Njësitë speciale të policisë maqedonase dhe të drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim kanë nxjerrë nga lumi Lepenc makinën me tre trupat e pajetë të shtetasve të Kosovës, e cila të shtunën kishte rënë në lumë pas një aksidenti me një automjet tjetër. Aksidenti ndodhi afër Shkupit, disa kilometra larg vendkalimit kufitar mes dy shteteve, në Bllacë. “Zyrtarët policorë të Njësisë Speciale Antiterroriste kanë gjetur të vdekur tre personat të cilët po kërkoheshin në lumë pas aksidentit të shtunën në rrugën Shkup- Bllacë. Është gjetur edhe automjeti BMW në të cilin ndodheshin personat, tashmë të vdekur”, thuhet në njoftimin e MPB-së. Në veturën me targa të Kosovës ishin katër persona dhe ...
Komentet te Konfirmohet edhe zyrtarisht: Nxirren nga Lepenci trupat e tre shtetasve të Kosovës Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Analisti Shkëlzen Gashi, me anë të një statusi në Facebook, është munduar t’i dalë në mbrojtje shokut të tij Rron Gjinovci, ndaj të cilit pati reagime të shumëta pas komentëve të tij seksiste drejtuar Flutura Kusarit, e cila është avokuese e juriste e të drejtave të gazetarëve. Gashi e ka “thelluar” gjuhën edhe më tej, duke e quajtur shërbëtore të strukturave kriminale Kusarin. Ndërsa sipas tij Rroni është aktivist shembullor. Analist Gashi, shkrimin e tij e ka përmbullur në këtë formë: “rroni osht maskotë e shoqnisë kosovare, kurse ju jeni shërbëtorë të krimit.” Postimi i plotë: çka ka seksiste nëse nuk të pëlqen frizura e dikujt? asgjë. e nëse nuk ...
Komentet te Nuk ndalen militantët e Kurtit, edhe Gashi e “thëllon” gjuhën ndaj Flutura Kusarit, i del në mbrojtje Gjinovcit Janë të Mbyllura
Duket se temperaturat e ulëta që po mbizotërojnë në vend në mes të muajit qershor, këtë javë do të shënojnë rritje mbi 30 gradë Celsius, deri të premten. “Prishtina Weather” njofton se gjatë javës në vijim parashihet të mbajë mot më veror. “18.06.2023 – Mot më stabil veror po parashihet të mbajë përgjatë javës vijuese. Do të ketë më shumë intervale me diell e kthjellime. Orëve të pasdites mund të zhvillohen vransira lokale, që nga dita e mërkurë edhe mund të krijojnë kushte për zhvillime të rrebesheve më të izoluara me bubullimë. Temperaturat maksimale shënojnë rritje edhe deri në 31C e 32C ditën e premtë, e ato minimale luhaten ndërmjet ...
Komentet te A do të na lë shiu ta shijojmë nxehtësinë e muajit qershor? Parashikimi i motit për këtë javë Janë të Mbyllura
Një taksist nga Kosova ka treguar se çfarë ka parë gjatë ditës së djeshme në aksidentin mes dy automjeteve, ku vetura me targa të Kosovës ra në lumin Lepenc dhe si rrjedhojë 3 kosovarë rezultojnë të zhdukur, ndërkaq një tjetër është shpëtuar. Ai thotë se në fillim kanë parë vetëm veturën e aksidentuar “VW Touran” nga Shkupi, ndërsa më pas pasi kanë dëgjuar të bërtitura, kanë vërejtur se një veturë ka rënë në lumë. “Duke ardhur nga Shkupi, minutat kanë qenë në pyetje që kur ka ndodhur aksidenti, të gjitha copat e plastikës i kemi parë në asfalt, copa të parakolpit, duke mos e menduar se është vetura atje poshtë. ...
Komentet te “Ka piskatur nga atje poshtë”, dëshmitari tregon momentet tmerruese kur u aksidentua familja Pacolli -Video Janë të Mbyllura
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në një konferencë për media ka folur për tre policët kosovarë që u kidnapuan brenda territorit të Kosovës pak ditë më parë. Ai tha se askush nuk i ka prekur policët dhe se sipas tij asgjë e keqe nuk ka ndodhur me ta. “Asgjë nuk ju mungon, nuk kanë asnjë mavijosje, askush nuk i ka prekur. Dhe në të gjitha deklaratat e tyre kontradiktore ku njëri thotë jo nuk kemi ecur, dhe tjetri thotë se ecëm, eca pak, u ngjita pak, pastaj ecëm pak më tej, u larguam nga vetura. Pra, çfarë ishin duke bërë, po mblidhnin kërpudha”. Vuçiq gjithashtu shtoi se rreth rastit i kanë ...
