Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Sot mot me diell dhe vranësira

Lajme
Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Mëngjesi do të jetë mjaft i freskët. Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 9-25 km/h. Sipas Meteo Kosova, temperaturat minimale do të lëvizin prej 7 deri në 10°C, ndërsa ato maksimale prej 24 deri në 26°C. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Sot mot me diell dhe vranësira Janë të Mbyllura

Ish-inspektori i AKI-së: Alarmant trendi i vrasjeve, përgjegjësia shkon direkt te Qeveria

Lajme
Ish-kryeinspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Burim Ramadani thotë se përgjegjësi ka edhe Qeveria e Kosovës për trendin alarmant të krimit në javët e fundit. Ramadani tha se Policia është larguar nga strategjitë e reduktimit të krimit dhe se kjo ka reflektuar në shtimin e rasteve të vrasjeve. “Institucionet e Kosovës, Qeveria, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia duhet të rikthehen fuqishëm në zbatim të strategjisë së policimit të udhëhequr nga inteligjenca, edhe të policimit në komunitet, edhe të policit të lagjes”, tha Ramadani. Ish-inspektori i AKI-së tha se “largimi prej strategjive operacionale të Policisë në sigurinë publike po u kushton qytetarëve edhe me jetë”. “Përgjegjësia shkon direkt ...
Komentet te Ish-inspektori i AKI-së: Alarmant trendi i vrasjeve, përgjegjësia shkon direkt te Qeveria Janë të Mbyllura

Flasin nga Qeveria për dorëheqjen e Mehajt: Gruaja e tij u diagnostikua me sëmundje të rrallë

Lajme
Qeveria e Kosovës ka dhënë detaje për dorëheqjen e Armend Mehajt nga pozita e ministrit së Mbrojtjes. Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka thënë se ministri, Armend Mehaj ka kërkuar lirim nga detyra për shkak të sëmundjes së gruas së tij. “Ministri Armend Mehaj ka kërkuar lirim nga detyra për shkaqe familjare. Gruaja e tij është diagnostifikuar me një sëmundje të rrallë dhe për çka i duhet tretman dhe kujdes në një qytetet tjetër nga ai i Oslos. Çifti i ka tri vajza të moshës së mitur dhe ministri Mehaj ka kërkuar që të ndodhet pranë familjes në këtë kohë”, ka thënë Kryeziu, për Dukagjinin. Armend Mehaj të martën ka dhënë ...
Komentet te Flasin nga Qeveria për dorëheqjen e Mehajt: Gruaja e tij u diagnostikua me sëmundje të rrallë Janë të Mbyllura

Pamje të rënda/ Vetura godet dy persona në Fushë Kosovë dhe largohet shpejt (VIDEO)

Lajme
Në orët e hershme të mëngjesit, në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë, afër diskotekës Gate Club, një person ka goditur me veturë dy persona dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Siç shihet në pamjet e publikuara, në momentin kur goditen dy djemtë që po ecnin përreth rrugës, vetura po lëvizte me shpejtësi. Lidhur me rastin e lartë cekur nuk ka raportuar as Policia e Kosovës. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Pamje të rënda/ Vetura godet dy persona në Fushë Kosovë dhe largohet shpejt (VIDEO) Janë të Mbyllura

Vrasja në Klinë, momenti kur i dyshuari xhirohet duke ikur me armë në dorë -Video

Lajme
Gazeta Sinjali raportoi sot për të shtëna me armë zjarri në lokalin Coyote Lounge Bar në Klinë, ku i dyshuari Tush Frroku, për motive akoma të panjohura shtiu me armë zjarri në drejtim të Anton Prela, i cili si pasojë e plagëve ka mbetur pa shenja jete, shkruan Gazeta Sinjali. Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi. “Rreth orës 16:40 policia është njoftuar se në një lokal në rrugën “Leonard Palucaj” në Klinë ka pasur të shtëna me armë zjarri. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes”. “Nga këto të shtëna një person është plagosur dhe është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën ...
Komentet te Vrasja në Klinë, momenti kur i dyshuari xhirohet duke ikur me armë në dorë -Video Janë të Mbyllura

“S’po thom që s’i kam ra”, flet në gjykatë e akuzuara për vrasjen e kunatës në Dragash

Lajme
Fshati Kuk i Dragashit dhe i gjithë vendi u trondit nga ngjarja e rëndë që ngjau në dhjetor të vitit të kaluar, ku një grua e moshuar u gjet pa shenja jete. Sahime Domuzet dyshohet se humbi jetën si pasojë e dhunës sistematike fizike me të cilën po përballej. Lidhur me rastin është arrestuar kunata e saj, Nazire Abdyli mbi të cilën rëndon dyshimi se e rrahu të ndjerën deri në vdekje, shkruan Gazeta Sinjali. Së fundmi, para trupit gjykues, Nazire Abdyli nuk e ka pranuar fajësinë për akuzën e cila rëndon mbi të. Këtë deklarim, e pandehura Abdyli e ka bërë të hënën, në Gjykatën Themelore në Prizren, në ...
Komentet te “S’po thom që s’i kam ra”, flet në gjykatë e akuzuara për vrasjen e kunatës në Dragash Janë të Mbyllura

