Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Lajçak: Po presim që NATO të na jep faktet për tre policët, Kosova dhe Serbia kanë verzione kundërthënëse

Lajme
Në lidhje me rrëmbimin e tre policëve kufitarë kosovarë dje nga njësitet speciale serbe brenda territorit të Kosovës, është pyetur Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, me ç’rast e pezulloi gjykimin duke thënë se pret nga NATO-ja të paraqes faktin për situatën ngase Kosova dhe Serbia kanë dhënë versione kundërthënëse. “Jemi duke pritur nga NATO që t’i mbledhë faktet , kemi kërkuar prej të dyja palëve t’i prezantojmë faktet sepse kemi dy storje kontradiktore”, tha ai për The Geopost duke folur nga Prespa, ndërsa në pyetjen se a janë të informuar për vendnodhjen e tre policëve tha se “jemi në kontakt me të dyja palët”. “Le të presim ...
Komentet te Lajçak: Po presim që NATO të na jep faktet për tre policët, Kosova dhe Serbia kanë verzione kundërthënëse Janë të Mbyllura

Gojën e mbyllur me fasha, moderatorët e Klan Kosovës protesojnë për pezullimin e certifikatë së biznesit

Lajme
Gjatë ditës ka pasur shumë reagime publike të politikanëve, gazetarëve e aktivistë të ndryshëm për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës. Protestës i janë bashkuar edhe moderatorët e emisionit “Info Magazine” që shfaqet në Klan Kosova. Arbëreshë Shpati dhe Vullnet Krasniqi janë paraqitur me gojën e mbyllur si shenjë proteste për vendimin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. “Ne këto fasha nuk do t’i mbajmë gjatë meqenëse detyrë e jona si gazetarë dhe si media është të flasim dhe të mos heshtim për asnjë moment kur bëhet fjalë për interesin e qytetarëve të Republikës Kosovës. Por në fakt, kësaj radhe ishim të detyruar marrë parasysh një vendim ...
Komentet te Gojën e mbyllur me fasha, moderatorët e Klan Kosovës protesojnë për pezullimin e certifikatë së biznesit Janë të Mbyllura

Përfundon takimi, ambasadorët e shteteve të QUINT-it largohen nga ndërtesa e Qeverisë

Lajme
Ka përfunduar takimi i ambasadorëve të shteteve të QUINT-it me kryeministrin e vendit, Albin Kurti. Në oborrin e Qeverisë janë vënë re veturat e ambasadave të shteteve të tjera në Kosovë duke u larguar nga oborri. Një ditë më parë, në mesditë, Policia e Kosovës konfirmoi se tre zyrtarë të saj janë kidnapuar brenda territorit të shtetit të Kosovës, nga forcat serbe. Liderët e shtetit e kanë cilësuar këtë veprim si agresion nga Serbia, teksa kanë kërkuar reagim ndërkombëtar. Deri tash, ambasadat nuk kanë dalë me qëndrime për situatën. Përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Italisë dhe Francës, kanë qenë të heshtur që nga e ...
Komentet te Përfundon takimi, ambasadorët e shteteve të QUINT-it largohen nga ndërtesa e Qeverisë Janë të Mbyllura

Borrell: Do t’i ftoj Kosovën e Serbinë në takim javën tjetër, po tentojmë të kuptojmë si u arrestuan tre policë

Lajme
Kryediplomati evropian, Josep Borrell ka konfirmuar se javën tjetër do t’i ftojë në takim Kosovën dhe Serbisë për të “menaxhuar krizën”. Ai ka folur edhe për arrestimin e tre zyrtarëve policorë, duke thënë se janë ende duke tentuar të kuptojnë se çfarë ka ndodhur. Para takimit të ministrave të Mbrojtjes, Borrell fillimisht e ka falenderuar KFOR-in për punën e bërë në veri të Kosovës, këto ditë kur ajo pjesë ka qenë shumë e tensionuar. “Këto ditë, bashkëpunimi, dua të falenderoj KFOR-in për atë çfarë kanë bërë në veri të Kosovës, ka pasur një incident, arrestimi i tre policëve nga Kosova.” – u shpreh ai. Borell tutje tha se janë në kontakt me misionin e ...
Komentet te Borrell: Do t’i ftoj Kosovën e Serbinë në takim javën tjetër, po tentojmë të kuptojmë si u arrestuan tre policë Janë të Mbyllura

A përfshihen edhe vizat në masat e BE-së ndaj Kosovës – përgjigjet Stano

Lajme
Zëdhënësi i BE-së Peter Stano është pyetur nëse edhe liberalizimi i vizave për Kosovën përfshihet në masat e përgatitura ndaj Kosovës nga Bashkimi Europian. Ai tha se nuk hyn në detaje, por mohoi se ato masa nënkuptojnë sanksione apo masa kufizuese, por tha se janë të përkohshme dhe reagim i BE-së për mosmarrjen e veprimeve siç kërkon BE nga kryeministri Kurti për të qetësuar situatën në veri të vendit. “Nuk janë sanksione apo masa kufizuese. Ne nuk jemi duke i përdorur këto terme që nënkupojnë se masat që janë të bazuara në legjislacionin për të sanksionuar. Kjo s’po ndodh me Kosovën. Këto masa janë instrumente që po përdoren për të ...
Komentet te A përfshihen edhe vizat në masat e BE-së ndaj Kosovës – përgjigjet Stano Janë të Mbyllura

