Rastet e dhunës në familjet kosovare po vazhdojnë të rriten, ndërkohë që çdo ditë e më shumë gratë janë ato që po përjetojnë dhunë fizike e psikike nga bashkëshortët e tyre. Për një rast të tillë që dyshohet të ketë ndodhur në Fushë Kosovë, Prokuroria ka nisur hetimet, raporton Gazeta Sinjali. Sinjali mëson se gjatë ditës së djeshme një grua ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi që bashkëshorti i saj dyshohet të ketë ushtruar dhunë ndaj saj. Bazuar në dëshminë e viktimës e cila është shtetase e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pak ditë më parë bashkëshorti i saj ka demoluar banesën e saj dhe ia ka dëmtuar dokumentet identifikuese ...
Komentet te Eskalon burri në Fushë Kosovë, e gjuan me televizor bashkëshorten që erdhi nga SHBA Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka thënë se Qeveria Kurti po koordinohet me Listën Serbe për emërimet në veri të vendit. Ajo ka shtuar se është parë që koordinimi me Radoiçiqin ka sjellë pasojat e veta. “Është parë që koordinimi me Radojiçiqin ka edhe pasojat e tjera në emërimet të cilat i kemi parë. Sot kemi bërë përpjekje që të shpërfaqim para qytetarëve mënyrën se si kryeministri duke filluar me himnizimin e Oliver Ivanoviqit, emërimin e fundit të një personi, prindi i të cilit ka qenë i angazhuar në luftën e fundit dhe veprime të tjera të koordinuara me kriminelin e kërkuar nga ShBA, MB ...
Komentet te Deliu-Kodra: Qeveria Kurti po koordinohet me Listën Serbe për emërimet në veri Janë të Mbyllura
Parukieret, estetistet dhe kontabilistet janë ndër profesionet që mund të lidhen me një rrezik në rritje të kancerit të vezoreve, sipas një studimi të botuar në revistën “Mjekësia e Punës dhe Mjedisit”. Gjithashtu, ato që punojnë në shitje, shitje me pakicë, veshje dhe ndërtim janë potencialisht në rrezik për shkak të ekspozimit kumulativ ndaj agjentëve të tillë si talku dhe amoniaku, shtytësit, benzina dhe zbardhuesi. Faktorët mjedisorë, përfshirë ata që lidhen me vendin e punës, mund të rrisin rrezikun, por relativisht pak studime kanë vlerësuar rreziqet profesionale me të cilat përballen gratë, raportojnë studiuesit. Studiuesit, nga Universités de Montréal në Kanada dhe Universités de Paris-Paris-Saclay, studiuan pjesëmarrësit e moshës 18-79 ...
Komentet te Këto janë 3 profesionet që janë më të rrezikuara nga kanceri i vezoreve Janë të Mbyllura
Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot diell dhe vranësira, ku pritet kohë pas kohe të ketë reshje lokale shiu, të cilat në momente të caktuara do të jenë në formë të rrebesheve kalimtare, të shoqëruara me ndonjë shkarkesë elektrike. Era do të fryjë nga veriu me shpejtësi prej 10-36 km/h. Sipas Meteo Kosova, temperaturat minimale do të lëvizin prej 12 deri në 15°C, ndërsa ato maksimale prej 21 deri në 26°C. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Sot diell dhe vranësira, priten edhe reshje shiu Janë të Mbyllura
Profesori universitar Milazim Krasniqi ka një kërkesë për personat që kërcënojnë në rrjete sociale e jetojnë nëpër shtetet e BE-së. Në një postim në Facebook, Krasniqi tha se ata që kërcënojnë duhet ta dinë se përveç dënimeve nga gjykatat e Kosovës, mund të dënohen edhe në vende ku jetojnë. Tutje, ai tha se ata edhe mund dëbohen nga ato vende. “Këta tipat që nga shtete të Bashkimit Evropian na kërcënojnë në rrjete sociale, duhet të dinë se ashtu mund të rrezikojnë jo vetëm të dënohen në gjykatat tona, po mund të dënohen edhe atje. Mund edhe të dëbohen, në versionin më ekstrem“, ka shkruar Krasniqi. Krasniqi tha e ata që ...
