Këngëtari Luiz Ejlli e ka publikuar videoklipin e këngës “Përjetësisht”, e cila është dedikim për të dashurën e tij, moderatoren Kiara Tito. Ejlli e kishte publikuar këngën më 4 qershor, ndërsa mblodhi miliona klikime për pak ditë. Tani, pas 12 ditëve, fituesi i Big Brother në Shqipëri e ka publikuar edhe videoklipin që u punua nga VGA Studio. Teksti i këngës është shkruar nga këngëtari Bardhi, ndërsa producent është Çelik Lipa. Luiz Ejlli ka shijuar suksese të jashtëzakonshme që nga fitimit i Big Brotherit në muajin maj. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Luiz Ejlli publikon videoklipin e këngës “Përjetësisht” – Video Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
RTV Dukagjini ka publikuar pamje të reja nga sulmi që iu bë sot gazetarëve kosovarë në komunën e Leposaviqit, por edhe veturës zyrtare të ministrit Elbert Krasniqi. Në video shihet momenti kur sulmohet gazetarja e RTV Dukagjini, Dorentina Thaqi e cila gjithashtu dëgjohet teksa shqetësohet për kameramanin Leonard Berisha. Postimi i plotë i RTV Dukagjini: Momente drithëruese nga veriu Në këtë video pasqyrohet ngjarja dramatike që ndodhi në Leposaviq e ku u sulmuan brutalisht gazetarët. Përmes kësaj video dëshmohet sulmi ndaj gazetares së RTV Dukagjinit, Dorentina Thaqi dhe torturat ndaj kameramanit Leonard Berisha, madje edhe pengesa nga ushtarët e KFOR-it për ndihmën që kameramani e kërkonte. Por, këto pamje dëshmojnë ...
Komentet te E tmerrshme: Publikohen pamje të reja nga sulmi brutal ndaj gazetarëve në Leposaviq -Video Janë të Mbyllura
“Dje, sot, nesër, përjetë bashkë!” Nën këtë moto ka nisur këtë të premte në orën 19:00 para kryeministrisë protesta e qytetarëve në mbështetje të Kosovës. Tensionet me Serbinë dhe “kthimi i shpinës” nga ndërkombëtarët ka detyruar qytetarët që me pankarta në duar të mbështesin shtetin motër. Qytetarët e Tiranës dhe jo vetëm kanë bërë thirrje për një protestë. Është protesta e parë që mbahet në Tiranë pas tensioneve të shfaqura në Veri mes Kosovës dhe Serbisë. Nuk ka organizatorë kjo protestë, por përmes rrjeteve sociale secili ka bërë thirrje që të marrë pjesë, pikërisht në orën 19:00 në sheshin para kryeministrisë, raporton Euronews Albania. Qytetarët që folën për mikrofonin e ...
Komentet te Në mbështetje të Kosovës, në Tiranë fillon protesta me moton “dje, sot nesër, përjetë bashkë” Janë të Mbyllura
Nëntë gazetarë janë lënduar sot gjatë raportimit në Komunën e Leposaviqit, pasi që janë sulmuar fizikisht nga njerëz me maska. Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media, ku ka njoftuar se gazetarëve i janë dëmtuar edhe pajisjet e ndryshe të xhirimeve. “Sot me datën 16 qershor 2023, pranë komunës së Leposaviqit nga persona të dyshuar është sulmuar me mjete të ndryshme (ngjyrë), automjeti zyrtar i cili ishte në shoqërim të ministrit të Ministrisë për Administrim të Pushtetit Lokal të RKS-së, i cili ishte në dalje nga komuna e Leposaviqit pasi i njëjti ka qenë me detyrë zyrtare në komunë”. “Po ashtu në afërsi të ...
Komentet te Policia me detaje pas sulmeve në veri: Nëntë gazetarë janë sulmuar brutalisht nga grupe kriminale Janë të Mbyllura
Imer Zeqiri nga Sindikata e Policisë së Kosovës ka thënë se Kryqi i Kuq ndërkombëtar ka komunikuar me familjarët e tre policëve të Kosovës që janë rrëmbyer nga Serbia dhe kanë dhënë informacione se gjendja shëndetësore e policëve është e mirë. “Jo, në realitet jo. Sepse është procedurë hetimore. As ne s’kemi mundur të kontaktojmë me ta. Ata kishin marrë informacione nga Kryqi i Kuq ndërkombëtar. Kryqi i Kuq ka kontaktu me disa familjarë dhe kanë treguar se gjendja e tyre është e mirë. Informacionet i kishin marrë nga Kryqi i Kuq. Gjendja e tyre është e mirë dhe i kishin njoftuar familjarët”, ka treguar Zeqiri për FRONTAL, duke treguar ...
