Janë publikuar gjetjet kryesore të Raportit të Progresit për Kosovën nga Komisioni Evropian. Ndër të tjera, në të është folur edhe për çështjen e sanksioneve të vëna ndaj Kosovës nga ana e BE-së, shkruan lajmi.ne.t Aty thuhet se masat janë të përkohshme, por të kthyeshme. Gjithashtu, nënvizohet se heqja e masave varet nga veprimet e Kosovës, e cila ka ndërmarrë hapa në drejtim të duhur, mirëpo që mbetet ende për t’u bërë. “Për shkak të mungesës së hapave vendimtarë për të de-përshkallëzuar, dhe në përputhje me deklaratën e 3 qershorit, BE-ja po zbaton një sërë masash përballë Kosovës, të cilat gjithashtu ndikojnë në mbështetjen financiare. Këto masa janë të përkohshme ...
Komentet te Komisioni Evropian e konfirmonn: Kosova mbetet nën sanksione, s’ka progres të mjaftueshëm nga qeveria Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
“Nga një kënd procedural, nuk dua të jap qëndrim juridik për përputhshmërinë e draftit me Kushtetutën. Atë e jep Gjykata Kushtetuese, siç e parasheh qartë draft-statuti [i Zajednicës/Asociacionit]”. Kjo nuk është deklaratë e ndonjë institucionalisti të dëshmuar, i cili respekton hierarkinë instituicionale dhe përgjegjësitë kushtetuese të institucioneve, para se të japë vlerësimin e tij, shkruan Demokracia.com. Por, kjo është një deklaratë e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, njeriut të dëshmuar që përmes presionit të tij publik, me deklarata apo protesta, iu ka “treguar” institucioneve gjyqësore se çfarë vendimesh duhet të marrin. Kurti gjatë kohës sa ishte në opozitë është sjellur edhe si një jurist, i cili nuk ka ngurruar asnjëherë ...
Komentet te “Nuk dua të jap qëndrim juridik” | Fshehja e Albin Kurtit pas Gjykatës Kushtetuese, dikur i recitonte si bylbyl pretendimet për shkeljet e “Zajdenicës” Janë të Mbyllura
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka thënë se implementimi i draft-statutit për Asociacionin e komunave, është me rëndësi dhe interes të Kosovës. Ajo këtë e tha gjatë adresimit të sotëm që pati, rreth planit të ri të rritjes së Ballkanit Perëndimor. ”Është e rëndësishme për Kosovën që e ka një qëllim të qartë për t’iu bashkuar Bashkimit Europian dhe ne jemi të qartë po ashtu se çfarë presim prej Kosovës dhe çfarë vendi mund të japë”. ”Ne kemi diskutuar kur isha në rajon, implementimin e draft-statutit që Kosova ka pranuar [marrë] për Asociacionin e komunave”. ”Ky implementim, do të ishte një hap i madh tutje për Kosovën, ...
Komentet te Ursula von der Leyen: Implementimi i draft-statutit për Asociacionin, hap i madh tutje për Kosovën Janë të Mbyllura
Emisari i posaçëm i BE’së për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak, është deklaruar sërish për vizitën që ai ka zhvilluar në Kosovë. Lajçak ka shkruar se me zv/kryeministrin Bislimi ka diskutuar për çështjet urgjente të pazgjidhura që kanë të bëjnë me dialogun. Objektiv, Lajçak tha se ishte vendosja e bazave për një takim të ardhshëm mes dy kryenegociatorëve. Ai bëri të ditur se ka propozuar një agjendë për takim të ardhshëm, ku fokusi do të jetën “arritja e përparimit të menjëhershëm në zbatimin e Marrëveshjes dhe gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme për situatën sfiduese në Veri”. “Jam kthyer nga Kosova, ku kam udhëtuar për të përcjellë vizitën e fundit me ...
Komentet te Lajçak del me një propozim pas takimeve të djeshme në Prishtinë Janë të Mbyllura
Derisa qytetarët e vendit janë në terr informativ, kryeministri Albin Kurti i ka njoftuar tashmë bashkëpartiakët e tij për propozimin e ndërkombëtarëve për Ascoacionin apo Zajednicën. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se në mbledhjen e fundit të Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, kryeministri Albin Kurti i ka njoftuar “në vija të trasha” mbi propozimin e ndërkombëtarëve për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Haxhiu tha në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë se në Kosovë “nuk do të ketë autonomi”. “Nuk ka asnjë autonomi. Nuk do të ketë autonomi në Republikën e Kosovës. Kosova është shtet i pavarur dhe nuk do të lejojmë në asnjë rrethanë që të ...
