Dita e djeshme nuk ishte aspak e mirë për Getinjon e Vivienin. Ata patën një zënkë në mes vete, saqë në një moment Vivieni edhe shpërtheu në të qara. As në darkë e as në Prime ata nuk qëndruan afër njëri-tjetrit, mirëpo sot si duket gjërat ndryshuan. Ata u panë të afruar e të mbërthyer me njëri-tjetrin. Edhe pse Vivieni vazhdonte të mbante një lloj distance, Getinjo e thyente këtë akull duke e përqafuar e puthur vazhdimisht atë. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Dje u fjalosën, sot Getinjo e Vivieni në krahët e njëri-tjetrit -Video Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, sot do të mbajnë konferencë për media. Sipas njoftimit të ZKM-së, kjo konferencë do të mbahet në orën 16:00 në ndërtesën e Qeverisë. “Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli mbajnë konferencë për media”, thuhet në njoftim. Në njoftim nuk është bërë e ditur arsyeja e konferencës. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Kurti e Rizvanolli thërrasin konferencë për media në ora 16:00 Janë të Mbyllura
Në hapësirën përpara hotel “Grandit” në Prishtinë janë grumbulluar qytetarë të shumtë të cilët po marrin pjesë në protestën e ftuar nga PSD-ja në kundërshtim të Gjykatës Speciale. Në protestë po marrin pjesë edhe përfaqësues të organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së. Kjo protestë ka ardhur pas dënimit të Salih Mustafës nga Gjykata Speciale me 26 vjet burgim./Express/ ...
Komentet te Nis protesta e PSD-së kundër Speciales Janë të Mbyllura
“Duje” quhet kënga e Albina Kelmendit dhe familjes së saj, që do e përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision, vitin e ardhshëm. Kjo këngë, që u zgjodh nga votat e publikut, u vlerësua për tekstin që ka, pasi, fabula e saj është bashkimi i familjes, e jo ndarja. Mirëpo, teksti i këngës ka pasur edhe kritika. Madje, janë disa komentues që ia kanë përplasur Albinës një ngjarje nga jeta e personale e saj. Duke qenë se ka kohë që u raportua se Albina u martua me një biznesmen që dikur ishte i martuar dhe ka dy vajza, komentuesit ia kanë përmendur këtë fakt asaj. “Ndau burrin nga gruaja e knej thirrje mos ...
Komentet te “Ndau burrin nga gruaja e knej në këngë thirrje mos mu nda”, Albina Kelmendi ‘gozhdohet’ nga komentuesit Janë të Mbyllura
Një pjesë e banorëve të qendrës së qytetit në Gjilan, po kundërshtojnë ndërtimin e një objekti të Bashkësisë Islame, i cili sipas tyre është në kundërshtim me ligjet dhe i cili shkel të drejtat e qytetarëve. Banorët janë ankuar jo vetëm në Komunën e Gjilanit, por edhe në ministritë përkatëse, duke kundërshtuar ndërtimin e këtij objekti sipas të cilëve është ndërruar destinacioni i parcelave. Ky revidim i pjesshëm sipas banorëve bie ndesh dhe është në kundërshtim me ligjet e MMPH. Tek vendi në fjalë kompania punëkryese kishte nisur punimet me 20 tetor të këtij ku ishte grryer tek lokacioni, të cilat ishin ndërprerë nga inspektorët e Komunës, por ato për ...
Komentet te Banorët e qendrës së Gjilanit po kundërshtojnë ndërtimin e objektit të Bashkësisë Islame, e quajnë të kundërligjshëm Janë të Mbyllura
Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka thënë se KFOR-i është duke gabuar në politizimin e pozitës së vet gjë e cila sipas tij, bën që të humbasë kredibilitetin te qytetarët. Përmes një postimi në Facebook, Basha ka reaguar pas deklaratës së komandantit të KFOR-it i cili thoshte se vazhdon të mbështesë dialogun Kosovë-Serbi për të gjetur një marrëveshje për të zbutur tensionet në veri të Kosovës. Ndërkaq, Basha ka thënë se nuk beson që një deklaratë e tillë do mbështetej nga Amerika. “Pas 15 dite, KFOR-i paska thanë që duhet dialog me bandën e Radojçiqit për zhbllokimin e barrikadave! A keni fol me ambasadën se ky me ...