Komentet te Krasniqi-kërcënuesve nga diaspora: Mblidhni mend teveqela, mandej detyroheni të qani në gjykatë Janë të Mbyllura
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një familje në rrugën “Mustafë Kokaj” në Gjilan, ku një grua ka humbur jetën tragjikisht. E ndjera ka rënë në bunarin e shtëpisë së një fqinji dhe përkundër që iu dha ndihma e parë pasi u nxor, ajo s’arriti të mbijetojë, raporton Gazeta Sinjali. Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se viktima është Safete Fetinci, 55-vjeçare, vdekjen e së cilës e ka konfirmuar ekipi mjekësor që doli në vendin e ngjarjes. Sipas informacioneve të para, viktima dyshohet se kishte vendosur t’i japë fund jetës duke rënë në bunar, gati shtatë orë pasi u largua nga shtëpia e saj. Pas përfundimit të ekzaminimeve ...
Komentet te Rast i rëndë në familjen Fetinci në Gjilan: Gruaja vdes pasi ra në bunar, dyshohet për vetëvrasje Janë të Mbyllura
Pas pushimeve të verës, javën e ardhshme, do të rifillojë gjykimi në rastin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit. Në Hagë, pritet të vazhdojnë dëshmitë e dëshmitarëve të radhës. Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve sipas kalendarit parashihet të mbahet nga data 14,15,16 dhe 17 gusht duke vazhduar tutje nga 28, 29 dhe 30 gusht. Gjykimi ndaj katërshes së UÇK-së nisi më 3 prill 2023, pas më shumë se dy vitesh zvarritje. Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi po qëndrojnë në paraburgim në Hagë, prej nëntorit të vitit 2020. Ata janë deklaruar se janë të pafajshëm për akuzat e ngritura ndaj tyre. Deri më tani ndaj Thaçit ...
Komentet te Rikthehet gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, këto janë datat Janë të Mbyllura
Një raportim shqetësues vjen nga Veriu.info në lidhje me vëllain e një deputeti të Vetëvendosjes. Kjo gazetë ka raportuar se vëllai i deputetit Gazmend Gjyshinca, Berati, është arrestuar nga Policia e Kosovës bashkë me dy persona tjerë në mesnatën e datës 8 gusht. Dhe arsyeja e arrestimit del të jetë mjaft e rëndë. Ai u arrestua pasi bashkë me dy personat tjerë për sulm ndaj zyrtarit policor pasi fillimisht nuk iu bindën për prezantimin e dokumenteve identifikuese Veriu.info merr vesh nga burimet e saj brenda Prokurorisë se tre personat e arrestuar janë Berat Gjyshinca, Mentor Zeqiri dhe Albi Mavriqi. Nacionale ka provuar ta kontaktojë z. Gjyshinca por i njëjti nuk ...
Komentet te Arrestohet vëllai i deputetit të VV-së bashkë me dy tjerë për sulm ndaj policëve të Kosovës Janë të Mbyllura
Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre, raporton Gazeta Sinjali. Një rast i tillë ka ndodhur së fundi në një familje në Prishtinë, ku një person dyshohet se ka kërcënuar babanë e tij. Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 63-vjeçari ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës, për shkak se siç ka pohuar ai, ndihet i rrezikuar nga veprimet e ...
Komentet te “Policia nuk t’rujnë gjithë”/ I riu në Prishtinë kërcënon babanë e tij, 63-vjeçari thotë se ndihet i rrezikuar Janë të Mbyllura
Përleshjet mes të burgosurve në qendrat korrektuese në vendin tonë nuk janë edhe aq të rralla. Raste të tilla e incidente të tjera, siç është ikja e të dënuarve janë goxha të shpeshta, sidomos në Burgun e Dubravës, raporton Gazeta Sinjali. Një rrahje ka ndodhur së fundi në Qendrën Korrektuese në Dubravë, ku një i burgosur dyshohet se ka sulmuar fizikisht të burgosurin tjetër me të cilin ndodhen në një qeli. Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se 22-vjeçari si pasojë e dhunës ka marrë lëndime trupore dhe ka marrë ndihmë mjekësore, teksa i dyshuari është intervistuar lidhur me rastin. Po ashtu është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit, ...
Komentet te Rrahje në burgun e Dubravës, i burgosuri e sulmon fizikisht shokun e qelisë Janë të Mbyllura