dhjetori. Serbët lokalë kanë nisur që të largojnë barrikadat në Rudar të Zveçanit pas 20 ditësh bllokim të rrugëve dhe pengim të lëvizjes të lirë. Persona që janë parë duke i larguar këto barrikada kishin maska në fytyrë. Ndryshe, që nga e shtuna e 10 dhjetorit, serbët lokalë kanë ngritur barrikada në shenjë pakënaqësie për arrestimin e një ish-pjesëtari serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq, për të cilin, autoritetet në Kosovë thonë se ka organizuar sulmet ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri. Ndërkaq më 28 dhjetor, autoritetet në Kosovë ndryshuan masën e sigurisë, nga paraburgimi në arrest shtëpiak për Dejan Pantiq. Pas kësaj, presidenti i Serbisë, ...
Komentet te Nis largimi i barrikadave në Rudarë të Zveçanit Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Kanë kaluar mbi tetë muaj kur Prokuroria e Shtetit po udhëhiqet me ushtrues të detyrës së kryeprokurorit të Shtetit. E Blerim Isufaj është zgjedhur Kryeprokuror i Shtetit nga Këshilli Prokurorial me 6 prill të këtij viti, por dosja e tij tash mbi tetë muaj po pret dekretimin nga ana e Presidentes Osmani, shkruan Gazeta Sinjali. Këshilli Prokurorial i Kosovës ka zgjedhur Besim Kelmendin si ushtrues detyre të Kryeprokurorit të Shtetit. Caktimi i ushtruesit të detyrës erdhi pasi që sot ka përfunduar mandati kryeprokurorit aktual të shtetit, Aleksandër Lumezi. Kryetsuesi i Këshillit Prokurorial Jetish Maloku, tha se mos dekretimi i Kryeprokurorit të Shtetit është sfiduese për sistemin prokurorial. “Njëra ndër sfidat ...
Komentet te Kosova mbi 8 muaj pa kryeprokuror, Osmani në pritje të Kushtetueses Janë të Mbyllura
Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Time Kadrijaj, e ka pyetur kryeministrin Albin Kurti, se cila ka qenë marrëveshja e fshehtë me Vuçiqin për largimin e barikadave. Madje, Kadrijaj ka thënë se deklarata e përbashkët e Amerikës dhe BE-së e shpërfaq më së miri mashtrimin e Kurtit dhe tentimin për ta fsheh dakordimin me Vuçiqin për lirimin e kriminelëve, si kusht per heqjen e barrikadave. “Deklarata e përbashkët e Amerikës dhe BE-së e shpërfaq më së miri mashtrimin e Kurtit dhe tentimin për ta fsheh dakordimin me Vuçiqin për lirimin e kriminelëve, si kusht per heqjen e barrikadave. Kryeministër, a kemi ne të drejtë me ...
Komentet te Kadrijaj-Kurtit: Tregoju qytetarëve çka përmban marrëveshja e fshehtë me Vuçiqin për lirimin e kriminelëve Janë të Mbyllura
Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Rozeta Hajdarit, ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, duke e dënuar me 700 euro gjobë, lidhur me akuzën për mosdeklarim të pasurisë brenda afatit ligjor, Aktgjykimi ndaj ministres Hajdari u shpall në mungesë të saj, të enjten nga gjykatësja e rastit Donikë Shala-Abdyli. Sipas gjykatëses Shala-Abdyli, në rast se ministrja nuk dëshiron ose nuk mund të paguajë dënimin me gjobë, i njëjti do t’i zëvendësohet me burgim, duke iu llogaritur për një ditë burgim shuma prej 20 euro. Dënimi me gjobë do të ekzekutohet në afat prej 15 ditësh nga dita kur ky aktgjykim të bëhet i plotfuqishëm. Obligohet e akuzuara ...
Komentet te Ministrja Rozeta Hajdari dënohet me 700 euro gjobë për mosdeklarim të pasurisë brenda afatit ligjor Janë të Mbyllura
Ish-kryenegociatorja e palës së Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri,, ka komentuar zhvillimet e fundit në vend. Sipas Tahirit, sa herë që po ekzistojnë tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po lëshon pe dhe njëkohësisht po bën kompromise me Serbinë. Tutje, ajo shtoi se pas situatës së krijuar në veri të vendit, Kurti e pranoi edhe Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe. Kësisoj, Tahiri shprehet se këtë e ka vërtetuar edhe ambasadori i ShBA-së në Beograd, Christopher Hill, përmes deklaratave të tij – ku e fundit e që ishte dje, tregoi se nuk do të ketë më diskutim për çështjen e formimit të asociacionit, por si ...
