Policia e Kosovës po mban konferencë të jashtëzakonshme për media pas kidnapimit të tre zyrtarëve kufitarë nga forcat serbe gjatë një patrullimi në vendin e quajtur Tresave/Bare, në vijën kufitare në veri të Kosovës. Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani tha se janë të bindur se ata janë kidnapuar në territorin e Kosovës, teksa shtoi se kanë njoftuar të gjithë mekanizmat që të bëhet presion për lirimin e tyre, raporton Sinjali. “Njësitet speciale të Serbisë në formë të organizuar kanë kidnapuar tre zyrtarë policorë kufitarë. Kidnapim klasik nga forcat serbe. Njësia patrulluese e kufirit ka qenë në detyrë zyrtarë ka qenë në e vendin e quajtur Tresave/Bare, në vijën kufitare në ...
Komentet te Policia: Jemi të bindur se tre policët u kidnapuan në territorin e Kosovës Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Avokati Besnik Berisha ka reaguar pas kidnapimit të tre zyrtarëve policorë kufitarë nga forcat serbe gjatë një patrullimi në vendin e quajtur Tresave/Bare, në vijën kufitare në veri të Kosovës. Ai ka thënë se shteti duhet të bëjë gjithçka që policët të lirohen, raporton Gazeta Sinjali. Në një postim në Facebook, Berisha ka shkruar se çdo sanksion që mund ta marrë Kosova është i arsyeshëm dhe një gjë e tillë duhet të bëhet. Ai ka thënë po ashtu se pritat e tilla të Serbisë nuk e ulin nderin e Policisë së Kosovës. “Policet e kidnapuar nuk jane turperuar, nuk kane deshtuar dhe nuk duhet kritikuar. Ata ishin ne ruajtje te ...
Komentet te Avokati Berisha: Pritat e Serbisë nuk e ulin nderin e Policisë, shteti të bëjë gjithçka për lirimin e tre policëve Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës tha se mesditën e së mërkurës, tre zyrtarë kufitarë dyshohet se janë kidnapuar nga forcat serbe gjatë një patrullimi në vendin e quajtur Tresave/Bare, në vijën kufitare në veri të Kosovës. Por, zyrtarët në Beograd tha se ata janë arrestuar nga njësitet anti-terror të xhandarmërisë serbe. Vendi Tresave/Bare gjendet në komunën e Leposaviqit dhe sipas kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, gjendet rreth 300 metra në brendësi të territorit të Kosovë. Ndërkaq, sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës, njësia policore ka qenë duke kryer një patrullë “thellë brenda territorit të Kosovës” për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale, që sipas këtij institucioni shfrytëzohen nga grupet kriminale” për ...
Komentet te Krejt çka dihet për kidnapimin e tre policëve kosovarë nga Serbia, Policia del në konferencë të jashtëzakonshme Janë të Mbyllura
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka uruar popullin dhe ushtrinë amerikane me rastin e 248-vjetorit të krijimit të saj. Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se shembulli i sakrificës, përkushtimit dhe atdhedashurisë ishte dhe do të mbetet gjithnjë frymëzim për Kosovën dhe ushtrinë e saj. “Në këtë ditë historike për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ushtrinë e saj, uroj përzemërsisht popullin amerikan dhe përfaqësuesit e institucioneve mbrojtëse të ShBA-së, me rastin e 248-vjetorit të krijimit të ushtrisë amerikane”. “Shembulli i juaj i sakrificës, trimërisë, përkushtimit dhe atdhedashurisë ishte dhe do të mbetet gjithnjë frymëzim për ne dhe Ushtrinë e Kosovës”, ka shkruar ...
Komentet te Haradinaj: Kosova do të dijë ta ruajë partneritetin me NATO-n, veçmas me ShBA-të Janë të Mbyllura
Mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi, po vazhdon edhe gjatë ditës së mërkurë me kundra-pyetjet ndaj dëshmitarit të tetë (me kodin 04323) në seancën ndaj Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), në Hagë. Nga ana e mbrojtjes së Thaçit, avokati Gregory Kehoe, është duke e marrë në pyetje dëshmitarin, raporton “Betimi për Drejtësi”. Ndryshe, në seancën e sotme të pranishëm në sallë të gjykimit janë Thaçi, Veseli dhe Selimi, kurse Krasniqi është duke e përcjellë seancën përmes video-lidhjes. Lidhur me këtë, kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Charles Smith, tha se Krasniqi ka dorëzuar një dokument me të cilin ka heq dorë nga ...
