Pesë migrantë ilgealë nga Siria janë gjetur sot të fshehur në një kamion që po transportonte mallra nga Turqia në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali. Përmes një komunikate për media, Dogana e Kosovës bën me dije se migrantët janë ndaluar dhe në koordinim me autoritetet kompetente janë dorëzuar te Policia e Kosovës. “Sipas deklaratave të personave te gjithë refugjatët janë nga Siria, emigrantët janë ndaluar dhe pastaj në koordinim me autoritetet kompetente janë dorëzuar tek Policia e Kosovës. Vlen të theksohet se kamioni përmbante dërgesë e cila vinte nga Turqia”, thuhet në komunikatë. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Kapen pesë migrantë ilegalë në një kamion të mallrave në Prishtinë Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Në Prokurorinë e Lartë Publike në Kralevë po merren në pyetje tre policët e Kosovës, të cilët sipas autoriteteve në Beograd, janë arrestuar në territorin e Serbisë më 14 qershor. Lajmin e kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë nga Prokuroria e këtij qyteti në jug të Serbisë. Prokuroria nuk iu përgjigj pyetjeve se çfarë akuzash rëndojnë mbi tre pjesëtarët e Policisë së Kosovës. Kosova e konsideron arrestimin e tre zyrtarëve policorë si rrëmbim nga autoritetet e Serbisë në territorin e saj. Sipas Policisë së Kosovës, zyrtarët policorë janë arrestuar në Tresave/Bare që gjendet në komunën e Leposaviqit, brenda territorit të Kosovës. Autoritetet në Serbi të premten e 16 qershorit ...
Komentet te Merren në pyetje në Serbi tre policët e Kosovës, Prokuroria serbe nuk tregon për akuzat që rëndojnë mbi ta Janë të Mbyllura
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ditë më parë kishte marrë vendim për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës. Ky vendim ka zgjuar reagim të shumta nga mediat vendore, organizata vendore e ndërkombëtare si dhe të ambasadave të shumta në Kosovë si dhe së fundi edhe të Bashkimit Evropian (BE). Përmes një postimi në rrjetin social në Twitter nga Bashkimi Evropian kanë thënë se janë të shqetësuar rreth pezullimit të licencës së biznesit të Klan Kosovës, si dhe janë duke i monitoruar nga afër zhvillimet e fundit. “Të shqetësuar rreth pezullimit të licencës së biznesit të Klan Kosovës. BE-ja po e monitoron nga afër zhvillimet. Vëmendja u përqendrua ...
Komentet te BE: Jemi të shqetësuar rreth pezullimit të licencës së Klan Kosovës Janë të Mbyllura
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, po merr pjesë në Forumin e Prespës në Strugë të Maqedonisë se Veriut. Në kuadër të këtij Forumi, kryeministri Kurti ka takuar kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, me të cilin biseduan për zhvillimet e fundit në vend, pas agresionit serb ndaj Kosovës, me rastin e rrëmbimin të tre policëve kosovarë të mërkurën brenda territorit të Kosovës, ku kryeministri kërkoi dënimin e këtij akti të agresionit. Në takim u diskutua edhe për procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë në kuptim të zbatimit të plotë dhe të pakushtëzuar të Marrëveshjes Bazike dhe të deeskalimit të situatës në katër komunat në veri të Republikës së ...
Komentet te Kurti në Forumin e Prespës takon Ahmetin, bisedojnë për zhvillimet në Kosovë Janë të Mbyllura
Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë në Toscana. Organizimet janë drejt përfundimit dhe çifti tashmë janë zhvendosur në vendin ku do të mbahet ceremonia për t’iu dhënë dorën e fundit detajeve. Në rrjet po qarkullon ftesa e dasmës së çiftit. BalkanWeb ka siguruar pamjet e para të ftesës së tyre. Në ftesë janë publikuar detajet e ceremonisë e cila zhvillohet me 17.06.23 në kishë e San Galgano në orën 12:00. Dhe darka do të mbahet në Tenuta Larmanione, Sienna ora 20:00. Sigurisht për të ftuarit kanë dhe një kusht: Respektoni ditën tonë të bukur duke mos postuar pamje në rrjete sociale. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Publikohet ftesa e dasmës së Arbanës dhe Edit, zbulohet kushti që çifti iu ka vënë të ftuarve Janë të Mbyllura
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 10:00 në Gjakovë, ku një grua ka rënë nga ‘Ura e Fshajtë’ në lumin Drini i Bardhë, raporton Gazeta Sinjali. Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili tha se njësitë relevante janë në kërkim të viktimës. “Rreth orës 10:00 kemi pranuar informatë se një person (femër e moshës madhore) ka rënë nga ura e Fshajt në lumin Drini i Bardhë. Të gjitha njësitet e nevojshme policore dhe zjarrfikësit menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar Njësia për Kërkim Shpëtim. Në këto momente, edhe përkundër rrjedhës ...
