Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova tha heqja e barrikadave do të nisë mëngjesin e së enjtes. “Për 24 orë apo 48 orë do të hiqen barrikadat”, tha ai. Ai tha paraprakisht, se janë dhënë garanci se kërkesat e serbëve për heqjen e barrikadave do të plotësoheshin. Vuçiq, mbrëmjen e 28 dhjetorit në kazermën e Ushtrisë Serbe në Rashkë, afër kufirit me Kosovën, zhvilloi bisedimet me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova për heqjen e barrikadave. Në takim, ai tha se Dejan Pantiqi ka mbërritur në shtëpi dhe se kjo është një “fitore simbolike”. Arrestimi i ish-policit serb, në të cilin Kosova dyshon se ...
Komentet te Vuçiq: Heqja e barrikadave do të nisë mëngjesin e së enjtes Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Presidentja Vjosa Osmani ka folur për situatën dhe tensionet në Veri që nga 10 nëntori, kur ka filluar vendosja e barrikadave nga serbët lokalë në veri të vendit. Teksa ka folur për sigurinë në vend, Osmani ka thënë se rreziku i ditëve të fundit ka qenë shumë më i madh se në çdo periudhë tjetër, raporton Sinjali. “Nuk do të hyja në detaje sa i përket informatave që janë të falsifikuara. Rreziku që ka qenë ditëve të fundit ka qenë shumë më i madh se sa në çdo periudhë tjetër që e kemi parë. Rrezik nga aspekti i sigurisë…Rreziku që sot Serbia e synon destabilizimin është i madh prandaj veprimet ...
Komentet te Osmani: Rreziku i ditëve të fundit ka qenë shumë më i madh se në çdo periudhë tjetër Janë të Mbyllura
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka reaguar pas deklaratës së presidentes Vjosa Osmani e cila tha se heqja e barrikadave në Veri është çështje orësh dhe nëse nuk hiqen, Kosova do të veprojë, por në koordinim me aleatët ndërkombëtarë. Molliqaj ka kontestuar vërtetësinë e asaj se çfarë deklaroi presidentja. Tutje Molliqaj tha se çdo hap politik që qeveria po bën, sipas tij gjendet një kompromis ose marrëveshje që çon drejt asociacionit. Postimi i plotë: Presidente cili është dakordimi e cili kompromisi? Barrikadat po hiqen, por në koordinim me Vuçiqin. Zhbllokimi po ndodh, por në marrëveshje me Vuçiqin. Krejt çka kemi marrë mësim nga ju është dyshimi në çdo gjë që ...
Komentet te Molliqaj hedh dyshime në deklaratën e Osmanit për heqjen e barrikadave: Cili është dakordimi e cili kompromisi Janë të Mbyllura
Modelja e njohur nga Klina, Arta Elezaj, kaloi këtë periudhë të festave në Paris, ku festoi Krishtlindjet. Ajo ka publikuar disa momente në rrjete sociale përmes të cilave ka treguar për kohën e kaluar në Francë. “Krishtlindjet në Paris”, ka shkruar ajo. Përveç kësaj, aktorja ka ndarë edhe disa imazhe të tjera të veçanta nga vendi magjik – ku edhe ka shijuar këtë kohë. Të shumta kanë qenë komplimentet që mori në pjesën për komente nga miqtë e ndjekësit. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Arta Elezaj festoi Krishtlindjet në Paris, publikon disa momente të veçanta Janë të Mbyllura
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, mbrëmjen e 28 dhjetorit nisi bisedimet me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova për heqjen e barrikadave. Takimi po zhvillimet me ta në kazermën e Ushtrisë Serbe në Rashkë, afër kufirit me Kosovën. Para takimit, presidenti i Serbisë tha se do të “pranojë çdo vendim” të serbëve nga Kosova. Ai tha se pret që serbët “të vijnë me kërkesa për të dhe për Serbinë”, dhe shtoi se ata nuk i besojnë as Bashkimit Evropian dhe as SHBA-së, e më së paku kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, tregoi më herët se Vuçiqi u ka kërkuar serbëve në veri ...
Komentet te Nis takimi i Vuçiqit me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës në Rashkë Janë të Mbyllura
Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se është çështje orësh heqja e barrikadave në Veri të vendit dhe dakordimi tashmë është bërë, raporton Gazeta Sinjali. Osmani ka deklaruar se nuk mund të pritet më shumë, prandaj nëse nuk hiqen, Kosova do të veprojë, por në koordinim me aleatët ndërkombëtarë. “Është çështje orësh dhe nëse nuk largohen përfundimisht natyrisht se duhet të ketë veprim të menjëhershëm por të dakorduar të institucioneve tona së bashku me institucionet ndërkombëtare të sigurisë. Dakordimi tashmë është bërë, është çështje orësh nuk mund të pritet më shumë. Në qoftë se nuk hiqen, institucionet e Kosovës do të veprojë. Sa më shumë që po mbesin, aq më shumë ...
