Arbana dhe Eduarti kurorëzojnë sot lidhjen e tyre në martesë. Mes familjarëve dhe miqve të tyre të ngushtë, ceremonia mbahet në Toskanë, një vend special për çiftin. Dasma do të jetë në kornizën më intime të mundshme, me dëshirën e Arbanës dhe Eduartit, të cilët edhe në ftesë i kanë kërkuar të ftuarve të mos postojnë foto dhe video në rrjetet sociale, duke dashur të respektojnë ditën e tyre. Por një detaj është zbuluar. Ai i fustanit. Nga “Geraldina Sposa” pjesë e koleksionit të dizanjerit të njohur libanez, Zuhair Murad. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Dalin detajet e para nga fustani i nusërisë së Arbana Osmanit – FOTO Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Anëtari i PSD-së, Frashër Krasniqi, ka thënë se krejt zhurma në veri u bë që Kurti ta “unifikojë” popullin, e pastaj ta bëj Asociacionin që në fakt është më i keq se marrëveshja e 2013 dhe 15. Sipas Krasniqit, Kurti po e përdorë Presidenten Osmani, për të tërheqë nga veriu i vendit, e për të shpallë zgjedhjet atje, pastaj ta tërheqë edhe Njësinë Speciale. “Ju e dini se sa herë Kurti dëshiron të tërhiqet Ai e bën këtë përmes Vjosa Osmanit, ose Besnik Bislimit. Siç e dëgjuam Osmani, tha se janë duke u diskutuar vetëm detajet për shpalljen e zgjedhjeve në veri, e për tërheqjen e Policisë nga atje”, ka ...
Komentet te Krasniqi: Krejt kjo zhurmë në veri u bë që Kurti ta bëj Asociacionin -Video Janë të Mbyllura
Militanti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rron Gjinovci përmes një postimi në rrjetin e tij social “Facebook”, ka fyer juristen e së drejtës së mediave, Flutura Kusari. Teksa ka publikuar një artikull ku shihej edhe Kusari, Gjinovci i cili thirret si aktivist në shoqërinë civile ka shkruar krahas fotografisë “Çfarë frizure”. Ai ka përqeshur dukjen e juristes kosovare duke e shoqëruar edhe me simbole “emoji”. Përshkrimi i Gjonvcit mbi fotografi ka elemente seksiste edhe mizogjeniste. Ky veprim i tij u kritikua mjaft shumë nga komentuesit meqë i njëjti jo rrallë pohon se e ndjen veten të civilizuar. Demokracia ...
Komentet te “Çfarë frizure”| Gjinovci e përqesh Kusarin Janë të Mbyllura
Këto ditë të reshurat e shiut kanë bërë që në disa zonë të Kosovës të ketë vërshime të mëdha, por të reshurat e shiut kanë edhe anën pozitive, pasi në liqenin e Badocit është arritur niveli maksimal kapërderdhës. Në disa postime në rrjetin social në Facebook të Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” është bërë e ditur se nga të reshurat e shiut është arritur niveli maksimal i ujit në liqenin e Badovcit. “Lajm fantastik, liqeni i Badocit pas një periudhe të gjatë, arriti nivelin maksimal kapërderdhës”, thuhet në postimin Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”. Ndryshe, një nga komunat e cila është përballë me situatë të rënduar pas të reshurave të shumta është Vushtrria. Si ...
Komentet te Si asnjëherë më parë liqeni i Badocit arrin nivelin maksimal me ujë Janë të Mbyllura
11-vjeçarja, e cila ishte dhunuar vitin e kaluar nga pesë persona në Prishtinë, dyshohet se është dhunuar prapë tani në strehimoren në të cilën po rehabilitohej nga një e mitur tjetër. Rrjeti i Grave i Kosovës ka reaguar ndaj dhunimit të 11-vjecares, duke e cilësuar këtë si dështim institucional në trajtimin e dhunës me bazë gjinore. “Dje më 16 qershor, në emisionin “Udhëve” të transmetuar në Radio Televizionin e Kosovës, u bë publik edhe një dështim institucional në trajtimin e dhunës me bazë gjinore, ndaj të miturës 11 vjeçare, e cila ishte e strehuar në strehimoren e sigurisë së lartë, e vetmja strehimore shtetërore nën Ministrinë e Punëve të Brendshme. ...
