Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Të premten shpallet aktgjykimi ndaj Krivaqës dhe Sejdiut për vrasjen e Marigona Osmanit

Lajme
Aktgjykimi për vrasjen e Marigona Osmanit do të shpallet të premten, më 4 gusht. Seanca do të mbahet me fillim nga ora 11:00. “Ju njoftojmë se të premten më 4 gusht 2023, duke filluar nga ora 11:00, vazhdon seanca gjyqësore me shpalljen e aktgjykimit në çështjen penale, kundër të pandehurit D.K.,  i akuzuar për shkak të veprave penale dhunimi nga neni 227 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së dhe veprës penale në bashkëkryejre vrasja e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.3, 1.4 dhe 1.7 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, si dhe të pandehurit A.S., i akuzuar për shkak të veprave penale në bashkëkryejre vrasja ...
Komentet te Të premten shpallet aktgjykimi ndaj Krivaqës dhe Sejdiut për vrasjen e Marigona Osmanit Janë të Mbyllura

Vajza në Prishtinë e rrah babanë e saj, 49-vjeçari kërkon ndihmën e Policisë

Lajme
Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre, raporton Gazeta Sinjali. Një rast i rëndë ka ndodhur dje në një familje në rrugën “Shpetim Bobaj” në Prishtinë, ku një vajzë dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të saj. Sinjali mëson se 49-vjeçari e ka denoncuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se e bija 18-vjeçare e ka sulmuar fizikisht, pas një mosmarrëveshje që kanë pasur ...
Komentet te Vajza në Prishtinë e rrah babanë e saj, 49-vjeçari kërkon ndihmën e Policisë Janë të Mbyllura

Çitaku për vendimin e MINT: Qeveria po i cenon vlerat e gazetarisë

Lajme
Të hënën në Prishtinë u protestua kundër vendimit për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës, nga ana e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Për këtë vendim ka pasur shumë reagime, sidomos nga nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku. Ajo tha se qeveria po i cenon vlerat e gazetarisë. “Kjo është forma më brutale e luftës kundër lirisë së shprehjes. Dhe pa informatë, pa lajme, pa media të lira, demokracia nuk funksionon, demokracia nuk funksionon në errësirë”, tha Çitaku në Klan Kosova. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Çitaku për vendimin e MINT: Qeveria po i cenon vlerat e gazetarisë Janë të Mbyllura

“Falënderoj Zotin për bukën, familjen dhe dashurinë”, Luizi dhe Kiara bashkojnë dy familjet (FOTO)

ShowBiz
Luizi dhe Kiara vijojnë të shijojnë dashurinë e tyre edhe pas daljes nga “Big Brother VIP”. Çifti nuk ngurojnë të postojnë foto së bashku, teksa së fundmi janë parë edhe nën shoqërinë e nënës së këngëtarit, e po ashtu kjo e fundit është fotografuar me nënën e Kiarës. Sot, Luizi ka postuar një foto ku shfaqet në darkë me dy familjet. “Falenderoj Zotin për bukën, familjen dhe dashurinë mes nesh”- shkruan Luizi krah fotos, që tregon se gjërat mes dy familjeve janë më mirë se kurë. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te “Falënderoj Zotin për bukën, familjen dhe dashurinë”, Luizi dhe Kiara bashkojnë dy familjet (FOTO) Janë të Mbyllura

Moti për sot: Temperaturat shkojnë sërish deri në 31 gradë

Lajme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbajë sot dhe ditëve në vijim, në vendin tonë, transmeton Sinjali. “Një javë kryesisht e nxehtë, por po përmbyllet një muaj me temperatura mesatare maksimale ekstrem të larta dhe llogaritet që ky korrik të jetë muaji më i nxehtë i korrikeve prej se kur kanë filluar matjet profesionale meteorologjike (1854 Angli në laboratorin KJU). Ndryshimet klimatike po ndodhin më shpejt se sa parashikimet e shkencëtareve të agjencive të fuqishme meteorologjike dhe tani nevoja për të reduktuar emetimet e gazrave serrë është më urgjente se kurrë më parë. KY muaj me këto temperatura ekstreme nuk ka përfshirë vetëm Evropën por tri ...
Komentet te Moti për sot: Temperaturat shkojnë sërish deri në 31 gradë Janë të Mbyllura

Rozeta Hajdari vendimin e Klan Kosovës e arsyetoi me zbatim të ligjit, por krejt ministrinë e drejton kundërligjshëm

