mbledhjen e 115-të të Qeverisë kanë ndarë 650 mijë euro për zbatimin e Masës 3.6, në të cilën përfshihet mbështetja e likuiditetit familjar. Kurti ka thënë se kanë ndarë 240 mijë euro për zbatimin e masës 2.4, në të cilën përfshihet mbështetja e Eksportit të Pakos së Ringjalljes Ekonomike. “Ndamë 1.2 milion euro për Këshillin Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesit e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit. Miratuam kërkesën e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për ndarjen e rreth 8 milionë euro, për pagesë të blerjes së librave”, ka shkruar kryeministri Kurti. Kurti ka theksuar se kanë miratuar projektligjet për Ratifikimin e Marrëveshjeve ...
Komentet te Kurti hap kuletën e shtetit, ndan mbi 1 milion euro për këto kategori Janë të Mbyllura
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër pesë personave me inicialet A.Gj., E.S., N.S., M.B dhe Sh.K, për vepra të ndryshme penale. Të pandehuri, A.Gj., E.S., N.S dh M.B., gjatë periudhës kohore nga muaji mars 2021 e deri më 10.10.2021, fillimisht kanë bërë përpjekje për të bërë një strukturë organizative për kryerjen e akteve terroriste në Kosovë, duke kontaktuar me një person me gradë të lartë të organizatës terroriste ISIS – Zyra për Marrëdhënie me jashtë, janë angazhuar për sigurimin e armatimit të llojeve të ndryshme. Me këto veprime të pandehurit e lartcekur kanë kryer veprën penale ‘’Përgatitja ...
Komentet te Ngritet aktakuzë ndaj pesë personave: Planifikuan sulme terroriste në Kosovë në bashkëpunim me ISIS-in Janë të Mbyllura
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla të premten e 23 dhjetorit ka raportuar në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë lidhur me aktivitetet e MPJD-së gjatë vitit 2022. Gërvalla ka thënë se është afruar faza kur Kosova do të kalojë nga Këshilli Ministror në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, gjersa, ka shtuar se shpreson që në takimet e ardhshme do të jetë në agjendë çështja e Kosovës, me qëllim që Asambleja Parlamentare e KE-së të merret me çështjen e Kosovës. Lidhur me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, ajo ka thënë se nuk ka çfarë të pritet në këtë drejtim dhe ka theksuar se ...
Komentet te Gërvalla: Është afër faza kur Kosova do të kalojë nga Këshilli Ministror në Asamble Parlamentare të KE-së Janë të Mbyllura
Situata në komunat veriore të banuara me shumicë serbe, tash e disa javë është e tensionuar. Grupe të serbëve lokalë atje kanë ngritur barrikada, teksa kanë kryer sulme me shok bomba edhe në zyrat e Komisionit Komunal Zgjedhor dhe njësiteve të EULEX-it. Po ashtu ka pasur raste të raportuara edhe për sulme ndaj qytetarëve shqiptarë, raporton Gazeta Sinjali. Kështu e kanë pësuar edhe dy të mitur dje pasdite, të cilët dyshohet se janë sulmuar nga disa persona të nacionalitetit serb. Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se e gjithë ngjarja ka ndodhur teksa të miturit po shkonin në shtëpinë e cila ndodhet në ‘Kodrën e Minatorëve’, ku kanë ...
