Zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi ka marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociimin, të zhvilluar në Strasbourg. Gjatë fjalës së tij, Bislimi ka ripërsëritur se Kosova meriton të ketë liberalizimin e vizave, duke thënë se tashmë janë plotësuar të gjitha kërkesat e vendosura nga BE-ja. “Bëra thirrje për liberalizimin e vizave për Kosovën ku Parlamenti ka votuar dy herë pro procesit të liberalizimit të vizave në Kosovë, por qytetarët e vendit mbeten akoma të izoluar, ndaj është e nevojshme përmbyllja e këtij procesi”, ka thënë Bislimi. Ai më tej ka shtuar se objektivi kryesor gjeopolitik dhe strategjik i Kosovës është anëtarësimi i ardhshëm ...
Komentet te Kosova në Parlamentin Evropian kërkon heqjen e vizave Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Një e mitur shtatzënë është dërguar dje në spital, shkruan Gazeta Express. Ajo pohoi se me vet dëshirë dhe me pëlqimin e familjarëve është duke bashkëjetuar me një të mitur. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. “Lagjja 28, Fushë Kosovë 09.03.2022 – 20:00. Viktima femër kosovare – e mitur, është dërguar në spital pasi që e njëjti ishte shtatzënë. Sipas viktimës, ajo me vetë dëshirë dhe me pëlqimin e dy familjeve është duke bashkëjetuar me të dyshuarin mashkull kosovar (i mitur). Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim e policisë. Rasti është iniciuar si bashkësi jashtëmartesore me personin nën moshën ...
Komentet te E mitura shtatzënë dërgohet në spital, thotë se është duke bashkëjetuar me një bashkëmoshatar Janë të Mbyllura
Disa nga komandantët e UÇK-së janë mbledhur për qejfi në një odë në Drenicë, ku nuk mungoi as muzika me çiftelia. Sami Lushtaku, Agim Çeku, Sylejman Selemi, Daut Haradinaj, Fadil Nura edhe shumë të tjerë shihen në një fotografi të postuar në rrjetin social Facebook nga Sami Lushtaku. “Ndejë për qejfi me miq e bashkëluftëtarë në Abri të Drenicës!”, shkroi Lushtaku në Facebook. ...
Komentet te Muzikë me çifteli: Shtabi i UÇK’së mblidhet në një odë të Abrisë (Foto) Janë të Mbyllura
Rritja e çmimeve në Kosovës si shkak i luftës në Ukrainë, po vlerësohet si më e larta ndonjëherë. Qytetarët ankohen se me të ardhurat që kanë nuk po mund t’ia dalin. Vaji ushqimorë gjatë ditës së sotme ka qenë ndër produktet më të kërkuara në marketet e Kosovës. E gjithë kjo ka ndodhur si pasojë e frikës së mund të ketë mungesë të tij në treg. Ngritje të çmimeve ka pasur edhe te produktet tjera bazë. Ramë Zeka, profesor në pension, thotë se kjo ngritje e madhe e çmimeve ua ka rënduar jetën qytetarëve. “Unë jam pensionist por i kam lënë gjysmën e gjërave që kam konsumuar më parë. Kam ...
Komentet te Kaçaniku: Kjo është rritja më e madhe e çmimeve që ka ndodhur ndonjëherë në Kosovë (Video) Janë të Mbyllura
Këngëtarja Dhurata Dora ka treguar së do të lansojë këngë të re gjatë ditës së nesërme Këngëtarja pritet që të jetë aktive këtë vit, sidomos pas përfundimit të pandemisë Covid-19. Në një postim në Instagram ajo ka thënë se kënga e saj e re do të lansohet nesër në mesnatë. “Nesër 23:59, sa mke mungu”, ka shkruar ajo poshtë një fotografie pa ngjyra. /GazetaExpress/ Share Now ...
Komentet te Dhurata Dora vjen me këngë të re (Foto) Janë të Mbyllura
Shumë qytetarë kanë shkuar ‘me vrap’ drejt marketeve ditëve të fundit, pas rritjes së çmimit dhe frikës së mugesës së produkteve ushqimore. Kjo ka ngjallur reagime nga më të ndryshmet. Së fundmi deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka komentuar këtë situatë, përcjell Periskopi. Sipas Musliut, nuk duhen fajësuar qytetarët për këto veprime për arsye se “e dijnë çka do të thotë të mos kesh bukë për fëmijë”, duke iu referuar se “të gjithë qytetarët e Kosovës që janë mbi moshën 25 vjeçare janë dëshmitarë të luftës së fundit në Kosovë”. “Të gjithë qytetarët e Kosovës që janë mbi moshën 25 vjeçare janë dëshmitarë të luftës së fundit në Kosovë. Është ...
