Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Dëshmitari i 15-të vazhdon dëshminë e tij edhe sot në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Lajme
Dëshmitari i 15-të me radhë (me kodin 04586) në gjykimin ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, po vazhdon dëshminë e tij edhe gjatë seancës së të enjtes. Ndryshe në seancën e së mërkurës u lexua përmbledhja e deklaratës së tij nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), raporton ‘‘Betimi për Drejtësi’’. Ndërkaq, nga ZPS nuk ka pasur pyetje për dëshmitarin e pyetjet nga mbrojtësi i viktimave kanë qenë me përmbajtje të redaktuar. Por, pasi që gjatë asaj seance dëshmitari ka treguar se ka probleme shëndetësore, me fillimin e seancës së sotme, ekipet e mbrojtjes kanë deklaruar se janë dakorduar se nuk ...
Komentet te Dëshmitari i 15-të vazhdon dëshminë e tij edhe sot në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve Janë të Mbyllura

Lladrovci takohet me Van Damme, publikojnë foto duke bërë shqiponjën me duar

Lajme
Ditën e sotme, Ramiz Lladrovci është takuar me artistin e famshëm, Jean-Claude Van Damme. Ai ka ndarë një fotografi ku shihet duke e bërë shqiponjën me duar. ‘Me artistin e mirënjohur botëror, Jean-Claude Van Damme, mikun e shqiptarëve dhe të Kosovës, në Prishtinë. Në botë kemi shumë miq që u gjenden pranë nesh, gjatë ballafaqimit të vazhdueshëm me propagandën e huaj, Van Damme, ishte pranë dhe shfaqi respekt duke përkrahur Kosovën dhe shqiptarët. Shqiponja e bën dallimin!’, shkroi krahas mbishkrimin./Demokracia   ...
Komentet te Lladrovci takohet me Van Damme, publikojnë foto duke bërë shqiponjën me duar Janë të Mbyllura

Berisha për Haxhiun: Ajo s’merr vesh në drejtësi, e ka veç titullin e ministres së drejtësisë

Lajme
Avokati Besnik Berisha është deklaruar të mërkurën lidhur me arrestimin e tij që u bë ditë më parë, nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Ushtrimi i ndikimit”, “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave” dhe “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare”, raporton Gazeta Sinjali. Në një konferencë për media, Berisha është pyetur pas lajmit se ministrja aktuale e drejtësisë, Albulena Haxhiu ka angazhuar avokatin Nasuf Hasani, për të paditur atë pas deklaratave të tij të fundit në media. Berisha ka deklaruar se këtë padi e mirëpret për çdo ditë e çdo moment, ndërkohë që ka shtuar se Haxhiu nuk merr vesh në drejtësi dhe se ajo vetëm ...
Komentet te Berisha për Haxhiun: Ajo s’merr vesh në drejtësi, e ka veç titullin e ministres së drejtësisë Janë të Mbyllura

Dy ditë pas takimit me Kurtin, Lajçak do të takohet sot në Bruksel edhe me Vuçiqin

Lajme
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq sot do të takohet në Bruksel me emsiarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak. Këtë e ka konfirmuar përmes një njoftimi për media presidenca serbe. Vuçit përgjatë qëndrimit të tij në Bruksel do të takohet edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Takimin me Stoltenberg e ka kërkuar presidenti serb, siç ka thënë për të diskutuar rreth situatës në Kosovë. Sot në Bruksel do të ketë edhe një takim të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë. Lajçak do të bisedojë me zv.kryeministrin Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviqin për dialogun dhe hapat përpara. Sipas zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, fokusi i bisedimeve do të ...
Komentet te Dy ditë pas takimit me Kurtin, Lajçak do të takohet sot në Bruksel edhe me Vuçiqin Janë të Mbyllura

Ministria e Shëndetësisë jep rekomandime kujdesi ndaj fëmijëve gjatë temperaturave të larta

Shëndetësi
Ministria e Shëndetësisë, ka dalur me disa rekomandime kujdesi ndaj fëmijëve gjatë temperaturave të larta. Më poshtë gjeni disa pika të cilat mund t’i praktikoni: Mos i ekspozoni në diell fëmijët e moshës 0 – 6 muaj; Përdorni kapelë me strehë të gjerë për të gjitha moshat; Vishni me rroba të gjera dhe të lehta; U jepni ujë rregullisht; Pastroni rregullisht. Kujdesi ndaj fëmijëve gjatë qëndrimit në pishinë/detAplikoni kremin kundër diellit çdo 2 – 3 orë, jo më pak se me faktor mbrojtës 20; Në javën e parë të ekspozimit në diell përdorni produkte me faktor mbrojtës jo më pak se 50; Mos i dërgoni në parkun e lodrave në ...
Komentet te Ministria e Shëndetësisë jep rekomandime kujdesi ndaj fëmijëve gjatë temperaturave të larta Janë të Mbyllura