Qytetari që u lirua: Policët serb na thoshin se arrestimi është politik

Lajme
Njëri nga qytetarët që është liruar të enjten nga Serbia, i ndaluar në Merdar të martën, Dervish Maliqi, ka thënë se policia serbe u thoshte atyre se arrestimi ka të bëjë vetëm për çështje politike. Ai ka thënë se ishin “trajtuar shumë mirë” nga policia serbe .Katër qytetarë, shtetas të Kosovës, u liruan sot nga Prokuroria e Kurshumlisë, pasi ishin ndaluar të martën në pikën kufitare në Merdar, raporton EO./Demokracia ...
Komentet te Qytetari që u lirua: Policët serb na thoshin se arrestimi është politik Janë të Mbyllura

Qeveria është tërhequr nga vendimi për bllokimin e mallrave serbe

Lajme
Vendimi për bllokimin e mallrave serbe nga Qeveria e Kosovës që u publikua si informacion nga disa media në Kosovë, nuk është bërë i formës së prerë asnjëherë. Qeveria ka vendosur heshturazi të tërhiqet dhe nuk e ka protokolluar si vendim. Burime të Albanian Post nga Qeveria e Kosovës kanë thënë se vendimi u kumtua gojarisht, pas lajmit se forcat serbe kanë rrëmbyer tre policë brenda territorit të Kosovës, por kur erdhi koha që të shkruhej vendimi, të protokollohej, të publikohej në faqen zyrtare të qeverisë dhe t’i dorëzohej Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë nuk u procedua tutje. “Me gjasë pati ndërhyrje nga jashtë, sepse ishim gati dhe prisnim ...
Komentet te Qeveria është tërhequr nga vendimi për bllokimin e mallrave serbe Janë të Mbyllura

Lirohen dy kosovarët që u arrestuan nga Policia serbe në Merdar

Lajme
Dy qytetarët kosovarë, Esat Muçolli dhe Dervish Maliqi, të cilët u arrestuan të martën nga Policia e Serbisë në Pikë-kalimin kufitar në Merdar, tashmë janë liruar, raporton Gazeta Sinjali. Lajmin e ka bërë të ditur vëllai i Dervish Maliqit, Labinoti, përmes një postimi në rrjetin social Facebook. “Drejtesia triumfoj”, shkroi ai në fotografinë ku shihet bashkë me Muçollin dhe vëllain e tij. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Lirohen dy kosovarët që u arrestuan nga Policia serbe në Merdar Janë të Mbyllura

“Populli nuk harron”, AAK vendosin në foltoren e Kuvendit flamujt e SHBA-së dhe NATO-s

Lajme
Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka vendosur një pankartë me flamujt e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në foltoren e Kuvendit të Kosovës, raporton Gazeta Sinjali. “Edhe nëse Qeveria harron, populli nuk harron”, thuhet në to. Kjo protestë e AAK-së vjen pas akuzave të kësaj partie drejtuar Qeverisë për dëmtim të aleancës me partnerët ndërkombëtarë të Kosovës. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te “Populli nuk harron”, AAK vendosin në foltoren e Kuvendit flamujt e SHBA-së dhe NATO-s Janë të Mbyllura

OEGJK të shqetësuar për situatën në Veri: Kompanitë gjermane mund të heqin dorë nga investimet në Kosovë

Ekonomi
Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare ka lëshuar një deklaratë lidhur me ndikimin e zhvillimeve politike në marrëdhëniet ekonomike gjermano-kosovare. Anëtarët e OEGJK-së janë shprehur të shqetësuar se kompanitë gjermane mund të heqin dorë nga investimet në Kosovë, ose të ndërpresin aktivitetet ekzistuese. Sipas tyre, lajmet për paqëndrueshmëri politike dëmtojnë besimin e klientëve dhe investitorëve gjermanë në mënyrë të konsiderueshme dje kjo ndikon negativisht në marrëdhëniet ekonomike gjermano-kosovare dhe i shkakton dëm Kosovës, si lokacion për investime dhe biznes. OEGJK ndër të tjerash ia ka bërë thirrje vendimmarrësve politikë në Kosovë që të ndërmarrin hapa për rivendosjen e një mjedisi të qëndrueshëm politik. Njoftimi i plotë: Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (KDWV-OEGJK) po ndjek me ...
Komentet te OEGJK të shqetësuar për situatën në Veri: Kompanitë gjermane mund të heqin dorë nga investimet në Kosovë Janë të Mbyllura