Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Spiegel: Çfarë loje po luan Vuçiqi?

Rajoni dhe Bota
Revista gjermane SPIEGEL në tekstin me titull “Miqtë evropianë të Kremlinit” në edicionin e saj online, trajton demonstratat në Beograd në mbështetje të politikës së presidentit rus Vladimir Putin dhe kërkon një përgjigje për pyetjen: “Cilat janë arsyet për këtë?” Dhe çfarë loje luan këtu presidenti serb Aleksandar Vuçiq? Në fillim të tekstit autori Walter Mayr shkruan: “Sikur të kishte një çmim për një qytet në Evropë, që mund të ofrojë këto ditë spektaklin publik më bizar, Beogradi do të ishte me siguri në krye të listës. Së bashku me flamujt rusë, portretet e Putinit dhe kryqe druri, mijëra vetë marshuan të premten (4 mars) nëpër kryeqytetin serb për të ...
Komentet te Spiegel: Çfarë loje po luan Vuçiqi? Janë të Mbyllura

Vdes Haki Rugova, ish-kryetari i Komunës së Istogut

Lajme
Ish-kryetari i Istogut, Haki Rugova ka vdekur mëngjesin e së mërkurës. Rugova për tri mandate ishte kryetar i Komunës së Istogut. Lajmin për vdekjen e tij e kanë konfirmuar për Telegrafin nga Zyra e Kryetarit të Komunës së Istogut. Rugova ishte aktualisht kryetar i degës së LDK-së në Istog, ndërsa për shumë vite ka qenë edhe nënkryetar i LDK-së në nivel të përgjithshëm. /Telegrafi/ ...
Komentet te Vdes Haki Rugova, ish-kryetari i Komunës së Istogut Janë të Mbyllura

Vëllai i Shyhrete Behlulit shkon vullnetar për të luftuar në Ukrainë (Video)

Lajme
Vëllai i këngëtare Shyhrete Behluli, Maliq Behluli, i është bashkuar luftës së Ukrainës kundër Rusisë, shkruan Gazeta Metro. Dy kosovarë nga komuna e Suharekës, konkretisht nga fshati Mushtisht, kanë pohuar sot se do t’i bashkohen luftës së Ukrainës kundër Rusisë. Njëri nga ta sipas burimeve të Metros është Maliq Behluli, vëllai i këngëtares Shyhrete Behluli. Në një intervistë për Kanal 10, dy kosovarët kanë pohuar se do t’i bashkohen Ukrainës, për ta luftuar agresorin rus. Ata janë parë në pikën kufitare të Medykas, ku kanë thënë se do të shkojnë krah ushtrisë së Ukrainës. Në pamje shihen se ata futen në këmbë në kufirin e Ukrainës. Më poshtë keni intervistën ...
Komentet te Vëllai i Shyhrete Behlulit shkon vullnetar për të luftuar në Ukrainë (Video) Janë të Mbyllura

Jo veç shtrenjtë, por edhe sasi të kufizuara të naftës në Kosovë

Ekonomi
Sasia e derivateve të naftës, që mund të blihet në tregun e Kosovës, është e kufizuar në disa të pika të shitjes, thonë pronarë të kompanive dhe anëtarë të Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës. Disa furnizues veçse kanë ndërprerë shitjen e derivateve për Kosovën. Kjo po ndodh në mesin e një krize të furnizimit me këtë produkt në Evropë, që ka ndikuar edhe në rritjen e çmimit të tij. Çmimet dhe kërkesa për naftë janë rritur në tregjet ndërkombëtare pas ndërhyrjes ushtarake të Rusisë në Ukrainë. Nafta e papërpunuar Brent, e cila përdoret si pikë ndërkombëtare e referimit, më 8 mars shkoi në nën 130 dollarë për fuçi. Në Kosovë, ...
Komentet te Jo veç shtrenjtë, por edhe sasi të kufizuara të naftës në Kosovë Janë të Mbyllura

Kroacia e dënoi shoferin e autobusit të aksidentuar me 6 vjet burgim, familjarët e viktimave kundër dënimit (Video)

Lajme
Në Gjykatën Komunale në Sllavonski Brod të Kroacisë, shoferi 53-vjeç i autobusit nga Kosova që ishte aksidentuar vitin e kaluar, është dënuar me gjashtë vjet burgim. 25 korriku i vitit të kaluar ishte shumë i rëndë për Kosovën. Në aksidentin që rezultoi fatal për 10 udhëtarë të linjës Frankfurt-Prishtinë tashmë institucionet e drejtësisë në Kroaci kanë dhënë vendimin. Shoferi i autobusin tashmë e ka pranuar fajësinë dhe i njëjti nga drejtësia kroate është dënuar me 6 vite burgim. Mediat kroate thonë se ai nuk do ta apelojë këtë vendim. Sabri Rrustemi gjatë këtij aksidenti ka humbur vëllain, por ai nuk është i pajtimit që të dënohet shoferi i autobusit. “Unë ...
Komentet te Kroacia e dënoi shoferin e autobusit të aksidentuar me 6 vjet burgim, familjarët e viktimave kundër dënimit (Video) Janë të Mbyllura