Komentet te Kurti njofton Vetëvendosjen por jo qytetarët për propozimin e “Zajednicën” që e ka pranuar Janë të Mbyllura
Çmimet e naftës së papërpunuar në ShBA ranë të martën nën 78 dollarë për fuçi për të arritur pikën më të ulët që nga korriku, pasi të dhënat e dobëta ekonomike globale errësuan shqetësimet se lufta Izrael-Hamas mund të shpërthejë në një konflikt më të gjerë rajonal. West Texas Intermediate ra 3,45 dollarë ose 4,3%, duke u vendosur në 77,37 dollarë për fuçi, ndërsa Brent ra 3,57 dollarë ose 4,2%, duke u vendosur në 81,61 dollarë, të dyja çmimet më të ulëta që nga korriku. Ndërsa në tregun kosovar çmimet e naftës vazhdojnë të jenë të larta dhe akoma nuk është reflektuar rënia e tyre, mirëpo nëse kjo situatë vazhdon ...
Komentet te Së shpejti pritet të ketë rënie të çmimit të naftës në Kosovë Janë të Mbyllura
LAJME Atdhe Hetemi emërohet drejtor në Institutin për Krimet të Luftës 1998-99 Demokracia 09:53 | 08 Nëntor 2023 SHARE: Qeveria e Kosovës në mbledhjen e radhës e ka emëruar Atdhe Hetemin si drejtor ekzekutiv të Institutit për Krimet e Kryera gjatë luftës në Kosovë. Kryeministri Albin Kurti, në fjalën e tij ka thënë se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për të vërtetën, të drejtën dhe drejtësinë si parakushte për paqe të rëndësishme. “Për të ndërtuar të ardhmen, duhet adresuar të shkuarën. Ballafaqimi me të kaluarën është një proces shërues dhe një mekanizëm i domosdoshëm për përparim shoqëror. Duke qenë një drejtë individuale e të mbijetuarve, viktimave dhe ...
Komentet te Atdhe Hetemi emërohet drejtor në Institutin për Krimet të Luftës 1998-99 Janë të Mbyllura
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se reshjet e shiut mund të shkaktojnë disa vërshime të shpejta, sidomos nga rrjedhat lumore me karakter malor. IHMK thotë se nuk parashikohet të ketë përmbytje lumore. “Gjatë orëve të paraditës (e mekure 08/11/2023), kan filluar reshje të shiut në tërë vendin, me intenzitet më të lartë nëpër disa zona (veri-perendimore, qëndrore dhe veri-lindore) të cilat mund të shkaktojnë disa vërshime të shpejta, sidomos nga rrjedhat lumore me karakter malorë, të cilat mund të shkaktojnë pengesa në qarkullim, sisteme të kanalizimit, probleme në të gjitha aktivitetet bujqësore, probleme me trafikun, rrezik për rrëshqitje dheu etj. Nuk parashikohet të ketë përmbytje lumore sidomos nga lumenjtë ...
Komentet te Reshjet e shiut, IHMK paralajmëron vërshime të shpejta Janë të Mbyllura
Prej ditësh temë e mediave rozë është ndarja apo jo e çiftit të famshëm Ledri Vula dhe Sara Hoxha. Detaje të reja po dalin për krizën në mes çiftit nga njerëzit e afërt me dyshen. Së fundmi gazetari në TopChannel tha se prindërit e Ledrit po kujdesën vazhdimisht për vajzen e tij, teksa shtoi se çifti ka ndërprerë çdo kontakt. “Mbase edhe mund të ketë [ndonjë tradhti, nuk i dihet. Ka një krisje mes çiftit, po jo edhe ndarje përfundimtare. Prindërit e Ledrit një pjesë të madhe të ditës ia kushtojnë Poit”. VIDEO /GazetaSinjali/ ...
Komentet te “Mbase mund të ketë tradhti”, Ledri e Sara në krizë -Video Janë të Mbyllura
“Vërejtjet e kritikat e mija ato janë shumë të rëndësishme, ia kam përcjellë emisarit evropian nëpërmjet zëvendësit Besnik Bislimit më datën 24 tetor dy ditë para së takohemi në Bruksel”. Kjo është deklarata e kryeministrit Kurti që shfaq joseriozitetin e angazhimit të tij shtetëror në një temë që do të përcaktojë të ardhmen e Republikës së Kosovës. Vërejtjet që Kurti i ka për draftstatutin e Zajednicës ia ka lënë tjetërkujt t’ia përcjellë Lajcakut, zëvendësit të tij dhe më 24 tetor. Kurti, ka shmangur takimin për t‘ia shprehur këto vërjejtje, shkruan Demokracia.com. “Për hirë të konfedacialitetit të draftit nuk mund të flasë as për vërejtjet e kritikat e mija ato janë ...
Komentet te Joserioziteti për temat që caktojnë të ardhmen e Republikës | Kurti e shmangu takimin me Lajçakun, ia la Bislimit t’ia përcjellë vërejtjet për Draftin e Zajednicës Janë të Mbyllura