Njëra nga femrat më të përfolura në media dhe rrjetet sociale sot, ka qenë Xhensila Myrtezaj. Për të u shkruajt dhe u fol se është ndarë nga Bes Kallaku. Sot ajo ka postuar një fotografi me një mbishkrim ku tërhequr vëmendje. “Gënjeshtra më e madhe në botë është “ata thonë”, ka shkruar ajo. ...
Komentet te Reagon Xhensila pas raportimeve për ndarje Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Ish-ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka reaguar pas ri-emërimit të Arben Vitisë si ministër i Shëndetësisë. Deputeti i LDK-së në profilin e tij ka shkruar se: ministri i Shëndetësisë nuk ndryshon. Qasja nuk ndryshon. Ndaj, dështimi e degradimi vazhdon. “Zoti i ruajt mjekët e infermierët e mbetur në vend si dhe pacientët që kanë nevojë për shërim”, ka shkruar ish ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj në profilin e tij Facebook. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Riemërimi i ministrit të Shëndetësisë, reagon Zemaj: Dështimi e degradimi vazhdon Janë të Mbyllura
Një nga mediat më prestigjioze të Bosnjë e Hercegovinës, Klix.ba, raporton se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka dërguar sot një letër KFOR-it dhe EULEX-it. Sipas raportimit të Klix, ai ka paralajmëruar se nëse KFOR-i dhe EULEX-i nuk i heqin barrikadat, Kosova e ka një plan të detajuar për ta bërë vetë heqjen e tyre. Albin Kurti më herët ka theksuar se KFOR-i ka kërkuar kohë dhe se aktualisht në veri të Kosovës ndodhen 11 barrikada. “I kemi dhënë kohë KFOR-it pikërisht sepse liria e lëvizjes nga pozita e KFOR-it konsiderohet vlerë themelore”, tha Kurti, shkruan Klix. Pak para takimit të sotëm mes Kurtit dhe përfaqësuesve të KFOR-it dhe EULEX-it, ...
Komentet te Media boshnjake: Kurti i tha KFOR-it dhe EULEX-it, “nëse ju nuk i hiqni barrikadat, i heqim ne” Janë të Mbyllura
Vjedhjet e rënda janë tashmë janë bërë të zakonshme në vendin tonë. Shtëpi, biznese, markete, barnatore, xhami e institucione financiare shumë shpesh janë cak i hajnave, që ua vënë syrin parave e gjësendeve me vlerë. Raste të tilla shpesh kryhen edhe në grup e me plan të detajuar, por ndodhë që gjithçka të shkojë huq, pasi hajdutët kapen në flagrancë, raporton Gazeta Sinjali. Kështu ka ndodhur mbrëmë në Minierën me Flotacion “Trepça”, ku dy persona kanë tentuar të kryejnë vjedhje në njësinë e Elektrolizës. Të dyshuarit u kapën mat teksa ishin bërë gati ta avullonin një sasi të metaleve të ndryshme e pajisje të tjera. Punëtorët e sigurimit u përballën ...
Komentet te Hajnat kapen mat duke vjedhur metale në ‘Trepçë’, kërcënojnë rojet: Lëshone rrugën se trutë n’tokë ua qes Janë të Mbyllura
Një mbledhje e Këshillit të Sigurisë së Kosovës është mbajtur sot në Prishtinë, lidhur me situatën e krijuar në veri të vendit dhe incidentet e fundit atje. Siç njofton Zyra e Kryeministrit, në takim “u tha se ky kërcënim dhe këto veprime vijnë si rezultat i koordinimit të ngushtë mes Qeverisë së Serbisë dhe strukturave ilegale dhe grupeve kriminale, e cila po ashtu po përhapë propagandë”. “Strukturat ilegale si dhe grupet kriminale po vazhdojnë të kryejnë akte ekstremiste ndaj qytetarëve të Republikës, institucioneve shtetërore, ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, gazetarëve, ndaj pjesëtarëve misionit të EULEX-it dhe njësive patrulluese të KFOR-it”, thuhet në komunikatën për media pas takimit. Aty u ...