Komentet te Një grua hidhet nga ‘Ura e Fshajtë’ në Gjakovë – pamje nga vendi i ngjarjes -Video Janë të Mbyllura
Një person në komunën e Lipjanit ka kërkuar ditë më parë ndihmën e Policisë së Kosovës, pasi është përballur me një situatë të pazakontë dhe të rrezikshme, raporton Gazeta Sinjali. Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë zbardhur detaje nga dëshmia e 54-vjeçarit, i cili ka deklarua se derisa ishte duke kaluar rrugën në vendkalimin e shënjuar për këmbësorë, një shofer me qëllim që ta frikësojë, në fillim i ka dhënë përparësi e më pas ka vozitur me vrull. Sipas viktimës, i dyshuari në momentin e fundit ka ndërruar kahje dhe nuk e ka goditur me veturë, por që më pas ka vazhduar ta përndjek me qëllim që ta frikësojë. ...
Komentet te 56-vjeçari ia fut frikën në palcë një personi në Lipjan, tenton ta godas me veturë Janë të Mbyllura
Dje Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj me stafin e tij mbështetës dhe përfaqësueset e UN Women Kosovo, vizituan KEDS-in. Vizita kishte për qëllim njohjen me të arriturat e KEDS, me fokus perspektivën e barazisë gjinore, si dhe për të bashkëbiseduar rreth kushteve të punës për punonjësit e kompanisë. Kryeshefi Ekzekutiv i KEDS, z. Alpin Dogan, dhe përfaqësues tjerë të kompanisë, prezantuan projektet e realizuara në fushën e barazisë gjinore dhe politikat e kompanisë për kushtet e punës në përgjithësi, duke qenë po ashtu të hapur për sugjerimet që mund të bëhen në këtë drejtim, me ç’rast z.Dogan tha: “Unë jam ithtar i barazisë gjinore në vendin e punës, madje ...
Komentet te Vizitë në KEDS nga Avokati i Popullit Naim Qelaj dhe përfaqësueset e UN Women Kosovo Janë të Mbyllura
Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti teksa komentoi veprimet e Qeverisë Kurti në ”Prime Time”, ka thënë se dikur ai ishte më ekstremist sesa vetë Kurti, por duhet parë edhe politikanët e tjerë dhe ndryshuar me kohën. Haliti mbi të gjitha komentoi fushatën e Kurtit duke thënë se “Kurti e ka marrë pushtetin për bashkim kombëtar mes Kosovës e Shqipërisë, e realisht tash na prishi edhe me Shqipërinë”. Haliti ka thënë se Kurti ka qëllim që të mbetët si hero në histori me veprimet e tij, por koha e luftës ka përfunduar dhe nuk mundet më. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Haliti: Kurti e ka marrë pushtetin për bashkim kombëtar, e tash na prishi edhe me Shqipërinë Janë të Mbyllura
Anëtarët e Partisë Socialdemokrate e kanë mbyllur me dry e zinxhirë derën e Komisionit të Pavarur për Media. Kjo, vjen si protestë e PSD-së pasi Klan Kosova ka raportuar se bordi i KPM-së është mbledhur për të diskutuar në mënyrë joformale çështjen e pezullimit të certifikatës së biznesit nga ana e MINT-it. “Aparatçikët që duan të na e mbyllin gojën i mbyllem brenda. KPM sot është mbledhur me urdhër të Qeverisë. Duan ta shfrytëzojnë gjendjen e krijuar me Serbinë për të na e mbyllur gojen. Rreziku nga Serbia nuk mund ta justifikojë diktaturën brenda. Përkundrazi, liria e demokracia janë fituar me luftë. Ato nuk do të dorëzohen kurrë, për asnjë ...
Komentet te PSD-ja me aksion simbolik, ia vë drynin KPM-së: Aparatçikët që duan të na e mbyllin gojën, i mbyllem brenda -Video Janë të Mbyllura