Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Moti në dy ditët e ardhshme, borë e temperature të ulëta

Lajme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të kohë pas kohëshme të borës, kryesisht ditën e enjte. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-5 m/s. ...
Komentet te Moti në dy ditët e ardhshme, borë e temperature të ulëta Janë të Mbyllura

Drejt shitjes prodhuesi shqiptar i kromit, turqit kërkojnë kredi nga BERZH për blerjen e AlbChrome

Shqipëri
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka thënë se po shqyrton mundësinë e dhënies të një kredie deri në 28 milionë dollarë [25.6 milionë euro] për konglomeratin industrial turk Yildirim Group për të financuar blerjen e AlbChrome Holding në Shqipëri, pronar i prodhuesit të kromit AlbChrome. Rreth 8.4 milionë dollarë nga shuma totale e kredisë do të jepet për të mbyllur borxhet e papaguara të AlbChrome, u shpreh BERZH në një njoftim. Ndërkohë, pjesa e mbetur prej 19.6 milionë dollarësh do të përdoret për të financuar pjesërisht blerjen e prodhuesit më të madh të kromit në Shqipëri. Data e pritshme e miratimit të kredisë nga BERZH është 6 prilli. Kompania ...
Komentet te Drejt shitjes prodhuesi shqiptar i kromit, turqit kërkojnë kredi nga BERZH për blerjen e AlbChrome Janë të Mbyllura

Gratë marshojnë, kërkojnë siguri për gratë në vend

Lajme
Një marsh protestues ka nisur sot për të kundërshtuar vrasjen e grave. Përmes protestës kërkohet llogari për vrasjet dhe siguri për gratë në vend.   Në ditën e gruas kolektivi “Marshojmë s’festojmë”, ka protestuar kundër vrasjeve të grave. Me ngjyrë të kuqe janë lyer dyert e Pallatit të Drejtësisë dhe me mbishkrimin “Edhe sa gra të vrara”, “Edhe sa thirrje të humbura”, “Marshojmë s’festojmë” e shumë thirrje të tjera. Nga institucionet u kërkua llogari për të gjitha viktimat dhe siguri për gratë në vend. Marshi ka nisur nga ora 10:00 me thirrje e pankarta “Vrasja e grave është urgjencë kombëtare”, “Edhe sa thirrje të humbura” dhe “Çdo ditë është 8 mars”. ...
Komentet te Gratë marshojnë, kërkojnë siguri për gratë në vend Janë të Mbyllura

Në dy muajt e parë të këtij viti 706 Kosovarë kanë hequr dorë nga shtetësia

Lajme
Në dy muajt e parë të këtij viti 706 kosovarë kanë hequr dorë nga shtetësia. Zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme thonë se arsyeja e lirimit nga nënshtetësia, në të shumtën e rasteve ka të bëjë me atë se shumë shtete evropiane nuk lejojnë dyshtetësinë për shtetasit që nuk janë pjesë e BE. Sipas MPB-së, për nëntë vite, nga shtetësia janë liruar 46 mijë e 839 persona, e që është më shumë se sa totali i banorëve të pesë komunave të Kosovës. 4 mijë e 940 ishte numri i qytetarëve që hoqën dorë nga shtetësia kosovare gjatë vitit 2021. Krahasuar me një vit më parë ky numër ishte më ...
Komentet te Në dy muajt e parë të këtij viti 706 Kosovarë kanë hequr dorë nga shtetësia Janë të Mbyllura

Protestuesit kundër luftës në Ukrainë rrahen brutalisht nga policia në Rusi (Video)

Rajoni dhe Bota
Qytetarët rusë kanë protestuar në mënyrë paqësore në Shën Petersburg të Rusisë kundër luftës në Ukrainë, por të njëjtit janë rrahur brutalisht nga policia e Vladimir Putinit. Gazetari i The Wall Street Journal në Moskë, Matthew Luxmoore ka postuar fotografi dhe video-incizime nga protesta e sotme në Shën Petersburg dhe arrestimet e qytetarëve nga policia, raporton Gazeta Express. Nga pamjet shihet një protestues i rrethuar nga një grup i policëve të cilët e rrahin atë vazhdimisht duke e goditur me shkopinj gome./Express. Video ...
Komentet te Protestuesit kundër luftës në Ukrainë rrahen brutalisht nga policia në Rusi (Video) Janë të Mbyllura

