Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Çfarë ndodh me trupin tuaj kur humbni pesë kilogramë në një javë

Lifestyle
Të gjithë e dimë se të kesh një peshë të ekuilibruar është e mirë për shëndetin tonë. Por shumë herë ky besim çon në dëshirën për të humbur shumë peshë në një periudhë të shpejtë kohore dhe më pas gjërat bëhen më të ndërlikuara sepse ne nuk do të marrim rezultatet që kërkojmë vërtet. Çfarë i bën trupit tuaj humbja e shpejtë e peshës? Po, është absolutisht e mundur të humbni 5 kilogramë në një javë. Por kjo nuk do të thotë se është një ide e mirë ose se do të zgjasë. Le të themi se po vjen vera ose një ngjarje e rëndësishme. Sigurisht, ju dëshironi të dukeni ...
Komentet te Çfarë ndodh me trupin tuaj kur humbni pesë kilogramë në një javë Janë të Mbyllura

Sot mot i nxehtë, temperaturat deri në 32°C

Lajme
Sot në vendin tonë parashihet të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën e parë të ditës, raporton Gazeta Sinjali. Sipas Meteo Kosova, pasdite priten vranësira të pjesshme, të cilat në zona të caktuara mund të gjenerojnë ndonjë reshje të izoluar si dhe ndonjë shkarkesë elektrike. Era do të fryjë nga drejtimi i veriut me shpejtësi prej 5-30 km/h. Temperaturat minimale do të luhaten prej 14 deri në 17°C, ndërsa ato maksimale prej 29 deri në 32°C. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Sot mot i nxehtë, temperaturat deri në 32°C Janë të Mbyllura

Shkëlqimi me zemrën plotë dhimbje falënderon ata që kontribuuan për gjetjen e trupave të familjarëve të tij -Video

Lajme
Mes miqve e familjarëve sot iu është dhënë lamtumira e fundit tre anëtarëve të familjes Pacolli që vdiqën pas aksidentit që pësuan tek Lumi Lepenc në Maqedoninë e Veriut. Ka qenë Shkëlqimi, ai i cili i ka shpëtuar mrekullisht të njëjtës tragjedi, shkruan Raporto24. E ndonëse e rëndë kjo ditë për të, ai ka gjetur forcën për të falënderuar të gjithë ata që ndihmuan në kërkimin e gjetjen e trupave të familjes. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Shkëlqimi me zemrën plotë dhimbje falënderon ata që kontribuuan për gjetjen e trupave të familjarëve të tij -Video Janë të Mbyllura

jepet lamtumira e fundit tri viktimave të aksidentit tragjik në Lepenc

Lajme
Janë varrosur tre anëtarët e familjes Pacolli, që vdiqën tragjikisht si pasojë e aksidentit që ndodhi të shtunën në aksin rrugor Shkup-Bllacë. Lamtumira e fundit atyre iu dha nga familjarë, miq e dashamirë në varrezat e Dragodanit në Prishtinë. Këtij aksidenti tragjik i ka shpëtuar Shkëlqim Pacolli, 21 vjeçar, i cili është djali dhe vëllai i viktimave. I njëjti në momentin tragjik ka kërcyer nga vetura e tipit BMW ku dhe arriti të shpëtoj./Sinjali ...
Komentet te jepet lamtumira e fundit tri viktimave të aksidentit tragjik në Lepenc Janë të Mbyllura

“Gjatë kidnapimit pati shkrepje armësh”, Gërvalla tregon çka thanë tre policët kosovarë

Lajme
Kryediplomatja, Donika Gërvalla, pas vizitës që i është bërë policëve të kidnapuar nga Serbia është deklaruar në një konferencë të jashtëzakonshme për media. Gërvalla tregoi se kjo vizitë është realizuar në qendrën e paraburgimit në Kralevë, ku tregoi edhe detaje të tjera rreth kidnapimit të tyre. “Vizita është realizuar në qendrën e paraburgimit në Kralevë. Ata kanë theksuar: Më 14 qershor, duke ngrënë drekën janë rrethuar nga rreth 15 persona të uniformuar të cilët i kanë sulmuar, çarmatosur, dhe më pas i kanë dërguar tek makinat e tyre. Disa pjesëtarë kanë shkrepur armët në ajër, për të shkaktuar panikë tek oficerët policorë. Në momentin e kidnapimit, tre policët kanë qenë ...
Komentet te “Gjatë kidnapimit pati shkrepje armësh”, Gërvalla tregon çka thanë tre policët kosovarë Janë të Mbyllura

Lajçak: T’i thuash jo ftesës së Bashkimit Evropian për takim, akt serioz dhe negativ

