Është mbyllur protesta e sotme e thirrur nga Veteranët e UÇK-së pasi jaën lënë jashtë ligjit për pagën minimale. Folësit në këtë protestë kanë kritikuar Qeverinë e Kosovës dhe kanë kërkuar nga presidentja Osmani që të mos e nënshkruaj ligjin për pagën minimale. Protesta është zhvilluar në mënyrë paqësore dhe s’ka pasur kurrfarë incidenti, derisa janë parlajmëruar se do të mbahen edhe tubime të tjera në të ardhmen. Para nisjes së protestës, Qeveria e Kosovës kishte marrë masat e sigurisë duke e bllokuar hyrjen në oborrin e Qeverisë me rrethoja hekuri dhe kishte shtuar numrin e policëve, përfshirë edhe të njëisë speciale. Disa orë më herët për këtë protestë kishte ...
Komentet te Mbyllet protesta e veteranëve pa asnjë incident, paralajmërohen tubime të tjera Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas shkrimit të publikuar nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i cili tha se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq po i kthehet luftës hibride pasi po e humb ndikimin në veriun e Kosovës “sepse i janë arrestuar kriminelët kryesorë, i janë mbyllur rrugët e kontrabandës dhe i janë shkatërruar laboratorët e drogës e fermat e kriptovalutave”, Abdixhiku deklaratën e Sveçlës e ka quajtur “deklaratë të pamatur, nxitëse e ofenduese”, dhe se e konsideron nivel të ulët të politikbërjes. Ai ka shtuar se “të injorosh komunikimin e shefes së partisë me një terrorist, e të ndërtosh gjuhë nxitëse e ...
Komentet te Abdixhiku i reagon ashpër Sveçlës: Mendësia e tillë meriton shkarkim Janë të Mbyllura
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq po i kthehet luftës hibride pasi po e humb ndikimin në veriun e Kosovës “sepse i janë arrestuar kriminelët kryesorë, i janë mbyllur rrugët e kontrabandës dhe i janë shkatërruar laboratorët e drogës e fermat e kriptovalutave”, raporton Gazeta Sinjali. Sipas Sveçlës, Vuçiqi po dobësohet edhe pas sanksioneve të SHBA-së ndaj Aleksandër Vulinit. “Vuçiqi po e humb betejën në terren me Kurtin, prandaj edhe po i kthehet luftës hibride që përmes mekanizmave që ka në kontroll të tentojë të nxisë trazira në Kosovë. Ai po e humb ndikimin në veriun e Kosovës sepse i janë ...
Komentet te Postimi skandaloz i Sveçlës: Përgjimet e Kusarit dhe protestën e veteranëve i quan luftë hibride të Serbisë Janë të Mbyllura
Takimi me vjehrrën mund të jetë i sikletshëm, ose i shumëpritur, varet nga ti dhe nga vjehrra. Gjithsesi, ne pyetëm ndjekësit tanë dhe na treguan se si, ku dhe çfarë u tha vjehrra në takim të parë: “Mirë shkoi. Kishte marrë 5 gocat me vete dhe unë u ndjeva si në ditën e gjykimit”. “Desh rashë nga shkallët se po hidhte raki dhe oriz”. “Shikonte nga koka te këmbët. Ma ngeci pijen në fyt”. “Llahtar. Ishte shumë e sjellshme, por nuk zgjati shumë”. “Më puthi në qafë!” “U ul pranë “vogëlushit” 42-vjeçar dhe i puthte duart. Skandaloze!”. “Fol e qesh dhe pak ngjesh”. “Më fliste për ish-en që ka pasur ...
Komentet te Që nga sikleti deri te rastësia: Shqiptarët tregojnë takimin e parë me vjehrrën Janë të Mbyllura
Një situatë e pazakontë është regjistruar në Rusi, ku 2 gra kanë goditur një vajzë për shkak se nuk u pëlqenin rrobat e saj të banjës. Sipas asaj që shkruajnë mediat, sipas 2 grave rrobat e banjës të vajzës kanë qenë shumë provokuese. Si pasojë e dhunës, vajza ka marrë lëndime në trup. Ndërkohë, ajo ka bërë padi ndaj tyre dhe grupi hetimor ka nisur hetimet për të identifikuar gratë dhe vënien e tyre para përgjegjësisë./Demokracia Lojtës Videosh ...
