Hisen Berisha, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka deklaruar se ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka qenë “dezertor i luftës”. Ai në Pressing të T7 tha se emri i tij nuk figuron në listën e luftëtarëve që thotë t’i ketë takuar. “Sveçla është dezertor i luftës. Kjo tabelë janë luftëtaret e njësisë ku ai thotë që ka taku dhe e ka statusin e veteranit. Njësia Ylli 98/99. Kërkun emri tij nuk figuron. Është dezertor dhe veteran i rrejshëm”, ka thënë ai. Më tutje, ai thotë se as kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është veteran. ”Albin Kurti në Kuvend të Kosovës, thotë njësitë e veçanta të ...
Komentet te Hisen Berisha publikon një tabelë: Sveçla është dezertor i luftës, kqyre në telefon Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Shkumbin Demaliaj, ish deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albim Kurti, akoma nuk është përballur me komandantët e UÇK-së. AI në Pressing të T7, ka folur për mos përfshirjen e veteranëve në Ligjin për Pagën Minimale. Sipas Demaliaj, Kurti ka pritur që veteranët të djegin e sulmojnë institucionin në protestë. Por ai thotë se komandantët nuk janë për të djegur. Megjithatë, ai thotë se nëse vazhdon sanksionimi nga SHBA-ja e BE-ja dikush duhet ta marrë atë përgjegjësi. ”Nuk është ballafaqu hala me komandantët e luftës. Në asnjë mënyrë, komandantët e luftës nuk janë për ta djegur Kosovën apo për ta sulmuar institucionin, ...
Komentet te “A je ka kërcënon, a çka?” | Demaliaj mesazh Kurtit: Hala s’është ballafaqu me komandantët e luftës Janë të Mbyllura
Gjatë ditës së djeshme, pas 16 viteve në kërkim u arrestua në Batllavë të Podujevës Ilir Abdullahu i njohur me nofkën “Liza”, i cili akuzohet se ishte një prej përgjegjësve kryesor për vrasjen e ish-zyrtarit policor, Triumf Riza, gjatë vitit 2007, raporton Gazeta Sinjali. Për vrasjen e të birit, Shefqet Riza ka shpresat e tij se drejtësia do të vihet më në fund. “Unë besoj që do të dënohet sipas ligjit. Përndryshe, strumbullari i krejt këtyre të zezave dhe vrasjes së Triumf Rizës, është Enver Sekiraqa. Ata po thonë nxitës, por në popull thonë më i keq është nxitësi se vrasësi”, tha ai. Siç shprehet Shefqet Riza, “Lizën” e njihte mjaft ...
Komentet te Flet babai i Triumf Rizës: “Liza” me bandën e tij e ka përndjek djalin tim për dy vjet Janë të Mbyllura
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka komentuar zhvillimet e fundit mes dy vendeve, Kosovës dhe Shqipërisë, ku tha se këto zhvillime po i sheh si të papranueshme, raporton Gazeta Sinjali. Musliu thotë se të dy kryeministrat shqiptar duhet urgjentisht të reflektojnë duke i marrë përgjegjësit që iu takojnë. “Edi Rama dhe Albin Zdravo duhet urgjentisht dhe vërtetë të reflektojnë dhe ta marrin edhe përgjegjësinë secili prej tyre sepse populli nuk i ka votuar ata që në vend të parë ta vendosin protagonizmin kryeneq thua se janë fëmijë kopshti dhe janë duke u kapur për një lodër. Populli i ka votuar për të punuar për të ardhmën tonë ...
Komentet te Musliu: Në mungesë të Thaçit, Albin Zdravo e ka demonizuar Ramën si bashkëpunëtor të Vuçiqit Janë të Mbyllura
Në seancën e rregullt të Kuvendit të Kosovës, më 13 korrik, kritikat pas publikimit të disa audio-incizimeve ku ishte përfshirë shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet, Mimoza Kusari-Lila, rritën tensionet që kulmuan me përleshje fizike. Për udhëheqjen e kësaj seance ka reaguar edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj), i cili thotë se udhëheqja e saj ishte në kundërshtim me Rregulloren e Punës së Kuvendit, çka edhe çoi në dhunë. Në reagimin dërguar mediave, KMDLNj thotë se Kuvendi i Kosovës është vend pune i deputetëve të zgjedhur nga vota e popullit që janë të mandatuar t’i përfaqësojnë dhe mbrojnë interesat e qytetarëve ...