Ministri i shëndetësisë nesër raporton para deputetëve

Shëndetësi
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi nesër do të raportojë para komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ku do të diskutohet puna dhe sfidat e Ministrisë së Shëndetësisë.   Gjithashtu, në këtë mbledhje të komisionit, do të diskutohet edhe roli mbikëqyrës i ministrisë në raport me ShSKUK –në dhe strategjia legjislative e Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2022. ...
Komentet te Ministri i shëndetësisë nesër raporton para deputetëve Janë të Mbyllura

Ejupi: Katër skuadrat që po luftojnë për titull dhe Evropë janë të shantazhuara nga Agim Ademi

Sport
Presidenti i FC Prishtinës, Remzi Ejupi, ka thënë se katër skuadrat e para në tabelën e Superligës janë të shantazhuara nga presidenti aktual i FFK-së, Agim Ademi. Ejupi gjithashtu tha se Ademi është duke u ngutur për zgjedhje, sepse ka mundësi për të manipuluar. “Ademi është ngutur për të manipuluar. Katër klubet e Superligës që garojnë për titull dhe dalje në Evropë nuk guxojnë me çelë gojën se janë të shantazhuara. “Janë shantazhuara sepse duhet me thirr Ademin me i thanë mos ma delego këtë gjyqtar, por këtë tjetrin aman”, tha Ejupi në emisionin “Pressing” në T7. “Nuk e di pse duhet të frikësohet Ademi nga një kundërkandidati nëse i ...
Komentet te Ejupi: Katër skuadrat që po luftojnë për titull dhe Evropë janë të shantazhuara nga Agim Ademi Janë të Mbyllura

Shtyhet takimi i “Ballkani i Hapur” Rama, Vuçiq e Kovaçevski takohen në maj

Lajme Maqedoni Shqipëri
Takimi i planifikuar për muajin mars i liderëve të rajonit në kuadër të iniciativës “Ballkani i Hapur” do të shtyhet për në maj.   Kryeministri shqiptar Edi Rama, ai serb Aleksandar Vuçiq dhe ai Maqedonisë, Dimitar Kovaçevski do të takohen në muajin maj. Lajmi është konfirmuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, shkruan indeks.mk. “Samiti i Liderëve i planifikuar fillimisht për në mars do të mbahet në muaji maj në Maqedoninë e Veriut. Kjo është miratuar nga ana e tre liderëve për shkak të situatës së krizës në Ukrainë dhe për shkak të zgjedhjeve të cilat në fillim të muajit prill mbahen në njërën nga këto tre shtete”, ...
Komentet te Shtyhet takimi i “Ballkani i Hapur” Rama, Vuçiq e Kovaçevski takohen në maj Janë të Mbyllura

Bashkëshortja e heroit Agim Ramadani, Shukrija: Sot m’u kujtua kur ai më dhuroi zinxhir me perla për 8 Mars në Lugano

Lajme
Shukrije Ramadani, bashkëshortja e Heroit të Kosovës, Agim Ramadani, thotë se 8 Marsi është një festë e vështirë dhe e dhimbshme për të gjitha nënat dhe gratë e dëshmorëve. “Uroj të gjitha nënat dhe gratë e dëshmorëve në këtë ditë, që është veçanërisht e rëndë, ngaqë secila nga ne kujton momentet e fundit me të dashurit tanë dhe është ditë e dhimbshme për nënat dhe gratë e dëshmorëve”, tha ajo. Shukrija tha se gjatë ditës i është kujtuar një dhuratë e veçantë që ia bëri Agimi në këtë festë sa ishte gjallë. “Sot më është kujtuar në 8 Mars kur e kemi festuar bashkë me Agimin në Lugano në një ...
Komentet te Bashkëshortja e heroit Agim Ramadani, Shukrija: Sot m’u kujtua kur ai më dhuroi zinxhir me perla për 8 Mars në Lugano Janë të Mbyllura

Sami Lushtaku: KFOR-i nuk do të luftojë për ne, Kurti s’po kërkon ndihmën e ish-komandantëve të UÇK-së

Lajme
Lufta ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës dita-ditës po përshkallëzohet Në ndërkohë, mobilizimi i Perëndimit kundër Rusisë po vazhdon me sanksione Kurse, nga njohësit e sigurisë në vend po paralajmërohet që ky rast mund të shfrytëzohet dhe të rrezikohen edhe vendet e tjera të perëndimit. Duke e parë këtë situatë ata po vlerësojnë se situata në veri të vendit mund të eskalojë më lehtë. Për situatën në mes Rusisë-Ukrainës, dhe rrezikun që mund të ketë Kosova, ka folur për FrontOnline, ish-komandanti i zonës operative të Drenicës, Sami Lushtaku. Lushtaku ka deklaruar se derisa Kosova ka përballë Serbinë atëherë rreziku për vendin është gjithmonë afër. Ai thotë se ka pasur pritje që për ...
Komentet te Sami Lushtaku: KFOR-i nuk do të luftojë për ne, Kurti s’po kërkon ndihmën e ish-komandantëve të UÇK-së Janë të Mbyllura