Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Haliti: Drafti i Asociacionit do të jetë më i keq se i kaluari

Lajme
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar sot me përfaqësuesit e partive opozitare, me të cilët ka biseduar për draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, që u është prezantuar në fund të tetorit Prishtinës dhe Beogradit. Mirëpo, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, vlerësoi që ky draft do të jetë “më i keq”, se ai i kaluari. “Nga marrëveshjet e mëhershme, ne jemi vonuar për shkak të debateve, për shkak të përplasjeve, për shkak të gabimit të parë që nuk e kemi bërë statutin për ta dërguar në Gjykatë Kushtetuese, por e kemi dërguar marrëveshjen. Tani nuk e besoj ...
Komentet te Haliti: Drafti i Asociacionit do të jetë më i keq se i kaluari Janë të Mbyllura

Nesër priten reshje të dendura shiu dhe mundësi për vërshime

Lajme
Reshjet lokalisht pritet të fillojnë gjatë orëve të para të 24-orëshit, ndërsa intensifikim i tyre pritet gjatë pjesës së parë dhe të dytë të ditës, duke mos përjashtuar mundësinë që të shkaktojnë vërshime në lokalitete, sidomos në ato zona që janë më të prirura. Në zonat e larta malore priten reshje bore. Ky sistem do të jetë i shoqëruar edhe me masa të ftohta ajrore, me ç’rast do të sjellin edhe ulje të theksueshme të temperaturave, me maksimale prej 10 deri në 14°C. Vlerat më të larta do të regjistrohen në orët e mëngjesit, ndërsa gjatë ditës do të vijojë ulja e tyre. Gjatë natës e deri në mëngjesin e ...
Komentet te Nesër priten reshje të dendura shiu dhe mundësi për vërshime Janë të Mbyllura

Kërcënimi i Krasniqit dhe Abdixhikut, Tahiri: Mund të jetë rrezik shumë i madh

Lajme
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi, dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, janë marrë nën mbrojtjen e policisë së Kosovës. U raportua se Krasniqi dhe Abdixhiku, ishin kërcënuar nga grupet terroriste serbe lidhur me rastin e Banjskës. Lidhur me këto kërcënime ka folur ish-polici Ridvan Tahiri. Tahiri tha në Info Magazine në Klan Kosova se rreziku mund të jetë shumë i madh. Ai ka folur edhe për eksperiencat personale gjatë shoqërimit si truproje i personave VIP. “Kur e kemi dërguar kryetarin e Kuvendit, në veri në “zonat e nxehta” siç i quajmë ne si truproje, kemi qenë më vigjilentë sepse e kemi pritur një sulm ...
Komentet te Kërcënimi i Krasniqit dhe Abdixhikut, Tahiri: Mund të jetë rrezik shumë i madh Janë të Mbyllura

Kurti e ka vendosur, nuk do t’i mbështesë kërkesat e Policisë: Interesohemi t’ua zvogëlojmë rrezikun me mjete të punës

Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar që qeveria që ai drejton “është e interesuar” të zvogëlojë rrezikshmërinë e policëve, duke investuar në mjete të punës. Me këtë ai ka lënë të nënkuptohet s’e nuk do tÄua plotësojë kërkesat policëve. Sipas “Ekonomia Online”, Kurti ka deklaruar se “dallimi në investime te mjetet e pajisjes që ulin rrezikshmërinë e policisë, është 21 herë më i lartë se para dy vite”. “Nuk kam çfarë i shtoj deklarimit tim në kuvend dhe debateve që i kemi zhvilluar në një seancë që u ftua nga opozita, në anën tjetër ne jemi të interesuar që ta zvogëlojmë rrezikshmërinë për policinë tonë, por kjo zvogëlohet pikërisht ...
Komentet te Kurti e ka vendosur, nuk do t’i mbështesë kërkesat e Policisë: Interesohemi t’ua zvogëlojmë rrezikun me mjete të punës Janë të Mbyllura

Drafti i Asociacionit, Gashi: Po mungon transparenca, është e rëndësishme që të kemi qasje në këtë dokument

Lajme
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se transparenca po mungon por është e domosdoshme lidhur me draft-statutin e Asociacionit. Në një postim në Facebook, Gashi ka thënë se është e rëndësishme që të kenë qasje në dokumentet e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. “Transparenca duhet të jetë një nga parimet kryesore për të siguruar që këto procese të jenë të ligjshme dhe të besueshme për të gjithë qytetarët e Kosovës”, ka shkruar mes tjerash Gashi. Postimi i plotë: Transparenca po mungon. Transparenca është e domosdoshme. Është e rëndësishme që të kemi qasje në dokumentet e asociacionit të komunave më shumicë serbe në Kosovë. Transparenca duhet ...
Komentet te Drafti i Asociacionit, Gashi: Po mungon transparenca, është e rëndësishme që të kemi qasje në këtë dokument Janë të Mbyllura

DOKUMENT | Albulena Haxhiu bëhet koordinatore, Kurti ia beson një pozitë tjetër të rëndësishme

