Që nga sikleti deri te rastësia: Shqiptarët tregojnë takimin e parë me vjehrrën

- in Lifestyle

Takimi me vjehrrën mund të jetë i sikletshëm, ose i shumëpritur, varet nga ti dhe nga vjehrra. Gjithsesi, ne pyetëm ndjekësit tanë dhe na treguan se si, ku dhe çfarë u tha vjehrra në takim të parë:

“Mirë shkoi. Kishte marrë 5 gocat me vete dhe unë u ndjeva si në ditën e gjykimit”.

“Desh rashë nga shkallët se po hidhte raki dhe oriz”.

“Shikonte nga koka te këmbët. Ma ngeci pijen në fyt”.

“Llahtar. Ishte shumë e sjellshme, por nuk zgjati shumë”.

“Më puthi në qafë!”

“U ul pranë “vogëlushit” 42-vjeçar dhe i puthte duart. Skandaloze!”.

“Fol e qesh dhe pak ngjesh”.

“Më fliste për ish-en që ka pasur i dashuri para 6 vitesh”.

“Pa më përshëndetur fare më tha: “Ti je ajo që e mban çunin tim rrugëve?”.

“Fjalia e parë që i tha djalit: “Ku e gjete këtë, o bir?”.

“Sapo më kishte ndërruar jetë babi dhe isha veshur thjesht, ndërkohë ajo më jepte këshilla veshjesh dhe grimi”.

“Më solli buqetë me lule”.

“Ditën e parë kur takova ish-vjehrrin më tha: “Të këshilloj që në jetë të bësh vrap dhe seks”.

“Keq fare, me britma dhe ulërima”.

“Më tha që i kishte pëlqyer dikush tjetër për çunin, por s’kishte ç’bënte se ai ishte dashuruar me mua”.

“Në plazh. Kishte marrë kunatat me vete dhe për të m’u dukur mua moderne, pinte Jaggermaister në 10 të mëngjesit”.

“Më puthi dorën”.

“Dukë ngrënë akullore. Vjehrra super grua, shumë e dashur”.

“Më hante me sy nga urrejtja, sepse po i merrja djalin nga shtëpia. Tani është ish-vjehrra ime dhe ata jetojnë bashkë”.

“Fromal, por në takimin e parë kam kuptuar që është shumë e shtirur”.

“Do ta kalosh jetën si në përralla më tha”.

“Ma ktheu shpinën që nga larg, për të më treguar që s’i pëlqeva”.

“Kisha pak emocione. Vjehrra lotonte nga gëzimi se jam siç e do ajo nusen e djalit”.

“Më tha që s’isha në nivelin e djalit të saj, pasi ai ishte më i gjatë se unë”.

“Më tha që e kam hundën pak të madhe”.

“Më pyeti nëse dija gjë pse i ishte ndarë çuni nga ish-i”.

“Super! Kam shoqen/vjehrrën më të mirë në botë”.

“Kot fare, sikur bëja bisedë me një fqinje që mburr fëmijët e saj”.

“Fliste pa fuuund”.

“Më kishte zënë barku. Sapo hyra në shtëpi, kërkova të hyj në tualet”.

“Asokohe isha 45 kg dhe ajo kishte pyetur burrin nëse kishim për të ngrënë në shtëpi”.

“Më pyeti sa e kisha rrogën”.

“Siklet. Erdhi te spitali ku punoja dhe më la 1000 lekë qokë”.

“Tmerr! Flisnin veç për lekë”.

“Ngulte këmbë se sa me fat isha që kisha gjetur çunin e saj, me shtëpi, me punë, me makinë”.

“Qau kur më pa…S’e mora vesh në e kishte nga gëzimi apo hidhërimi”.

“Kur ai i tha që unë isha gruaja e ardhshme, u shtang dhe s’folëm fare”.

“Sikur e njihja prej një jete. Më mirë s’bëhej”.

“Siklet sa më s’ka. Më dridhej dora kur hidhja qumështin në kafe”.

“Unë në autobus, ajo pak më larg, veç kur më vjen dhe prezantohet. “Më ka treguar çuni fotot” tha”.

“Në tualet, s’po kyçja dot derën. Vjen vjehrri dhe më gjen duke ngritur xhinset”.

“Super, madje më bëri dhuratë disa ditë më vonë. Pas 13 vitesh, vijon ta bëjë”.

“Shumë spontan, pa emocione dhe me shumë humor në tavolinë”.

“Më puthi në ballë”.

“Debatoi me burrin ditën e parë, në prezencën time. Të qaja a të qeshja…”

“Ishte mirë, derisa iu duka e shkurtër dhe e shëndoshë”./Demokracia