Të heshtur, e në pritje të informacioneve. Familjarët e zyrtarëve policorë, të cilët Kosova pohon se u rrëmbyen nga Serbia më 14 qershor, në një zonë kufitare mes dy vendeve, deklaruan se dinë pak apo aspak për të afërmit e tyre. “Krejt ajo që ne dimë për familjarin tonë, është ajo që kemi dëgjuar në mediat e Kosovës”, u shpreh një anëtar i familjes së policit Beqir Sefa. I afërmi, i cili foli për Radion Evropa e Lirë në kushte anonimiteti, tha se lajmin familjarëve ua kumtuan disa kolegë të Sefës dhe disa komandantë të Policisë së Kosovës. I mërzitur, ai tregoi se marrja e lajmit ishte moment i vështirë ...
Komentet te “Dikush është dashur të jetë atje”, flasin familjarët e tre policëve të rrëmbyer nga Serbia Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Kastriot Hulaj, qytetar nga Komuna e Deçanit kishte vendosur në pronën e tij një pano me logo të UÇK’së dhe NATO’s në shenjë falënderimi për kontributin e tyre në çlirimin e Kosovës. Por, një gjë e pazakontë i ndodhi. Pano u largua këtë pasdite nga KFOR’ri dhe Policia e Kosovës, shkruan Gazeta Insajderi. Sipas autorit, zyrtarët që hoqën panon nuk i kanë dhënë asnjë arsyetim apo dokument – vendim për rrënimin e panos të cilën e kishte vendosur në pronën e tij. LAJME Policia dhe KFOR-i largojnë panot e vendosura nga një qytetar në Deçan me logon e UÇK-së dhe NATO-s Demokracia 19:01 | 19 Qershor 2023 SHARE: ...
Komentet te Policia dhe KFOR-i largojnë panot e vendosura nga një qytetar në Deçan me logon e UÇK-së dhe NATO-s Janë të Mbyllura
Xhavit Visoka, vëllai i Merita Pacollit e cila së bashku me burrin e saj Naim Pacollin dhe djalin e tyre 16 vjeç vdiqën tragjikisht pasi ranë me veturë në lumin Lepenc në rrugën Shkup-Bllacë, ka treguar fjalët e nipit të tij, Shkëlqimit 21-vjeçar, i cili është i vetmi që shpëtoi. Ai tha se nipi i tij “s’po mund ta përballojë” këtë që ka ndodhur. “Më falni tha që i mbyta prindt. Më fal tha dajë që ta mbyta motrën”, tregoi Xhavit Visoka të cilit lotët ia ndërprenë fjalët herë pas here. Ai tha se nipi i tij “nuk dinte me më tregu çka ka nodhd”. “S’kam dashtë me dalë jashtë, ...
Komentet te Daja tregon çka i tha nipi që i shpëtoi tragjedisë në Lepenc: Tha më falni që i mbyta prindërit, s’kam dashtë me dalë nga vetura Janë të Mbyllura
Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha, është goditur në fytyrë në telefon nga dikush nga publiku, teksa ishte në një koncert në New York. Pas këtij incidenti, këngëtarja ka bërë një postim në Instagramin e saj, përmes së cilin shpërndan pamje të syrit i cili shihet pjesërisht i nxirë, teksa Bebe Rexha thotë se është mirë, përcjell Klankosova.tv. “Jam mirë”, ka shkruar këngëtarja shqiptare në postimin e saj. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Bebe Rexha publikon fotografi pas goditjes që mori me telefon në fytyrë (FOTO) Janë të Mbyllura
Ilir Selmani, asistent i Konsullit të Përgjithshëm ë Kosovës në Paris të Francës, Lulzim Hisenit, së shpejti pritet të bëhet diplomat. Ai ka hyrë në listën e ngushtë të kandidatëve që vazhdojnë procedurën e mëtejme të rekrutimit për Grupin “Specialistë të Përgjithshëm të Shkencave Politike”, shkruan Demokracia.com. Selmanin dikur e kishte “reklamuar” edhe vetë kryeministri Albin Kurti. Kujtojmë që me rekomandim të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Lulzim Hiseni, ishte emëruar konsull. Hiseni në vitin 2016 ka qenë Ambasador i Kosovës në Kanada. Po ashtu, Hiseni ka qenë drejtor i Departamentit të NATO-s dhe politikave të sigurisë. Shoqata Sindikale e Anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm të Republikës ...
