Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari pati një diskutim të rëndësishëm me drejtorin e Politikave, Planeve, Strategjive dhe Kapaciteteve në Komandën Evropiane të Forcave Amerikane (EUCOM), gjeneralmajor Charles Miller. “Gjatë diskutimit, të dy gjeneralët u pajtuan që FSK-ja dhe Forcat amerikane të koordinohen rreth sigurisë rajonale dhe globale, me fokus në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së, si forcë moderne në të mirë të sigurisë së vendit dhe rajonit.Në funksion të kësaj, bashkëpunimi me EUCOM dhe Ushtrinë Amerikane në Evropë do të jetë shtylla e marrëdhënieve bilaterale ushtarake mes dy vendeve tona, thuhet në njoftimin e FSK-së. ...
Komentet te Jashari-Miller: Fsk e forcat amerikane të koordinohen rreth sigurisë rajon Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Nga Kullat e Jasharëve, shtëpisë së Salës e Hamitit dhe bunkerit të komandantit legjendar, ka nisur ndezja e flakadanëve të lirisë për të kujtuar luftën dhe sakrificën e komandantit Adem Jashari dhe mbi 50 të vrarëve të familjes së tij. Në 24-vjetorin e rënies heroike, në Prekazin legjendar janë bërë bashkë qindra qytetarë të shumë vendeve, ku u organizua riti tradicional i ndezjes së zjarreve. Sabit Istogu, i cili kishte raportuar nga çatia për luftën e Jasharëve, thotë se rënia heroike e tyre ka bërë kthesë në historinë e Kosovës. “Një njeri që e ka përjetuar këtë ngjarje, që nuk ka mundësi që të vijë jo çdo vit, por edhe ...
Komentet te Qytetarët përkujtojnë veprën sublime të familjes Jashari Janë të Mbyllura
Rusia nuk po kursen as objektet e misioneve diplomatike në Ukrainë. Së fundmi është sulmuar edhe Konsullata e Nderit e Republikës së Shqipërisë në Ukrainë. Konsullata ndodhet në qytetin e Kharkovit dhe sulmi ndaj saj ndodhi mbrëmë rreth orës 23:15. Konsullata e Nderit e Shqipërisë në qytetin e Kharkovit ka njoftuar se stafi i misionit diplomatik ndodhet në vend të sigurt. “Në orën 23:15, Konsullata e Nderit e Republikës së Shqipërisë u garantua si pasojë e një sulmi ajror të trupave ruse. Konsulli i Nderit dhe stafi i konsullatës janë aktualisht të sigurt”, thuhet në njoftimin e konsullatës. Ndërsa sot gjatë ditës, presidenti i Rusisë Vladimir Putin e ka shpallur ...
Komentet te Rusia sulmon Konsullatën e nderit të Shqipërisë në Ukrainë Janë të Mbyllura
Prekazi ka ndezur flakadanët e lirisë për të kujtuar luftën dhe sakrificën e komandantit legjendar Adem Jashari dhe mbi 50 të vrarëve të familjes së tij. Ndezja e flakadanëve që simbolizon përhapjen e flakës së lirisë në gjithë vendin, ka bërë bashkë me qindra qytetarë shqiptarë të shumë vendeve. Në vendin ku pushojnë trupat e Jasharëve të vrarë më 5, 6 dhe 7 mars 1998, është organizuar riti tradicional simbolizues “Nata e Zjarreve”, i cili shënon përfundimin e manifestimit në këtë 24-vjetor, të njohur si Epopeja e UÇK-së. “Nata e Zjarreve” vazhdon me program kulturor-artistik në sheshin ’’Adem Jashari’’ në Skenderaj./Telegrafi ...
Komentet te Ndizen flakadanët e lirisë në kujtim të komandantit legjendar Adem Jashari Janë të Mbyllura
Rozmarina është një barishte kulinare dhe shëruese. Kjo bimë shumëvjeçare është tepër e përhapur në rajonin e Mesdheut, ku është përdorur si ushqim dhe ilaç për shekuj me radhë. Ashtu si rigoni, nenexhiku dhe kanella, rozmarina gjendet shpesh në formë vaji esencial. Vajrat esencialë janë ekstrakte që për gatim, pastrim, bukuri, shëndet dhe qëllime të tjera. Vitet e fundit, ka pasur pretendime se vaji mund të jetë i shkëlqyeshëm për rritjen e flokëve. Disa thonë se mund të parandalojë edhe rënien e flokëve. Ideja se vaji i rozmarinës inkurajon rritjen e flokëve mund të lidhet me përfitimet shëndetësore të rozmarinës. Bima në formë vaji esencial thuhet se: – ka ...
