Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Dalin pamjet e goditjes së pesë bandave kriminale në Shqipëri, 35 të arrestuar (Video)

Shqipëri
Policia e Shtetit ka shpërndarë sot pamjet e një operacioni të gjerë policor në disa qytetet të Shqipërisë, pas një hetimi 3-vjeçar në bashkëpunim me agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme SPAK. Sipas njoftimit të policisë, janë arrestuar 35 shtetas, pjesëtar të 5 grupeve të strukturuara kriminale të sinkronizuar me njëri-tjetrin, që ushtronin veprimtari në fushën e narkotikëve. Gjatë hetimeve janë sekuestruar 1 armë zjarri, municion luftarak, sasi të konsiderueshme lënde narkotike të llojeve të ndryshme, qindra bimë narkotike, vaj hashashi dhe një sasi farash kanabisi. Ndërkohë janë evidentuar 13 episode kriminale të trafikimit të narkotikëve, prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, si dhe ...
Komentet te Dalin pamjet e goditjes së pesë bandave kriminale në Shqipëri, 35 të arrestuar (Video) Janë të Mbyllura

Gjykata Speciale, më 18 mars deklaratat përmbyllëse të Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt

Lajme
Përmes platformës online “Zoom”, Angela Griep, shefe e Informimit dhe Komunikimit Publik në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), ka bërë të ditur se 18 marsi është caktuar si ditë kur Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, do të paraqesin deklaratat e tyre përmbyllëse. Në konferencën për medie të mbajtur të enjten, Griep ka dhënë informacione të përditësuara mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë në këtë gjykatë. Ajo ka thënë se në rastin e Gucatit e Haradinajt, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) e ka dorëzuar dosjen përfundimtare më 3 mars. “Deklaratat përmbyllëse të palëve janë planifikuar të mbahen prej 14 marsit, duke filluar në orën 9:30 ...
Komentet te Gjykata Speciale, më 18 mars deklaratat përmbyllëse të Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt Janë të Mbyllura

PDK propozon shtatë hapa për zbutjen e krizës ekonomike, kërkon heqjen e akcizës për tre muaj

Lajme
Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar heqjen e akcizës për 3 muaj si dhe largimin e TVSh-së për lëndën e parë në bujqësi. Këtë kërkesë PDK-ja e drejtoi drejt Qeverisë së Kosovës. Kështu tha në një konferencë për media nënkryetari i kësaj partie Uran Ismaili. “Si parti opozitare  e kemi për obligim që shqetësimin e qytetarëve ta artikulojmë drejt qeverisë e cila është përgjegjëse direket që me vendimet e saj të ndikojë në kualitetin e jetës të qytetarëve”, tha Ismaili. Ai shtoi se Qeveria Kurti me neglizhencën që po tregon do ta fusë Kosovën në recesion ekonomik “Qeveria Kurti ka një vit që qeverisë me një pushtet absolut dhe kemi ...
Komentet te PDK propozon shtatë hapa për zbutjen e krizës ekonomike, kërkon heqjen e akcizës për tre muaj Janë të Mbyllura

KDI: Kuvendi i Kosovës të mos qëndrojë spektator përballë vështirësive socio – ekonomike të qytetarëve

Ekonomi
Kosova është duke u ballafaquar me një krizë ekonomike, e cila përgjithësisht e reflekton krizën ekonomike globale. Rritja e çmimeve, fillimisht të energjisë e së fundmi të naftës dhe pothuajse të gjitha produkteve esenciale ka vështirësuar situatën socio-ekonomike të qytetarëve. Madje, në disa raste, çmimet janë rritur përtej ndikimit real që kriza ekonomike ka pasur në produkte të caktuara, duke shkaktuar panik tek qytetarët. Në një situatë të tillë, përkundër disa propozimeve që janë bërë publike nga akterë të ndryshëm, përfshirë partitë opozitare, në Kuvendin e Kosovës ende nuk ka pasur debat në nivel politikash, as iniciativa konkrete ligjore lidhur me këtë çështje. Kuvendi i Kosovës, në këtë periudhë krize ...
Komentet te KDI: Kuvendi i Kosovës të mos qëndrojë spektator përballë vështirësive socio – ekonomike të qytetarëve Janë të Mbyllura

Deklarata e Haradinajt “bombardohet Beogradi”, reagon Vuçiq

Lajme
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka komentuar deklaratën e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili dje tha se amerikanët nuk lejojnë që asnjë ushtar serb të shkelë në territorin e Kosovës, sepse po ndodhi kjo, “bombardohet Beogradi”. Vuçiq u përgjigj, duke thënë se nuk ka ndonjë koment rreth “budallallëqeve dhe gjërave të pakuptimta”. “Dhe a do të na bombardojë ai apo dikush tjetër?”, pyeti Vuçiq. “Po e shihni se çfarë duan nga Serbia dhe çfarë do të donin të shihnin”, u tha Vuçiq gazetarëve në Loznicë. Haradinaj dje tha se Vuçiq dhe Serbia nuk kanë guxim në këtë kohë të ndërhyjnë në veri për shkak të garancisë ndërkombëtare. “E ...
Komentet te Deklarata e Haradinajt “bombardohet Beogradi”, reagon Vuçiq Janë të Mbyllura

