Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Shërbimi sekret i Ukrainës publikon të gjitha humbjet e Rusisë: 11 mijë ushtarë, dhjetëra helikopterë e avionë, qindra tanke

Rajoni dhe Bota
Inteligjenca e Mbrojtjes së Ukrainës ka publikuar shifrat e të gjitha humbjeve ushtarake, që ata thonë se i ka pësuar Rusia, prej kur hyri në territorin e Ukrainës, transmeton Gazeta Express. Ukraina ka bërë matjet e saj, se sa humbje ka pësuar ushtarakisht Rusia, prej fillimit të luftimit, më 24 shkurt. Sipas autoriteteve ukrainase, në 11 ditët e luftës, Rusia ka humbur rreth 11 mijë ushtarë. “Të gjitha humbjet ushtarake të armikut, nga 24 shkurti, deri më 7 mars kanë qenë mesatarisht këto”, thuhet në postimin e Shërbimit të Inteligjencës. Të dhënat e pubilikuara nga Shërbimi i Inteligjencës Aty thuhet se Rusia ka humbur 46 avionë ushtarakë dhe 68 helikopterë. ...
Komentet te Shërbimi sekret i Ukrainës publikon të gjitha humbjet e Rusisë: 11 mijë ushtarë, dhjetëra helikopterë e avionë, qindra tanke Janë të Mbyllura

Përurohet pllaka përkujtimore në shtëpinë e familjes Gashi, në vitet e 90-ta aty u mbajt mësimi për nxënësit e muzikës

Lajme
Është përuruar të hënën pllaka përkujtimore në shtëpinë e familjes së Ibrahim Gashit, në të cilën gjatë viteve 1991-1998 u zhvillua procesi mësimor për nxënësit e shkollës së mesme të muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë. Me këtë rast, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se është zgjedhur pikërisht data 7 Mars dita e mësuesit për të kujtuar, Ibrahim Gashin i cili ka dhënë kontribut të madh për Kosovën, ndërsa për ata që se kanë njohur, sot i gëzojnë frytet e kontributit tij. “Në ditën e mësuesit për 7 Mars, për një profesion të shenjtë për neve shqiptarët por edhe për popujt tjerë në përgjithësi. Për çfarë, Ibrahim Gashi me jetën ...
Komentet te Përurohet pllaka përkujtimore në shtëpinë e familjes Gashi, në vitet e 90-ta aty u mbajt mësimi për nxënësit e muzikës Janë të Mbyllura

SBASHK-u: Pishtarë të dijes urime dita e madhe e mësuesit dhe shkollës shqipe

Lajme
SBASHK ka uruar mësimdhënësit me rastin e 7 marsit. SBASHK i ka cilësuar mësimdhënësit si pishtarë të dijës. “Sa herë vjen marsi mësuesit e nxënësit lartësojnë kujtimin për Epopenë e lavdishme të UÇK -së dhe për komandantin legjendar Adem Jashari dhe gjithë dëshmorët e kombit që i ndërruan kahjen historisë dhe u bën gurëthemel të lirisë së Kosovës. Kujtojmë me krenari mësuesin e dëshmorin Shaban Jashari dhe pishtarët e dijes, që nëpër dekada e shekuj mbrojtën rrezet e dritës kundër errësirës. Këtë vit kudo në komunat e Kosovës dhe në institucionet e arsimit lartësimi i kujtimit për pishtarët e dijes dhe ceremonia e ndarjes së mirënjohjeve nga SBASHK për të ...
Komentet te SBASHK-u: Pishtarë të dijes urime dita e madhe e mësuesit dhe shkollës shqipe Janë të Mbyllura

Komandanti i ri i Bondsteelit: Baza e përhershme amerikane në Kosovë, do të ishte e dobishme

Lajme
Prej Kosovës ka pritshmëri sa të mëdha, aq edhe të thjeshta. Komandanti i ri i bazës ushtarake Bondsteel, Christopher Sammulsi, tha se ka në plan të shohë sa më shumë gjëra në Kosovë, e patjetër ta shijojë ushqimin për të cilin siç duket i kanë folur mjaft. Megjithëkëtë, të mëdha mund të jenë angazhimet që e presin komandantin e ri të trupave të NATO-s në Kosovë, rajoni lindje. Pak ditë para se Sammulski ta pranojë detyrën, operacionit të Aleancës Veriatlantike iu kërkua ta shtojë mbikëqyrjen në veriun e Kosovës, pas invazionit rus në Ukrainë. “Nuk mund të them nëse NATO po planifikon të shtojë trupa, por sikur më parë NATO ...
Komentet te Komandanti i ri i Bondsteelit: Baza e përhershme amerikane në Kosovë, do të ishte e dobishme Janë të Mbyllura

Video/ Bombardohet Kievi, njerëzit ju ikin shpërthimeve gjatë raportimit LIVE të ABC

