Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

E tmerrshme: Gruaja që vdiq në Dragash u rrah për vdekje me mjete të forta nga kunata, ajo e pranon vrasjen

Lajme
Viti 2022 po përfundon edhe me një rast tejet tragjik e të dhimbshëm. Një tjetër grua humbi jetën pasi dyshohet se u vra mizorisht nga kunata e saj në Dragash. 67-vjeçarja Sahime Domuzet u rrah për vdekje me mjete të forta nga gruaja e vëllait të saj. Kjo e fundit e ka pranuar se e ka bërë veprën, raporton Gazeta Sinjali. Sinjali mëson se e dyshuara e ka pranuar veprën të cilën dyshohet se e ka kryer dhe më pas mjetet të cilat i ka përdorur për vrasjen e kunatës i ka fshehur. Arrestimi i saj është bërë pas intervistimit për herë të dytë, ku para hetusve policorë ka rrëfyer ...
Komentet te E tmerrshme: Gruaja që vdiq në Dragash u rrah për vdekje me mjete të forta nga kunata, ajo e pranon vrasjen Janë të Mbyllura

Butrint Imeri publikon projektin më të ri, “Kallma cigaren” (VIDEO)

ShowBiz
Këngëtari i njohur shqiptar, Butrint Imeri po vazhdon të jetë një ndër emrat më të suksesshëm dhe më aktiv të estradës. Krahas angazhimeve me koncerte dhe mbrëmje muzikore, artisti po punon edhe për projekte të reja. Së fundi, Butrinti ka lansuar projektin e tij më të ri të titulluar “Kallma cigaren”. Një pjesë e këngës “Kallma cigaren” tashmë është bërë virale në TikTok para lansimit të saj dhe tregon se kjo këngë do t’i ‘kallë’ fansat e tij ashtu siç është edhe teksti. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Butrint Imeri publikon projektin më të ri, “Kallma cigaren” (VIDEO) Janë të Mbyllura

Haradinaj: Nuk mund t’i vendosen kurrfarë afatesh KFOR-it, Vuçiq t’i largojë barrikadat

Lajme
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj ka ftuar serbët e Kosovës që të mos bien pre e kalkulimeve politike të presidentit serb Aleksandër Vuçiqit e të askujt tjetër, duke thënë se e ardhmja e tyre është në Kosovë për të jetuar në paqe e harmoni me gjithë të tjerët bashkë. Përmes një konference për shtyp, Haradinaj ka thënë së platforma luftënxitëse e Vuçiqit dhe njerëzve të tij të instaluar në veri, po i kalon vijat e kuqe. “Situata në veri të Kosovë po bëhet gjithnjë e më serioze dhe më e komplikuar. Platforma luftënxitëse e Vuçiqit dhe njerëzve të tij të instaluar në veri, po i kalon ...
Komentet te Haradinaj: Nuk mund t’i vendosen kurrfarë afatesh KFOR-it, Vuçiq t’i largojë barrikadat Janë të Mbyllura

Ishte në lidhje direkte, sulmohet gazetarja në Mitrovicë (VIDEO)

Lajme
Gazetarja e Top Channel Leonita Bajrami është sulmuar me lëndë plasëse gjatë kohës që zhvillonte një lidhje direkte për “Shqipëria Live” nga Mitrovica. Ajo u sulmua teksa po shpjegonte situatën e krijuar në veri të Kosovës, aty ku janë vendosur dy barrikada të reja mëngjesin e sotëm. Së bashku me operatorin gazetarja u detyrua të largohej nga vend ku ishte vendosur. Dy barrikada të reja janë vendosur në veri të Kosovës, një në Mitrovicë të Veriut dhe një në Zveçan, te vendi i njohur si Kërshi i Dudës. “Në veri të vendit, gjatë natës persona/grupe kriminale, kanë vazhduar vendosjen e barrikadave duke penguar edhe më tej lirinë e lëvizjes së lirë. ...
Komentet te Ishte në lidhje direkte, sulmohet gazetarja në Mitrovicë (VIDEO) Janë të Mbyllura

Ish-deputeti Frashër Krasniqi dhe tjerët lirohen nga akuza për terrorizëm

Lajme
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj të akuzuarve Frashër Krasniqi, Adea Batusha, Egzon Haliti dhe Atdhe Arifi, lidhur me akuzën për terrorizëm. Në këtë proces gjyqësor, i cili ishte kthyer në rigjykim, Krasniqi, Batusha, Haliti dhe Arifi, akuzoheshin se janë përgjegjës për sulmin në Kuvendin e Kosovës në gushtin e vitit 2016, që është kualifikuar si vepër terroriste. Sipas aktgjykimit, Frashër Krasniqi, Adea Batusha, Egzon Haliti dhe Atdhe Arifi lirohen nga aktakuza, pasi nuk është vërtetuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale që iu vihej në barrë. Ish-deputeti Frashër Krasniqi ishte dënuar me 8 vjet burgim, Atdhe Arifi ishte dënuar me 6 vjet burgim, Egzon Haliti ...
Komentet te Ish-deputeti Frashër Krasniqi dhe tjerët lirohen nga akuza për terrorizëm Janë të Mbyllura