Komentet te DOKUMENT| Asistenti i konsullit të emëruar jashtëligjshëm pritet të bëhet diplomat Janë të Mbyllura
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kërkuar nga Qeveria dhe Kryeministri një rol më aktiv, qoftë edhe përmes bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, për lirimin e shpejtë të tre zyrtarëve policor të arrestuar nga Serbia, Rifat Zeka, Beqir Sefa dhe Shemsi Mustafa. “Sot janë bërë pesë ditë nga kidnapimi i tre zyrtarëve tanë policor, brenda territorit të Kosovës, nga forcat serbe. Për pesë ditë, nuk kemi asnjë informacion për gjendjen e tyre shëndetësore, trajtimin e tyre nga autoritetet serbe dhe, fatkeqësisht, akoma asnjë vizitë tek ta. Derisa Serbia dhe Vuçiqi po refuzojnë të lirojnë policët tanë dhe kundërligjshëm po i mbajnë në paraburgim, në anën tjetër, Kryeministri dhe ...
Komentet te Krasniqi-Kurtit: Lëri inatet, bashkëpuno me partnerët ndërkombëtarë për lirimin e policëve tanë Janë të Mbyllura
Sot, ushtarët e KFOR-it janë në prezent me numër më të madh se në ditët e fundit në Leposaviq. Portali serb i veriut, Kosovo-Online ka publikuar pamje të post-bllokut të KFOR-it në hyrje të qytetit të Leposaviqit. Në hyrje të Leposaviqit nga drejtimi i Mitrovicës Veriore, në kthesën për në fshatin Joshanicë, ku ndodhet baza ushtarake e KFOR-it “Nothing Hill”, një numër i madh ushtarësh të KFOR-it letonez që nga mëngjesi i hershëm janë vendosur në rrugën kryesore. Ndërkaq, një numër më i vogël janë vendosur në të gjitha hyrjet brenda qendrës së qytetit. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Pamje nga post-blloku i KFOR-it në hyrje të Leposaviqit – FOTO Janë të Mbyllura
Konfliktet në familjet kosovare janë mjaft të shpeshta dhe jo rrallëherë këto raste kanë përfunduar në Polici. Mosmarrëveshjet për prona, paratë e arsye të ndryshme janë motivet që i shtyjnë baballarët, vëllezërit e motrat që të përshihen në përleshje të ndryshme, raporton Gazeta Sinjali. Një incident i tillë ka ndodhur edhe dje, në një familje në Prishtinë dhe këtë herë janë të përfshirë dy vëllezër. Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se dy të dyshuarit fillimisht kanë pasur një konflikt verbal, që ka eskaluar në dhunë fizike, ku njëri prej tyre e ka sulmuar tjetrin, duke i shkaktuar lëndime. Ky i fundit, në shenjë revolte, i ka shkaktuar dëme ...
Komentet te Konflikt familjar në Prishtinë, vëllai i hyn dajak vëllait – ai ia dëmton veturën Janë të Mbyllura
Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha, është goditur në fytyrë me telefon në fytyrë derisa ishte në një koncert në New York të dielën. 33-vjeçarja performoi në “The Rooftop në Pier 17” në kuadër të turneut të saj “Best F’n Night Of My Life”, kur dikush nga publiku e gjuajti em telefon. Siç shihet në një video në Twitter, artistja e “Back to You” ishte duke kënduar në mes të skenës kur u përballë me këtë situatë të pazakontë. Ky ishte reagimi i saj: sinjali ...
Komentet te Bebe Rexha goditet me telefon në fytyrë teksa po këndonte në koncert, publikohen pamjet -Video Janë të Mbyllura
Sot, në orët e hershme të mëngjesit është arrestuar i dyshuari i radhës, U.V., me vendbanim në një fshat të komunës së Leposaviqit, i dyshuar për përfshirje në një rast sulm ndaj mediave/gazetarëve. Policia ka njoftuar se i njëjti dyshohet se ka sulmuar gazetarët, më 16 qershor, në Veri, raporton Gazeta Sinjali. “Arrestimi i tij dhe shoqërimi në stacion policor është kryer si rezultat i hetimeve intensive dhe i sigurimit të dëshmive, se i njëjti është përfshirë në sulm ndaj mediave/gazetarëve me datë 16 qershor 2023. Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë. Angazhimi dhe përkushtimi i Policisë së Kosovës, do ...
Komentet te Arrestohet edhe një serb për sulmin ndaj gazetarëve në veri Janë të Mbyllura