Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Daka: Zgjedhjet në veri mund të mbahen vetëm nëse kryetarët japin dorëheqje – Video

Lajme
Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka deklaron se zgjedhjet në veri të vendit mund të mbahen vetëm pas dorëheqjeve të kryetarëve aktual. Kjo çështje, sipas saj, mund të zgjidhet vetëm me një marrëveshje politike, por jo edhe me udhëzimin administrativ për largimin e kryetarëve nga funksioni i tyre. Për këtë dokument, Daka shprehet se nuk është kushtetues dhe që KQZ, nuk mund të organizojë diçka që nuk ka mandat. Udhëzimi administrativ që iu mundëson qytetarëve të veriut shkarkimin e kryetarëve përmes një peticioni, u hartua nga qeveria për shtensionimin e plot të situatës në veri të Kosovës. Ish-kryetarja e KQZ-së, konsideron se ky dokument nuk do të ofrojë ...
Komentet te Daka: Zgjedhjet në veri mund të mbahen vetëm nëse kryetarët japin dorëheqje – Video Janë të Mbyllura

Policia jep detaje për gjetjet mortore në Prekaz

Lajme
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur në Kosovë, ka thënë të enjten se ekipet e tij kanë hasur në mbetje mortore të viktimave, gjatë gërmimeve në Prekaz të Skenderajt. Sipas Komisionit, eshtrat e gjetur mund të jenë potencialisht të personave të zhdukur në luftën e fundit në Kosovë. “Njësitet e DHKRL-së së bashku me komisionin qeveritar për persona të zhdukur dhe IML-në, kanë zbatuar urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me ç’ rast në fshatin Prekaz i Poshtëm, kanë gjetur mbetje eshtrave që dyshohet se janë të së paku tre personave, të cilët dyshohet se janë në listën e personave të zhdukur gjatë periudhës së luftës së fundit në vitin ...
Komentet te Policia jep detaje për gjetjet mortore në Prekaz Janë të Mbyllura

Rritet interesimi për pasaporta në Kosovë, pak para lëvizjes pa viza

Lajme
“Sot, po të kem mundësi, ec. Akshami s’do të më zinte këtu. Me padurim po e pres janarin”. Me datën 1 të këtij muaji, qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin lirshëm në dhjetëra vende të Evropës dhe Qëndrimi thotë se nuk mendon gjë tjetër veçse të udhëtojë drejt Gjermanisë te xhaxhallarët e tij. Si 25-vjeçar, ai është pajisur për herë të parë me pasaportë para dhjetë ditësh. Thotë se në Kosovë punon në një kompani private ndërtimi, e cila “nuk e paguan mirë”. “Do të mundohem të punoj në Gjermani, njëherë nga tre muaj. Më vonë, shpresoj të mbes atje”, thotë Qëndrimi, duke mos dashur të identifikohet edhe ...
Komentet te Rritet interesimi për pasaporta në Kosovë, pak para lëvizjes pa viza Janë të Mbyllura

Paralajmërohet bora e parë në Kosovë

Lajme
Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror ka dhënë parashikimin e motit në Kosovë për ditët në vijim. Në njoftimin e ASHNA-së, bëhet e ditur se bora e parë në Kosovë në viset e ulëta do të bie në fundin e javës së ardhshme. “Pas shiut që ra të mërkurën që lamë pas në sasi mbi mesatare, vendi ynë ditëve në vijim dhe javën që vjen do të përshkohet me riga lokale shiu që do të jenë të shtuara në intenzitet në intervale kohore të shkurtëra, sipërfaqet në nivelet mbi 1200m lartësi mund të mbulohen edhe nga shtresa të cekëta bore. Temperaturat minimale do të sillen nga 03°C deri në 05°C ...
Komentet te Paralajmërohet bora e parë në Kosovë Janë të Mbyllura

Arrestohet në Turqi narkobosi shqiptar Dritan Rexhepi – Video

Rajoni dhe Bota
Dritan Rexhepi, kreu i organizatës kriminale të drogës e njohur si “Kompania Bello” është arrestuar në Stamboll. Ai ishte në kërkim ndërkombëtar nga Shqipëria dhe Italia. Mediat turke shkruajnë se operacioni u krye në Stamboll. Për këtë çështje ka reaguar edhe ministri për Punët e Brendshme, Ali Yerlikaya, i cili tha se Rexhepi kishte hyrë nëpërmjet aeroportit të Stambollit me një pasaportë kolumbiane nën emrin Benjamin Omar Perez Garcia. Sipas asaj që njoftoi ministri, Rexhepi u kap pas informacioneve të inteligjencës në bashkëpunim me policinë italiane. “Lufta jonë kundër trafikantëve të drogës dhe kundër krimit të organizuar do të vazhdojë të rritet me vendosmëri”, shkroi ai në rrjetet sociale. Për ...
Komentet te Arrestohet në Turqi narkobosi shqiptar Dritan Rexhepi – Video Janë të Mbyllura