Komentet te Tahiri: Kurti bëri kompromise me Serbinë, e pranoi Asociacionin Janë të Mbyllura
Barrikada, e cila ndodhej dy kilometra larg pikës kufitare në Merdare, në territorin e Serbisë, është hequr mëngjesin e së enjtes. Policia e Kosovës ka konfirmuar se kjo pikë kufitare i është kthyer normalitetit të plotë. “Andaj, njoftojmë qytetarët dhe bashkatdhetarët tani se pikë kalimi kufitar “Merdare”, është liruar për qarkullim dhe i është kthyer normalitetit të plotë”, ka njoftuar policia. Më 27 dhjetor, pika kufitare në Merdare u mbyll nga Policia e Kosovës pasi një grup serbësh në Serbi kanë bllokuar rrugën për në kufi. Për të enjten është paralajmëruar edhe largimi i barrikadave nga rrugët e pjesës veriore të Kosovës. Barrikadat në veri janë vendosur me 10 dhjetor ...
Komentet te Pamje pas largimit të barrikadës në Merdare -Video Janë të Mbyllura
Të enjten e 29 dhjetorit, studentët e Universitetit “Hasan Prishtina”, konkretisht të Fakultetit të Edukimit, do të protestojnë me qëllim të rritjes së mbështetjes për bojkotim të produkteve serbe. Ky manifestim do fillojë me marshim nga Fakulteti i Edukimit në orën 11:40 deri te Teatri Kombëtar në Prishtinë, e pastaj te teatri do të mbahet manifestimi deri në ora 13:00. “Ju njoftojmë se të enjten me datë 29.12.2022 në orën 12:00 do të mbahet një manifestim paqësor ndaj bojkotimit të produkteve serbe e po ashtu edhe ndaj mos-harresës në shërbim të kujtesës historike i organizuar nga studentet e Universitetit “Hasan Prishtina” Fakulteti i Edukimit”, thuhej në njoftimin e paralajmëruar. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Studentët e UP-së protestojnë pro bojkotimit të produkteve serbe Janë të Mbyllura
Kryetari i Lëvizjes Qendra Serbe dhe ish-shefi i shtabit të përgjithshëm, Zdravko Ponosh, tha se gatishmëria luftarake rritet kur vendi është realisht i kërcënuar dhe kur vetëm ushtria mund të ndihmojë. Gjenerali në pension i aviacionit Sreto Malinoviq shton se duhet pasur kujdes që çështja të mos dalë jashtë kontrollit, të mos provokojë përdorimin e forcës dhe që pala serbe të shpallet përgjegjëse. Ponosh shton se shkallët e gatishmërisë luftarake janë të paqarta dhe kujton se më parë dihej si quhej, çfarë do të thoshte dhe në çfarë gatishmërie ishin njësitë. “Tani është një histori e çuditshme. Është sikur ka diçka që ngrihet rregullisht – kur Vuçiq është i zemëruar, ...
Komentet te Ish-shefi i ushtrisë serbe tallet me Vuçiqin: E ngrit gatishmërinë luftarake varësisht sa i nervozuar është Janë të Mbyllura
Lëvizje të shpeshta të automjeteve të Policisë së Kosovës dhe të EULEX-it vërehen afër barrikadës të vendosur dy ditë më parë tek udhëkryqi afër shkollës teknike në veri të Mitrovicës. Barrikada vazhdon të qëndrojë në këtë lokacion, ndërsa shihen edhe persona civilë nga ajo pjesë të cilët kanë shtuar lëvizjet e tyre pranë barrikadës. Situata e sigurisë aktualisht është e qetë. Policët janë duke vazhduar patrullimet nëpër zonat e banuara me popullatë të përzier në veri të Mitrovicës, duke ofruar kështu rend dhe siguri për të gjithë qytetarët pa dallim. Barrikadat në veri, që u bënë pengesë për lirinë e lëvizjes, duket se po numërojnë orët e fundit. Kështu të ...
Komentet te Shtohen lëvizjet e policisë dhe të EULEX-it afër barrikadave në veri të Mitrovicës Janë të Mbyllura
Dy kamionë që janë vendosur si barrikada në Veriun e Kosovës janë djegur. Kamionët ishin vendosur saktësisht te “Kërrshi i Dudës”. Nuk dihen shkaqet e djegies së këtyre kamionëve. Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se është çështje orësh heqja e barrikadave në veri të vendit. Në rast se nuk hiqen barrikadat, Osmani u shpreh institucionet e Kosovës do të veprojnë pasi sa më shumë që të mbesin barrikadat aty, aq më shumë po rrezikohet jeta e qytetarëve, raporton Gazeta Sinjali E në lidhje me barrikadat, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë të mërkurën se barrikadat do të fillojnë të hiqen mëngjesin e sotëm. Pamje, T7. ...
Komentet te Digjen dy kamionë në Veri të cilët ishin vendosur në barrikada -Video Janë të Mbyllura