Pikëkalimi kufitar në Merdare, që lidh Kosovën me Serbinë, vazhdon të jetë i bllokuar për kamionë dhe autobusë, ndërkaq përmes tij mund të kalojnë veturat private. Situatë e ngjashme është edhe në pikën kufitare në Jarinjë, ndërkaq ajo e Bërnjakut është krejtësisht e bllokuar për hyrje dhe dalje. Zyrtarët policorë në Merdare i thanë Radios Evropa e Lirë se pavarësisht se rruga mbetet e bllokuar, veturat private mund të kalojnë, por qytetarët po shfrytëzojnë pikat e tjera kufitare me Serbinë. Qarkullimi i veturave është orientuar tashmë në pikën kufitare të Dheut të Bardhë, në afërsi të Kamenicës. Autoritetet në Kosovë bënë të ditur mbrëmjen e 19 qershorit se është pamundësuar ...
Komentet te Tri pikëkalime kufitare me Serbinë vazhdojnë të jenë të bllokuara Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Gazeta Sinjali raportoi sot për një rast të sulmit seksual që dyshohet se ka ndodhur të hënën, në afërsi të një parku të lodrave, në fshatin Harilaq të Fushë Kosovës, ku një vajzë 14-vjeçarë është sulmuar seksualisht nga një person i moshës madhore. I riu që po dyshohet për këtë rast tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor, ndërkohë që ndaj tij kanë nisur hetimet edhe për një vepër tjetër. Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i arrestuar për këtë rast është Kaltrin Lika, 22-vjeçar, i cili është kapur edhe me drogë, me rastin e ndalimit dhe kontrollit nga ana e Policisë. Të dyshuarit që ...
Komentet te Ky është i dyshuari që e sulmoi seksualisht të miturën që e mori nga parku në Fushë Kosovë, kapet edhe me drogë Janë të Mbyllura
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se njëra korsi në rrugën “Muharrem Fejza” do të mbyllet për dy ditë. Për arsye të disa sanimeve në rrugë, korsia e djathtë e rrugës “Muharrem Fejza” nga rrethrrotullimi i rrugës “B” në gjatësi prej 700 metrash do të mbyllet ditën e shtunë (24 qershor) dhe të dielë (25 qershor), thuhet në njoftim. Qytetarët mund t’a shfrytëzojnë korsinë e majtë të kësaj rruge, si dhe rrugët tjera të lagjes, thuhet ndër të tjerash në njoftim. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Njëra korsi në “Muharrem Fejza” do të mbyllet për dy ditë Janë të Mbyllura
Komuna e Prishtinës, me vendim të kryetarit Përparim Rama, ka nisur aksionin për dërgimin e qenve endacakë në strehimore të licencuar nga agjencia e veterinës dhe ushqimit, ku do të trajtohen si duhet dhe përgatiten më pas për adoptim. Nisjen e këtij aksioni e ka përcjellë edhe drejtori për siguri dhe emergjenca, Lulzim Fushtica, i cili tha se ky aksion do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme. “Ky aktivitet do të vazhdojë për ditët në vazhdim. Qëllimi është që qentë të largohen nga rruga dhe të vendosen në strehimore të licencuar nga AVUK-u, ku do të trajtohen në mënyrë humane, dhe komuna do të vazhdojë të subvencionojë këtë strehimore ...
Komentet te Nis aksioni, qentë endacakë dërgohen në strehimore Janë të Mbyllura
Ish-emisari amerikan, Richard Grenell, tha se Administrata Trump ka ndërmarrë hapa të paprecedentë për të sjellë Kosovën dhe Serbinë bashkë. “Për shkak se ne ishim duke bërë aq shumë progres, ne diskutuam idenë potenciale për heqjen e NATO-s nga Kosova në vitin 2020”, tha ai në Real America’s Voice. Grenell tha se Kosova e Serbia u pajtuan për zhvillim ekonomik, për hapje të kufijve dhe se pati pajtim për fluturim në mes Prishtinës dhe Beogradit. Ai tha se Administrata Biden vendosi që të ndryshojë politikat ndaj Ballkanit Perëndimor dhe se tashmë BE-ja është në krye. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Negociatat në kohën e Trump, Grenell: Për shkak të progresit të madh u fol edhe për heqjen e NATO-s nga Kosova -Video Janë të Mbyllura
Kolonel Martin O’Donnell, zëdhënës i Komandës së Ushtrisë Amerikane në Evropë dhe Afrikë, tha se stërvitja ushtarake shumëkombëshe Defender Europe 23 merr në konsideratë edhe situatën në veri të Kosovës. Ai në një një intervistë për Deutsche Welle foli edhe në detaje për këtë ushtrim. “Kosova ishte pjesë e Reagimit të Menjëhershëm, një nga tri stërvitjet e veçanta, por të lidhura me Defender 23 që përfundoi muajin e kaluar, më 30 maj. Për shkak të rrethanave në Kosovë dhe shqetësimeve të SHBA-së për situatën e sigurisë, Komanda Evropiane e SHBA-së përfundoi pjesën e stërvitjes Defender 23 më herët nga sa ishte planifikuar”. “Pavarësisht përfundimit të hershëm stërvitja konsiderohet një sukses ...