Komentet te 11-vjeçarja e dhunuar më parë, dhunohet edhe në strehimore – tash nga një e mitur Janë të Mbyllura
Besimtarët myslimanë ditën e sotme janë nisur drejt vendeve të shenjta, për ta kryer kushtin e pestë të Islamit që është shkuarja në Haxh. Kryesia e Bashkësisë Islame e Kosovës ka njoftuar se këtë vit nga Kosova për ta kryer haxhin do të udhëtojnë 1597 besimtarë, ku do të udhëtojnë përgjatë 3 ditëve, më 17, 18 dhe 19 qershor. Njoftimi i plotë: Grupi i parë i besimtarëve nga Kosova është nisur sot drejt vendeve të shenjta për ta kryer kushtin e pestë të Islamit – haxhin. Në përcjellje të tyre, përveç familjarëve të shumtë, doli edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i cili u uroi ...
Komentet te Besimtarët mysliman nisen për në Haxh Janë të Mbyllura
Abuzimi me substanca narkotike nga të rinjtë mbetet një shqetësim i madh në shoqërinë kosovare. Edhe më shqetësues këtë dukuri e bën mungesa e trajtimit preventiv nga institucionet. Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike, shkruan Gazeta Sinjali. Një shitës i mundshëm droge ka rënë në prangat e Policisë të premten në rrugën ‘Ibrahim Lutfiu’ në Prizren. Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari D.Kasimi, fillimisht dyshohej se po bënte shitblerje të narkotikëve, në një zonë të Prizrenit. Policia ka zhvilluar aksion për kapjen e tij, ...
Komentet te Dyshohet se shiste drogë – I riu në Prizren hidhet nga një lartësi për t’i ikur Policisë por kapet sërish Janë të Mbyllura
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Sipas njoftimit të këtij instituti, vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin reshje shiu. “Të shtunen parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Moti sot me vranësira dhe reshje shiu Janë të Mbyllura
Në kohët e fundit, gazetarët janë kthyer në një cak të lehtë i sulmit. Sot në veri janë sulmuar fizikisht nëntë gazetarë nga njerëz me maska. Çfarë po ndodhë? Policia e Kosovës ka njoftuar se nëntë gazetarë janë sulmuar sot në komunën e Leposaviqit. Sipas policisë, përveç dhunës fizike, gazetarëve u janë dëmtuar edhe paisjet e ndryshme te xhirimeve. “Bazuar në informacionet e deritanishme bëhet fjalë për nëntë gazetarë të sulmuar të cilët kanë qenë me detyrë zyrtare duke përcjellë zhvillimet pranë komunës së Leposaviqit, ku disa prej tyre përveç shqetësimeve kanë pësuar edhe lëndime të ndryshme trupore, si dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Përveç sulmeve fizike dhe dhunës së ushtruar ...
Komentet te Gazetarët e pambrojtur: 30 sulme ndaj medieve në veri prej 26 majit Janë të Mbyllura
Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, vlerëson se si po shkojnë gjërat në veri të vendit, mund të vendoset një mbikëqyrje ndërkombëtare. Mustafa, mes tjerash theksoi se s’ka sovranitet në veri, teksa siç tha ai, në një formë është aktivizuar rezoluta 1244. “Asnjë fije sovraniteti nuk është shtruar veçse është cenuar sovraniteti dhe veç sa po cenohet edhe më tutje, kështu qysh po shkojnë gjërat ka frikë që atje të vihet një mbikëqyrje ndërkombëtare në veri të vendit dhe ajo totalisht të del jashtë sovranitetit”, tregoi Mustafa. “Sovranitet atje s’kemi, atje tani është aktivizuar në një formë rezoluta 1244 e Kombeve të Bashkuara. Atje është forca e NATO-s, e cila po ...
Komentet te Mustafa: Në veri është rifuqizuar rezoluta 1244 – mund të vendoset një mbikëqyrje ndërkombëtare Janë të Mbyllura