Komentet te Presidentja Osmani: Është çështje orësh heqja e barrikadave në Veri Janë të Mbyllura
Banori i Big Brother, Stersi ka treguar se si në Milot ka shumë grabitës dhe është shumë rrezik të ndaloni për të blerë diçka, pasi ata mund t’ua grabisin veturën, ose gjësendet e tjera me vlerë, njëjtë siç i ka ndodhur atij dhe Amigës. Stresi e ka treguar këtë situatë gjatë një bisede me shokun e tij brenda shtëpisë, Artanin. “I kam thënë shokëve të mi prej Kosovës, reperave, kur të vini mos u ndalni në Milot te ato frutat, perimet, pasi sa binte terri kidnapuesit rrinin mbrapa shitësve në ferra. Rrinin aty nga 10 orë duke pritur. I shkreti Agon Amiga me nusen e vet, sa kanë dalë, ia ...
Komentet te Stresi tregon rastin se si është grabitur reperi Agon Amiga duke shkuar në Tiranë (VIDEO) Janë të Mbyllura
Kurti fton serbët të aplikojnë për punë: Dorëheqjet e imponuara nuk duam t’i plotësojmë me shqiptarë
Kryeministri, Albin Kurti ka ftuar serbët e Kosovës që të aplikojnë për punë në institucionet e vendit në mënyrë që të mbushin zbrazëtirat e krijuara pas dorëheqjeve kolektive të serbëve në nëntor të këtij viti. Kreu i ekzekutivit është kujdesur edhe këtë herë që qytetarëve serbë t’iu drejtohet në serbisht, në mënyrë që të marrin mesazhin. Ai në një konferencë për media të mbajtur pas mbledhjes së qeverisë, ka thënë se nuk dëshiron që zbrazëtirat e krijuara pas dorëheqjeve të imponuara të serbëve t’i mbushin me shqiptarë. “Rritja ekonomike e këtij viti është 4% e bruto produktit kombëtar, kjo sjell optimizëm për ekonominë dhe njëherësh mirëqenie për të gjithë qytetaret ...
Komentet te Kurti fton serbët të aplikojnë për punë: Dorëheqjet e imponuara nuk duam t’i plotësojmë me shqiptarë Janë të Mbyllura
Shqiptarët e Kosovës po del të jenë populli më i lumtur në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Kështu thuhet në Raportin e Lumturisë Botërore, që bazohet kryesisht në vlerësimet e jetës, Në listën e vendeve më të lumtura që përpilohet çdo vit nga Raporti Botëror i Lumturisë , Finlanda fitoi vendin e parë në vitin 2022 si vendi ku njerëzit jetojnë më mirë. “Raporti i Lumturisë Botërore 2022 zbulon dritën në kohë të errëta. Pandemia ka sjellë jo vetëm dhimbje dhe vuajtje, por edhe rritje të mbështetjes sociale dhe bamirësisë. Ndërsa luftojmë sëmundjet dhe luftën, është thelbësore të kujtojmë dëshirën universale për lumturi dhe aftësinë e individëve për t’u bashkuar”, thuhet ...
Komentet te Raporti Botëror i Lumturisë: Kosova më e lumtura ndër vendet e Ballkanit Janë të Mbyllura
Është liruar Nikolla Nedeljkoviq, 20 vjeçar nga Beogradi, që ishte arrestuar në Vidovdan. “Mund t’ju konfirmoj veç se ai është liruar,”– u shpreh Jovana Filipoviq. Nedeljkoviq ishte arrestuar më 28 qershor në Gazimestan ndërsa në muajin shtator ishte dënuar me tetë muaj burg për “nxitje të urrejtjes dhe mostolerancës etnike”. Ai dyshoht që ka bërtitur “Vrite, vrite, shqiptarin”. Por, në fillim të muajit dhjetor Gjykata e Apelit atij ia kishte ulur dënimin. Kujtojmë se pak më parë u dha lajmi për dërgimin e ish-zyrtarit policor Dejan Pantiq në arrest shtëpiak./Kosovo-Online/ /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Lirohet Nikolla Nedeljkoviqi, ishte arrestuar në Vidovdan Janë të Mbyllura