Komentet te Disa serbë rrahin dy të mitur shqiptarë në Veri, i godasin me shuplaka e shqelma në mes të rrugës Janë të Mbyllura
Sonte është nata e 4 dhe finalja e Festivalit të 61 të Kënges. Për here të parë si prezantuese e këtij Festivali, Arbana Osmani i ka kushtuar një rëndësi të veçantë pamjes së saj. Çmimet e veshjeve ishin të kripura që natën e parë, por këte finale ajo nuk është kursyer aspak. Moderatorja ka zgjedhur një fustan të gjatë, të zi nga Valentino i cili kushton plot 18 mijë euro. Këtë çmim e konfirmoi edhe vetë Arbana Osmani në skenë /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Arbana Osmani nuk kursehet për natën finale, vesh fustan me çmim të 18 mijë eurove Janë të Mbyllura
Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Kosovës, duke diskutuar rreth ngjarjeve në veri, deklaroi se protestat e stilit të Gazimestanit e të Milloshit në Fushë Kosovë janë metoda të shekullit të kaluar, prandaj shtoi se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq duhet t’i ndalë këto kopje të shekullit të kaluar sepse siç tha, “nuk na trembin dhe s’kanë asnjë lloj efekti”. “Situata në Kosovë po përkeqësohet çdo ditë. Ata policë që janë atje e dimë se në çfarë kushtesh janë. Megjithatë po mundohen ta mbajnë rendin kushtetues në veri”. Berisha po ashtu iu drejtua kryeministrit Kurti, duke i thënë se duhet të dalë nga siç ...
Komentet te Bekë Berisha – Albin Kurtit: Dil nga lugu që ta ka përgatitur Vuçiqi Janë të Mbyllura
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere e ka shqyrtuar Planin e performacës së Organit Shqyrtues të Prokurimit (OShP) për vitin 2023 Pyetjet e njëpasnjëshme të kryetarit të Komisionit, Armend Muja ndaj Bordit të OShP-së kanë nxitur reagimin e deputetit Enver Haliti. Ai ka kërkuar nga Muja që pyetjet të jenë të fokusuara në temën për çka është thirrur Bordi në raportim. Mirëpo Muja ka reaguar duke thënë se “mund të pyes çka të dëshirojë”. Haliti ka kërkuar që Muja të ndërroj qasjen, por që Muja filloi të ngris zërin. Kjo bëri që Halit të lëshojë mbledhjen. Bashkë me të u larguan edhe Eman Rrahmani dhe Visar Korenica nga Vetëvendosje. Kryesuesja ...
Komentet te Muja e ngrit zërin në Komision, mbledhjen e lëshojnë tre deputetë të VV-së Janë të Mbyllura
Dhuna në familje është shndërruar në makth për vajzat dhe gratë në vendin tonë. Numri i rasteve që denoncohen çdo ditë në Polici ka marrë përmasa shqetësuese, pasi që vetëm gjatë këtij viti janë raportuar mbi 2 mijë raste të dhunës në familje. E shumë nga këto raste ndër vite kanë përfunduar me fatalitet për gratë, raporton Gazeta Sinjali. Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur mbrëmë në Vushtrri, ku burri dyshohet se ka rrahur brutalisht bashkëshorten e tij. Sinjali mëson se 46-vjeçari dyshohet se gjatë një konflikti verbal ka ofenduar me fjalë të rënda viktimën të cilës i ka kërkuar që të shkojë te familja e ...
Komentet te Dhuna ndaj grave s’ka të ndalur: Vushtrriasi rrah brutalisht bashkëshorten e tij, ia fut duart në ‘kaftorr’ dhe e godet me shpatë metali Janë të Mbyllura
Qeveria e Republikës së Kosovës ka ushtruar ankesë kundër vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, pas pezullimit të përkohshëm të vendimit për uljen e pagave në sistemin e drejtësisë, raporton Gazeta Sinjali. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, e cila ka bërë me dije se ankesa është pranuar më 16 dhjetor. “Gjykata Themelore në Prishtinë-Departamenti Administrativ më datë 16.12.2022, ka pranuar ankesën e ushtruar nga Qeveria e Republikës së Kosovës”, ka thënë ajo. Ndryshe, pas padisë për masë të përkohshme që ka bërë Këshilli Prokurorial në emër të gjyqtarëve dhe prokurorëve, Gjykata më 2 dhjetor ka pezulluar përkohësisht vendimin e Qeverisë për zvogëlimin e ...
Komentet te Qeveria ankohet në Gjykatë për pezullimin e vendimit për uljen e pagave në sistemin e drejtësisë Janë të Mbyllura