Ministri i Punëve të Brendshëm, Xhelal Sveçla, në konferencën për media pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë tha se menaxhmenti i policisë ka kontaktuar me familjet e policëve të kidnapuar. Ai u shpreh se edhe gjatë ditë do të kontaktojnë me familjarët për të shprehur solidaritetin dhe siç u shpreh ai, për të parë për nevoja eventuale, përcjell Klankosova.tv. “Në momentin që është ditur pak a shumë se çfarë ka ndodhur, menaxhmenti i policisë ka kontaktuar me familjet dhe është në kontakt të vazhdueshëm. Ne gjatë ditës do të kontaktojmë me familjarët për të shprehur solidaritetin normalisht me ta edhe për të parë për nevoja eventuale”, u shpreh ai./Demokracia ...
Komentet te A janë kontaktuar familjarët e policëve të kidnapuar? Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Vetëm një ditë pasi iu pezullua licenca televizionit Klan Kosova, kryeministri Albin Kurti ka folur se sa shumë ka liri të medias në Kosovë. Madje Kurti në konferencën për media, po tenton edhe t’ju tregojë gazetarëve se çfarë pyetje duhet të bëjnë. Kurti u tregua i ashpër me pyetjen e gazetares nëse do të lirohen policët e rrëmbyer me kushtin që të lirohet i dyshuari Milun Milenkoviq – Llune, i cili u arrestua të martën për sulmet ndaj KFOR-it. E pas kësaj foli se sa shumë ka liri të medias në Kosovë, shkruan Demokracia.com. “Nuk krahasohen këto raste, te ne ka sundim të ligjit, nuk ka pazare. Nuk di që ...
Komentet te Mbrëmë ia pezulloi licencën një televizioni, Kurti sot u tregon gazetarëve çfarë pyetje të bëjnë, pastaj flet për lirinë e mediave Janë të Mbyllura
Deputeti i LDK-së, Anton Quni ka thënë se njëri prej policëve të kidnapuar sot nga forca serbe, ka probleme me astmën. Duke folur në DPT te Fidani, Quni ka ngritur si shqetësuese moshën e policëve të kapur sot në veri. Njëri prej tyre ka probleme me astmën, me frymëmarrjen. Ne që kemi miqë, që kemi shokë, i ndajmë këto probleme”, ka thënë ai. Quni ka folur për gjendjen e zyrtarëve policorë. Ai ka thënë se atyre duhet t’u mundësohet pensionimi i parakohshëm. “Ne para disa kohësh, kemi ngrit në Kuvend pensionimin e parakoshëm të Policisë, që si pasojë e moshës dhe probmeve tjera, nuk mund t’i kryejnë detyrat e tyre ...
Komentet te Quni ndan një detaj për njërin nga policët e kidnapuar sot në veri Janë të Mbyllura
Pas vërshimeve të mëdha dhe daljes nga shtrati të lumit Tërstena gjatë orëve të mbrëmjes, Vushtrria ka shpallur gjendje emergjente, raporton Gazeta Sinjali. Kryetari i Komunës, Ferit Idrizi ka krijuar një Shtab Emergjent i cili ka filluar punën në terren. Gjithashtu, qytetarëve të cilët banojnë afër Lumit Podranqa dhe Tërstena u është bërë thirrje që të përgatiten për evakuim. Këtë e konfirmoi edhe vet Idrizi, i cili apeloi qytetarët që të kenë kujdes të shtuar pasi që orët në vijim mund të jenë kritike, sidomos pjesa e Qytetit. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Vushtrria shpall gjendje emergjente pas vërshimeve, priten evakuime Janë të Mbyllura
Gazeta Sinjali raportoi sonte për vrasjen që ndodhi te ‘Rruga C’ në Prishtinë, ku një person është privuar nga jeta, duke u qëlluar me kallashnikov. Viktima nuk ka arritur t’iu mbijetojë plagëve dhe ka vdekur, teksa Policia ka dalë në vendin e ngjarjes. Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se personat që dyshohen të jenë përfshirë në këtë rast kanë arritur të ikin, ndërsa vetura e tyre është gjetur jo shumë larg vendit të ngjarjes. Të dyshuarit ia kanë vënë flakën veturës me tabelat SK-7711-BK, në mënyrë që të zhdukin gjurmët e tyre, thonë të njëjtat burime. Rasti tashmë është konfirmuar për Sinjalin edhe nga Policia e Kosovës. “Sot ...