Komentet te Mblidhet Këshilli i Sigurisë së Kosovës, theksohet gatishmëria e Policisë për të vepruar në Veri Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës ka nënshkruar të hënë një kontratë e cila e kapë vlerën prej 124 mijë eurove, më kompaninë private All Stone Sh.p.k, me bazë në Obiliq. Kjo kontratë është nënshkruar për marrjen me qira të makinerive të rënda. Kontrata mes Policisë së Kosovës dhe kompanisë private All Stone Sh.p.k., me bazë në Obiliq, është lidhur përmes një procedure urgjente të prokurimit, bazuar në të dhënat e publikuara në platformën e-prokurimi. Mirëpo, në këtë kontratë, nuk tregohet se cilat makineri të renda, do t’i marrë me qira Policia e Kosovës. Në lidhje me këtë çështje kanë raportuar edhe mediet serbe, duke provuar të ndjellin frikë mes qytetarëve serbë. All ...
Komentet te Policia e Kosovës lidh kontratë urgjente për marrjen me qira të makinerive të rënda Janë të Mbyllura
Një zyrtare policore është përfshirë në një aksident trafiku me fatalitet që ndodhi mëngjesin e sotëm në fshatin Novosellë të Pejës, ku u përfshinë dy vetura dhe për pasojë një person humbi jetën. 50-vjeçari vdiq në vendin e ngjarjes, teksa tre të lënduarit, përfshirë edhe policen janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, raporton Gazeta Sinjali. Burimet e Sinjalit nga Emergjenca thonë se sipas informacioneve të para policja dyshohet se e ka shkaktuar aksidentin me fatalitet. Këto informacione pritet të konfirmohen pas përfundimit të ekzaminimeve të nevojshme në vendin e ngjarjes, ku tashmë ka dalë edhe IPK. Për shkak të lëndimeve të rënda, policja dhe dy të lënduarit e ...
Komentet te Policja e lënduar rëndë dyshohet se e shkaktoi aksidentin me fatalitet në Pejë Janë të Mbyllura
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka riemëruar Arben Vitinë në pozitën e ministrit të Shëndetësisë, raporton Gazeta Sinjali. Vitia që ishte ministër në këtë qeveri, u largua pasi kandidoi për kryetar të Prishtinës, garë të cilën e humbi dhe më pas u angazhua drejtor i një kompanie laboratorike në vend. Për rreth tre muaj, MSH ka qenë pa zot shtëpie, që pas dorëheqjes së Rifat Latifit nga kjo detyrë. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Arben Vitia sërish në karrigen e ministrit të Shëndetësisë Janë të Mbyllura
Mediat serbe raportojnë se vendet e QUINT-it i kanë bërë ultimatum Serbisë për heqjen e barrikadave në 24 orët e ardhshme. Siç mëson gazeta serbe “Pink”, ambasadorët e vendeve të QUINT-it (SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania dhe Italia) i kanë dërguar kërkesë presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që serbët në Veri të Kosovës të heqin barrikadat brenda 24 orëve. Sipas informacioneve jozyrtare, ambasadorët e QUINT-it sot në mbrëmje i kanë dërguar ultimatum Vuçiqit që brenda 24 orëve të largohen barrikadat, sepse në të kundërtën do ta lënë Kurtin të sulmojë serbët në Veri të Kosovës. Kujtojmë se sonte rreth orës 19:45 ka pasur raportime për të shtëna armësh ndaj ...
Komentet te Mediumi serb: Vendet e QUINT-it ultimatum 24 orë Vuçiqit për heqjen e barrikadave Janë të Mbyllura
KFOR-i ka konfirmuar se afër patrullës së tyre në afërsi të Zubin Potokut ka pasur të shtëna me armë zjarri. Në një përgjigje për media, KFOR-i ka thënë se nuk ka pasur të lënduar apo dëme materiale dhe aktualisht janë duke bërë kotrolle për të mbledhur fakte. “Në këtë moment mund të konfirmoj se para disa orësh një patrullë e KFOR-it, derisa ishte në detyrë në rrethinën e Zubin Potokut, ka dëgjuar dhe parë disa të shtëna afër tij. Të lënduar nuk ka dhe nuk ka dëme materiale. Tani po i kontrollojmë faktet dhe do t’ju përditësojmë”, thuhet në përgjijgen e KFOR-it. Kujtojmë se disa çaste më parë ka reaguar ...
Komentet te KFOR-i konfirmon të shtënat me armë zjarri në Zubin Potok Janë të Mbyllura