Policia mbrëmë ka intervenuar në lokalin “Shekulli” në Gjakovë, ku pati përleshje mes disa të rinjve, me ç’rast u përfshinë edhe dy punëtorë të sigurimit fizik. Gazeta Sinjali raportoi pak më parë se gjashtë persona u kapën mes vete, dy prej të cilëve tashmë ndodhen nën masën e ndalimit policor. Fillimisht u rrahën katër klientë, e më pas ndërhyu sigurimi. Por kush janë të dyshuarit e përfshirë në këtë rrahje? Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se dy personat që u arrestuan dhe u dërguan në mbajtje për 48 orë janë Rexhë Brahimaj dhe Ardit Bejra, të cilëve iu kushtoi rrahja me ndalim policor. Brahimaj dhe Bejra po dyshohet ...
Komentet te Përleshja në lokalin ‘Shekulli’ në Gjakovë: Këta janë 6 personat që u përfshinë, dy prej tyre punëtorë sigurimi Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Modelja shqiptare, Kejvina Kthella po nis një kapitull të ri në ekran. Nga mbrëmë (e shtunë) modelja është bërë pjesë e Big Brother VIP Albania 2. Megjithatë hyrja e saj shkaktoi zhurmë dhe ajo u përball menjëherë me një sfidë nga “Vëllai i Madh”. Pas hyrjes banorëve iu kërkua që të eliminonin njëri-tjetrin dhe ai që nominohet më së shumti u tha se do të dërgohej menjëherë në një televotim. Ajo që u nominua më së shumti nga banorët ishte Kejvina, mirëpo më vonë prezantuesja e spektaklit, Arbana Osmani njoftoi se ky ishte thjesht një provokim dhe se të tria vajzat janë tashmë pjesë e BB VIP Albania 2. E ...
Komentet te “Shoqja ime e pa konkurrencë”/ Arta i del në krah Kejvinës pasi ia bënë lojën për t’u larguar nga Big Brother Janë të Mbyllura
Reagimet pas publikimit të “analizës” së Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës po vazhdojnë që një javë dhe ndër të tjera po kërkohet dorëheqja ose shkarkimi i kryeakademikut, Mehmet Kraja Kryesia e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” në Deçan nëpërmjet një reagimi kanë kërkuar largimin e Krajës pas publikimit të kësaj analize. Sipas tyre, “pas skandalit të kreut të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja, edhe pas konstatimit të Seksionit të Shkencave Shoqërore të Akademisë, ai krye në vete duke keq përdorur pozitën e kreut të Akademisë së Shkencave, ka lëshuar një qëndrim të tij në emër të institucionit që e drejton, opinion ...
Komentet te Kërkohet dorëheqja ose shkarkimi i kryeakademikut Mehmet Kraja Janë të Mbyllura
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka akuzuar kryeministrin e vendit, Albin Kurtin, se është dorëzuar para veprimeve kriminele të serbëve në veri. Krasniqi tha se Kurti nuk mund të veprojë siç i konvenon, herë si analist e herë si kryeministër. Ai ka kërkuar nga kryeministri veprime konkrete për të mos i lënë kriminelët në veri të përcaktojnë kufij. “Kryeministri nuk mund të shndërrohet në analist kur nuk i konvenon, e kryeministër kur i konvenon. Ai duhet të jetë gjithë kohën kryeministër ose gjithë kohën analist – kjo është analizë, atij nuk i takon të bëjë analiza, por të marrë veprime sepse mund të jetë e vërtetë ajo ...
Komentet te Krasniqi: Kurti u dorëzua para kriminelëve në veri, Vuçiq vendosi barrikadat për ta penguar marrëveshjen finale Janë të Mbyllura
Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një ngjarje tragjike që ka ndodhur pak minuta më parë në Pejë, ku një person ka humbur jetën pasi ka rënë nga ballkoni i një banese. Sinjali mëson se viktima është një burrë rreth 30-vjeç dhe sipas informacioneve të para, ai dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij. Gazeta Sinjali ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihen njësitë policore dhe ekipi mjekësor që janë ende të pranishëm atje. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se ekipi mjekësor i Emergjencës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur në trupin e të ndjerit dhe pas ekzaminimit për shenjat ...