Siguria në Veri: Gjyqtarët dhe stafi shqiptar shpërngulen në jug të Mitrovicës

Lajme
Si shkak i vendosjes së barrikadës në udhëkryqin te shkolla teknike në veri të Mitrovicës gjatë natës nga serbët, është ndaluar sot edhe shkuarja në Gjykatën Themelore të Mitrovicës e rreth 50 gjyqtarëve e punonjësve në punë, raporton Gazeta Sinjali. Bekim Veliqi, nënkryetar i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, tha për Gazetën Sinjali se pas vendosjes së barrikadave nga serbët në pjesën veriore dhe mos ofrimit të sigurisë për gjyqtarët dhe stafin administrativ. Derisa dy tre gjyqtarë e stafë mbështetës është vendosur përkohësisht në objektin e Gjykatës Themelore – divizioni civil, në jug të qytetit. “Për shkak të pasigurisë dhe pamundësisë së lëvizjes së lirë, pas vendosjes së barrikadave të reja ...
Komentet te Siguria në Veri: Gjyqtarët dhe stafi shqiptar shpërngulen në jug të Mitrovicës Janë të Mbyllura

Vdekja e dyshimtë e gruas në Dragash, 67-vjeçarja ishte viktimë e dhunës nga kunata dhe nipi

Lajme
Gazeta Sinjali raportoi mbrëmë për një rast mjaft të rëndë që ka ndodhur të hënën në fshatin Kuk të Dragashit, ku ka vdekur një grua e cila që një kohë ishte viktimë e dhunës në familje. Gruaja 67-vjeçare ndërroi jete mëngjesin e djeshëm dhe vdekja e saj u konstatua nga mjeku kujdestar, raporton Gazeta Sinjali. Burimet nga Prokuroria kanë bërë të ditur se dyshimet mbi vdekjen e saj u ngritën për shkak të rasteve të dhunës që ishin raportuar më parë, gjë që alarmoi Policinë. Me rastin e kontrollit, në trupin e gruas ka pasur shenja të dhunës dhe kjo bëri që Prokurori i Shtetit të urdhërojë nisjen e hetimeve. ...
Komentet te Vdekja e dyshimtë e gruas në Dragash, 67-vjeçarja ishte viktimë e dhunës nga kunata dhe nipi Janë të Mbyllura

Komuna e Prishtinës ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike

Lajme
Komuna e Prishtinës ka nxjerrë urdhëresë për ndalimin e përdorimit të produkteve piroteknike. nga 25 dhjetori deri më 3 janar. Përmes kësaj urdhërese, Komuna ka ndaluar përdorimin e këtyre produkteve në vendet e hapura publike, përkatësisht në tregje, rrugë dhe sheshe. Kjo vlen nga 25 dhjetori deri më 3 janar. “Ndalohet përdorimi i produkteve piroteknike në vendet e hapura publike, përkatësisht në tregje, rrugë dhe sheshe. Ndalesa sipas pikës I të kësaj urdhërese vlen për periudhën prej 25 dhjetor 2022 deri më 3 janar 2023”, thuhet në urdhëresën e kryetarit të Prishtinës Përparim Rama. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Komuna e Prishtinës ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike Janë të Mbyllura

Haxhiu: Sfidë për Vettingun mbetet sigurimi i votave nga Lista Serbe

Lajme
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka paraqitur pakon e dokumenteve për Zhvillimin e Procesit të Vlerësimit Kalimtar. Haxhiu thotë se sistemi i drejtësisë është shtyllë kryesore e funksionimit demokratik të një shteti, dhe si e tillë ka qenë e nevojshme procesi i Vettingut. Në Komisionin Ad-hoc për zhvillimin e procesit të vlerësimit kalimtar, që ndryshe njihet edhe si Komisioni i Vettingut, Haxhiu ka thënë se janë marrë për bazë rekomandimet e Komisionit të Venecias. Ajo tha se ky proces ka qenë ndër objektivat kryesore të kësaj qeverie. “Ne patëm kërkuar që ta kemi një opinion nga Venecia dhe opinioni i tyre ndonëse nuk e përkrah 100 për qind atë që ...
Komentet te Haxhiu: Sfidë për Vettingun mbetet sigurimi i votave nga Lista Serbe Janë të Mbyllura

Grenell: Kurti është fajtor për krizën në Veri

Lajme
Ish-emisari i posaçëm për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell ka thënë se kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti është fajtor për situatën në veri. Madje, Grenell ka dhënë edhe një propozim për Sekretarin e Shtetit, Anthony Blinken. “Dhuna e fundit në Kosovë, është e papranueshme. Albin Kurti vazhdon aksionet e tij unilaterale në veri, duke shkelur marrëveshjet ndërkombëtare. Antoni Blinken duhet të kërkojë: Kurti të lirojë të burgosurit serbë dhe të përmbahet nga arrestimi i protestuesve paqësore dhe…”, thuhet ndër të tjerash në cicërimin e Grenell. Kujtojmë se Grenell përcjell vazhdimisht zhvillimet në Kosovë, teksa mbetet një nga kundërshtarët më të mëdhenj të Kurtit, madje duke kërkuar shpeshherë që edhe të ...
Komentet te Grenell: Kurti është fajtor për krizën në Veri Janë të Mbyllura