Lajme
I dërguari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se të gjitha palët si të Kosovës dhe Serbisë duhet t’i thonë po ftesës së shefit të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, për një takim për të diskutuar për situatën në veri. “Nuk ka pasur asnjë rast që liderët të refuzojnë ftesën për në Bruksel, prandaj nuk jam shumë i shqetësuar për retorikat që do të vijnë, ne po punojmë në këtë takim”. “Por t’i thuash jo ftesës së Bashkimit Evropian do të ishte një akt vërtet serioz dhe negativ”, ka thënë Lajçak. Sërish ai ka bërë thirrje që të de-përshkallëzohet situata në veri sa më ...
Komentet te Lajçak: T’i thuash jo ftesës së Bashkimit Evropian për takim, akt serioz dhe negativ Janë të Mbyllura

Zyrtare: Kosova shkarkon përzgjedhësin Alain Giresse

Sport
Alain Giresse është shkarkuar sot (e martë) nga detyra e tij si përzgjedhës i Përfaqësueses së Kosovës. Rezultatet negative në kualifikueset e Euro 2024, me vetëm tri pikë pas katër ndeshjeve (tri barazime, një humbje) në Grupi I kanë ndikuar shumë te atmosfera te Dardanët. Kështu, sot (e martë) drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) kanë thirrur një mbledhje urgjente. Në mbledhjen që zgjati rreth një orë, është vendosur shkarkimi i përzgjedhësit Alain Giresse, së bashku me ndihmësit e tij, Sebastien Bichard dhe David Le Goff. Asnjë fitore dhe këto kualifikuese dhe shanset thuajse të pamundura për kualifikim kanë ardhur deri tek ky vendim i FFK-së. Ndryshe, Giresse ...
Komentet te Zyrtare: Kosova shkarkon përzgjedhësin Alain Giresse Janë të Mbyllura

Ministrja Gërvalla pa avokat, dështon gjykimi ndaj saj për mosraportim të pasurisë

Lajme
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka dështuar të mbahet shqyrtimi fillestar ndaj ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, lidhur me akuzën për mosraportim të pasurisë, për shkak se e njëjta nuk kishte të angazhuar avokatë. Gjykatësi Adnan Kamberi njoftoi të akuzuarën se për shkak të denueshmërisë së veprës duhet që e njëjta të angazhoi avokat personalisht, ose në të kundërtën mund t’i caktoj avokat edhe gjykata sipas detyrës zyrtare, raporton “Betimi për Drejtësi”. Lidhur me këtë e akuzuara Gërvalla deklaroi se për shqyrtimi e radhës do të angazhojë me autorizim një avokat. “Nuk kam avokat dhe do të angazhojë avokat me autorizim”, tha Gërvalla. Andaj, në mungesë ...
Komentet te Ministrja Gërvalla pa avokat, dështon gjykimi ndaj saj për mosraportim të pasurisë Janë të Mbyllura

Specialja ua vazhdon paraburgimin Thaçit dhe Veselit

Lajme
Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) kanë vazhduar masën e paraburgimit për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. Specialja ka urdhëruar vazhdimin e paraburgimit të Thaçit dhe Veselit dhe ka udhëzuar Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS) që të paraqesin parashtresat për shqyrtimin e radhës të paraburgimit të tyre jo më vonë se 28 korrik 2023. Ndryshe, në fund të majit ZPS kishte dorëzuar para Gjykatës Speciale parashtresat për shqyrtimin periodik të paraburgimit për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. Në vendimin e Specialet thuhet se trupit gjykues thekson se gjyqtari i procedurës paraprake ka konstatuar se, në bazë të nenit 39(2), ekziston dyshimi i bazuar se Thaçi dhe Veseli janë penalisht përgjegjës për një sërë krimesh kundër njerëzimit ...
Komentet te Specialja ua vazhdon paraburgimin Thaçit dhe Veselit Janë të Mbyllura

DOKUMENT| Verë e nxehtë, Kurti e bën “kopshtin” gati, blen karrige dhe tavolina të reja

Lajme
Për Zyrën e Kryeministrit Albin Kurti vera nuk pritet të jetë edhe aq e nxehtë. Për të shijuar komoditetin, kjo zyre tashmë është duke e përgatitur edhe ballkonin e Qeverisë.  Zyra e Kurtit tashmë ka nënshkruar kontratë për furnizim me karrige dhe tavolina. Pasi i rehatoi zyrat me karrige të reja,  Zyra Kryeministrit tani ka dhënë tender për furnizim me tavolina dhe karrige edhe për ballkonin e objektit të Qeverisë. Kësisoj përmes këtij tenderi do të blihen 8 tavolina dhe 32 karrige kopshti, shkruan Demokracia.com. Siç bëhet e ditur në kontratën e publikuar në KRPP, Zyra e Kryeministrit ka nënshkruar kontratë me kompaninë “INFINITT”, për furnizim me tavolina dhe karrige, ...
Komentet te DOKUMENT| Verë e nxehtë, Kurti e bën “kopshtin” gati, blen karrige dhe tavolina të reja Janë të Mbyllura