Republika e Kosovës dhe Republika Demokratike e Timorit Lindor kanë nënshkruar marrëveshje për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike. Marrëveshja u nënshkrua në New York, në ambientet e Misionit Permanent të Republikës Demokratike të Timorit Lindor pranë OKB-së. Në komunikatën e përbashkët thuhet se Marrëdhëniet Diplomatike arrihen me qëllim të forcimit të bashkëpunimit mes dy vendeve në fusha të ndryshme, si në atë politike, ekonomike, tregtare, kulturore dhe në fusha të tjera me interes të përbashkët, sipas parimeve të Kartës së OKB-së dhe normave të së Drejtës Ndërkombëtare. Po ashtu, në të thuhet se vendosja e Marrëdhënieve Diplomatike përkon me interesin e të dy shteteve për forcimin e mëtejmë të paqes dhe ...
Komentet te Kosova vendos marrëdhënie diplomatike me Timorin Lindor Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka kritikuar qasjen e qeverisë së Kosovës, në kohën kur vendi po përballet me rritje të madhe të çmimeve në të gjitha produktet. Thotë se në vend se të mendohet si t’u ndihmohet qytetarëve, qeveria ‘sikur po i gëzohet rritjes së çmimeve’ sepse në këtë mënyrë, automatikisht rritet buxheti i Kosovës. “Rritja është alarmante. Duhet me u pa në dy dimensione. E para, është krijimi i rezervave dhe e dyta është një politikë fiskale, qoftë edhe në një afat të kufizuar e cila kish me ju ndihmuar që me bo këtë krizë më të përballueshme”, thotë Bajrami në emisionin “Pressing” në T7. “Qeveria fatkeqësisht e ...
Komentet te Bajrami: Qeveria po luan rolin e spektatorit derisa rritja e çmimeve është alarmante (Video) Janë të Mbyllura
Liubov Raunchuk është njëra nga refugjatet e luftës së Ukrainës e cila ka ardhur në Kosovë. Ajo ka vetëm pak ditë në kryeqytetin e Kosovës, teksa në emisionin “Imazhi i ditës” në RTK ka rrëfyer situatën në Ukrainë dhe për ditën kur iku nga vendlindja e saj për një jetë më të sigurt për shkak të agresionit rus atje. “Për aq sa di agresioni rus po vazhdon ende. Situata është kryesisht nën kontroll nga ushtria jonë por Rusia po bëhet përditë e më agresive dhe gjithsesi që kanë vrarë edhe civilë. Diku rreth 40 fëmijë tashmë janë të vrarë. Shpresojmë që autoritet tona dhe presidenti Zelensky do të bëjnë ...
Komentet te Rrëfimi i vajzës Ukrainase që lufta e solli si refugjate në Kosovë Janë të Mbyllura
Kompania shtetërore për energji e Ukrainës ka njoftuar se sot është ndalur furnizimi me energji elektrike në centralin bërthamor të Çernobilit. Kompania “Ukrenergo” ka fajësuar ushtrinë ruse për shkatërrimin e transmisionit, e cila ka marrë me forcë kontrollin e centralit rreth dy javë më parë, transmeton Gazeta Express. Kreu i monitoruesit të OKB-së për çështje nukleare ka thënë se kjo ndalesë nuk ndikon në siguri. Ndonëse nuk është më një central që punonte me kapacitet të plotë, Çernobili asnjëherë nuk është braktisur tërësisht dhe kërkon menaxhim të përhershëm për të evituar rrjedhjet e mundshme nukleare./Express ...
Komentet te Çernobilit i ndalet rryma Janë të Mbyllura
Pas sinjaleve që dha presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan për mbështetjen e vendit të tij për anëtarësimin e Kosovës në NATO, vendi ynë ka bërë lëvizjet e para. Qeveria ka miratuar nismën për lidhjen e marrëveshjes ndërkombëtare në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes për “Statusin e Forcave” (SOFA) ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë. Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj thotë se një marrëveshje e tillë ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve ushtarake të Kosovës dhe ndërveprimin e tyre me ushtritë e vendeve anëtare të NATO-s. “Marrë në konsideratë raportet bilaterale në mes të Republikës së Kosovës dhe shteteve mike si dhe vullnetin e përbashkët të FSK-së që ...