Rajoni dhe Bota
Gazetari i ABC, Taulant Kopliku ka sjellë një tjetër video ku tregon se çfarë po ndodh në kryeqytetin e Ukrainës në Kiev. Siç shihet dhe dëgjohet në video ka luftime në afërsi të Kievit, ku pala ruse ka nisur bombardimet. Ndërkohë që gazetari raporton për shpërthime të fuqishme flet për njerëz që vrapojnë në rrugët e Kievit për t’i shpëtuar bombardimeve. ‘Sapo kanë ndodhur dy shpërthime të fuqishme njëri-pas tjetrit. Ka luftë në afërsi të Kievit, ka luftë në afërsi të qytetit dhe njerëz që vrapojnë’, dëgjohet tek flet Taulant Kopliku ndërsa komenton videon.       ...
Komentet te Video/ Bombardohet Kievi, njerëzit ju ikin shpërthimeve gjatë raportimit LIVE të ABC Janë të Mbyllura

Serbët deshën ta varrosin familjen Jashari në një gropë e larg mediave

Lajme
Një rrëfim ekskluziv lidhur me tentimin e forcave serbe për ta varrosur familjen Jashari në një gropë masive dhe pastaj, pas ndryshimit të rrethanave, presionit serb për t’i varrosur me pak persona dhe larg medieve, e sjellë sot Kosova Press, me njërin nga anëtarët e këshillit të varrimit të Jasharëve, i cili tregon se si ndodhi i gjithë procesi. Jahir Bejta që është edhe kryetar i Shoqatës për dëme të luftës në nivel vendi, tregon historinë e varrimit të familjes Jashari. Ai ka thënë që forcat serbe kanë dashur t’i varrosin në një gropë masive, por që nuk i kanë lejuar, duke thënë se kanë insistuar që të mos varroset ...
Komentet te Serbët deshën ta varrosin familjen Jashari në një gropë e larg mediave Janë të Mbyllura

Dashuria në frontin e luftës: Çifti ukrainas martohet në uniformë ushtarake

Rajoni dhe Bota
Një çift i ri është filmuar duke u martuar në frontin e luftës, veshur në uniformë ushtarake në Ukrainë. Videoja e shpërndarë në media sociale, tregon dyshen me emrin Lesya dhe Valery duke festuar në afërsi të Kievit. Lesya shihet me një buqetë lulesh në dorë. Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. VIDEO ...
Komentet te Dashuria në frontin e luftës: Çifti ukrainas martohet në uniformë ushtarake Janë të Mbyllura

I shpetoi mrekullisht plumbit gjatë raportimit në Kosovë më 1999, Rama i dhuron simbolin e Prishtinës gazetarit britanik

Lajme
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në shenjë falënderimi për raportimin e tij vetëmohues në Prekaz, gazetarit Vaughan Smith i ka dhuruar figurinën e Hyjneshës në Fron. Ky falënderim është bërë në këtë përvjetor të ngjarjeve në Prekaz, derisa Rama ka njoftuar se me rastin e 11 qershorit për ditën e çlirimit të qytetit, Smith do të shpallet Qytetar Nderi i Prishtinës. “Sot, në këtë përvjetor të ngjarjeve në Prekaz, në emër të qytetit të Prishtinës, zotit Vaughan Smith në shenjë falënderimi, ia dhurova figurinën e Hyjneshës në Fron, simbolin e qytetit tonë, dhe në të njëjtën kohë i tregova se do të iniciojmë procedurat për ta shpallur Qytetar Nderi të ...
Komentet te I shpetoi mrekullisht plumbit gjatë raportimit në Kosovë më 1999, Rama i dhuron simbolin e Prishtinës gazetarit britanik Janë të Mbyllura

​Zgjedhjet e pjesshme në Shqipëri, Shkodra dhe Durrësi me pjesëmarrje të ulët

Shqipëri
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat për pjesëmarrjen në zgjedhjet e pjesshme lokale. Deri në orën 15:00, rezulton se në total kanë votuar 24.66% të qytetarëve që kishin të drejtë vote në këto zgjedhje të pjesshme. Në vendin e parë qëndron Dibra me 35.13%, ndërsa e dyta vjen Vora me 31.89%.Më pas vjen Lushnja me 28.67%, ndërsa në Rrogozhinë 27%. Ende Shkodra e Durrësi janë të fundit, me përkatësisht 21.79% dhe 20.36%./Telegrafi   ...
Komentet te ​Zgjedhjet e pjesshme në Shqipëri, Shkodra dhe Durrësi me pjesëmarrje të ulët Janë të Mbyllura

Për nder të Brigadës 138, nipi i Agim Ramadanit i dhuron 138 mijë euro për Fondin e Sigurisë

Lajme
Nipi i heroit Agim Ramadani, Muhamet Ajrullahu, në nder të Brigadës 138 të zonës së Dukagjinit, do t’i dhurojë donacion 138 mijë euro për Fondin e Sigurisë. Sipas ish-kryeministrit Ramush Haradinaj që e bëri të ditur, Ajrullahu ka zgjedhur pikërisht Ditën e Epopesë së UÇK-së, si ditë kujtimi dhe reflektimi. “Ky është shembull për t’u ndjekur nga të gjithë”, ka shkruar Haradinaj krahas një fotografie nga Prekazi, ku bashkë me nipin e Agim Ramadanit u pritën nga Rifat Jashari. “Të dashur bashkëkombas, kudo që jetoni, në Kosovë dhe diasporë, vazhdoni kontributin tuaj për Fondin e Sigurisë, sepse kjo është mënyra me e mirë e më fisnike sot, për ta ndihmuar ...
Komentet te Për nder të Brigadës 138, nipi i Agim Ramadanit i dhuron 138 mijë euro për Fondin e Sigurisë Janë të Mbyllura