Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

“Pa paragjykuar pikëpamjet për çështjet e statusit” | Gënjeshtra e madhe e Kurtit, preambula e Marrëveshjes së Brukselit e përjashton çfarëdo njohje të Kosovës nga Serbia

Lajme
“Palët Kontraktuese – Duke u nisur nga faktet historike dhe pa paragjykuar pikëpamjet e ndryshme të palëve për çështjet themelore, duke përfshirë çështjet e statusit”. Kështu thuhet në paragarafin e katërt të Preambulës së Marrëveshjes Bazë, të arritur në Bruksel më 27 shkurt 2023 ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, shkruan Demokracia.com. Përmes kësaj marrëveshje, që njihet në publik edhe si plani franko-gjerman dhe më vonë edhe si plani evropian, kryeministri Kurti, si përfaqësues i Kosovës ka pranuar që t’ia lehtësojë Serbisë dakordimin për marrëveshjen e 27 shkurtit, duke ia njohur asaj diskursin se Serbia kurrë nuk do ta njohë Kosovën. Në fakt, për ...
Komentet te “Pa paragjykuar pikëpamjet për çështjet e statusit” | Gënjeshtra e madhe e Kurtit, preambula e Marrëveshjes së Brukselit e përjashton çfarëdo njohje të Kosovës nga Serbia Janë të Mbyllura

Ministri kroat tenton të puthë në buzë kolegen gjermane

Lajme Rajoni dhe Bota
Gjatë fotografisë në grup të një takimi të Ministrave të Brendshëm dhe të Jashtëm evropianë të mbajtur në Berlin të enjten, kreu i diplomacisë kroate Gordan Grlic-Radman tentoi “të puthte në buzë” kolegen e tij gjermane Annalena Baerbock, duke krijuar një rast që ” shkaktoi një sensacion në Kroaci”. Kjo është raportuar nga faqja e internetit e “Tagesschau”, programi i lajmeve i kanalit të parë publik gjerman. Mediat kroate raportojnë një “moment të vështirë” dhe aktivistët e të drejtave të grave akuzojnë Grlic-Radman për mosrespektim, shkruan faqja. “E pakëndshme për tu parë”. Kështu e komentojnë gazetat kroate dhe boshnjake momentin në të cilin ministrja gjermane largohet në mënyrë të pakëndshme ...
Komentet te Ministri kroat tenton të puthë në buzë kolegen gjermane Janë të Mbyllura

Eksperti i sigurisë ushtarake: Do ta shohim reprizën e 24 shtatorit, manastiri i Banjskës nuk u zgjodh rastësisht

Lajme
Njësitë si Brigada Veriore, Rojet e Urës dhe Mbrojtja Civile nuk janë formacione paraushtarake, por, mund të themi me siguri, forca qeveritare, d.m.th. forcat e shërbimeve të sigurisë dhe sigurisë të një vendi të caktuar, thotë Dean Xhebiq, ekspert i sigurisë ushtarake në një intervistë për The Geopost. Ai thekson se armët e sekuestruara, si snajperët “Shigjeta e zezë” 12.7 mm të cilat i përdorin njësitet më elitare të Ushtrisë Serbe, është një nga argumentet më të pakundërshtueshme se kush qëndron në fakt pas stërvitjes, trajnimit dhe përgatitjes së një njësie të tillë. Xhebiq aludon në deklaratën e presidentit serb Aleksandar Vuçiq se uniforma të tilla mund të bliheshin në ...
Komentet te Eksperti i sigurisë ushtarake: Do ta shohim reprizën e 24 shtatorit, manastiri i Banjskës nuk u zgjodh rastësisht Janë të Mbyllura

Albin Kurti, politikani i dhunës që citon paqësorin Mahatma Gandin

Lajme
“Bëhu ti ndryshimi që dëshiron ta shohësh në botë”. Kjo është një thënie e para disa dekadave e Mahatma Gandit, udhëheqësit të shquar politik dhe ideologjik të Indisë gjatë lëvizjes për pavarësi. Rezistenca e tij ishte e mbështetur në jo-dhunë. Filozofia e tij dhe udhëheqja e ndihmoi të fitojë pavarësinë e Indisë. Gandi u bë frymëzim për të drejtat civile dhe lirinë në të gjithë botën, shkruan Demokracia.com. Dekada më vonë, çuditërisht kjo thënie u citua nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili në karrierën e tij politike në Kosovën e pavarur nuk ka sjellje në pajtueshmëri me mësimet që Gandi i dha botës. Kurti, dy herë e përmendi ...
Komentet te Albin Kurti, politikani i dhunës që citon paqësorin Mahatma Gandin Janë të Mbyllura

Azemi i shkruan letër dashurie Albës: Do të vazhdoj të luftoj (VIDEO)

ShowBiz
Pëlqimin për Albën nuk është duke ndalur, bëhet fjalë për Azemin. Ai kësaj here ka vendosur të jetë goxha romantik, pasi asaj i ka kushtuar disa vargje në një letër për t’ia shprehur dashurinë që ka. Këtë ai e bëri ndaras nga banorët e tjerë derisa ishe vet në një moment. “Të kam shumë afër zemrës dhe do të vazhdoj të luftoj”, janë disa prej fjalëve të shkruara në atë letër nga Azemi. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Azemi i shkruan letër dashurie Albës: Do të vazhdoj të luftoj (VIDEO) Janë të Mbyllura