Komentet te A ndihmon vaji i rozmarinës në rritjen e flokëve? Janë të Mbyllura
Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF) është shprehur krenare me xhudistët e Kosovës për sukseset e arritura dhe për shpërblimet që morën së fundmi nga Komiteti Olimpik i Kosovës. Pak ditë më parë, kampionia olimpike Distria Krasniqi dhe kampioni evropian, Akil Gjakova i fituan çmimet kryesore, ndërsa trajneri i vitit u zgjodh Driton Kuka. Për këto suksese të xhudos së Kosovë, IJF-ja po ndihet krenare, teksa ka kërkuar që edhe sportet e tjera të ngrihen. “Në Kosovë, një vend i cili sportin e xhudos e ka elitë, Distria Krasniqi, kampione olimpike në kategorinë -48kg dhe Akil Gjakova, kampion evropian, janë shpërblyer duke u zgjedhur sportistët e vitit dhe nga këtu ...
Komentet te Ijf-ja krenare me Xhudon e Kosovës, kërkon të ngrihen edhe sportet e tjera Janë të Mbyllura
Gjatë vizitës së Presidentes Vjosa Osmani në Turqi një javë më parë, ku kjo e fundit u prit nga Presidenti turk Recep Tayiip Erdogan, u bë fjalë edhe për anëtarësimim e mundshëm të Kosovës në NATO. Erdogan i cili tha se mbështet anëtarësimin e Kosovës në Aleancën Veriatlantike dhe se për këtë Ankaraja nuk kërkon leje nga askush, nxiti reagime në Serbi e cila tha se do t’i çojë notë proteste autoriteteve turke. Por, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, të shtunën, pati një bisedë telefonike me Erdogan, në njoftimin e presidencës serbe nuk u tha se ka diskutuar rreth kësaj proteste. Aty u përmendë çështjet bilaterale, Ballkani Perëndimor dhe Ukraina. ...
Komentet te Erdogan i nervozoi me deklaratën për Kosovën në NATO, Vuçiq: Nuk protestojmë Janë të Mbyllura
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka deklaruar që në Kosovë është i domosdoshëm përmirësimi i politikave gjinore. Në seancën e Kuvendit ku po diskutohet lidhur me pabarazinë gjinore të grave në shoqëri, Musliu ka folur për diskriminimin që u bëhet grave, sipas saj edhe nga vet gratë të cilat janë në pozita udhëheqëse. Deputetja e PDK-së ka thënë se diskriminimi po ndodh në të gjithë sektorët. “Në politikë gratë përballen me barriera kulturore dhe me stereotipe gjinore nga më të ndryshmet, nga ofendimet për sa i përket inteligjencës, pamjes, prejardhjes e deri të morali i tyre. Barrierat që u krijohen grave në fund në këtë fushë janë ...
Komentet te Musliu: Në politikë gratë përballen me ofendime për pamjen, prejardhjen e moralin Janë të Mbyllura
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, rreth Fondit të Sigurisë, ka thënë se numri i donacioneve është katërshifror, ndërsa shuma e mbledhur është shtatëshifrore. Ndërsa, kryeministri tha se numri i mjeteve të mbledhura ka arritur shtatëshifrore, duke mos dhënë ndonjë shifër më të saktë, raporton EO. “Unë e di që numri i donacioneve për Fondin e Sigurisë deri në këtë fundjavë ka qenë katërshifror, ndërkaq numri i mjeteve të mbledhura është shtatëshifror. Mirëpo për shifra të sakta mund të ju tregojë Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve”, ka thënë Kurti. ...
Komentet te Kurti për fondin e sigurisë: këtë fundjavë donacionet kanë qenë të mëdha Janë të Mbyllura
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka thënë se nuk ka sinjale konkrete për ndonjë sulm të mundshëm ushtarak në Kosovë. Gërvalla u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që të mos ndjenjë panik. “Ndikimi rus në rajon është i madh dhe i rrezikshëm dhe ai organizohet përmes Serbisë. Ne vazhdojmë të ndërgjegjësojmë partnerët dhe aleatët tanë se nuk kemi sinjale konkrete për ndonjë sulm ushtarak të kujtdo qoftë në Kosovë, por që duhet të jemi shumë vigjilent dhe të përgatitur sepse asnjëherë nuk mund të dimë se çfarë do të ndodh. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me partnerët dhe aleatët tanë që gjendja në rajonin tonë ...
Komentet te Gërvalla: nuk kemi sinjale konkrete për ndonjë sulm ushtarak në Kosovë Janë të Mbyllura