Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Lajçak mblodhi ambasadorët e vendeve të BE-së në Prishtinë, para takimit me opozitarët

Lajme
Ka përfunduar një takim i madh i emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak me të gjithë ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian të akredituar në Kosovë. Takimi është zhvilluar në zyrat e Brukselit në Prishtinë, përderisa është folur në detaje sesi të ecet përpara në dialogon Kosovë-Serbi dhe integrimet evropiane, njofton Klankosova.tv. Ky takim erdhi në kohën kur BE-ja e ka në plan publikimin e Raportit të Progresit. Lajçak me të përfunduar takimin me ambasadorët, e ka nisur atë me krerët e partive opozitare në Kosovë.  10:19 – Lajçaku nis takimet me opozitën I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i ka nisur ...
Komentet te Lajçak mblodhi ambasadorët e vendeve të BE-së në Prishtinë, para takimit me opozitarët Janë të Mbyllura

“Përparim i kufizuar” – Raporti i KE-së për Kosovën me kritika për luftën ndaj krimit e korrupsionit

Lajme
Komisioni Evropian (KE) i ka qortuar Kosovën dhe Serbinë për moszbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian (BE) në raportet e tij të progresit për të dy vendet, të cilat pritet të publikohen të mërkurën. Ky raport, siç raportohet, ka parë një përparim të “kufizuar” të Kosovës. REL e ka parë një draft të raportit 150-faqesh, në të cilin vlerësohet përmbushja apo jo e kritereve nga ana e Kosovës, si dhe e rekomandimeve që ka dhënë KE-ja në raportet e mëhershme, transmeton KP. Në këtë raport, thuhet së Kosova ka pasur përparim të kufizuar sa i përket luftës kundër korrupsionit, funksionimit të gjyqësorit, luftën kundër ...
Komentet te “Përparim i kufizuar” – Raporti i KE-së për Kosovën me kritika për luftën ndaj krimit e korrupsionit Janë të Mbyllura

Raporti i Progresit i qorton Kosovën dhe Serbinë për moszbatimin e marrëveshjeve

Lajme
Komisioni Evropian (KE) i ka qortuar Kosovën dhe Serbinë për moszbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian (BE) në raportet e tij të progresit për të dy vendet, të cilat pritet të publikohen të mërkurën. Radio Evropa e Lirë e ka parë një draft të raportit 150-faqesh, në të cilin vlerësohet përmbushja apo jo e kritereve nga ana e Kosovës, si dhe e rekomandimeve që ka dhënë KE-ja në raportet e mëhershme. Kosova ka bërë “përparime të kufizuara” në përmbushjen e standardeve të nevojshme për t’iu bashkuar BE-së. Ky është vlerësimi më i shpeshtë në Raportin të cilin KE-ja pritet ta miratojë pas takimit të ...
Komentet te Raporti i Progresit i qorton Kosovën dhe Serbinë për moszbatimin e marrëveshjeve Janë të Mbyllura

Dafina Zeqiri e thotë me gojën e saj: Do të martohem!

ShowBiz
Dafina Zeqiri ka lumturuar fansat me lajmin për martesë. Ka qenë vetë këngëtarja që ka njoftuar se viti 2024 do ta gjejë drejt altarit. Dafina ka dërguar një mesazh në kanalin e saj në Instagram ku bisedon me fansat me të cilët ndan momente, video e mendime. “Është zyrtare… Do të martohem në 2024”, shkruan Dafina. Këngëtarja ka ndarë edhe një video në InstaStory me një mikeshë teksa ngrenë dolli me një pije ku shkruan “Gëzuar për nuset e reja 2024”. Dafina është në një lidhje prej disa kohësh me Kreshnik Gjergjin dhe duket se tashmë propozimi ka ndodhur. Presim vetëm të shohim unazën./Demokracia ...
Komentet te Dafina Zeqiri e thotë me gojën e saj: Do të martohem! Janë të Mbyllura

Inspektorati i Punës gjobit Trepçën me 1 mijë euro, këto janë tri arsyet

Lajme
Inspektorati i Punës e ka gjobitur me 1 mijë euro subjektin juridik “Trepça” SH.A në Mitrovicë, lidhur me mospagesën e praktikantëve të certifikuar, moslidhjen e kontratave të punës me praktikantë dhe mos-sigurimin e mjeteve mbrojtëse. Në vendimin e Inspektoratit, të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, thuhet ankesa e palës në procedurë Arsim Musa kundër subjektit juridik “Trepça” lidhur me mospagesën e pagave prej 100 euro për 60 praktikantë të certifikuar në dhjetor të 2022-ës dhe mospagesës së 30 të tjerëve me nga 200 euro, e të cilët ishin certifikuar në janar 2023, është e bazuar. Përveç këtyre, thuhet se pala ankuese ka theksuar se më 16 janar 2023 kanë filluar ...
Komentet te Inspektorati i Punës gjobit Trepçën me 1 mijë euro, këto janë tri arsyet Janë të Mbyllura