“Mirë u takofshim në fitoren e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, kështu tha Rexhep Selimi para nisjes për në Hagë

Lajme
Ish-komandanti i UÇK-së dhe ish-shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, sot tri vjet më parë u nis drejt Hagës. Para se  të shkonte në Hagë Selimi përmes një shkrimi në tha se do të përballet me sfidën që i ishte bërë  UÇK-së, shkruan Demokracia.com. Selimi atë ditë tha se do të kthehet me kokën lart, ndonëse e quajti padrejtësi speciale, akuzën ndaj tij dhe tre ishßkrerëve të UÇK-së. “Unë po shkoj me kokën lart dhe kurdo që kthehem do të kthehem po ashtu me kokën lart, sepse isha, jam dhe do të jem ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për të cilën jam i gatshëm të jap ...
Komentet te “Mirë u takofshim në fitoren e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, kështu tha Rexhep Selimi para nisjes për në Hagë Janë të Mbyllura

“Hapi i fundit në rrugëtimin tonë historik drejt shtetndërtimit të plotë”| Ky është adresimi i Kadri Veselit, ditën që udhëtoi drejt Hagës

Lajme
Sot tri vjet më parë, ish-kryetari Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish- kryetari i Kuvendit të Kosovë, Kadri Veseli u dërgua në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë, së bashku me tre ish-krerët tjerë politikë e ushtarakë të UÇK-së, ish-presidentin Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi. Atë ditë përmes një letre Veseliu i’u drejtua popullit të Kosovës, shkruan Demokracia.com. Veseli tha se se do të udhëtojë vullnetarisht drejt Hagës në mënyrë që t’iu përgjigjet akuzave. Veseli atë ditë pati thënë se që kur Dick Marty publikoi raportin e tij të pabazuar, ishte e pashmangshme që kjo ditë do të vinte. “Për të mirën e kombit, nganjëherë duhet të bëhen ...
Komentet te “Hapi i fundit në rrugëtimin tonë historik drejt shtetndërtimit të plotë”| Ky është adresimi i Kadri Veselit, ditën që udhëtoi drejt Hagës Janë të Mbyllura

Strategjia e lodhtë e Kurtit | Fillimisht e sulmoi Lajçakun dhe pastaj ia pranoi të gjitha propozimet për Zajednicën dhe vetëmenaxhimin e serbëve

Lajme
Më 8 qershor 2023, në një intervistë për Associated Press, Kurti akuzonte dy emisarët, Escobar (ShBA) dhe Lajçak (BE), se po shkojnë te ai me kërkesa të Serbisë. Më 13 korrik 2023, një muaj më pas, ai harroi këtë akuzë të rëndë dhe u pa i buzëqeshur në foton që shpërndau me emisarin evropian, të cilin e takoi në Greqi. Më 18 shtator 2023, Kurti iu rikthye akuzave katër ditë pas dështimit të një takimi në Bruksel. Ai mbajti një konferencë në Prishtinë, nga ku akuzoi Lajçakun se është pozicionuar kundër Kosovës dhe në favorizim të Serbisë. Më 26 tetor 2023, më shumë se një muaj nga kjo akuzë e ...
Komentet te Strategjia e lodhtë e Kurtit | Fillimisht e sulmoi Lajçakun dhe pastaj ia pranoi të gjitha propozimet për Zajednicën dhe vetëmenaxhimin e serbëve Janë të Mbyllura

I marrin mbi 1700 euro pagë, për tetë muaj deputetët miratuan vetëm 22 projektligje

Lajme
Herë opozita lëshon sallën, herë pushteti. Ka kohë që deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk gjejnë gjuhë të përbashkët. Të enjten e kësaj jave ishin partitë opozitare ato që e braktisën seancën, pasi partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, doli kundër propozimit të tyre për të diskutuar për grevën e minatorëve të Trepçës dhe për kërkesat e Policisë së Kosovës. Të enjten e javës së kaluar, Vetëvendosja la seancën, pasi kërkesa e saj për të diskutuar pikat e mbetura të seancave të kaluara e pastaj propozimin e opozitës për koeficientin e pagave, nuk kaloi. Kjo legjislaturë prej 120 deputetësh është konstituuar më 22 mars të vitit 2021. Zyra për Informim e ...
Komentet te I marrin mbi 1700 euro pagë, për tetë muaj deputetët miratuan vetëm 22 projektligje Janë të Mbyllura

“Autonomi për serbët”, çka thotë artikulli i FOX News për zhvillimet në Kosovë

Lajme Rajoni dhe Bota
Ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, e ka shpërndarë një artikull të mediumit amerikan Fox News të publikuar më 1 nëntor, ku shkruan rreth vizitës së presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, në Kosovë dhe Serbi. Në artikull, shkruan se BE-ja ka dhënë paralajmërim të fortë për dyja vendet, se nëse nuk bëjnë paqe, do t’i vuajnë pasojat. Aty shkruan se shefja e KE-së tha se Serbia duhet ta njohë ‘de facto’ Kosovën si një komb të pavarur dhe Kosova duhet të lejojë autonomi për serbët etnikë në veri të Kosovës, ku ata përbëjnë shumicën. Sipas saj, do të përmbushte në mënyrë efektive angazhimet e mëparshme të Serbisë dhe ...
Komentet te “Autonomi për serbët”, çka thotë artikulli i FOX News për zhvillimet në Kosovë Janë të Mbyllura