Avokatja e Krasniqit kërkon që ai të lirohet për dy javë: Është 72-vjeçar, asnjë dëshmitar s’ka folur keq për të

Lajme
Avokatja e ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, Venkateswari Alagendra, ka kërkuar që Krasniqi të lirohet përkohësisht për të kaluar pak kohë me familjen e tij në Kosovë. Kërkesa e saj është që ai të lirohet për dy javë, nën mbikëqyrje. Alagendra pretendon se paraburgimi i Krasniqit s’është i domosdoshëm, pasi s’ka rrezik për t’u arratisur dhe për të penguar në procedurat gjyqësore, si dhe sipas saj s’ka asnjë provë konkrete se ndonjë dëshmitar është frikësuar nga Krasniqi. “Deklaratat publike të z. Krasniqi janë ushtrim i fjalës së lirë dhe jo të mjaftueshme për të treguar një prirje ndaj ndërhyrjes në dëshmitarë”, thuhet në parashtresën e avokates Alagendra. “Mungesa e ndonjë prove faktike ...
Komentet te Avokatja e Krasniqit kërkon që ai të lirohet për dy javë: Është 72-vjeçar, asnjë dëshmitar s’ka folur keq për të Janë të Mbyllura

Rast i dhimbshëm në Deçan: Burri dhe gruaja vdesin në të njëjtën ditë

Lajme
Një ngjarje e rëndë dhe mjaft e dhimbshme ka ndodhur në fshatin Dubovik të Deçanit, ku një çift bashkëshortor, burrë dhe grua kanë vdekur në të njëjtën ditë, raporton Sinjali. Ky rast ka lënë të pikëlluar familjen e tyre, që përjetuan humbjen e Gjyle dhe Smajl Berishës. E ndjera u nda nga jeta derisa ishte në Bjeshkët e Deçanit, e disa orë më pas edhe burri i saj. “Ata kanë qenë në Bjeshkë. Vdekjet kanë qenë natyrale. Gruaja ka pësuar infarkt. Burri është munduar t’i dal në ndihmë gruas, duke shkuar tek disa fqinj ka pësuar sulm. Burri ka qenë edhe i sëmurë. Para një kohe ka pasur sulm në ...
Komentet te Rast i dhimbshëm në Deçan: Burri dhe gruaja vdesin në të njëjtën ditë Janë të Mbyllura

Dalin pamjet e rrahjes së kosovarit nga punëtorët e një pompe në Lezhë, e goditën me shkopinj -Video

Lajme
Ditë më parë u raportua për një përleshje që kishte ndodhur në një pikë karburanti në Lezhë, ku ishin përfshirë disa shtetas të Shqipërisë dhe një kosovar. TV Klan tashmë ka publikuar disa pamje ku shihen punëtorët e pikës së karburantit, duke e goditur me shkopinj kosovarin. Si pasojë e plagëve të marra, Migjen Mulaj përfundoi në spital, e më pas u arrestua bashkë me dy punëtorët e pompës. Mulaj dyshohet për vrasje me dashje e mbetur në tentativë dhe shkatërrim prone. Ndërsa Nikoll Sokoli dhe Kujtim Rusi akuzohen për plagosje e rëndë me dashje kryer në bashkëpunim. /GazetaSinjali ...
Komentet te Dalin pamjet e rrahjes së kosovarit nga punëtorët e një pompe në Lezhë, e goditën me shkopinj -Video Janë të Mbyllura

Mediat spanjolle: Kush është Endrit Nika, i akuzuari për vrasjen e të dashurës argjentinase në hotelin e Fushë Kosovës

Lajme
Mediat spanjolle vazhdojnë të raportojnë për mënyrën e vdekjes së argjentinases Maria Clara Urdangaray 27 vjeçe, e cila dyshohet se vra nga partneri i saj kosovar javën e kaluar në Fushë Kosovë. Vajza ndodhej me pushime në Kosovë me partnerin e saj kur humbi jetën pasi u rrëzua nga kati i gjashtë i një hoteli. Fillimisht u raportua për një rënie nga ballkoni, por më vonë doli krejt diçka tjetër. Të premten policia e Kosovës arrestoi partnerin e viktimës, Endrit Nika, 31-vjeçari kosovar me dokumente zvicerane. E gjithë ngjarja ka ndodhur në orët e para të së martës së kaluar në një ndërtesë në Fushë Kosovë, ku María Clara ndante ...
Komentet te Mediat spanjolle: Kush është Endrit Nika, i akuzuari për vrasjen e të dashurës argjentinase në hotelin e Fushë Kosovës Janë të Mbyllura