Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Në çështjen ndaj Thaçit dhe të tjerëve është lëshuar urdhër për sa më shumë seanca publike

Lajme
Michael Doyle, zëdhënës i Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, përmes informimit javor të DhSK-së, njoftoi se më 7 nëntor në gjatë seancës në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, trupi gjykues ka lëshuar urdhër me gojë, i cili ka për qëllim që gjykimi në këtë çështje të zhvillohet sa më shumë në seancë publike. “Ky urdhër gojor vjen pas një urdhri të mëhershëm të trupit gjykues këtë vit, që i udhëzonte palët të mbanin parasysh parimin procesit publik dhe të paraqitnin sugjerime konkrete për siguruar një shkallë më të madhe të mbajtjes së gjykimit në seanca publike, duke pasur parasysh numrin ...
Komentet te Në çështjen ndaj Thaçit dhe të tjerëve është lëshuar urdhër për sa më shumë seanca publike Janë të Mbyllura

PDK e dërgon në Gjykatë Kushtetuese edhe Projektligjin për Investime të Qëndrueshme

Lajme
Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Projektligjin për Investime të Qëndrueshme. Lajmin e ka konfirmuar ushtruesi i detyrës së sekretarit të Kuvendit, Arben Loshi. Po ashtu, deputeti nga Grupi Parlamentar i PDK-së, Ferat Shala, ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi” se i mbështetur edhe nga deputetë të tjerë të PDK-së, dërguan këtë Ligj në Gjykatën Kushtetuese. Ndryshe, më 19 tetor 2023, Kuvendi i Kosovës e miratoi në lexim të dytë Projektligjin për Investime të Qëndrueshme. Afati për dorëzimin e kërkesës në Kushtetuese, sipas Nenit 113.5 të Kushtetutës së Kosovës, parashtrohet brenda një afati prej tetë ditësh nga dita e miratimit të ligjit ose vendimit të caktuar. Sipat ...
Komentet te PDK e dërgon në Gjykatë Kushtetuese edhe Projektligjin për Investime të Qëndrueshme Janë të Mbyllura

VV abstenon, nuk kalon rezoluta për mbështetjen financiare të policisë

Lajme
Nuk ka kaluar në Kuvend propozim rezoluta për mbështetjen urgjente financiare për Policinë e Kosovës. Pro kësaj rezolute kanë votuar 25 deputetutë të opozitës, ndërsa 59 deputetë të VV’së kanë abstenuar. “Nuk i merr shumicën e votave kjo rezolutë, kështu që nuk kalon”, ka thënë Konjufca./Demokracia ...
Komentet te VV abstenon, nuk kalon rezoluta për mbështetjen financiare të policisë Janë të Mbyllura

Zgjedhjet presidenciale në SHBA, sondazhi i CNN: Trump kryeson përballë Biden

Lajme Rajoni dhe Bota
Një vit para zgjedhjeve presidenciale në Amerikë, ish-presidenti Donald Trump kryeson ngushtë me 49% në një sondazh të kryer nga CNN përballë Presidentit Joe Biden, i cili gëzon mbështetjen e 45% të votuesve të regjistruar. Ajo çka bie në sy në garën e mundshme mes Biden dhe Trump, është se asnjëri nga kandidatët nuk është rritur në krahasim me sondazhin parardhës nga e njëjta kompani. Gjithsesi, 51% e votuesve në mbarë Amerikën thonë se nuk ka asnjë shans që ata të votojnë për Biden. Pothuajse gjysma, 48%, thonë se nuk ka asnjë shans që të votojnë për Trumpin, dhe vetëm 2% që nuk po e mbështesin aktualisht thonë se mund ...
Komentet te Zgjedhjet presidenciale në SHBA, sondazhi i CNN: Trump kryeson përballë Biden Janë të Mbyllura

“Provat ekzistojnë” | Ministres Albulena Haxhiu nuk i pëlqen që Prokuroria e ftoi në intervistim për t’i treguar provat për Astrit Deharin

Lajme
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar se është ftuar nga Prokuroria Speciale. Ftesa ka të bëj me rastin e vdekjes së Astrit Deharit, shkruan Demokracia.com Ministres Haxhiu iu bë ftesa në lidhje me postimin që ajo e bërri në përvjetorin e vdekjes së Deharit. POSTIMI I PLOTË: Prokurori Special, Afrim Shefkiu, paska kërkuar nga unë që të përgjigjem se kush janë vrasësit e Astrit Deharit! E gjithë kjo bazuar në një status timin në rrjetet sociale, në përvjetorin e Astrit Deharit. Është një gjë e thjesht që duhet ta dijë një prokuror. Ministri i Drejtësisë nuk mund të jetë prokuror e as gjyqtar. Unë nuk mund t’i marrë përgjegjësitë ...
Komentet te “Provat ekzistojnë” | Ministres Albulena Haxhiu nuk i pëlqen që Prokuroria e ftoi në intervistim për t’i treguar provat për Astrit Deharin Janë të Mbyllura

E thotë ambasadori Hovenier: Kurti i gatshëm ta pranojë në tërësi draft-statutin e Asociacionit

