Dejona Mihali, kordonatore e fuqishme e komiteteve në VV, ka shkruar një status, në të cilën ka dërguar lavde ndaj deputetëve të VV-së. Mihali e ka quajtur grupin parlamentar të VV-së si të jashtëzakonshëm. “Lëvizja VETËVENDOSJE! ka pasur në çdo legjislaturë Grupin parlamentar më të mirin në republikë. Por në këtë legjislaturë, pavarësisht çfarë përpiqen të thonë gojët e liga e ka GRUPIN PARLAMENTAR më të jashtëzakonshëm që ka parë historia politike e Kosovës dhe e shqiptarëve në përgjithësi” – shkroi ajo. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Pas krejt hallakamës në Kuvend – reagon Dejona Mihali, i thur lavde GP të LVV-së Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për dhunën e përdorur sot në Kuvendin e Kosovës, ku u përleshën fizikisht deputetët e PDK’së me ministrat e Qeverisë Kurti. Prokurorja e rastit, Nebahate Salihu, ka thënë se deri tash janë dëgjuar zëvendësministri Besnik Bislimi dhe Ministri i Financave, Hekuran Murati, por që s’ka treguar se në çfarë cilësie janë intervistuar. “Po qata thash, i kemi dëgju, Besnik Bislimin dhe Hekuranin”- tha prokurorja Salihu për Kallxo.com. Ajo ka deklaruar se ftesë për t’u paraqitur dhe për të dhënë intervistë para saj u ka bërë edhe deputetëve nga Partia Demokratike e Kosovës, Mërgim Lushtakut dhe Hajdar Beqës, të cilët tha se do të ...
Komentet te Prokuroria interviston Bislimin e Muratin, Lushtaku e Beqaj do të dëgjohen ditëve në vijim Janë të Mbyllura
Mbrëmë në mënyrë tinëzare, Albin Kurti shfrytëzoi momentin kur i gjithë opinioni publik ishte sy e veshë kah afera “Zdravo” për ta nisur tërheqjen e forcave të njësisë speciale të Kosovës nga veriu i vendit. Larg syve të publikut, Kurti tinëzisht dhe nëpër terr e nisi reduktimin e trupave policore në veri të vendit pas marrëveshjes me BE-në. Madje, as gjatë ditës së sotme, Kurti nuk foli për këtë temë, meqë në Kuvend kishte përleshje ndërmjet ministrave të tij dhe deputetëve të PDK-së. Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani, ka konfirmuar për mediat se vendimi i Qeverisë ka nisur të implementohet. “Pas marrjes së vendimit të Qeverisë ...
Komentet te Tinëzisht dhe natën | Kurti shfrytëzoi vëmendjen te “Afera Zdravo” për t’u tërhequr nga veriu i Kosovës Janë të Mbyllura
Reperi i njohur nga Kosova, Fero, është arrestuar ditën e djeshme pasi dyshohet se ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së ti Arbenita Ismaili. Ditën e sotme mësohet se gjykata ka vendosur që reperi të kryejë 1 muaj paraburgim, pasi akuzohet për veprën penale “dhunë në familje”. “Nga armëmbajtja pa leje, rrahja deri të gjuajtja ‘live’ e gruas së tij në Tik-tok”, sjelljet e dhunshme të Feros ndër vite Po ashtu, një ditë pas ngjarjes së bujshme në mediat rozë, ka ardhur reagimi i parë nga Arbenita, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Instagram”, ka shkruar: “I’m back” (U ktheva) Sinjali ...
Komentet te Pas dhunës nga Fero, reagon për herë të parë Arbenita Janë të Mbyllura
Situata në Kuvend është shtensionuar. Deputetët e PDK-së e kanë liruar foltoren, kurse zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, i cili u përfshi në përleshjen fizike paradite, ka lëshuar sallën e Kuvendit. E pas tij edhe ministri Hekuran Murati. Ndërsa kryeparlamentari Glauk Konjufca ka vazhduar me leximin e pikave të rendit të ditës. Deputetja Eliza Hoxha nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se me largimin nga salla e Kuvendit të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi janë normalizuar kushtet për vazhdimin e seancës. Sipas PDK-së, Bislimi ishte nxitësi kryesor i dhunës që ndodhi sot në Kuvend. “Sot si grua, jo vetëm në Parlament, por edhe në Kosovë, në shtëpinë e fjalës së lirë, u ndjeva ...