Komentet te Basha: KFOR-i është duke gabuar që po e politizon pozitën e vet Janë të Mbyllura
Spitali i Pejës ka njoftuar të shtunën se ka shkarkuar edhe dy drejtor në Spitalin e Pejës, në lidhje me rastin e foshnjës, e cila një javë më parë ishte futur në rrobalarëse, pasi kishte lindur e vdekur. Në njoftimin e Spitalit thuhet se së fundmi janë shkarkuar edhe drejtori mjekësor dhe drejtori për infermieri. “Në kuadër të masave lidhur me rastin e trajtimit të frytit të vdekur në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Drejtori Ekzekutiv ka shkarkuar Drejtorin Mjekësor dhe Drejtorin për Infermieri. Shkarkimi është bërë si përgjegjësi direkte menaxheriale lidhur me rastin e frytit të vdekur”, thuhet në njoftim. Një ditë më parë, Spitali ka shkarkuar edhe shefin ...
Komentet te Rasti i foshnjës, shkarkohen edhe dy drejtorë në Spitalin e Pejës Janë të Mbyllura
Ngacmimi seksual ndaj një vajze në autobus pritet t’i kushtojë me paraburgim një burri 62-vjeçar, që u arrestua dje në Prishtinë. Gazeta Sinjali raportoi sot se i dyshuari e ka ngacmuar seksualisht një vajzë 23-vjeçare në autobusin e kompanisë “Shkëndija” rrugës për në kryeqytet. Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se i dyshuari që është arrestuar në lidhje me këtë rast është Xhemajl Ferizi, i cili është nga komuna e Obiliqit. Ndaj tij, Prokurori i Shtetit tashmë ka urdhëruar masën e ndalimit policor, teksa brenda afatit ligjor pritet të bëhet edhe kërkesa për caktimin e masës së sigurisë. Ai po dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht një vajzë 23-vjeçare, ...
Komentet te Ky është 62-vjeçari i arrestuar për rastin e ngacmimit seksual në autobus, përfundon në ndalim policor Janë të Mbyllura
Një person i armatosur ka hapur zjarr në qendër të Parisit, duke vrarë tre persona dhe plagosur tre të tjerë. Një 69-vjeçar i dyshuar u arrestua nga policia në lidhje pas sulmit që ndodhi sulmin, njëkohësisht u sekuestrua arma e përdorur. Po hetohet për një sulm të mundshëm racist, pasi i dyshuari e kishte bërë më parë. Prokurorja e Parisit Laure Beccuau konfirmoi se i dyshuari sapo ishte liruar, pas një viti arrest. 69-vjeçari kishte sulmuar tendat në një kamp emigrantësh në Paris me mjet prerës.Të shtënat ndodhën pranë një qendre kulturore kurde jo shumë larg stacionit Gare de l’Est. Autoritetet apeluan që njerëzit të shmangin zonën në Rue d’Enghien, ...
Komentet te Të shtëna me armë në qendër të Parisit: Tre të vdekur, autori ishte liruar pak kohë më parë nga burgu Janë të Mbyllura
Këngëtares Era Istrefi i është refuzuar viza për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ishte e ftuar të këndonte në natën e Krishtlindjeve. Lajmin e ka bërë të ditur vet artistja, e cila përmes një postimi në Instagram, i ka njoftuar ndjekësit e saj se koncerti i planifikuar të mbahet në Nju Jork është anuluar – për çka, ylli i hitit “BonBon” ka kërkuar edhe falje. “Më vjen shumë keq që nuk mund të jem në këtë event. Viza nuk është realizuar në kohë. Janë disa gjëra të rralla por që ndodhin. Shpresoj që shihemi së shpejti me krejt ata që kanë ardhë për mua aty”, ka ...
Komentet te Era Istrefit i refuzohet viza, detyrohet të anulojë koncertin në SHBA Janë të Mbyllura