Komentet te Zëdhënësi i Ushtrisë Amerikane: “Defender Europe 23” merr në konsideratë edhe situatën në veri të Kosovës Janë të Mbyllura
Gjendja e tensionuar në veri të Kosovës, tashmë ka prekur edhe pikat kufitare në mes të Kosvës dhe Serbisë. Pikat kufitare në Jarinjë, Merdare dhe Bërnjak janë bllokuar për shkak të protestave në Serbi. Në lidhje me këtë çështje, ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme, e cila ka njoftuar se pikat e tjera mbesin të qarkullueshme. Çka ndodhi? Situata në veri vazhdon të mbetet e tensionuar, pas arrestimit të disa serbëve që dyshohen për sulmet ndaj gazetarëve. Një gjë e tillë, i ka irrituar serbët në veri, të cilët kanë protestuar gjatë ditës. Por edhe serbët andej kufrit, pra në Serbi, tashmë kanë nisur protestën, gjë e cila ka ...
Komentet te Zyrtare: Bllokohen pikat kufitare në Bërnjak, Jarinjë dhe Merdarë Janë të Mbyllura
Komandanti i KFOR-it, Angelo Michelle Ristuccia, ka dhënë një intervistë për Tanjugun, gazetë serbe që është pro regjimit të Aleksandar Vuçiqit. Në intervistën e shkurtër, komandanti Italian i KFOR-it e vlerëson situatën si shumë të tensionuar, përkundër se e pranon që në dukje të parë, situata duket e qetë. Megjithatë, vlerëson Ristuccia, situate mbetet shumë shpërthyese. “Situata tani është shumë e tensionuar, siç kam thënë më parë, dhe është në duke e qetësuar këto ditë, por është shumë shpërthyese”, tha Ristuccia./Demokracia ...
Komentet te Komandanti i KFOR-it: Situata në veri është e tensionuar dhe shpërthyese Janë të Mbyllura
“Demokracia vdes në errësirë”, bazuar në moton e “The Washington Post”, është slogani zyrtar i fushatës së gazetarëve dhe mediave në Kosovë për mbrojtjen e punës së tyre dhe lirisë së medias në vend. Krahas këtij sloganit, shënohet edhe #betejaemedias. Ka nisur fushata e paralajmëruar e gazetarëve dhe mediave në Kosovë në mbrojtje të punës së tyre dhe lirisë së medias në vend, që tashmë ka nisur të cenohet rendë përmes vendimeve arbitrare të pushtetit. Marrë shkas nga rasti i Klan Kosova, javën që shkoi, gazetarët në Kosovë “protestojnë” përmes sloganit “Demokracia vdes në errësirë! #betejaemedias”. Nga sot, fushata ka logon e saj, sloganin dhe cakun e qartë: Ta mbrojë ...
Komentet te Demokracia vdes në errësirë! Janë të Mbyllura
Kosova po zhvillon ndeshjen ndaj Bjellorusisë e vlefshme kualifikuese për Euro 2024, ku pjesa e parë është mbyllur pa gola 0-0. Rastin e parë në ndeshje e kishin bjellorusët me Ebong, por goditja e tij u prit nga Aro Muric. Kosova tentoi me Bersant Celinën dhe Donat Rushanin, por asnjëri nuk arritën të shënonin. Në minutën e 23-të, Leart Paqarada lëshoi fushë, ndërsa në vend të tij u fut Ermal Krasniqi. Kosova dy herë pretendoi penallti me Vedat Muriqin, pasi sulmuesi mbahej nga mbrojtësit bjellorus, por ashtu nuk mendoi gjyqtari. Në minutën e 40-të Celina lëshon një predhë nga distanca, por topi devijohet dhe përfndon jashtë. Në fund të ndeshjes ...
Komentet te Nuk ka gola në pjesën e parë Kosovë – Bjellorusi, dominojnë dardanët Janë të Mbyllura