Tre persona kanë mbetur të lënduar pasi janë përfshirë në një përleshje fizike sonte rreth orës 20:00 në rrugën ‘Ibrahim Lutfiu’ në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali. Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, të cilët kanë bërë me dije se një person është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor, teksa në vendngjarje është sekuestruar edhe një armë zjarri. “Sot rreth orës 20:00, policia ka marrë informatën për një përleshje fizike në rrugën ‘Ibrahim Lutfiu’ në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat ...
Komentet te Tre të lënduar në një përleshje në Prishtinë, arrestohet një person dhe sekuestrohet një armë zjarri Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Me hyrjen në fuqi të Udhëzimit Administrativ 05/2003, i cili është mbështetur në Ligjin e Truizmit, Agjencitë Turistike duhet t’i sigurojnë klientët e tyre. Tash e tutje klientët do të jetë të siguruar në realizimin e së drejtës së tyre përmes policës së sigurimit. Pra, nëse kompania nuk përmbush marrëveshjen që ka me klientin, atëherë Institucionet përgjegjëse mund të ekzekutojnë sigurimin dhe të kompensojnë palën e dëmtuar. Para se të filloj implementimi i këtij udhëzimi në praktikë është zhvilluar një takim mes përfaqësueseve të Byrosë Kosovare të Sigurimit, respektivisht drejtorit të BKS-së Sami Mazrekut si dhe drejtorit Financiar Valon Berisha, Brahim Isufaj nga BKS-ja, si dhe Lindita Rashica, Merlinda Ramaj, ...
Komentet te Mazreku ju bën thirrje agjencive turistike që t’i sigurojnë udhëtarët Janë të Mbyllura
Bota duhet të përgatitet të përballet me valë të nxehti gjithmonë e më intensive, paralajmëruan Kombet e Bashkuara, në një kohë kur vendet e hemisferës veriore janë prekur nga temperatura shumë të larta. “Këto dukuri do të vazhdojnë të rriten me intensitet dhe bota duhet të përgatitet për t’u përballur me valë më të fuqishme të nxehti”, ka deklaruar John Nairn, këshilltar pranë Organizatës Botërore të Meteorologjisë, pranë Kombeve të Bashkuara. Sipas tij, fenomeni “El Ninjo”, që është shfaqur së fundmi, nuk do të bëjë gjë tjetër përveçse do të amplifikojë verifikimin e intensitetit të fluksit të të nxehtit ekstrem. Në Amerikën e Veriut, në Azi, Afrikën Veriore dhe në ...
Komentet te OKB alarm për të nxehtin: Bota të bëhet gati për valë të tjera ekstreme Janë të Mbyllura
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-së së UÇK-së, Faton Klinaku si dhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani kanë zhvilluar një takim për shkak të mospërshirjes së tyre nga Ligji për Pagën Minimale. Klinaku është deklaruar për media pas takimit, ku tregoi se i paraqitën te presidentja shqetësimet si adresa e fundit e tyre. “E kishim një takim dhe i paraqitëm të gjitha shqetësimet tona përkitazi me shkelje të ndryshme që vazhdimisht i ka bërë Qeveria e Kosovës dhe i treguam që adresa jonë e fundit ka mbet presidentja për shkak se këto detyra që i ka të përcaktuara me ligj dhe me kushtetutë nuk i ka rregullu kryetari i ...
Komentet te Klinaku: Që nga viti i kaluar s’kemi kontakt me Kurti, s’flasim as me këshilltarin e tij Janë të Mbyllura
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një postimi në Facebook ka kërkuar që dialogu me Serbinë të mos bëhet siç ka thënë ai “nëpër skuta e hotele të plazheve”, duke goditur Qeverinë për qasje të keqe. Kështu, ai ka kërkuar që dialogu të zhvillohet në Bruksel e Uashington. “Stop dialogut nëpër skuta e hotele të plazheve. Dialogu të zhvillohet në Bruksel dhe Uashington.” – ka shkruar ai. Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka biseduar të hënën me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, për uljen e tensioneve me Serbinë dhe normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Dy zyrtarët kanë biseduar në ...