Hajt se s’ka dekë kush për bukë: A është ky reagimi që mund ta presim nga Qeveria përballë zullumit të çmimeve

Lajme
Si u shndërrua jeta e kosovarëve, në 48 orët e fundit, si në tregimin e Migjenit: Bukën tonë të përditshme, falna sot. Pse askush nga Qeveria nuk ndërmerr një veprim që do ta ndalte – ose të paktën, do ta jepte një mesazh për tregun që është harbuar me ngritjen enorme të çmimeve?   Kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën ta ndalin naftën dhe gazin prej Rusisë, presidenti Joe Biden dhe një mesazh të qartë: “Agresioni rus po na kushton të gjithëve, por këtu s’ka vend për profiterët ose fryrjen e çmimeve. Dua të jem i qartë për atë çka nuk do ta tolerojmë”, tha presidenti Biden, shkruante Bloomberg, ...
Komentet te Hajt se s’ka dekë kush për bukë: A është ky reagimi që mund ta presim nga Qeveria përballë zullumit të çmimeve Janë të Mbyllura

Ndodh edhe kjo: Çmimi i një litri vaj bëhet 3.49 euro

Lajme
Në Kosovë është duke vazhduar shtrenjtimi i produkteve ushqimore, shkruan Gazeta Express. Rritje të çmimit ka pësuar edhe vaji. Sot çmimi për një litër vaj në market e Kosovës ka shkuar në 3.49 euro. Krahasuar me të mërkurën ky çmim është rritur dukshëm. Lexues të Gazetës Express kanë dërguar fotografi të çmimit të vajit nga markete të ndryshme në qytete të Kosovës. Ndërkaq, dje ministrja e Ekonomisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari  tha se së bashku me Autoritetin e Konkurrencës janë duke i identifikuar marrëveshjet e tregtarëve, për manipulime të mundshme me produkte në treg. Ajo paralajmëroi se do të marrin masa në rast se hasin në parregullsi. /Express/ ...
Komentet te Ndodh edhe kjo: Çmimi i një litri vaj bëhet 3.49 euro Janë të Mbyllura

Rritja e çmimeve në Kosovë – qytetarët thonë se do të jetë vështirë e përballueshme

Ekonomi
Shoqata e Mullisëve të Kosovës ka javë që ka paralajmëruar se çmimi i bukës dhe miellit në Kosovë do të ngritet. Kjo sipas tyre ndodhë për shkak të rritjes së çmimit të miellit në tregjet botërore e ndikuar nga agresioni ushtarak i Rusisë në Ukrainë. E për qytetarët e Kosovës kjo rritje e çmimeve po është vështirë e përballueshme. Qytetarja Sevdije Mehaj thotë për Telegrafin se rritja e çmimit të miellit dhe produkteve të tjera është një goditje ekonomike për familjen e saj. “Kjo rritje e çmimeve të artikujve të domosdoshëm jetësorë besoni është një goditje e rëndë sidomos për shtresat e varfra por edhe për ato shtresa të cilat ...
Komentet te Rritja e çmimeve në Kosovë – qytetarët thonë se do të jetë vështirë e përballueshme Janë të Mbyllura

Tahiri: Kurti duhet me e ndal retorikën e fjalimit me rima

Lajme
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se kryeministri Albin Kurti duhet që ta ndal retorikën, siç ka thënë ai të fjalimit me rima, shkruan Gazeta Express. Ai në emisionin “Frontal” në T7 ka thënë se ai po flet në seanca me rima dhe s’po ka veprime konkrete. “Duhet me e ndal kryeministri Kurti, retorikën e fjalimit me rima edhe abuzimit të tij, se shihet që kanë lexuar libra, ne seanca në të cilat nuk kanë veprime konkrete”, ka thënë ai. Më tutje, Tahiri se qytetarët u patën mërzitur me qeverisjen e tyre, por tha se nuk e dinë nëse janë mërzitur edhe ...
Komentet te Tahiri: Kurti duhet me e ndal retorikën e fjalimit me rima Janë të Mbyllura

Përfundon takimi, Kuleba thotë se Rusia do ta vazhdojë agresionin

Rajoni dhe Bota
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, pas takimit me homologun e tij rus, Sergei Lavrov, ka thënë se ai është i gatshëm të takohet përsëri me diplomatin rus nëse ka elemente “për një diksutim përmbajtësor” Ai tha se narracioni i Lavrovit gjatë takimit ishte se Rusia do të vazhdojë agresionin e saj deri në momentin që Ukraina i përmbush kërkesat e tyre., shkruan Sky News, përcjell Periskopi. Kuleba tha se “nuk ishte e lehtë” të dëgjohej Lavrov gjatë takimit- duke shtuar se furnizimet ushtarake drejt Ukrainës nuk janë diskutuar. Ai bëri të ditur se nuk ka progres në armëpushim dhe se Ukraina ka dy kërkesa: të organizohet një korridor ...
Komentet te Përfundon takimi, Kuleba thotë se Rusia do ta vazhdojë agresionin Janë të Mbyllura