Policia e Kosovës ka njoftuar se kërcënimi për bombë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ishte alarm i rrejshëm “me qëllime të caktuara”. Sipas Policisë, në objekt janë kryer kontrolle dhe se s’është gjetur asgjë. “Pas realizimit të kontrollit në objekte dhe hapësira të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, ka rezultuar se nuk ka ndonjë mjet shpërthyes, dhe se kanosja me mjete shpërthyese ka qenë një alarm i rremë me qëllime të caktuara. Pas përfundimit të kontrollit dhe punëve nga institucionet relevante, funksionimi dhe qarkullimi në aeroport i është kthyer normalitetit, andaj i falënderojmë qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e treguar me institucionet e Republikës së Kosovës”, ka ...
Komentet te Hapet Aeroporti i Prishtinës, alarmi për bombë doli të jetë i rrejshëm Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është shumë kureshtar të marrë vesh se si është marrë vendimi që ish-policit Dejan Pantiq t’i ndryshohet masa nga paraburgimi në arrest shtëpiak. Në një konferencë për media të mërkurën, Kurti u shpreh tejet i habitur se si një njeri me akuza për terrorizëm mund të lirohej në arrest shtëpiak. “Nuk e di çështjen gjyqësore të atij që është i pandehur, për shkak se nuk mund të dërgohej në burg zyrtar. Ai e ka statusin e paraburgosurit, por është i pandehur për terrorizëm. Meqenëse ishte në grevë të urisë dhe kishte probleme në zemër, mund të dërgohej në spital, që është e ...
Komentet te Kurti i habitur me vendimin ndaj Pantiqit: Si mund një i akuzuar për terrorizëm të kalojë në arrest shtëpiak Janë të Mbyllura
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se situata në veri ka marrë përmasa shqetësuese. Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se skenari i regjimit pro-rus të Serbisë për destabilizimin e Kosovës, po hyn në një fazë kritike. “Skenari i regjimit pro-rus të Serbisë për destabilizimin e Kosovës, po hyn në një fazë kritike. Mbyllja e pikave kufitare njëra pas tjetrës, sulmet e grupeve kriminale të sponzorizuara nga Serbia, ndaj qytetarëve, gazetarëve, Policisë, Eulexit e pjesëtarëve të KFOR-it dhe kujtdo tjetër që e kundërshton këtë skenar ogurzi, kanë marrë përmasa shqetësuese. Gjendja mund të përshkallëzojë dhe të dalë krejtësisht jashtë kontrollit”, ka shkruar Haradinaj. Në një situatë ...
Komentet te Haradinaj: Skenari për destabilizimin e Kosovës po hyn në një fazë kritike Janë të Mbyllura
Ish-policit serb, Dejan Pantiq, që dyshohet për sulm ndaj Policisë së Kosovës dhe Komisioneve Komunale Zgjedhore në veri, raportohet se i është ndryshuar masa nga paraburgimi në arrest shtëpiak. Kështu ka raportuar gazeta serbe “Blic” duke u thirrur në burimet e saja. Siç raportohet, Pantiq fillimisht do të dërgohet në spital për të bërë një kontroll të përgjithshëm mjekësor. Arrestimi i Dejan Pantiq ka bërë që serbët në veri të Kosovës të bllokojnë rrugët që çojnë në Jarinje dhe Bërnjak. Ata kanë vendosur kusht lirimin e Pantiq për heqjen e barrikadave. Ndryshe, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në një konferencë për media të mbajtur më 22 dhjetor, ...
Komentet te Raportohet se Pantiqi do të dërgohet në arrest shtëpiak Janë të Mbyllura
Njësia Speciale “K9” e deminimit në Policinë e Kosovës ka arritur në aeroportin e Prishtinë pas kërcënimit me bombë. Aeroporti “Adem Jashari” është mbyllur përkohësisht pas kërcënimit me bombë dhe të gjitha njësitë relevante janë në Sllatinë,. Të gjithë pasagjerët dhe personeli janë evakuuar nga hapësirat e aeroportit. Policia e Kosovës ka njoftuar se është mbyllur përkohësisht Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, pas kërcënimit me bombë. Policia ka thënë se këcënimin e kanë pranuar në sot në orët e paradites, pa e saktësuar orën. “Policia e Kosovës, sot në orët e paradites ka pranuar një informacion me përmbajtje kërcënuese, për mjete shpërthyese në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë. ...