Lajme
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka folur për mediat në lidhje me draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, i cili është propozuar javë më parë nga diplomatë perëndimorë. Këtë draft e ka pranuar në tërësi edhe kryeministri Albin Kurti, sipas ambasadorit Hovenier, ndonëse kreu i ekzekutivit ka thënë se i njëjti ka nevojë për komente shtesë. Hovenier tha se s’ka asgjë sekrete me çështjen e draftit, por se duhen negociata deri në arritjen e versionit final të tij. “S’ka asgjë sekrete, por negociatat diplomatike dhe angazhimet sensitive mes komunitetit ndërkombëtar me qeveritë shpesh bëhen në kushte diskrecioni. Sepse këto kushte janë të përshtatshme për të arritur në ...
Komentet te E thotë ambasadori Hovenier: Kurti i gatshëm ta pranojë në tërësi draft-statutin e Asociacionit Janë të Mbyllura

Hovenier thërret konferencë për medie për draftin e Asociacionit

Lajme
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, do të flasë sot në një konferencë për media në orën 10:20 mbi draftin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Njoftimi për konferencë ka ardhur nga Ambasada e ShBA-së në Kosovë. “Ambasadori sot në ora 10:20 para Ambasadës Amerikane do t’u drejtohet mediave dhe do të flasë për kushtetutshmërinë e draft-statutit të MAS-së”, thuhet në njoftim. Kryeministri Albin Kurti e ka cilësuar “pakrahasimisht më të avancuar” draftin për Asociacionin të komunave me shumicë serbe, të propozuar nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sesa marrëveshjet e mëhershme. Megjithatë, ka shtuar se kjo s’do të thotë që Kosova është e ...
Komentet te Hovenier thërret konferencë për medie për draftin e Asociacionit Janë të Mbyllura

DOKUMENTE | Punësimet e “kurdisura” në shëndetësinë e Shtimes, rehatohen militantë të LVV-së

Lajme
Komuna e Shtimes, e cila udhëhiqet nga Qemajl Aliu i Vetëvendosjes, është duke e ”kapur” me të madhe edhe shëndetësinë komunale. Njerëzit e afërt më pushtetin janë bërë gati të rehatohen në Qendrën Klinike të Mjekësisë Familjare (QKMF). Demokracia.com sjell detaje … Dyshimet për punësimet nepotiste janë shtuar, veçanërisht pas anulimit të disa konkurseve për rekrutimin e personelit shëndetësor në Qendrën Klinike të Mjekësisë Familjare (QKMF), në muajin korrik. Pas anulimit të katër konkurseve në muajin korrik për rekrutimin e punëtorëve në Sektorin e Shëndetësisë, konkretisht në QKMF për katër pozita për mjekë të përgjithshëm, katër pozita për infermierë, dy pozita për teknikë të laboratorit dhe një pozitë ekonomist, tani ...
Komentet te DOKUMENTE | Punësimet e “kurdisura” në shëndetësinë e Shtimes, rehatohen militantë të LVV-së Janë të Mbyllura

Humolli: Përleshja në Kuvend ka qenë skenar i Qeverisë

Lajme
Në korrik të këtij viti, deputetë të pushtetit e ata të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) u përleshën mes vete në Kuvend, gjatë kohës kur kreu i ekzekutivit, Albin Kurti, fliste për situatën në veri. Kjo përleshje që solli reagime nga krerë të shtetit, fqinj e media ndërkombëtare, sipas deputetit, Fatmir Humolli, ka qenë skenar i organizuar nga Qeveria. Këtë pretendim Humolli e bazon se para përleshjes ka pasur forca shtesë të policisë sesa zakonisht. “Për seancën, kur u bo problemi në Kuvend, që u rrehen. Para se me filliu problemi ka pasur forca shtesë në Kuvend. Domethënë  Qeveria e ka ditë saktë që ka me ndodhë. Ka qenë skenar ...
Komentet te Humolli: Përleshja në Kuvend ka qenë skenar i Qeverisë Janë të Mbyllura

Enver Hasani për Marrëveshjen e Kurtit në Bruksel e Ohër: Heq dorë nga çdo njohje, rihapet statusi i Kosovës kundrejt Serbisë dhe u njeh autonomi substanciale serbëve

Lajme
Mbase për një kohë të gjatë nuk do të kuptohet përgjigja e saktë se cili ka qenë tharmi që prodhoi frikën e votuesve në Kosovë gjatë zgjedhjeve të fundit nacionale si dhe letargjinë e indiferencën aktuale që po duket në raport me shpalosjen e krijimit gradual por të sigurt të kushtetutës së re materiale të Kosovës nga ekzekutivi i vendit. Për dallim nga kushtetutëmbrojtësit e Ferizajit, lëvizja në Kosovë për mbrojtjen e krijimit të kushtetutës së re materiale, pa asnjë dyshim që shkatërron rendin kushtetues të krijuar më Kushtetutën e Pavarësisë. Kjo nuk mund të vihet në dyshim!  Përgjigjen për tharmin e frikës që solli këtë gjendje, mbase brezat pas nesh e marrin vesh kur të lexojnë kujtimet ...
Komentet te Enver Hasani për Marrëveshjen e Kurtit në Bruksel e Ohër: Heq dorë nga çdo njohje, rihapet statusi i Kosovës kundrejt Serbisë dhe u njeh autonomi substanciale serbëve Janë të Mbyllura