Spitali Covid në Tiranë drejt mbylljes, së shpejti nis rikonstruksioni

Shqipëri
Pas dy vitesh pandemi, infektivi pritet të mbyllë ciklin e spitalit Covid. Së shpejti, spitali që përballoi ngarkesën më të madhe të trajtimit të rasteve me coronavirus, do të boshatiset për t’iu nënshtruar rikonstruksionit. Heqja e pajisjeve ka filluar, por mbyllja e plotë varet nga ecuria e pacientëve që ndodhen ende në këtë shërbim. Mjekja Entela Ramosaço tregon se pas mbylljes së infektivit, pacientët më coronavirus do të marrin trajtim në spitalin Covid-3. Në këtë periudhë, me zbehjen e valës “Omicron” janë ulur shtrimet dhe humbjet e jetës. Por mjekët thonë se ende ka raste të rënda te personat që kanë neglizhuar shenjat e sëmundjes dhe vaksinën. Edhe pse vala ...
Komentet te Spitali Covid në Tiranë drejt mbylljes, së shpejti nis rikonstruksioni Janë të Mbyllura

Ministrat e Qeverisë Kurti kritikohen për papërgjegjësi në raport me komisionet parlamentare

Lajme
Deputetët e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike kanë kritikuar ministrat e Qeverisë Kurti për shpërfillje të raportimit në këtë komision. Pozitë dhe opozitë u shprehën të indinjuar me refuzimin e ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi për të diskutuar për raportin e auditimit të performances” Furnizimi me barëra dhe materiale shëndetësore për t’iu përgjigjur nevojave të pacientëve me COVID-19 dhe raportin “optimizimi i resurseve njerëzore dhe pajisjeve teknike mjekësore për t’iu përgjigjur nevojave të pacientëve me COVID-19”. Madje disa prej deputetëve opozitarë i quajtën të papërgjegjshëm ministrat e qeverisë në raport me komisionet parlamentare. Kryetarja e komisionit nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami, tha se arsyetimi i ministrit Latifi për ...
Komentet te Ministrat e Qeverisë Kurti kritikohen për papërgjegjësi në raport me komisionet parlamentare Janë të Mbyllura

Pushtimi i Ukrainës – dita 13

Rajoni dhe Bota
Në ditën e 13-të të pushtimit rus në Ukrainë, ofensiva ruse po ngadalësohet, thonë autoritetet ukrainase, ndërsa banorët vazhdojnë të largohen nga qytetet e bombarduara.   13:00 | Shell ndalon blerjen e naftës së papërpunuar ruse Gjiganti britanik i naftës, Shell ka kërkuar falje për blerjen e një dërgese me zbritje javën e kaluar të naftës së papërpunuar ruse dhe thotë se do të tërhiqet tërërsisht nga çdo përfshirje në hidrokarburet e këtij vendi. “Jemi të vetëdijshëm që vendimi ynë i javës së kaluar për të blerë një dërgesë të naftës së papërpunuar ruse – për t’u rafinuar në produkte si nafta dhe benzina – nuk ishte vendim i duhur ...
Komentet te Pushtimi i Ukrainës – dita 13 Janë të Mbyllura

E shfrytëzoi të miturën për punë të detyruar, arrestohet mitrovicasi

Lajme
Është arrestuar në Mitrovicë një person nën dyshimin se e ka shfrytëzuar për punë një të mitur në lokalin e tij, duke ia keqpërdorur pozitën e ndjeshme gjatë shkurtit të këtij viti. Siç njofton Policia, i dyshuari u arrestua të hënën në ora 9:20, për veprën penale “trafikim me njerëz”. “Nën autorizimin e Prokurorit të Shtetit, veprimet fillestare hetimore janë ndërmarrë me dyshimin se i dyshuari është i përfshirë në vepër penale pasi paraprakisht përmes rrugëve operative janë siguruar informata se e dyshuari në fjalë me veprime trafikon dhe e shfrytëzon viktimën e mitur femër kosovare. Hetimet intensive ndaj të dyshuarit kanë rezultuar më sigurimin e provave ku e njëjti ...
Komentet te E shfrytëzoi të miturën për punë të detyruar, arrestohet mitrovicasi Janë të Mbyllura

Digjet fabrika e plastikës në Obiliq

Lajme
Fabrika e plastikës e cila gjendet në Obiliq është përfshirë nga zjarri. Në pamjet që lexuesit kanë dërguar në adresë të Telegrafit shihet se nga ndërtesa e kësaj fabrikë po del tym i zi. Siç raportohet policia ka dalë në vendin e ngjarjes e po ashtu edhe zjarrfikësit. Nuk dihen ende shkaqet që kanë quar në djegien e kësaj fabrike dhe as a ka persona të lënduar. Telegrafi ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe është në pritje të një përgjigje nga ana e tyre. /Telegrafi/     ...
Komentet te Digjet fabrika e plastikës në Obiliq Janë të Mbyllura