Sot fillon Forumi i Paqes në Paris: A do të takohen Kurti dhe Vuçiqi

Lajme
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq, dhe po qëndrojnë në Paris, ku sot po fillon Forumi i Paqes në Paris me rastin e Ditës së Armëpushimit të Luftës së Parë Botërore. Këtë vit, edicioni i gjashtë dyditor i Forumit të Paqes në Paris, me emrin “Kërkimi i bazës së përbashkët në një botë rivaliteti”, i kushtohet sfidave të sotme dhe kërkimit të përgjigjeve efektive. Si Vuçiq ashtu edhe Kurti do të kenë takime të rëndësishme me përfaqësues të vendeve evropiane në margjinat e takimit, të cilat do të jenë sërish një mundësi për t’u thënë atyre se duhet të ndërmarrin hapa drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe ...
Komentet te Sot fillon Forumi i Paqes në Paris: A do të takohen Kurti dhe Vuçiqi Janë të Mbyllura

“Asociacioni sipas Kushtetutës” | Hovenier shpalosi qëndrimin dhjetëvjeçar të ShBA-së që opozitari Albin Kurti nuk e besoi kurrë

Lajme
Ka një dekadë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i japin të njëjtën siguri Republikës së Kosovës se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe do të bëhet në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Që prej vitit 2013 dhe 2015, disa ambasadorë e disa Qeveri janë ndërruar, por qëndrimi amerikan ka mbetur i njëjtë që nga fillimi, shkruan Demokracia.com. Megjithatë, vetëm një njeri, opozitari i dikurshëm Albin Kurti, që erdhi në pushtet me kauzën e tij për të ndaluar themelimin e Zajednicës, nuk i ka besuar kurrë këtij qëndrimi amerikan. Për dhjetë vite, Republika e Kosovës është bllokuar në këtë temë pa gjetur një rrugëdalje. Duket ironike, por tani ...
Komentet te “Asociacioni sipas Kushtetutës” | Hovenier shpalosi qëndrimin dhjetëvjeçar të ShBA-së që opozitari Albin Kurti nuk e besoi kurrë Janë të Mbyllura

PDK kërkon zgjedhje: Kjo qeveri po e rëndon çdo ditë jetën e njerëzve

Lajme
Betim Gjoshi nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje. Ai në DPT te Fidani tha se kjo qeveri e ka humbur kredibilitetin ndërkombëtarë dhe po e vështirëson jetën e njerëzve. “Në qysh në korrik e kemi mbajtur një mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm dhe e kemi miratuar një deklaratë ku kemi vlerësuar dhe kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje, Kuvendi të shpërndahet sepse edhe ashtu është jofunksional. Ju e keni parë që nuk arrijnë ta kalojnë asnjë rast përveç ndonjërit që e kontrabandojnë. Edhe pse është qeveria me më së shumti numra nuk arrin ta bëjë shumicën. Kemi një qeveri e cila ...
Komentet te PDK kërkon zgjedhje: Kjo qeveri po e rëndon çdo ditë jetën e njerëzve Janë të Mbyllura

Edhe ndihmësi i Sekretarit të Shtetit, James O’Brien zbarkon në Paris, paralajmëron takim me Kurtin

Lajme
Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë të ditur së Ndihmës Sekretari për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike James C. O’Brien do të udhëtojë për në Paris, Francë dhe Bruksel, Belgjikë, nga 9 deri më 14 nëntor 2023. Në komunikatë është bërë e ditur se në Paris do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris e ku do të takohet për herë të parë me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti. O’Brien gjithashtu do të takohet edhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatovic dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovachevski. Në këto takimet do të diskutohet për çështjet rajonale dhe raportet ...
Komentet te Edhe ndihmësi i Sekretarit të Shtetit, James O’Brien zbarkon në Paris, paralajmëron takim me Kurtin Janë të Mbyllura

S’ka targa RKS, ministria e Sveçlës luan “ping-pong” me tenderin për furnizim

Lajme
Stoku me traga të veturave RKS është në limit. Shumë shpejt qytetarët nuk do të mund t’i regjistrojnë veturat e tyre, sepse, siç mësohet, targa ka vetëm deri në fund të muajit, ndërkaq nuk do të ketë kompani që do ta bëjë furnizimin me to, shkruan Demokracia.com. Ministria e Punëve të Brendshme, e cila drejtohet nga Xhelal Sveçla, ka vendosur të luajë ‘ping-pong’ edhe më tenderin për furnizimin me traga, sikurse më atë paraprak për furnizimin me pasaporta. Veç edhe pak ditë e do të bëhet një vit që kur MBP-ja po tenton të lidh një kontratë për furnizim më targa. Më 9 dhjetor të vitit të kaluar ishte hapur ...
Komentet te S’ka targa RKS, ministria e Sveçlës luan “ping-pong” me tenderin për furnizim Janë të Mbyllura