Komentet te Kryqi i Kuq ndërkombëtar viziton tre policët e kidnapuar, kjo është gjendja shëndetësore e tyre Janë të Mbyllura
Ai ka thënë se mos trajtimi i duhur mjekësor ndaj policëve kosovarë është shqetësim i madh. “Fakti që zyra ndërlidhëse e Kosovës, në Beograd paralajmëroi autoritetet serbe dhe komunitetin diplomatik për nevojën e trajtimit mjekësor, vetëm për t’u injoruar tërësisht nga autoritetet serbe, është një shqetësim i madh’, ka thënë ai.“Ne i bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar që t’i dënojë me zë të lartë këto mizori dhe t’i bëjë presion Serbisë që të lirojë menjëherë oficerët tanë. Heshtja dhe mosveprimi i barabartë bashkëfajësi”, ka vijuar ai. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Shefi i kabinetit të Gërvallës: Policët e kidnapuar po trajtohen në mënyrë çnjerëzore Janë të Mbyllura
I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, ka deklaruar sot se Kosova duhet të heqë ndalimin e importit të mallrave serbe dhe se kjo është jo vetëm joevropiane, por edhe përshkallëzim i panevojshëm i tensioneve. Escobar, i pyetur nga gazetarët për ndalimin e vendosur nga qeveria e Kosovës, tha se nuk ka bazë ligjore për një veprim të tillë dhe se ndalimi duhet të hiqet. “Ai ndalim për mallrat dhe automjetet e caktuara duhet të hiqet. BE-ja beson se nuk është vetëm anti-evropiane, duke penguar lëvizjen e njerëzve dhe mallrave, por nuk ka asnjë bazë ligjore për të. SHBA-të e mbështesin plotësisht atë qëndrim të BE-së. Sa ...
Komentet te Escobar: Ndalimi i mallrave serbe në Kosovë jo vetëm veprim anti-evropian por nuk ka asnjë bazë ligjore për të Janë të Mbyllura
Kryetari i Kukësit, Safet Gjici ka reaguar pas videos skandaloze që qarkulloi gjatë ditës së sotme në rrjetet sociale, ku Gjici shihet duke kryer mardhënie seksuale. Gjici ka pranuar fajësinë dhe deklaroi dorëheqjen. Tutje, Gjici tha se prej disa kohësh ka marrëdhënie intime me vajzën në fjalë. Reagimi i plotë i Safet Gjicit: Ndjesë të thellë publike çdokujt që sot ka parë atë material të shëmtuar video. Pas një fushate dhe përballjeje jo të lehtë me kundërshtarët e mi, pas të cilës rezultova fitues, fatkeqësisht unë rash pre e një kurthi të përgatitur me detaje nga e njëjta dorë njerëzish me të cilët u përballa në zgjedhje. Ja arritën ta ...
Komentet te “Prej kohësh kam marrëdhënie intime me vajzën”, Gjici njofton dorëheqjen Janë të Mbyllura
Kameramani i RTK-së, Bardh Bekteshi, është sulmuar në veri të Kosovës. Siç shihet në videon e publikuar nga transmetuesi publik, një person i maskuar e godet fillimisht në këmbë kameramanin Bekteshi, i cili rrëzohet. Pas rrëzimit, personi i maskuar ka vazhduar ta sulmoj edhe disa herë. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te VIDEO: Sulmohet brutalisht kameramani i RTK-së në Leposaviq Janë të Mbyllura
Tre policëve të Kosovës, të arrestuar nga forcat serbe më 14 qershor, iu shqiptua masa e paraburgimit. Gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën e Lartë në Kralevë e mori vendimin pas kërkesës së prokurorit publik të këtij qyteti në jug të Serbisë. Tash për tash nuk është e qartë kohëzgjatja e paraburgimit./REL/ /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Paraburgim për tre policët e kidnapuar Janë të Mbyllura