Lajme
Për vendimin e Klan Kosovës, ministrja e Qeverisë Kurti, Rozeta Hajdari u thirr në zbatimin e ligjit. “Çdo biznes me veprimtari në Republikën e Kosovës, e ka për obligim që të respektojë Kushtetutën dhe ligjet e vendit tonë. Ndërsa, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë është e vendosur për të mbrojtur rendin dhe ligjin në çdo rast brenda fushëveprimit të saj, pa përjashtim e pa diskriminim”, shkruante Hajdari në një postim në Facebook, ku njoftonte se po zbaton ligjin për rastin e Klan Kosovës. Mirëpo, Rozeta Hajdari, të gjithë drejtuesit kryesorë të Ministrisë së Industrisë, Ndëramrrësisë dhe Tregtisë i ka vendosur në mënyrë të kundërligjshme. Përderisa për Klan Kosovën Hajdari ...
Komentet te Rozeta Hajdari vendimin e Klan Kosovës e arsyetoi me zbatim të ligjit, por krejt ministrinë e drejton kundërligjshëm Janë të Mbyllura

Bajrami i reagon Qeverisë: Kërkoni ligjshmëri dhe zbatim të Kushtetutës për Berishajn, Krasniqin, Mujkën e Radojçiqin

Lajme
Hykmete Bajrami, deputete e LDK-së, thotë se mbyllja e bizneseve të reja nuk mund të arsyetohet me rastin e Klan Kosovës. Bajrami i është drejtuar Lëvizjes Vetëvendosje, duke i kërkuar ligjshmëri dhe zbatueshmëri të Kushtetutës. “Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje duhet të kërkojë ligjshmëri dhe zbatim të Kushtetutës edhe në rastin e Martin Berishajt dhe përfshirjen e tij në transaksione financiare energjetike me kompani nga Serbia”, shkroi ajo në Facebook. Sipas saj, Lëvizja Vetëvendosje duhet të kërkojë ligjshmëri dhe zbatim të Kushtetutës në rastin e Nagip Krasniqit që është në paraburgim për korrupsion në KEK. “Duhet të kërkojë ligjshmëri dhe zbatim të Kushtetutës kur Mimoza Kusari me izën e Albin ...
Komentet te Bajrami i reagon Qeverisë: Kërkoni ligjshmëri dhe zbatim të Kushtetutës për Berishajn, Krasniqin, Mujkën e Radojçiqin Janë të Mbyllura

Limaj për Qeverinë: S’kanë rrëfime për lirinë e Kosovës, po krijojnë përçarje mes qytetarëve përmes patriotizmit fallc

Lajme
Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj është shprehur i ashpër me partinë në pushtet, Vetëvendosje duke thënë se po krijonë përçarje mes qytetarëve përmes patriotizmit fallc e duke akuzuar qeveritë e kalauara. Ai tha se udhëheqësitë e vendit s’kanë rrëfime për fëmijët e tyre për lirinë e Kosovës, për çka sipas tij po shpifinë, mashtrojnë e etiketojnë edhe veteranët e UÇK-së. “Ku keni qenë ju? Këta njerëz se kanë rrëfimin e tyre për këtë Kosovë të lirë e të pavarur. Nga mungesa e atij rrëfimit, këta duhet me shpif, me mashtru, me etiketu e me i ra atij veteranit të rrejshëm. Këta tash marojnë filma.”, tha Limaj në Kanal10. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Limaj për Qeverinë: S’kanë rrëfime për lirinë e Kosovës, po krijojnë përçarje mes qytetarëve përmes patriotizmit fallc Janë të Mbyllura

Çitaku me bilanc për Qeverinë: Miliona euro të shpërdoruara, ministra nën hetime, varfëri në familje

Lajme
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas ngjarjeve të fundit në vend, ku tha se bilanci i vetëm i Qeverisë Kurti është varfëria e dëshpërimi që kanë sjell te familjet dhe stagnimi, sipas saj, në të gjitha fushat. Çitaku Qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti po e sheh të mbushur me skandale e afera korruptove në dy vjet e gjysmë sa është në pushtet, teksa shtoi se e njëjta Qeveri e terrorizoi popullin me masat e SHBA-së e BE-së. “Nuk i kemi harruar veriun, sanksionet dhe as koordinimin me Radojçiqin! Mbi dy vjet keqqeverisje të një mandati të dytë, të mbushur me skandale e afera korruptive, ...
Komentet te Çitaku me bilanc për Qeverinë: Miliona euro të shpërdoruara, ministra nën hetime, varfëri në familje Janë të Mbyllura

Me urdhër të Speciales, arrestohet në Tiranë ish-luftëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj

Lajme
Ish-anëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dritan Goxhaj është arrestuar në Tiranë. Bëhet me dije se arrestimi i Goxhajt është ekzekutuar nga punonjësit e Policisë në Tiranë, e cila ka ushtruar kontroll në banesën e tij, për llogari të Gjykatës Speciale të Kosovës, raporton News24. Dritan Goxhaj ka qenë shoqërues i trupave amerikane gjatë Luftës në Kosovë gjatë vitit 1999. Ai i është bashkuar UÇK-së si oficer i Ushtrisë Shqiptare në shkollën e aviacionit dhe ka pasur autorizimin e Shtabit të Përgjithshëm që të mbante kontakte me komandën e forcave amerikane në Shqipëri. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Me urdhër të Speciales, arrestohet në Tiranë ish-luftëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj Janë të Mbyllura