Komentet te Musliu: Anarki në çmime, qytetarët s’kanë faj se iu kujtohet lufta Janë të Mbyllura
Fëllanza Podrimja, këshilltare politike e kryeministrit Albin Kurti në të shpeshta herë ka bërë postime skandaloze në profilin e saj Twitter. Target i cicërimave, jo fort të këndshme as për t’u lexuar kanë qenë miqtë ndërkombëtarë të Kosovës. Postimi i saj i fundit, ndonëse pas disa minutash i fshier, është ky i sotit, në të cilin këshilltare Podrimja sulmoi ndihmës-sekretaren amerikane, Victoria Nuland. Aty, ajo ia kujtoi diplomates amerikane aeroplanët luftarakë të Vuçiqit ‘mig29’. “Jo, s’është e vërtetë. Serbia nuk qëndron mirë, por jashtëzakonisht mirë me fqinjët e vet. Sidomos kur dërgon në kufi tanke dhe aeroplanë ushtarakë mig29”, ishte përgjigja pishmane e Fëllanza Podrimjas. E ky reagim skandaloz i ...
Komentet te Këshilltarja e Kurtit me cicërimën skandaloze të radhës, sulmon ndihmës-sekretaren amerikane, Nuland (Foto) Janë të Mbyllura
Real Madridi ka siguruar një vend në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve pasi e ka mposhtur Paris-Saint-Germainin në ndeshjen kthyese me rezultat 3-1 pas disfatës në sfidën e parë me rezultat 1-0. Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e mysafirëve, ku Kylian Mbappe shënoi për 1-0. Real ndryshoi situatën në favor të saj gjatë pjesës së dytë. Një gabim i Gio Donnarummas bëri që Karim Benzema të përfitojë për të shënuar për 1-1. Pastaj ishte prapë Benzema i cili realizoi në minutën e 76-të dhe 78-të. Kështu Reali u bashkohet Liverpoolit dhe Bayernit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. ...
Komentet te Real fiton me përmbysje nga Psg dhe vazhdon tutje në Chl Janë të Mbyllura
Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ka kryesuar mbledhjen e parë të grupit punues për anëtarësim e Kosovës në NATO. Këtë e ka bërë të ditur në llogarinë e saj në Twitter. “Sonte, unë kam kryesuar mbledhjen e parë të grupit të punës, të krijuar nga Qeveria e Kosovës për të rritur përpjekjet tona për anëtarësimin në NATO”, ka shkruar Gërvalla. Ajo tha se pas situatës në Ukrainë, epoka e re në Evropë kërkon një strategji të re për sigurimin e paqes. “Pas sulmit të Putinit, epoka e re në Evropë kërkon një strategji të re për sigurimin e paqes në kontinentin tonë”, shkroi Gërvalla. Ndërkaq, në mbledhjen e Qeverisë, kryeministri ...
Komentet te Mbahet mbledhja e parë e grupit punues për anëtarësim e Kosovës në NATO Janë të Mbyllura
Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, thotë se nuk ka analogji mes luftës së Kosovës dhe asaj në Ukrainë. Haradinaj, megjithatë sheh një mos-reagim të bashkësisë ndërkombëtare, ashtu siç ishin vonuar për të ndërhyrë në Kosovë. I pari i AAK’së thotë se Rusia ka ndikim në disa pjesë të Ballkanit por, sipas tij, s’ka fare prezencë në Kosovë. Haradinaj thotë se Vuçiq dhe Serbia nuk kanë guxim në këtë kohë të ndërhyjnë në veri për shkak të garancisë ndërkombëtare. “Nëse do të ndodhte kjo, e gjithë bota do ta dinte se Vuçiq po e bën këtë për shërbim të Rusisë. Nëse nuk po kanë mundësi se si me ia gjet zgjidhjen ...
Komentet te Haradinaj: Nëse ushtarët serbë shkelin në Kosovë, bombardohet Beogradi Janë të Mbyllura