Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

“Fashiste”, “Marre më kish ardhë me pranu Zajednicën” – Kapen keq Ramabaja e Kuçi në studio

Lajme
Diskututimi për draftin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, shkaktoi debat në mes Natyra Kuçit të PSD-së dhe Sadri Ramabajës, analist. Teksa Kuçi po e kritikonte draftin që thotë ta ketë pranuar kryeministri Albin Kurti, Kuçi thotë se “është një lloj kolonalizimi”. ”Nëse Asociacioni i ka pikat e veta edhe në ato pika vendosë serbët që janë 100 mijë, Ky është kolonalizim. Mere shembullin e Izraelit dhe Palestinës. Ky është kolonalizim, është në rregull serbët me u kthy ku e kanë pasur shtëpinë, por jo brenda kufijve të Asociacionit”, ka thënë Kuçi. Por Ramabaja e akuzoi më pas Kuçin për “gjuhë fashiste”. “Këtë propagandë leja të djathtëve, ti po ...
Komentet te “Fashiste”, “Marre më kish ardhë me pranu Zajednicën” – Kapen keq Ramabaja e Kuçi në studio Janë të Mbyllura

Shokohen banorët: Momenti kur Metit iu kumtohet përjashtimi nga BBVK -Video

ShowBiz
Patenta e spektaklit të famshëm në shumë vende të botës “Big Brother VIP” është e pasuruar me disa rregulla, të cilat pavarësisht dëshirës për të fituar çmimin e madh janë të ndaluara të thyhen, kështu duke mbrojtur të drejtat themelore të njeriut edhe brenda këtij formati. Gjuha kërcënuese, cenimi fizik dhe nxitja për dhunë janë rreptësishtë të ndaluara, rregulla këto të shkelura nga Meti që nga dita e djeshme. I njëjti, sipas këtij formati, përkundër paralajmërimeve ka vazhduar të thyej këtë rregull, duke cenuar banorin tjetër Blerandon, me ç’rast BBVK ka vendosur edhe eliminimin e tij. Ky lajm nuk është pritur mirë nga disa banorë, të cilët edhe mbesin të ...
Komentet te Shokohen banorët: Momenti kur Metit iu kumtohet përjashtimi nga BBVK -Video Janë të Mbyllura

Pas akuzave të Lindës, reagon e dashura e Bleros: Kqyr me sy e so për ty

ShowBiz
Pas debateve të ashpra mes Lindes dhe Blero, ku këngëtarja hodhi akuza të rënda ndaj ti, erdhi radha të reagoi edhe e dashura e Bleros e cila deri më tani është ‘misterioze’. Ajo thumboi Lindën duke i thënë që mundet ta shikoj lirisht Bleron pasi që hera e fundit që ka parë diçka të bukur para 12 vitesh, ( do të thotë Bleron). Gjithashtu shtoi se Linda nuk ka faj, pas ai është seksi. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Pas akuzave të Lindës, reagon e dashura e Bleros: Kqyr me sy e so për ty Janë të Mbyllura

Dëshmitari Shefqet Kabashi- ZPS-së: Nuk mund të bashkëpunoj me ju, dëmtoni shumë njerëz

Lajme
Shefqet Kabashi, gjatë dëshmisë së tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, iu drejtua Zyrës së Prokurorit të Specializuar, duke iu thënë se nuk mund të bashkëpunojë me prokurorët, më arsyen se dëmtojnë shumë njerëz. Kjo deklaratë e Kabashit, erdhi pasi prokurori pyeti atë se a ishin të vërteta deklaratat që kishte dhënë në gjykimin ndaj Fatmir Limajt, raporton “Betimi për Drejtësi”. “Ju e dini se unë vetë nuk kam vendosur, nuk ka qenë gatishmëri dhe vendimi për të ardhur këtu. Megjithatë, jeni përpjekur që t’i gjeni të gjitha mënyrat e mundshme, në mënyrë të tillë të më sjellni këtu dhe për këtë arsye nuk mund të ...
Komentet te Dëshmitari Shefqet Kabashi- ZPS-së: Nuk mund të bashkëpunoj me ju, dëmtoni shumë njerëz Janë të Mbyllura

Ndërtimet në Prishtinë në 2023 | Mbi 7 milionë euro u siguruan prej lejeve ndërtimore për mbi 600 mijë metra katëror sipërfaqe

Lajme
Prishtina edhe më tej mbetet vendi më fitimprurës i të bërit biznes me ndërtimin e banesave. Por, bazuar në sipërfaqen e m2 të ndërtuar në këtë vit, krahasuar me vitin e kaluar, shihet se ka një trend të rënies në ndërtimin e rrokaqiejve në kryeqytet, shkruan Demokracia.com. Kryetari Përparim Rama është arkitekt me profesion. Kur ai e mori drejtimin e kryeqytetit para rreth dy viteve është menduar se ndërtimi në kryeqytet do të marrë një rrjedhë tjetër dhe që s’do të ketë më godina shumëkatëshe pa oborre të ndërtuara buzë asfaltit, që do të ketë më shumë hapësira të gjelbëra dhe hapësira relaksuese. Kjo nuk ka ndodhur. Ndërtimi është duke ...
Komentet te Ndërtimet në Prishtinë në 2023 | Mbi 7 milionë euro u siguruan prej lejeve ndërtimore për mbi 600 mijë metra katëror sipërfaqe Janë të Mbyllura