Komentet te Shtensionohet situata në Kuvend: Bislimi largohet nga salla, deputetët e PDK-së lirojnë foltoren Janë të Mbyllura
Vëllai i Rexhep Selimit, Ramadan Selimi, ka bërë një status në të cilin i ka dhënë një goditje Qeverisë Kurti. Ai ka shkruar se “nuk mbahet shpija me zor!” Më tej, z. Selimi ka kërkuar shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme se “u bëmë horë e botës.” Kujtojmë se Rexhep Selimi ishte shef i grupit parlamentar të Vetëvendosjes para se të merrej në paraburgim nga ana e Gjykatës Speciale. Atë e kishte zëvendësuar në këtë pozicion znj. Mimoza Kusari Lila./Nacionale ...
Komentet te Vëllai i Rexhep Selimit godet Qeverinë Kurti: “Shpallni zgjedhjet e jashtëzakonshme se u bëmë horë” Janë të Mbyllura
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka iniciuar hetime në drejtim të veprës penale “Sulmi”, lidhur me rrahjen që ka ndodhur gjatë ditës në Kuvendin e Kosovës. Në njoftim është bërë e ditur se gjithashtu e ka autorizuar Policinë në ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore, përfshirë po ashtu marrjen e deklaratave të palëve të përfshira në këtë rast. “Prokuroria në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, do t’i ndërmerre të gjitha veprimet konform dispozitave ligjore të KPPRK-së, deri në sqarimin e plotë të çështjes në fjalë”, është theksuar në njoftim./Demokracia ...
Komentet te Prokuroria nis hetimet për rrahjen në Kuvend Janë të Mbyllura
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka provuar që të nis fjalën e tij për të diskutuar lidhur me pikat e seancës së jashtëzakonshme. Megjithatë deputeti i PDK-së, Ilmi Reçica, ia ka shkyçur mikrofonin duke ia pamundësuar fjalën Rrustemit. Ai ka provuar që ta rregullojë mikrofonin në asistim të Mimoza Kusarit por ka qenë e pamundur. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Deputeti i VV-së tenton të flasë, ai i PDK-së ia shkyç mikrofonin Janë të Mbyllura
Një audio-incizim i është dërguar redaksisë së gazetës Nacionale dhe ku deputeti i Vetëvendosjes Mefail Bajqinovci dëgjohet duke sharë dhe duke e bërë një pretendim të çuditshëm. Në këtë audio-incizim, z. Bajqinovci flet me dikë dhe pretendon që kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i ka thënë që t’ia “shtronte”. “Shpejtimi (Bulliqi) tha po ta shtroj… thashë ti a e di që mediat na q*** nanën…panlat na i qesin…” – dëgjohet duke thënë z. Bajqinovci në këtë audio-incizim. Logjika e z. Bajqinovci del se thotë që shkaku i mediave ai nuk ka pranuar që (sic.) “Shpejtimi t’ia shtrojë”. Në deklarimin e pasurisë të bërë në Agjencinë për Parandalimin e ...
Komentet te “Mediat na q*** nanën”: Bajqinovci i VV-së thotë se Shpejtim Bulliqi i ka thënë “po ta shtroj” (VIDEO) Janë të Mbyllura
Deputeti Haki Abazi e ka denoncuar komunikatën e Vetëvendosjes në të cilën shpreh gjuhë të urrejtjes dhe mosdurimit pas përplasjeve fizike në Kuvend. Abazi ka deklaruar që komunikata “thërret për vëllavrasje dhe destabilizim të jetës insticionale”. Ai ka deklaruar më tej se postimi i bërë nga ish-partia e tij është “linçues, i turpshëm, i hedh benzinë situatës, tregon papjekurinë dhe mungesën e përgjegjësisë.” Reagimet për dhunën në Kuvend kanë qenë të shumta. Për të ka reaguar presidentja Vjosa Osmani, ambasadori amerikan Jeff Hovenier dhe kryeministri shqiptar Edi Rama. Gjatë kësaj seance, dhuna nisi kur zv. kryeministri Besnik Bislimi çkeu një pankartë të opozitës./Nacionale Postimi i plotë: ...
Komentet te Haki Abazi denoncon komunikatën e sotme të VV-së: “Thërret në vëllavrasje” Janë të Mbyllura