Komentet te Kosova lidh marrëveshje ushtarake me Turqinë dhe Poloninë (Video) Janë të Mbyllura
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë, ka thënë se ngritja e çmimeve në gjithë botën për produktet elementare është kostoja e mbrojtjes së lirisë së Ukrainës Shefi i Qeverisë ka thënë se Kosova preket nga ngritja e çmimeve për shkak të varësisë së saj të madhe nga importi. “Sot po bëhen dy javë nga fillimi i agresionit në Ukrainë. Republika jonë ka treguat gatishmëri për pranimin e 5 mijë refugjatëve nga Ukraina dhe kemi ndarë 150 mijë euro për pranimin e gazetarëve nga Ukraina. Kujtojmë se Rusia është një prej eksportuesve ma të mëdha të gazit dhe naftës në Evropë”. “Energjia që mundëson prodhimin dhe nafta ...
Komentet te Kurti: ngritja e çmimeve, shkak varësia e madhe nga importi Janë të Mbyllura
Sindikata e Punëtorëve të Sektorit Privat është duke kërkuar ngritjen e pagave në sektorin privat në Kosovë, shkruan Gazeta Express. Sipas tyre trendi i rritjes së çmimeve po ua vështirëson jetesën këtyre punëtorëve. “Të nderuar pronar të kompanive private: Solidarizoheni me punëtorët dhe bëni ngritjen e pagave në sektorin privat të Kosovës, me ata që marrin pagë 170 euro, 200 e 220 euro por edhe me ata që marrin 300 euro, sepse nuk po mund t’ia dalin. Nëse ju nuk e bëni ngritjen e pagave që nga muaji Mars dhe nëse vazhdon ky trend i ngritjes së çmimeve nuk do te arrin të mbijetojnë, kurse punëtorët te cilët udhëtojnë do ...
Komentet te “Paguani hakun”, Sindikata e punëtorëve ka një kërkesë për kompanitë private Janë të Mbyllura
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ( IKSHPK) ka njoftuar se gjatë periudhës kohore 03-08 mars 2022 në Departamentin e Mikrobiologjisë, IKSHPK, Prishtinë, është kryer sekuencioninimi gjenetik i 7 mostrave pozitive me SARS-CoV-2 me Next Generation Sequencing (NGS) në aparatin MiSeq Illumina. Në njoftimin e bërë për media thuhet se, sekuencionimi është kryer nga një grup i personelit të IKSHPK-së me ndihmën e dy ekspertëve nga Robert Koch Institute, Berlin, Gjermani, në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm. “Të gjitha mostrat e SARS-CoV-2 i takonin variantit Omicron, nën-linja BA-1”, thuhet në njoftim. Më tej, në njoftim thuhet se vendosja e kësaj metode të punës në IKSHPK do të përforcojë mbikëqyrjen ...
Komentet te IKSHPK kryen sekuencioninimin gjenetik të 7 mostrave pozitive me SARS-CoV-2, të gjitha i takojnë variantit Omicron Janë të Mbyllura
Në dosjen e tyre përfundimtare, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) thotë se pas rrjedhjes së dokumenteve, i zhvendosën dy dëshmitarë e ndërmorën masa sigurie ose mbrojtëse përveç zhvendosjes lidhur me 20 deri në 30 dëshmitarë. Ndryshe, kjo prokurori ka kërkuar që ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Hysni Gucati e Nasim Haradinaj të dënohen me nga gjashtë vite burgim dhe nga 100 euro gjobë. Sipas ZPS-së, pas publikimit të dokumenteve nga OVL e UÇK-së në shtator të 2020-ës, disa dëshmitarë të ZPS-së thirrën anëtarët e stafit të prokurorisë, duke përfshirë oficerin e atëhershëm të sigurimit të dëshmitarit, udhëheqësin aktual të ekipit të ...
Komentet te Gjykimi i Gucatit dhe Haradinajt, ZPS thotë se pas rrjedhjes së dokumenteve, dy dëshmitarë i zhvendosën dhe masa sigurie për 20 deri në 30 dëshmitarë të tjerë Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona në Gjakovë pasi dyshohet se gjatë muajit shkurt janë marrë me prostitucion, shkruan Gazeta Express. Në pranga të policisë kanë përfunduar katër meshkuj dhe një femër. Të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. “Rr. Gasper Karaqi, Gjakovë shkurt 2022 – 19:30. Janë arrestuar katër meshkuj dhe një femër nën dyshimin e bazuar se janë marrë me prostitucion. Me vendim të gjykatës, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim./Express/ ...
Komentet te Arrestohen pesë persona për prostitucion Janë të Mbyllura