Komentet te Pamje nga vendi i ngjarjes ku dyshohet se një 30-vjeçar kërceu nga ballkoni i një banese në Pejë -Video Janë të Mbyllura
Mustafa godet Osmanin dhe Kurtin: E menderosën totalisht në veri, tash po kërkojnë ndihmë nga KFOR-i
Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës dhe ish-kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka folur për situatën e krijuar në veri të vendit nga barrikadat që vazhdojnë të qëndrojnë nëpër rrugët e asaj pjese tash e dy javë. Mustafa ka thënë se sa herë që është tentuar të veprohet në veri të vendit pa koordinim dhe përkrahje paraprake, sidomos nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dështimi ka qenë i pritur. Ai ka fajësuar kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani se duke tentuar t’i tregojnë muskujt e kanë përmbysur edhe atë pak sovranitet që ishte arritur në veri të Republikës së Kosovës. “Në këtë kohë është vështirë të bësh analiza. Qerrja është ...
Komentet te Mustafa godet Osmanin dhe Kurtin: E menderosën totalisht në veri, tash po kërkojnë ndihmë nga KFOR-i Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës, Drejtoria e Policisë në Bashkësi dhe Preventivë, ka njoftuar se në vigjilje të festave të fundvitit, ka vazhduar nëpër rajone të ndryshme të vendit shpërndarjen e dhuratave për fëmijë. Kështu, njësi policore në Mitrovicë Veri, kanë shpërndarë dhurata për fëmijët në Lagjën e Boshnjakëve, Kodrën e Minatorëve e në Lagjën e Doktorëve. “Dhuratat janë shpërndarë për fëmijë të të gjitha komuniteteve që jetojnë në atë pjesë të vendit” thuhet në njoftimin e Policisë. I njëjti aktivitet u mbajt edhe gjatë ditës së djeshme, në komuna të tjera. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Pavarësisht situatës në veri, Policia shpërndan dhurata për fëmijët e Mitrovicës Janë të Mbyllura
Drejtori Mjekësor i Spitalit të Përgjithshëm të Pejës, Muhamet Haliti, ka reaguar pasi u shkarkua sot nga detyra e tij, nën arsyetimin se i njëjti pati përgjegjësi direkte menaxheriale lidhur me trajtimin e foshnjës së vdekur në këtë spital. Haliti thotë se, së pari, rasti nuk ka të bëjë me detyrat e Drejtorit Mjekësor, e së dyti, vendimet nuk mund të merren në fundjavë. Haliti shtoi se shkarkimi i tij është politik dhe shpërfaq hierarkinë në menaxhimin e Spitalit. “Kjo përgjegjësi bjen drejtpërdrejt mbi ushtruesin e detyrës të drejtorit të administratës, Selman Kelmendi, shefit të shërbimit Teknik, Ardian Shala dhe mbikqyrësit të higjienës, Hysë Kastrati, ndaj të cilëve drejtori ekzekutiv ...
Komentet te Skandali me foshnjën në Pejë, drejtori i shkarkuar akuzon për ndërhyrje politike Janë të Mbyllura
Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, që ka organizuar protestën e sotme kundër Gjykatës Speciale ka thënë se krerët e UÇK-së që janë arrestuar po mbahen peng në Hagë. “Më lejoni t’i përshëndes krerët e UÇK-së që janë marrë peng në Hagë. Procesi i Speciales na ka nxjerr edhe një mësim shumë të rëndësishëm. Liria mund të fitohet por duhet të mbrohet”, ka thënë Molliqaj. “Ne s’jemi këtu për t’i dekoruar ata që e kanë kundërshtuar këtë Gjykatë as për t’i fajësuar ata që e kane votuar. Ata që e kanë votuar këtë gjykatë nën presionin për akuzën e trafikut të organeve sot duhet ta kundërshtojnë më shumë se ata që ...
Komentet te Molliqaj: Ata që nuk i duan udhëheqësit, nuk e duan UÇK-në Janë të Mbyllura
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se në mbledhjen e 115-të të qeverisë janë ndarë 1.2 milion euro për Luginën e Preshevës. “Ndamë 1.2 milion euro për Këshillin Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesit e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit”, ka shkruar Kurti në Facebook. Megjithatë, kjo ndarje po i duket e dyshimtë kryetarit të Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi. Arifi për Gazetën Sinjali tha se Kurti i ka ndarë mjetet për t’i “blerë” votuesit nga Lugina. “Këto mjete nuk kanë qenë për këtë vit asgjë tjetër përveç se në drejtim të politikave klienlitiste të cilët Vetëvendosje së bashku me Këshillin Nacional Shqiptar i ka ...
Komentet te Qeveria ndau 1 milionë euro për Luginën, Arifi: Përfitues janë shoqatat që janë servile ndaj Kurtit dhe PVD-së Janë të Mbyllura