Komentet te Vuçiq për policët kosovarë që i rrëmbyen: Asgjë nuk ju mungon, askush nuk i ka prekur – nuk kanë asnjë mavijosje Janë të Mbyllura
Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen ngjarje të tilla, ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë fizike e psikike nga burrat me të cilët vendosin ta kalojnë jetën, raporton Gazeta Sinjali. Një rast i tillë është denoncuar edhe dje pas mesnate në fshatin Bardhosh të Prishtinës, ku një 31-vjeçare ka kërkuar ndihmën e Policisë, si pasojë e dhunës së ushtruar nga bashkëshorti i saj, P.G. Sinjali mëson se 28-vjeçari po dyshohet se ka sulmuar fizikisht gruan e tij, të cilën e ka goditur në kokë e më pas e ka zvarritur për flokësh, duke i shkaktuar ...
Komentet te Prishtinë: 28-vjeçari e bën për spital bashkëshorten e tij, e rrah dhe e kap për flokësh Janë të Mbyllura
NATO tha se po ndërmerr të gjitha hapat për të ofruar mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes në veri të Kosovës. Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, shtoi se misioni i aleancës ushtarake perëndimore në Kosovë, KFOR, merr “shumë seriozisht” ngjarjet në veri të Kosovës. “Zbatimi i mandatit të tij nga KFOR është i palëkundur, siç dëshmohet edhe me dislokimin e 500 trupave shtesë. Ne edhe një herë ua kujtojmë të gjitha palëve obligimet e tyre sipas Marrëveshjes Ushtarako-Teknike, përfshirë respektimin e vijës kufitare administrative, procedurave për Policinë e Kosovës dhe marrëveshjen e vitit 2013 për dislokimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në veri. Këto obligime janë dizajnuar për ...
Komentet te NATO: Po i marrin shumë seriozisht ngjarjet në veri të Kosovës Janë të Mbyllura
Katër anëtarët e familjes Pacolli nga Kosova ishin duke u kthyer nga Shkupi drejt Prishtinës, kur fatkeqësisht, në rrugën Shkup – Bllacë u aksidentuan dhe ranë në rrjedhën e lumit Lepenc, ku njëri prej tyre është shpëtuar, teksa po vazhdojnë kërkimet për tre të tjerët, raporton Gazeta Sinjali. Shkëlqim Pacolli, 21 vjeçar, ka kërcyer nga vetura e tipit BMW që u aksidentua pranë Gurit të Zi, te tuneli i Shkupit, ndërsa anëtarët e tjerë të familjes akoma s’janë gjetur. Nga autoritetet në Maqedoni të Veriut akoma s’ka një njoftim zyrtar, kurse mediat atje po raportojnë se kërkimet për t’i gjetur tre kosovarët po vazhdojnë. Gazeta Sinjali ka kontaktuar Pacollin për ...
Komentet te Rasti i rëndë i familjes Pacolli: Po ktheheshin nga aeroporti i Shkupit kur u aksidentuan dhe ranë në lumë Janë të Mbyllura
Për shkak të mosmarrëveshjeve e konflikteve verbale, qytetarët shpesh herë përfshihen edhe në përleshje fizike. E gjatë përleshjeve, pos grushteve përdoren edhe mjete të forta e të mprehta, ku si pasojë shumë raste kanë përfunduar edhe me fatalitet, raporton Gazeta Sinjali. Në një përleshje fizike janë përfshirë mbrëmë edhe tre të rinj në rrugën ‘Fehmi Agani’ në Prishtinë, ku si pasojë ka mbetur i therur me thikë një 18-vjeçar. Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se i riu është dërguar atje me plagë që dyshohej se i ishin shkaktuar si pasojë e goditjeve me thikë. Pas dhënies së ndihmës mjekësore, gjendja e viktimës është stabilizuar dhe ...
Komentet te Përleshje mes të rinjve në Prishtinë, theret me thikë një 18-vjeçar Janë të Mbyllura
Ngrënia e ushqimeve me ngjyrë të verdhë na lejon të jemi më të lumtur. Në këtë përfundim ka arritur një studim i kryer nga “The Happy Egg Company”, një kompani kaliforniane e shpendëve që pagoi një grup shkencëtarësh për të vendosur mbi ndikimin e ushqimeve me ngjyra të ndryshme në humor. Kështu rezulton se humori ynë ndryshon sipas asaj që gjejmë në pjatë, në mënyrë kromatike. Studimi tregoi se bananet, vezët, ananasi, specat, djathrat do t’ju bënin më të lumtur. Testi tregoi se përgjigjet më të shpejta, që për rrjedhojë nënkuptonin instinktivitet më të madh, ishin ato që lidhen me ushqimet e verdha. “Ka disa studime që tregojnë se si ...
Komentet te Nëse doni të jeni më të lumtur, hani këto ushqime Janë të Mbyllura