Komentet te KMDLNj: Bislimi si mysafir s’kishte të drejtë ta griste foton e opozitës Janë të Mbyllura
Dëshmitari Rrustem Mustafa- Remi, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Zonën Operative të Llapit, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve, të hënën tha se shumica e anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, kanë qëndruar jashtë vendit në pjesën më të madhe të luftës. “Të gjithë qëndronin jashtë vendi, me përjashtim të Jakup Krasniqit, Ramë Bujes dhe komandantët e zonave, të gjithë të tjerët qëndronin jashtë vendit”, tha Remi. Këtë deklarim, ai e bëri duke u përgjigjur në pyetjen e mbrojtësit të Veselit, avokatit Ben Emmerson, i cili e pyeti se a është në dijeni se disa anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm, përveç Azem Sylës, qëndronin ...
Komentet te Remi: Shumica e anëtarëve të Shtabit të UÇK-së qëndruan jashtë vendit në pjesën më të madhe të luftës Janë të Mbyllura
Të dielën është arrestuar Ilir Avdullahu i njohur me nofkën “Liza”, ai me vendim të prokurorit të rastit është dërguar në ndalim për 48 orë. Demokracia.com ka raportuar eksluzivisht mbrëmë për arrestimin e tij. Rastin e ka bërë të ditur edhe Policia e Kosovës në një njoftim në raportin 24-orësh. Sipas njoftimit të policisë, prokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë ka nxjerrë aktvendim për ndalimin e Abdullahut, të arrestuar të dielën në fshatin Batllavë, të Komunës së Podujevës. Ilir Abdullahu u arrestua nga Policia e Kosovës pas 16 vjetësh në arrati. Ndaj tij ndodhej në fuqi një urdhër-arrest i lëshuar nga gjykata. “Në bazë të urdhër arrestit të lëshuar nga ...
Komentet te Prokuroria merr vendim për “Lizën”, bashkëpunëtorin e Enver Sekiraqës Janë të Mbyllura
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku e ka vlerësuar si sjellje fëmijërore dhe politikisht të papërgjegjshëm, mospjesëmarrjen e kryeministrit, Albin Kurti në takimin me liderët e Ballkanin Perëndimor të organizuar nga kryeministri, Edi Rama në Tiranë. Çitaku ka pyetur se qysh mundet me qenë më e rëndësishme një konferencë “në ishujt e bukur të Greqisë sesa takimi me liderët e rajonit dhe Komisionin Evropian në Tiranë?!” “Mosdurimi dhe qasja e juaj idhnake karrshi Kryeministrit shqiptar po e dëmton Kosovën.” – ka shkruar ndër të tjera ajo. Kujtojmë se Kurti nuk merr pjesë në takimin e organizuar nga Rama. Aktualisht, Kurti po merr pjesë në konferencë në Greqi. Reagimi i plotë: Fëmijërore ...
Komentet te Çitaku – Kurtit: Mosdurimi dhe qasja e juaj idhnake karrshi Edi Ramës po e dëmton Kosovën Janë të Mbyllura
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) po i konsiderojnë si të pa vërteta deklarimet e ministrit të Financave, Hekuran Murati, se tremujori i dytë i vitit 2023 ka shënuar nivelin prej 110 milionë euro investime kapitale. Sipas tyre ai duke u munduar që ta paraqes vetën dhe Qeverinë si më të suksesshme, me këtë raport ka treguar se janë Qeveri me e dobët se e para shtatë viteve. Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, tha se ministri Murati, është munduar që tre mujorin e dytë të këtij viti ta paraqes si të suksesshëm, duke mos e krahasuar edhe tre mujorin e parë, ku sipas tij, ...
Komentet te LDK e AAK thonë se Qeveria po mashtron me shifra për investime: Kriza në veri mbulesë për dështimet Janë të Mbyllura
Liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, me përjashtim të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, do të marrin pjesë në takimin joformal në Tiranë, të ftuar nga kryeministri, Edi Rama. Liderët e rajonit së basku me komisionerin për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, do të drekojnë në mesditën e të hënës, në takimin joformal, ku do të diskutohet për Procesin e Berlinit. Pjesëmarrjen në takim e kanë konfirmuar presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, si dhe kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Borjana Kristo, kanë konfirmuar pjesëmarrjen. Ndërkohë, sipas burimeve të RTSH-së, Kosova do të përfaqësohet nga ...
Komentet te Udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor takohen sot në Tiranë, Kurti nuk shkon Janë të Mbyllura