Memli Krasniqi e Lumir Abdixhiku janë marrë në mbrojtje, policia flet për rastin

Lajme
Njësia për Mbrojtjen e Afërt e Policisë së Kosovës ka marrë në mbrojtje dy liderët opozitar, Memli Krasniqin e PDK-së dhe Lumir Abdixhikun e LDK-së. Këtë e ka konfirmuar Safet Jashari, Udhëheqës i Njësisë për Vlerësimin e Rrezikshmërisë në Policinë e Kosovës. “Po, është e vërtetë se i kemi ofruar mbrojtje”, tha ai shkurt për Reporteri.net. Por, Jashari nuk ka dhënë informacione se cilat janë arsyet e ofrimit të kësaj mbrojtjeje dhe nëse dy liderët kanë marrë kërcënime serioze. “Nuk mund mund të flas sepse këto të dhëna janë konfidenciale.”, tha Jashari. Vetura e Policisë së Kosovës e vendosur pranë zyrës qendrore të LDK-së në Prishtinë Nuk dihen ende arsyet ...
Komentet te Memli Krasniqi e Lumir Abdixhiku janë marrë në mbrojtje, policia flet për rastin Janë të Mbyllura

Lajçaku takon nesër paradite krerët e opozitës, pritet t’ua prezantojë draft-statutin e Asociacionit

Lajme
Miroslav Lajçak, emisar i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, do të vijë të hënën pasdite në Kosovë, për një vizitë dyditore. Sot gjatë ditës pritet të takojë kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, ndërsa nesër krerët e opozitës. Demokracia.com merr vesh se diplomati evropian do të presë në takim të përbashkët tre liderët opozitarë. Demokracia.com po ashtu mëson takimi me Memli Krasniqin (PDK), Lumir Abdixhikun (LDK) dhe Ramush Haradinajn (AAK), do të mbahet nesër në orën 10:15 në zyrat e Bashkimit Evropian. Lajçak, pritet t’ia prezantojë opozitës draftin e ri për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Kryetarja e Komisionit për Integrim Evropiane, deputetja e LDK-së Rrezarta Krasniqi, e ka quajtur ...
Komentet te Lajçaku takon nesër paradite krerët e opozitës, pritet t’ua prezantojë draft-statutin e Asociacionit Janë të Mbyllura

Ministrja Nagavci në darkë me rektorin e kolegjit privat të dyshuar për ryshfet 100 mijë €

Lajme
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe zyrtarë të lartë të agjencive shtetërore të akreditimit kanë darkuar me rektorin e Kolegjit Privat “Rezonanca”, Arian Idrizaj, në fund të muajit shtator të këtij viti, tregon një fotografi e publikuar në rrjetin social Facebook. Idrizaj, i dyshuar për dhënie të ryshfetit në rastin ‘Brezovica 3’, është ftuar në darkë nga Agjencia Kosovare e Akreditimit (AKA), bazuar në postimin e rektorit në Facebook. Postimi tregon një fotografi në të cilën darkojnë Idrizaj, në cilësinë e rektorit të kolegjit Rezonanca, ministrja Arbëria Nagavci dhe Naim Gashi, drejtor i Agjencisë Kosovare për Akreditim (AKA) dhe Hasnije Ilazi, kryetare e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC). “Darka përshëndetëse ...
Komentet te Ministrja Nagavci në darkë me rektorin e kolegjit privat të dyshuar për ryshfet 100 mijë € Janë të Mbyllura

Vdes Ilir Qallapeku, ish-truproja e Hashim Thaçit

Lajme
Ka ndërruar jetë ish-truproja e Hashim Thaçit, Ilir Qallapeku. Ai ka vdekur në një spital të Shkupit pas një sulmi në zemër. Qallapeku ka qenë gjatë shumë vjetëve truproje e ish-kryeministrit gjegjësisht ish-presidentit Hashim Thaçi Lajmin e ka publikuar Vëllai i tij Mirsad Qallapeku “Njoftim mortor, sot na la vellau ynë, më i dashuri ynë ilir Qallapeku njëherit ish-ushtar i UÇK”. Demokracia ...
Komentet te Vdes Ilir Qallapeku, ish-truproja e Hashim Thaçit Janë të Mbyllura

Dedaj flet në Hagë për shkarkimin e tij nga pozita e ambasadorit: Jam larguar dhunshëm dhe brutalisht nga e ashtuquajtura presidente Osmani

Lajme
Ish-ambasadori Gjergj Dedaj ka filluar dëshminë e tij në Dhomat e Specializuar të Kosovës në Hagë në rastin e krerëve të UÇK-së. Në hyrje të dëshimisë së tij, Dedaj është pyetur për rolin dhe pozitat që ka pasur në Kosovë. Ai nuk ka lënë pa përmendur shkarkimin e tij nga pozita e ambasadorit në Maqedoninë Veriore nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani. Bile ai është treguar i ashpër te kjo pjesë, duke thënë “jam larguar dhunshëm dhe brutalisht”. “Gjatë luftës në radhë të parë kam qenë organizator i të gjitha demonstratave kundër kriminelit e kasapit të Ballkanit, Millosheviq, kam organizuar në Prishtinë 60 demostrata. Me sensibilizu popullin e Kosovës, me ...
Komentet te Dedaj flet në Hagë për shkarkimin e tij nga pozita e ambasadorit: Jam larguar dhunshëm dhe brutalisht nga e ashtuquajtura presidente Osmani Janë të Mbyllura