Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

KFOR-i: Ulja e prezencës policore në veri është përgjegjësi e institucioneve të Kosovës

Lajme
KFOR-i do të koordinohet me Policinë e Kosovës për mundësinë e reduktimit të mëtejmë të pranisë policore në dhe rreth objekteve komunale në veri. Misioni paqeruajtës i NATO-s thotë se reduktimi i i pranisë policore sipas marrëveshjes së fundit është përgjegjësi e institucioneve të Kosovës. Kryeministri Albin Kurti tha se Policia do t’i marrë vetë vendimet për këtë çështje. Kosova e ka reduktuar për 25% prezencën e Policisë në dhe rreth objekteve komunale në bazë të një marrëveshje të arritur në fillim të kësaj jave ndërmjet zëvendëskryeministrit Besnik Bislimit dhe emisarit të Bashkimit Europian për dialogun, Miroslav Lajçak. Sipas kësaj marrëveshje, Policia e Kosovës do të bëjë rregullisht vlerësime të ...
Komentet te KFOR-i: Ulja e prezencës policore në veri është përgjegjësi e institucioneve të Kosovës Janë të Mbyllura

“Shabani” i UÇK-së: Blerja e dronëve Bayraktar është humbje e parave të taksapaguesve kosovarë, dështuan në Ukrainë

Lajme
Ish-ushtari gjerman i UÇK-së, Roland Bartetzko, ka kritikuar Qeverinë Kurti për blerjen e dronëve Bayraktar nga Turqia që sipas tij kanë dështuar keq në Ukrainë. Bartetzko ka deklaruar se dronët Bayraktar nga Ukraina ishin “zhdukur” shkaku i kundërmasave elektronike të Rusisë. Një gjë të tillë e thoshte edhe një artikull i Business Insider. Ish-ushtari i UÇK-së shprehet se shpenzimi i parave në këta dronë është “humbje e parave të taksapaguesve” me anë të një postimi në Twitter. Postimi i plotë:   Në shqip: “Kush po i thotë (këshillon) atë (Kurtin) dhe ministrat e tij? Për shkak të kundërmasave të përmirësuara elektronike të Rusisë, shumica e Bayraktarëve ukrainas ishin zhdukur. Pak ...
Komentet te “Shabani” i UÇK-së: Blerja e dronëve Bayraktar është humbje e parave të taksapaguesve kosovarë, dështuan në Ukrainë Janë të Mbyllura

“Fali o Zot se nuk dinë çfarë po bëjnë”| Haxhiu: Qeveria është vënë në mbrojtje të Radojiçiqit dhe Vuçiqit

Lajme
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti se me urdhrat e tij, u publikuan statuse nëpër rrjete sociale që ishin kundër protestës së veteranëve të mbajtur një ditë më parë. “Fali o Zot se nuk po e dinë çfarë po bëjnë , janë vënë në mbrojtje të kumarisë së fshehtë me Radojiçiqin e Vuçiqin kundër qytetarëve, kundër veteranëve, kundër UÇK-së”, ka shkruar ndër të tjera ai. Postimi i plotë i Haxhiut: Nën urdhërat e Kurtit me direktiva të Mihajlovskes, krejt fëmijët e UDB-shave dhe jugonostaligjikët të mobilizuar me statusa kundër protestës së veteranëve të UÇK-së. Fali o Zot se nuk po e ...
Komentet te “Fali o Zot se nuk dinë çfarë po bëjnë”| Haxhiu: Qeveria është vënë në mbrojtje të Radojiçiqit dhe Vuçiqit Janë të Mbyllura

Hoti pas lirimit të avokatit Berisha: Jam i bindur se s’ka paraqitur asnjë rrezik për t’i ikur drejtësisë

Lajme
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas lirimit të avokatit të njohur kosovar, Besnik Berisha duke thënë se pasiguria juridike është në nivele tepër shqetësuese, nëse edhe avokatët arrestohen për shkak të punës së tyre në mbrojtje të të pandehurve, raporton Gazeta Sinjali. Hoti thotë se secili person pa asnjë dallim duhet të mbahet përgjegjës për veprimet dhe mosveprimet personale, duke u bazuar në prova dhe ligje, teksa shton se avokati Berisha është ndër njohësit më të mirë të ligjit dhe procedurave. “Në rastin konkret, avokati Berisha, i cili është edhe figurë publike, ka mundur të ftohej për intervistë sipas procedurave të zakonshme. Jam i bindur ...
Komentet te Hoti pas lirimit të avokatit Berisha: Jam i bindur se s’ka paraqitur asnjë rrezik për t’i ikur drejtësisë Janë të Mbyllura

Ankesa të shumta në Prishtinë për mushkonja, të hënën nis faza e tretë e dezinsektimit

Lajme
Banorët e Prishtinës janë duke u ankuar për numrin e madh të mushkonjave. Një faqe në rrjetet sociale që merren me denoncimin e problemeve në kryeqytet, kanë kërkuar nga kryetari, Përparim Rama, që të bëhet dezinsektimi nëpër lagjet e Prishtinës. Lidhur me këtë ankesë dhe kërkesë, ka reaguar Drejtori për Shëndetësi i Komunës së Prishtinës, Izet Sadiku, duke treguar se sot ka filluar për herë të tretë hedhja e larvicidit dhe se të hënën do të fillojë faza e tretë e dezinesktimit hapësinor. ‘Sot ka filluar për herë të tretë hudhja e larvicidit dhe të hënën fillon faza e tretë e dezinsketimit hapësinor.Ju lutem që të bashkëpunoni me ekpiet tona ...
Komentet te Ankesa të shumta në Prishtinë për mushkonja, të hënën nis faza e tretë e dezinsektimit Janë të Mbyllura