Çitaku për buxhetin: Gjysma e parave për projektet e reja janë ndarë për komunat ku sundon VV-ja

Lajme
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se shumica e investimeve kapitale për buxhetin e planifikuar të qeverisë janë për projekte të moçme të qeverive paraprake. Ndërsa, sipas Çitakut, gjysma e parave për projektet e reja janë ndarë për “ato pak komuna ku sundon Vetëvendosja”. “Sipas raporteve kredibile, janë mu këto pak komuna ku transparenca dhe ekzekutimi i projekteve kapitale është më e ulëta. Pra paratë e taksapaguesve po ndahen në baza partizane”, tha Çitaku. Tutje, ajo tha se këto janë fakte, numra e raporte, ndërsa çdo gjë tjetër, sipas saj, është propagandë, për të cilën tha se është e vetmja fushë ku qeveria po shkëlqen./Demokracia ...
Komentet te Çitaku për buxhetin: Gjysma e parave për projektet e reja janë ndarë për komunat ku sundon VV-ja Janë të Mbyllura

Kompania e vëllait të deputetit të VV-së kapet me kontrabandë

Lajme
Një automjet i postës private, Postman Sh.P.K., është ndaluar të hënën dhe brenda tij janë gjetur mallra në vlerë 18 mijë euro, të kontrabanduara nga Maqedonia e Veriut. Postman Sh.P.K. është postë private në pronësi të Albin Rrahmani, vëllait të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, raporton Paparaci. Policia e Kosovës tha sot se një shofer i postës private, me inicialet R.T., është arrestuar pasi është ndaluar dhe i janë gjetur mallrat e kontrabanduara në automjet. “Me datën 13.11.2023 Njësia e Task Forcës – Lindje gjatë zbatimit të detyrave sipas autorizimeve policore për parandalimin, identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar kryes të veprave penale, ka ndaluar një automjet të ...
Komentet te Kompania e vëllait të deputetit të VV-së kapet me kontrabandë Janë të Mbyllura

DOKUMENT | Vetëvendosje me disa xhirollogari bankare të kundërligjshme, auditori gjen shkelje te raporti financiar i saj

Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet e audituara vjetore financiare të partive politike (2021) dhe raportet e audituara të deklarimit financiar të subjekteve politike të fushatës së zgjedhjeve parlamentare dhe lokale (2021). Auditori ka gjetur se Lëvizja Vetëvendosje e ka shkelur rëndë Ligjin për Financimin e Partive Politike, pasi që bazuar në ligj u lejohet subjekteve politike të kenë vetëm një llogari bankare, ndërsa nga auditimi ka rezultuar se kjo parti ka disa llogari, shkruan Demokracia.com. Neni 13 i ligjit, pika 2, thotë se subjekti politik e hap një llogari bankare të veçantë, në njërën nga bankat komerciale të regjistruara në Republikën e Kosovës. “Subjekti politik ka më shumë ...
Komentet te DOKUMENT | Vetëvendosje me disa xhirollogari bankare të kundërligjshme, auditori gjen shkelje te raporti financiar i saj Janë të Mbyllura

Minatorët u gënjyen: U arrit marrëveshje për ndërprerjen e grevës, por asnjë nga kushtet s’është plotësuar ende

Lajme
Për 10-të ditë radhazi, minatorët e Trepçës protestuan me shpresën që kërkesat e tyre do të realizohen. Të njëjtit e ndërprenë grevën pasi atyre iu premtua se do t’u përmirësohen kushtet, do të shkarkohet kryeshefi i Trepçës, Enis Abdurrahmani dhe pagat t’u dalin me kohë. Mirëpo, kanë kaluar 11 ditë nga ndërprerja e grevës dhe asnjëra nga kërkesat nuk është realizuar e as nuk kanë nisur procedurat. Madje për muajin tetor pagat e minatorëve akoma nuk janë dhënë të plota. Kryetari i Sindikatës së Trepçës, Ibrahim Januzi, në një bisedë për Albanian Post thotë se edhe sindikata vazhdon të jetë e suspenduar po ashtu. Derisa marrëveshja për ndërprerjen e grevës me premtimin ...
Komentet te Minatorët u gënjyen: U arrit marrëveshje për ndërprerjen e grevës, por asnjë nga kushtet s’është plotësuar ende Janë të Mbyllura

Policia në pritje të takimit me kryeministrit Kurti, ende nuk dihet dita e takimit

Lajme
Policia e Kosovës është në pritje të takimit me kryeministrin Albin Kurti, i cili është paralajmëruar për këtë javë. Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, ka treguar se ende nuk dihet dita e takimit. Ai ka bërë me dije se kërkesat nuk janë vetëm për njësitë elitare të policisë, por për terë policinë. “Kryeministri sipas informatave që kam unë e ka caktuar për këtë javë, por nuk e ka caktuar ditën. Sa i përket kërkesave jo vetëm për njësinë elitare, kërkesat janë edhe për pjesën tjetër të Policisë më kushtet aktuale të gjithë pjesëtaret e Policisë të Kosovës janë të pakënaqur prandaj kërkesat tona janë për të ...
Komentet te Policia në pritje të takimit me kryeministrit Kurti, ende nuk dihet dita e takimit Janë të Mbyllura