E rëndë: Gjakovari rrah gruan shtatzënë, 22-vjeçarja përfundon në spital

Lajme
Dhuna në familja po vazhdon të mbetet një ndër dukuritë më shqetësuese në vend, ku zakonisht viktima janë gratë të cilat dhunohen në forma të ndryshme kryesisht nga bashkëshortët e tyre, por edhe nga anëtarët e tjerë të familjes. Ato madje nuk ‘kursehen’ nga sulmet as gjatë muajve të shtatzënisë, duke qenë kështu në rrezik të madh, raporton Gazeta Sinjali. Një rast i tillë ka ndodhur në fshatin Jabllanicë të Gjakovës, ku një person dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij shtatzënë. Sinjali mëson se 22-vjeçarja ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital, ndërkohë që rastin e ka denoncuar edhe në Polici, ku ka rrëfyer në detaje gjithë ...
Komentet te E rëndë: Gjakovari rrah gruan shtatzënë, 22-vjeçarja përfundon në spital Janë të Mbyllura

Rasti “Gylenistët”, ish-shefi i AKI-së dënohet me 4 vite e 8 muaj burgim, dy të tjerët lirohen nga akuza

Lajme
Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Driton Gashit ish-shefi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, duke e dënuar me 4 vite e 8 muaj burgim, kurse janë liruar nga akuza Valon Krasniqi, ish-drejtori i Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Rrahman Sylejmani ish-drejtori i Drejtorisë për Migracion dhe të Huaj në kuadër të Policisë Kufitare, të cilët akuzoheshin për korrupsion në rastin e njohur si “Gylenistët”. Aktgjykimi ndaj tyre u shpall të mërkurën nga kryetarja e trupit gjykues gjykatësi, gjykatësja Violeta Namani. Ndaj ish-shefit të AKI-së Driton Gashit, Gjykata ka shqiptuar edhe dënim plotësues, ndalimi i ushtrimit të funksioneve në ...
Komentet te Rasti “Gylenistët”, ish-shefi i AKI-së dënohet me 4 vite e 8 muaj burgim, dy të tjerët lirohen nga akuza Janë të Mbyllura

Kosova dhe Serbia sot në Bruksel, BE-ja në kërkim të normalizimit

Lajme
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë do të qëndrojnë sot në Bruksel për takime në kuadër të dialogut, në një përpjekje për të kthyer procesin në normalitet. Me ftesë të të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, në Bruksel qëndrojnë zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi dhe kryenegociatori i Serbisë Petar Petkoviq. Sipas burimeve të BE-së janë dy qëllime kryesore të takimeve që Lajçak sot do të ketë me shefat e delegacioneve për dialog: I pari është fokusi në implementimin e plotë të Marrëveshjes për të cilën palët ishin pajtuar me 27 shkurt në Bruksel si dhe aneksit për implementim të dakorduar në Ohër në muajin mars. Qëllimi ...
Komentet te Kosova dhe Serbia sot në Bruksel, BE-ja në kërkim të normalizimit Janë të Mbyllura

Të dyshuarit të shtrirë në tokë, dalin pamjet nga përleshja në Prishtinë – VIDEO

Lajme
Mosmarrëveshjet mes qytetarëve shpesh herë përcillen me ofendime e kërcënime ndaj njëri-tjetrit. Madje nuk janë të rralla rastet kur ato shpërthejnë në dhunë, duke u përleshur fizikisht mes vete, raporton Gazeta Sinjali. Një rast i tillë ka ndodhur edhe mbrëmjen e sotme në rrugën ‘Ibrahim Lutfiu’ në Prishtinë, ku si pasojë e përleshjes kanë mbetur të lënduar tre persona. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë sekuestruar një armë zjarri dhe kanë arrestuar një person. Ndërkohë sinjalizuesit e Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihen personat e përfshirë të lokalizuar në tokë dhe Policia teksa intervenon për të vënë në pranga tw dyshuarin. ...
Komentet te Të dyshuarit të shtrirë në tokë, dalin pamjet nga përleshja në Prishtinë – VIDEO Janë të Mbyllura

PDK-ja kërkon zgjedhje: Qeveria e re e kthen Kosovën në binarë

Lajme
Kyetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka mbajtur sot një takim të përbashkët në mes të Kryesisë së Partisë dhe Grupit Parlamentar të PDK-së, ku kërkuan zgjedhje të reja që sipas tyre e kthejnë vendin në binarë. Në këtë takim u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend, respektivisht krizën politike e cila sipas PDK-së erdhi si pasojë e veprimeve të papërgjegjshme dhe të fshehta të Qeverisë së Kosovës. Më poshtë komunikata në vazhdm e PDK-së: Prishja e raporteve më miqtë ndërkombëtarë, vendosja e sanksioneve ndaj Kosovës, bashkëpunimi me kriminelin Millan Radojçiq dhe Listën Serbe, takimet dhe vendimet e fshehta në dëm të interesit nacional – janë ...
Komentet te PDK-ja kërkon zgjedhje: Qeveria e re e kthen Kosovën në binarë Janë të Mbyllura