Komentet te Mbrojtja e Thaçit vazhdon me kundra-pyetjet ndaj dëshmitarit të tetë Janë të Mbyllura
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në vend, ku u paralajmëruan sanksione ndaj Kosovës nga SHBA-ja dhe BE-ja. Me anë të një postimi në Facebook, Çitaku ka shkruar se Kosova nuk i takon një njeriu dhe se e ardhmja e vendit nuk mund të rrezikohet për një grusht votash. “Çfarë Kosove duam ne për fëmijët tanë? Të izoluar apo të integruar në BE dhe NATO?” – ka pyetur ajo. “Kualiteti i aleancave dhe mirëmbajtja e tyre është po aq e rëndësishme sa edhe sovraniteti. E ardhmja e Kosovës nuk guxon të rrezikohet për një grusht vota. Kosova nuk i takon një njeriu”, ka shkruar ...
Komentet te Çitaku: E ardhmja e Kosovës nuk guxon të rrezikohet për një grusht vota, Kosova nuk i takon një njeriu Janë të Mbyllura
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në konferencë të jashtëzakonshme për media ka konfirmuar se është anuluar mbledhja e përbashkët e qeverive të Kosovës e Shqipërisë e paraparë të mbahej të mërkurën në Gjakovë. Rama ka thënë se duke marrë parasysh rrethanat e tensionuara kishte propozuar një takim më të reduktuar, porse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk e ka pranuar formatin e ri të takimit. Sinjali ...
Komentet te E konfirmon Rama: Anulohet mbledhja e përbashkët e Qeverive shqiptare Janë të Mbyllura
13 qershori i vitit 1999 shënonte Ditën e Çlirimit të Suharekës nga pushtuesi serb dhe ardhjen e lirisë dhe paqes në këtë qytet. Mirëpo, dy gazetarë gjermanë të revistës “Stern”, Gabriel Grüner e Volker Krämer, dhe përkthyesi i tyre, Senol Alit, nuk gjetën paqe në Qafën e Duhlës. Ata u vranë nga mercenari rus para syve të forcave serbe. Tre viktimat përkujtohen çdo vit, pasi që atyre u është ngritur një memorial në vendin që u vranë. Demokracia.com i ka siguruar ekskluzivisht fotografitë e ditës së kobshme, ku Gruner, Kramer dhe Alit shihen të vrarë afër veturës me të cilën po udhëtonin. Si ndodhi vrasja e tyre? Gabriel Grüner, 35 ...
Komentet te Foto ekskluzive të gazetarëve gjermanë të vrarë në Suharekë nga mercenari rus në Ditën e Çlirimit Janë të Mbyllura
Ish-emisari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, e ka bërë një postim në Twitter duke e akuzuar kryeministrin Kurti për zhvillimet e sotme në veri. Grenell u shpreh se këtë mëngjes, Kurti ua tregoi “gishtin e mesit” kërkesave të ShBA-ve dhe BE-së për depërshkallëzim të situatës në veri. Në Mitrovicë të Veriut u arrestua më herët një person me emrin Milun Milenkoviq Llune, që sipas ministrit të Brendshëm Xhelal Sveçla ishte prijës i bandave kriminale. “Joe Bideni dhe Evropianët e ngritën një vijë të kuqe javën e kaluar. Ata thanë që Albin Kurti duhet ta de-eskalojë (situatën) dhe të nis zgjedhjet e reja menjëherë. Këtë mëngjes, Kurti ...
Komentet te Grenell: Kurti e shkeli një tjetër vijë të kuqe -Video Janë të Mbyllura
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në konferencën e mbajtur për medie, ka bërë të ditur se kompania “Pharma Leader” ka importuar insulina në Kosovë, anipse nuk kishte leje për veprimtari të tillë. Vitia tregoi se operatori ekonomik “Pharma Leader” dyshohet tashmë se ka ofruar dokumente të falsifikuara gjë që konsiderohet vepër penale. “Dje me datën 12 qershor jemi njoftuar zyrtarisht se asnjëherë në fakt kompania “Pharma Leader” nuk ka pas asnjë leje apo marrëveshje për të importuar insulina në Kosovë”, u shpreh Vitia. “Në dokumentin e muajit maj 2023 operatori ekonomik e ka ofruar një dëshmi nga “Pharma Leader” në gjuhën angleze me qëllim të konfirmimit të rregullësisë së dëshmisë ...
Komentet te Vitia: Operatori ekonomik “Pharma Leader” importoi insulina në Kosovë me dokumente të falsifikuara Janë të Mbyllura