Komentet te “I ka rrobat e banjës shumë provokuese”, gruaja “bën për spital” vajzën -Video Janë të Mbyllura
Shoqëria civile ka thirrur protestë kundër Qeverisë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, e cila do mbahet me fillim nga ora 18:00. Në njoftimin e publikuar, thuhet se protesta organizohet me qëllim të kundërshtimit të “koordinimit të Qeverisë me Milan Radojiçiç-in” dhe “kundër shkeljes së të drejtave të luftëtarëve të UÇK-së”. “Mimoza Kusari duhet ta dorëzojë mandatin. Një politikane që është zënë duke u koordinuar me Milan Radojiçiç-in kundër luftëtarëve të UÇK-së nuk duhet të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës”. Sipas organizatorëve të protestës në fjalë, Ligji që përjashton veteranët nga paga minimale, u votua turpshëm nga shumica parlamentare. “Prandaj kërkojmë nga presidentja që ta kthejë mbrapsht këtë ligj të ...
Komentet te Sot mbahet protestë, kërkohet dorëheqja e Kusari-Lila pas publikimit të përgjimeve Janë të Mbyllura
Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell, stabil dhe i nxehtë. Temperaturat maksimale do të luhaten nga 32 deri në 34 gradë Celsius. Pasdite mund të ketë disa zhvillime në disa vise kryesisht malore, por pa reshje atmosferike ose mund të ndodhë ndonjë rigë ose rrebesh i papërfillshëm kalimtar. Në Shqipëri nesër pritet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë. Temperatura maksimale deri në 38 gradë Celsius. Mjaft nxehtë dhe me diell nesër edhe në Maqedoninë Veriore, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi. Pasdite mund të ndodhë ndonjë rigë ose rrebesh i shkurtër, i papërfillshëm në disa vise të Maqedonisë së Veriut. Nga e ...
Komentet te Nga e diela në Kosovë e Shqipëri vjen vala e nxehtit nga Afrika Veriore Janë të Mbyllura
Gazetari Berat Buzhala, ka reaguar për arrestimin e avokatit Besnik Berisha, ndaj të cilit u mbajt seanca edhe sonte në orët e vona. Pëmes një postimi në Facebook, Buzhala tha se beson në pafajsinë e Berishës, teksa shtoi se “Besnikun mundesh me arrestu veç për bindje politike”. “Besnik Berishen e kam shok, e kam te gjenerates, e kam edhe vendas. E kane arrestu dje, ama jam permbajte nuk kam fole e as nuk kam shkrujte. A m’ka ardhe keq per cka i ka ndodhe? Boll. Eh, para do koheve kam shkru mire edhe per prokurorin Rasim Maloku, i cili ishte marre per Brezovicen, rast qe nuk i eci mire. I ...
Komentet te Buzhala: Besoj në pafajsinë e Besnikut, e arrestuan veç për bindje politike Janë të Mbyllura
Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka komentuar ngjarjet e fundit në Kuvendin e Kosovës dhe zhvillimet politike në vend. Ai ka thënë se është hera e parë që në Kuvendin e Kosovës Qeveria ushtron dhunë e çon dorë ndaj deputetëve. “Ishin zhvillime shumë të rënda, ishin kthim në vitin 2015 dhe 2016, kur ne kemi pasur veprime të tilla të dhunshme në Kuvend, duket se LVV-së nuk po heq dorë nga dhuna e nga politika e dhunës në institucionet e Republikës së Kosovës. Ajo që ndodhi dje, do të thotë është krejtësisht e papranueshme që një zëvendëskryeministër të godasë me shishe një deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës, tjetri ...
Komentet te Mustafa për dhunën në Kuvend: Hera e parë që Qeveria çon dorë ndaj deputetëve Janë të Mbyllura
Lëvizja Vetëvendosje vazhdimisht i ka rënë fort kartës së luftimit të korrupsionit, por duket se as zyrtarët e saj nuk janë imun ndaj kësaj vepre të dënueshme me ligj. Brenda disa muajve dy ish-zyrtarë të lartë të Vetëvendosjes janë arrestuar për korrupsion. Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë me dije se nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar sot ka arrestuar kryeshefin ekzekutiv të Bordit të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër-Lepenci”, Faruk Mujka, i cili ka qenë kryetar i degës së VV-së në Mitrovicë. Dyshimet e prokurorisë janë se Mujka veprën e ka kryer sa ka qenë nënkryetar i Komunës së Mitrovicës së Jugut, e cila asokohe udhëhiqej nga Agim ...
Komentet te Krasniqi e Mujka| Për tre muaj, dy njerëz të afërt të Kurtit në pranga për korrupsion Janë të Mbyllura