Limaj: Përmes protestës ju themi këtyre se përgjimet nuk kalojnë

Lajme
Fatmir Limaj, kryetar i partisë joparlamentare “Nisma Socialdemokrate”, ka thënë se protesta e sotme është revoltë qytetare për shkak të mungesës së përfaqësimit nga ata që duhet t’i përfaqësojnë. Sipas tij, qytetarët duhet t’i thonë pushtetit se “përgjimet nuk kalojnë”. “Është e rëndësishme të thuhet gjendja në të cilën gjendet vendi, gjendje në të cilën e ka sjellë ky grup njerëzish. Është shqetësuese në vazhdimësi, e sidomos veprimet e fundit, sjellja e këtyre njerëzve që kanë mandat e duhet të jenë të pjekur… nga përgjimet, situata në parlament, dhe në fund deklarata e sotme e ministrit të rendit… Dmth këta njerëz, jo që nuk bëjnë asnjë përpjekje për të sqaruar ...
Komentet te Limaj: Përmes protestës ju themi këtyre se përgjimet nuk kalojnë Janë të Mbyllura

Deputetja Musliu: S’do ta lejojmë askënd të negociojë me Radoiçiqin për vlerat e luftës

Lajme
Pas protestës së veteranëve të luftës së UÇK-së në Prishtinë, ka folur deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e cila ishte pjesë e protestës. Ajo tha se veteranët nuk do t’i nënshtrohen askujt, dhe se nuk do ta lejojnë askënd të negociojë me Milan Radoiçiqin, për vlerat e luftës. “Nuk do t’i nënshtrohemi, do të jemi çdo ditë sepse e duam Kosovën, nuk do të lejojmë që askush të negocioj me Radoiçiqin për vlerat e Kosovës”, ka thënë ajo, për RTV Dukagjini. Në thirrjen për protestë janë përmendur ato që janë konsideruar “veprime skandaloze të Qeverisë” dhe është kërkuar dorëheqja e deputetes Mimoza Kusari – Lila. Në disa përgjime të publikuara ...
Komentet te Deputetja Musliu: S’do ta lejojmë askënd të negociojë me Radoiçiqin për vlerat e luftës Janë të Mbyllura

Daut Haradinaj: Nuk ka veteran më të rrejshëm se Albin Kurti

Lajme
Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, e ka quajtur kryeministrin Albin Kurti “veteranin më të rrejshëm” në listat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në një deklaratë për mediat, pas protestës së veteranëve të shtunën, Haradinaj ka bërë thirrje që të mosdekretohet Ligji për pagën minimale, që në formën aktuale nuk garanton rritjen e pensioneve për veteranët. Të shtunën, gjatë ditës kryeministri Albin Kurti u shpreh se ka trefishim të numrit të veteranëve dhe shtroi nevojën për pastrimin e listave. “Po thirren se është lista e fryrë, por neglizhojnë faktin se i kanë mekanizmat për pastrim të listave. Sa dalin vajtojnë në konferenca shtypi, le t’i ...
Komentet te Daut Haradinaj: Nuk ka veteran më të rrejshëm se Albin Kurti Janë të Mbyllura

Iu gjetën 60 mijë euro: Gjykata i lëshon të mbrohen në liri Mujkën e Muzliukajn

Lajme
Faruk Mujka, ish zyrtar i lartë i Lëvizjes Vetëvendosje, është arrestuar nën dyshimin për korrupsion sa ishte nënkryetar i komunës së Mitrovicës, Komunë kjo që udhëhiqej nga Agim Bahtiri i LVV-së. Prokuroria Speciale ka kërkuar 30 ditë paraburgim për Mujkën e Muzliukajn por këtë kërkesë e ka refuzuar Gjykata Themelore në Mitrovicë. Gjykata Themelore në Prishtinë e ka konfirmuar se të dy do të mbrohen në liri. “Gjykata Themelore Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën për caktimin e masës së sigurisë në çështjen penale për të pandehurit F.M dhe H.M Prishtinë, 15 korrik 2023 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale ...
Komentet te Iu gjetën 60 mijë euro: Gjykata i lëshon të mbrohen në liri Mujkën e Muzliukajn Janë të Mbyllura

Djali i veteranit në protestë: A me iu thanë mirëdita a Zdravo

Lajme
Në protestën e veteranëve të UÇK-së që u mbajtë para pak minutave në Prishtinë mori fjalën edhe i biri i një veterani. Ai pyeti se a duhet të përshëndes në gjuhën shqipe apo atë serbe. Kjo për shkak të audio-incizimeve të publikuara ditë më parë ku dëgjohet duke biseduar shefja e grupit parlamentar të LVV’së dhe krimineli Milan Radojiçiq. “A mju thanë mirëdita a Zdravo. Banuni bashkë me ia hekë votat deputetes, unë votoj për ideal, votoj për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës“, u shpreh ai. Tutje, ai kërkoi nga qytetarët të kenë kujdes se kë e votojnë. “Kujdes kujt ia vendosni votën, buka e tjetrit nuk të vranë, buka jote po. ...
Komentet te Djali i veteranit në protestë: A me iu thanë mirëdita a Zdravo Janë të Mbyllura