Komentet te Kjo është vetura që u dogj nga të dyshuarit për vrasjen në Prishtinë -Video Janë të Mbyllura
Ekskluzive: Gjendet e djegur vetura e personave që dyshohen për vrasjen me kallashnikov te ‘Rruga C’
Gazeta Sinjali raportoi sonte për vrasjen që ndodhi te ‘Rruga C’ në Prishtinë, ku një person është privuar nga jeta, duke u qëlluar me kallashnikov. Viktima nuk ka arritur t’iu mbijetojë plagëve dhe ka vdekur, teksa Policia ka dalë në vendin e ngjarjes. Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se personat që dyshohen të jenë përfshirë në këtë rast kanë arritur të ikin, ndërsa vetura e tyre është gjetur jo shumë larg vendit të ngjarjes. Të dyshuarit ia kanë vënë flakën veturës në mënyrë që të zhdukin gjurmët e tyre, thonë të njëjtat burime. Rasti tashmë është konfirmuar për Sinjalin edhe nga Policia e Kosovës. “Sot rreth orës 20:00, ...
Komentet te Ekskluzive: Gjendet e djegur vetura e personave që dyshohen për vrasjen me kallashnikov te ‘Rruga C’ Janë të Mbyllura
Ministria e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë ia ka pezulluar certifikatën e biznesit televizionit Klan Kosova. Siç thuhet në një njoftim të minsitrisë, me këtë rast ndaj televizionit është iniciuar edhe kallëzim penal në Departamentin e Krimeve të Rënda, nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe keqpërdorim të autorizimeve ekonomike Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka iniciuar kallëzim penal në Departamentin e Krimeve të Rënda në kuadër të Policisë së Republikës së Kosovës, ndaj Shoqërisë Tregtare “KLAN KOSOVA” SHPK, zyrtarëve përgjegjës nga Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve dhe personave përgjegjës të kompanisë, nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare, si dhe keqpërdorim të autorizimeve ekonomike. Mbështetur në aktet ligjore, ...
Komentet te Rast i paprecedent, Qeveria ia heq licencën Televizionit Klan Kosova Janë të Mbyllura
Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Melihate Tërmkolli, ka reaguar pas kidnapimit të tre policëve të Kosovës nga forcat serbe. Në llogarinë e saj në Facebook, Tërmkolli i është drejtuar kryeministrit Kurti, shkurtë, duke i thënë “Mëshoj Albin, çka po pret?!”. Ndërkohë që sot janë kidnapuar tre policë kosovar nga policia serbe. Lidhur me këtë ka reaguar edhe kryeministri Kurti i cili ka thënë se dyshon që të tre zyrtarët policorë janë rrëmbyer nga ushtria e Serbisë, teksa shtoi se po e sheh si shenjë hakmarrjeje pas arrestimit të Millun Millenkoviq – Lune, të dyshuarit për sulm ndaj policisë dhe pjesëtarëve të KFOR-it. “Tre zyrtarë të policisë së Kosovës janë ...
Komentet te Tërmkolli: Mëshoj Albin, çka po pret Janë të Mbyllura
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas kidnapimit të tre zyrtarëve policorë të Kosovës nga njësia speciale e Serbisë. Krasniqi ka thënë se kjo është një shkelje flagrante e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë. “Partia Demokratike e Kosovës shpreh indinjatën e thellë dhe denoncon ashpër rrëmbimin e sotëm të tre policëve të Kosovës nga njësitë speciale të policisë së Serbisë. Kjo është një shkelje flagrante e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës! Aksioni i forcave serbe tregon qartë qëllimin e Serbisë për të shkaktuar tensione dhe për të kërcënuar paqen dhe sigurinë në rajon”, ka thënë Krasniqi. ...
Komentet te Memli Krasniqi: Serbia po kërcënon paqen në rajon, Qeveria të bëjë gjithçka për lirimin e policëve Janë të Mbyllura
Ish-drejtori i VV-së në Mitrovicë kërkon që tre policët e rrëmbyer të gjykohen për tradhti kombëtare
Ish-drejtori i Inspeksionit në Komunën e Mitrovicës, Fidan Ademi, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka bërë një koment lidhur me rrëmbimin e tre zyrtarëve policorë të Kosovës nga policia e Serbisë. Ademi thotë se të tre policët duhet të lirohen nga Serbia, e më pas të gjykohen në Kosovë për “tradhti kombëtare”. Postimi i plotë i Ademit: Sipas komunikatës së policisë, zyrtaret policor i kanë vrejtur personat e dyshimit duke u afruar drejt pikes së tyre! Nuk Ka asnje arsyetim dorzimi pa rrezistencë. Ata Duhet te lirohen sa me parë prej Serbise, e te perballen ne gjykata Tona per tradhti kombetare! Le te jenë shembull që asnje zyrtar policior a ...
Komentet te Ish-drejtori i VV-së në Mitrovicë kërkon që tre policët e rrëmbyer të gjykohen për tradhti kombëtare Janë të Mbyllura