Komentet te Kërcënimi me bombë në aeroport, arrin njësia për deminim (FOTO) Janë të Mbyllura
Vit të arritjes, zhvillimit dhe përmirësimit, por edhe të sfidave e ka cilësuar vitin 2022, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Në mbledhjen e qeverisë të mërkurën, ai ka lavdëruar punën e Qeverisë së tij, duke thënë se Raporti i Vendit, nga Bashkimi Evropian, ka qenë ndër më të mirët për Kosovën. Si sfidë, Kurti ka përmendur pandeminë, por që ka thënë se qytetarët me vaksinim masiv bënë që të menaxhohej mirë. Kurti ka thënë po ashtu se Kosova është përballur edhe me krizë energjetike e inflacionin. Ka përmendur ndarjen e mbi 100 milionë eurove nga “pakoja e ringjalljes” e mbi 150 milionë të tjerë nga “pakoja e përballjes së inflacionit”. ...
Komentet te Kurti për vitin 2022: Vit i arritjes, zhvillimit dhe përmirësimit – por edhe sfidave Janë të Mbyllura
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se janë duke shqyrtuar mundësinë për hapjen e një korsie të re që lidhet direkt me magjistralen Prishtinë – Fushë Kosovë. Rama, përmes një postimi në Facebook, tha se janë duke e larguar edhe një deponi mbeturinash nga kryeqyteti. “Po largohet edhe një deponi mbeturinash nga kryeqyteti. Kemi mbyllur këtë zonë plotësisht të lënë pas dore deri më tash, për të mos lejuar hedhjen e mbeturinave më tutje. Po ashtu, jemi duke shqyrtuar mundësinë për hapjen e një korsie të re që lidhet direkt me magjistralen Prishtinë – Fushë Kosovë”, ka shkruar Rama në Facebook. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Rama: Po e shqyrtojmë mundësinë për hapjen e një korsie të re që lidh Prishtinën me Fushë Kosovën Janë të Mbyllura
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka njoftuar se është nisur drejt Rashkës për të takuar përfaqësuesit e serbëve të Kosovës. Ky udhëtim i tij afër kufirit me Kosovën, vjen pas një vizite që u ka bërë njësive ushtarake serbe. “Diku mes Kralevës dhe Rashkës. Përfundova një tur te njësitet e ushtrisë sonë, heronjtë tanë dhe u nisa për një takim me serbët e Kosovës. Besoj në drejtësi dhe ligj, por më së shumti në urtësinë serbe, por edhe në fuqinë dhe vendosmërinë e saj. Rroftë Serbia”, ka shkruar Vuçiq në Instagram. Ndryshe, një grup prej rreth njëzet personave, sonte kanë bllokuar pikëkalimin administrativ Merdarë në shenjë mbështetjeje për serbët nga ...
Komentet te Vuçiq drejt Rashkës për takim me Listën Srpska, rrugës ndalet edhe te njësitet e ushtrisë Janë të Mbyllura
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja duke folur për barrikadat në veri të Kosovës tha se serbët që kanë vendosur ato barrikada në rrugë “janë të armatosur deri në dhëmbë”. Madje, ai vlerësoi se do ishte në favor të Kosovës në qoftë se barrikadat në veri do i largonte KFOR-i. Më tej, ai sqaroi hierarkinë e institucioneve që do të duhej të vepronin në rast nevoje. “Struktura e sigurisë në veri, është policia lokale, policia rajonale, FSK-ja dhe normalisht KFOR-i. Por, FSK-në e kemi përjashtuar vetë nga ajo pjesë. Serbët në veri janë të armatosur deri në dhëmbë. E këtë duhet ta ketë parasysh shumë populli i Kosovës. Policia e ...
Komentet te Muja: Serbët në Veri janë të armatosur deri në dhëmbë Janë të Mbyllura
Një grup prej rreth njëzet personave, sonte kanë bllokuar pikëkalimin administrativ Merdarë në shenjë mbështetjeje për serbët nga Mitrovica e Veriut. Barrikada, është vendosur në anën e territorit serb, afër Kurshumlisë e drejt Merdares. Siç raportojnë mediat serbe, ata kanë vendosur një kamion dhe disa traktorë. Ata kanë thënë se do të qëndrojnë aty deri në njoftim të radhës dhe kanë bërë thirrje edhe tek personat e tjerë që t’i bashkohen protestës. Këto informacione mbeten ende të pakonfirmuara./RTS/ Sinjali /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Mediat serbe: Vendosen barrikada afër Kurshumlisë, bllokohet rruga drejt Merdares – Foto Janë të Mbyllura