Komentet te Hoti ‘godet’ Qeverinë: Stop dialogut nëpër skuta e hotele të plazheve Janë të Mbyllura
Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka shkëmbyer replika të ashpra me gjyqtarët e Dhomave të Specializuara, në seancën që po mbahet në Hagë. Kjo pasi Emmerson pati disa kundërshtime me pyetjet që gjyqtarët ia kishin drejtuar Rrustem Mustafës. Emmerson ka thënë se është detyrë e tij të kundërshtojë pyetjet tendencioze. “Nga juridiksioni që vi unë, është detyrë e avokatit të kundërshtojë pyetjet tendencioze nga të gjitha palët, pavarësisht nga cila anë, përfshirë edhe gjyqtarët. Në rastin e sotëm u cenua kundërshtimi im për pyetjet e bëra nga gjyqtarët, dhe duhet të ketë një vendim. Gjyqtari Metro më dha urdhër të ulesha, dhe kundërshtimi im është hequr nga transkripti sepse ...
Komentet te Avokati i Kadri Veselit kapet me gjyqtarët: Pyetjet tendencioze, nuk dua të degjenerohet situata Janë të Mbyllura
Gazetari Berat Buzhala e ka komentuar sërish arrestimin e avokatit Besnik Berisha, i cili u lirua pasi kundërligjshëm u arrestua me urdhër të prokurorit, Rasim Maloku, raporton Gazeta Sinjali. Teksa po publikohen sërish pjesë nga intervista e Buzhalës me Berishën, ku avokati ka folur për herë të parë, ai ka shkruar se Maloku ka bërë gabim të tmerrshëm. “Besnik Berishën mundesh me e arrestu, amë qysh i patë në dy pjesët e para të videos nuk mundesh me ia mshelë gojën. Sot dalin pjesët tjera. Krejtesisht eksploziv dhe balistik. Kuku”, ka shkruar Buzhala pas pjesëve të intervistës që janë publikuar. “Me arrestimin e Besnikut në qaso forme arbitrare e ka ...
Komentet te Buzhala: Berishës s’mundesh me ia mshelë gojën, Rasim Maloku ka bërë gabim të tmerrshëm Janë të Mbyllura
Sot në Hagë vazhdon seanca ku dëshmon Rrustem Mustafa, ish-komandant i Zonës Operative të Llapit, në rastin ‘Thaçi dhe të tjerët’. Ndryshe dje dëshmitari Rrustem Mustafa- Remi, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Llapit, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve, ka filluar dëshminë me pyetjet nga avokati Ben Emerson. Mustafa tha se kjo ajo kushtetutë është miratuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, të asaj kohe. Po ashtu Mustafën, ka filluar ta marr në pyetje trupi gjykues pasi që palët kanë përfunduar pyetjet dhe kundër-pyetjet e tyre, raporton RTKlive. Fillimisht janë bërë pyetje nga gjykatësi Christoph Barthe dhe më pas nga gjykatësi Guenawl Mettraux, ...
Komentet te Komandant Remi vazhdon sot dëshminë në Speciale Janë të Mbyllura
Zëdhënësja e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, Arjeta Mjeku, ka bërë të ditur se reduktimet e ujit të pijshëm kanë nisur në qytetin e Podujevës dhe në disa lagje të Prishtinë, . Kjo sipas saj po ndodh për shkak të keqpërdorimeve të mëdha të ujit të pijes dhe fillimit të rënies së nivelit të ujit në liqenet akumuluese. Mjeku ka kërkuar nga konsumatorët që ujin e pijes ta përdorin racionalisht, në mënyrë që shpërndarja e ujit të bëhet barabartë për secilin konsumatorë. “Po shihet tash që kemi temperatura të larta mbi vendin tonë, andaj ne këto ditë kemi apeluar dhe vazhdojmë të apelojmë për shpenzim racional të ujit të pijshëm. ...
Komentet te Podujeva e disa lagje në Prishtinë s’do të kenë ujë gjatë ditës Janë të Mbyllura
Hisen Berisha, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka deklaruar se ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka qenë “dezertor i luftës”. Ai në Pressing të T7 tha se emri i tij nuk figuron në listën e luftëtarëve që thotë t’i ketë takuar. “Sveçla është dezertor i luftës. Kjo tabelë janë luftëtaret e njësisë ku ai thotë që ka taku dhe e ka statusin e veteranit. Njësia Ylli 98/99. Kërkun emri tij nuk figuron. Është dezertor dhe veteran i rrejshëm”, ka thënë ai. Më tutje, ai thotë se as kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është veteran. ”Albin Kurti në Kuvend të Kosovës, thotë njësitë e veçanta të ...
Komentet te Hisen Berisha publikon një tabelë: Sveçla është dezertor i luftës, kqyre në telefon Janë të Mbyllura