Lajme
Javë më parë, Kuvendi Kosovës ka miratuar Ligjin për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në bazë gjinore. Albulena Haxhiu, Ministre e Drejtësisë, sot është emëruar Koordinatore Kombëtare për të zbatuar direktivat që dalin nga ky ligj, shkruan Demokracia.com. Vendimin e ka marrë sot kryeministri Albin Kurti. Në vendim që e ka siguruar Demokracia.com shkruan se detyrat dhe përgjegjësitë e Koordinatores Kombëtare kundër dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës me bazë gjinore janë të përcaktuara me Ligjin Nr. 08 /L-185 për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në bazë gjinore, si dhe legjislacionin tjetër në fuqi. ...
Komentet te DOKUMENT | Albulena Haxhiu bëhet koordinatore, Kurti ia beson një pozitë tjetër të rëndësishme Janë të Mbyllura

Raportohet se është marrë nga Specialja eprori i UÇK-së, Sadik Halitaj

Lajme
Po raportohet se është marrë nga Gjykata Speciale, Sadik Halitaj. Njoftimi është dhënë nga OVL-UÇK-Nëndega Mushtisht. Ata kanë uruar që ai të lirohet shpejtë. Njoftimi i plotë: MARRJET  PËR  NË  HAGË VAZHDOJNË! Sot më 07 Nëntor 2023 e moren Komandantin e ZOP Sadik Halitjaha! Kjo marrje nuk ishte sikur të tjerat, nuk ishte nga Prokuroria Speciale,  por nga Gjykata! Urojm të ja dal për se mbari Komandanti që kurr në jet nuk njohu deshtim! Si në Luft ashtu në paq përher gardian i Atdheut! I urojm shendet vullnet dhe Suksese në këto perballëje të pa drejta e të pa barabarta! Urojm dhe Shpresojm të dalësh sfidues dhe me nder! Njoftojn ...
Komentet te Raportohet se është marrë nga Specialja eprori i UÇK-së, Sadik Halitaj Janë të Mbyllura

Vazhdojnë dështimet | Çizmet e ushtarëve të shtetit bllokohen në OSHP

Lajme
Se prokurimi publik është një ndër vrimat më të zeza të institucioneve publike e pasqyron edhe ky rast që ka të bëjë më ushtrinë e shtetit. Të mbathurat për ushtarët e Kosovës po varen nga loja që është duke e bërë prokurimi i Ministrisë së Mbrojtjes, shkruan Demokracia.com. Ushtarëve të FSK-së kanë nisur t’u shqyhen çizmet. Sikurse policia e Kosovës, shumë prej tyre po i dërgojnë të këpucëtarët. Që mbi një vit, prokurimi ministrisë po mundohet të realizojë një tender për blerjen e tyre, por nuk po mundet. Ka rreth katër muaj që tenderi është bllokuar në Organin Shqyrtues të Prokurimit, ngase Bordi i këtij institucioni nuk po mblidhet të ...
Komentet te Vazhdojnë dështimet | Çizmet e ushtarëve të shtetit bllokohen në OSHP Janë të Mbyllura

Lajçak flet pas takimeve në Kosovë, nuk tregon shumë detaje

Lajme
Emisari evropian, Miroslav Lajçak ka reaguar pas takimeve që pati sot në Kosovë, duke përfshirë edhe ato me krerët opozitarë. Lajçak përmes një shkrimi në Tëitter nuk ka dhënë edhe shumë detaje rreth këtyre takimeve, por tha se u diskutua për dialogun dhe rrugën përpara. “Pata një ditë produktive në Kosovë sot me shkëmbime të mira në zhvillimet e fundit në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe për rrugën përpara.Mirënjohës për të gjithë bashkëbiseduesit e mi në rolin aktiv të tyre dhe përkrahjen.” – ka thënë ai. Ndërkohë, tashmë liderët e partive opozitare janë deklaruar rreth takimit. Ata kanë njoftuar se është biseduar për Asociacionin dhe se është thënë që ...
Komentet te Lajçak flet pas takimeve në Kosovë, nuk tregon shumë detaje Janë të Mbyllura

Krasniqi pas takimit me Lajçakun: Na u tha që drafti i Asociacionit është në përputhje me Kushtetutën, por “dreqi fshihet në detaje”

Lajme
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka folur pas takimit me emisarin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak. Krasniqi ka deklaruar se Lajçak i informoi që drafti i Asociacionit është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. “Patëm një takim me emisarin Lajçak, ishte takim informues lidhur me rrjedhën e procesit të dialogut. Emisari shprehu qëndrimin e shteteve të BE-së, që drafti i Asociacionit që i është propozuar Qeverisë është në përputhje me Kushtetutën dhe nuk shkon përtej vijave të kuqe”, tha Krasniqi. I pari i PDK-së shtoi se nuk patën mundësi që ta shohin dhe ta konsultojnë tekstin integral të draftit për Asociacionin, shkruan Telegrafi. “Takimet tona do të vazhdojnë, por ...
Komentet te Krasniqi pas takimit me Lajçakun: Na u tha që drafti i Asociacionit është në përputhje me Kushtetutën, por “dreqi fshihet në detaje” Janë të Mbyllura