Një grua nga Prizreni e ka gjetur të vdekur në shtëpi bashkëshortin e saj, raporton Express. Rasti po hetohet nga Policia si “vdekje e dyshimtë”. “Prizren, 10.03.2022-19:00. Një femër kosovare ka raportuar se në shtëpinë e saj e ka gjetur pa shenja jete bashkëshortin e saj viktimën mashkull kosovar. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dal në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport./Express ...
Komentet te Gruaja nga Prizreni e gjen të vdekur në shtëpi bashkëshortin Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Presidentja e Republikës së Kosovës dhe zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla- Schwarz do të marrin pjesë në Forumin Diplomatik në Antali të Turqisë. Kështu kanë njoftuar nga Zyra e Presidentes. Në kuadër të këtij Forumi, Presidentja Osmani dhe ministrja Gërvalla- Schwarz do të takohen me homologë nga disa vende të botës, pjesëmarrëse në këtë Forum. Osmani dhe Gërvalla do të marrin pjesë në disa panele të këtij Forumi. Forumi Diplomatik i Antalisë është takim i nivelit të lartë, në të cilin adresohen sfidat ndërkombëtare dhe në të cilin marrin pjesë liderë shtetesh, diplomatë, opinionbërës dhe akademikë. Tema e këtij viti e Forumit të Diplomacisë ...
Komentet te Osmani dhe Gërvalla marrin pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë Janë të Mbyllura
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock gjatë vizitës në Prishtinë, u shpreh se Kosova e ka bërë punën e saj për sa i përket liberalizimit të vizave. Tani duhet që Bashkimi Evropian ta bëjë punën e vet. Ministrja e jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock tha në Prishtinë se Bashkimi Evropian është duke i zgjatur dorën shteteve të rajonit në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian. Në këtë kuadër ajo përmendi edhe procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku sipas saj, nevojitet përparim. Annalena Baerbock, gjatë vizitës së saj në Kosovë, u shoqërua edhe nga Manuel Sarrazin, i dërguari i Posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, të cilin qeveria ...
Komentet te Çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën dhe dialogu me Serbinë, gjithçka nga vizita e ministres së Jashtme të Gjermanisë Janë të Mbyllura
Në këtë përmbledhje sjellim lajmet kryesore nga konflikti Rusi-Ukrainë, që nga dita e parë e pushtimit. Pushtimi i Ukrainës nisi mëgjesin e së enjtes, më 24 shkurt, me sulmet raketore ruse në qytetet dhe bazat ushtarake në Ukrainë. Sulmet nga ana e Rusisë ishin parashikuar për javë të tëra nga Perëndimi. Ky po cilësohet si konflikti më i madh që nga Lufta e Dytë Botërore. Përgatiti: Valjeta Kosumi Dita 15 Presidenti uKrainas, Volodymyr Zelensky ka dënuar ashpër sulmin e së mërkurës në maternitetin e spitalit të Mariupolit, të cilin Moska vazhdon ta mohojë dhe sërish kërkoi zonë të ndalimfluturimit mbi vendin e tij .Vlerësimi zyrtar i SHBA-së për numrin ...
Komentet te Përmbledhje: çfarë duhet të dimë për agresionin Rus në Ukrainë? Janë të Mbyllura
Protesta për rritjen e çmimit të naftës dhe shtrenjtimit të jetesës në Tiranë është mbyllur pas rreth 3 orësh. Fillimisht qytetarët u grumbulluan para Kryeministrisë, ndërsa më pas bllokuan kryqëzimin e unazës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Me pakësimin e pjesëmarrësve protestuesit u zhvendosën në kryqëzimin pranë Ministrise se Brendshme. Policia dhe forcat e FNSH-së ndërhynë duke i detyruar protestuesit që të shpërndaheshin. Disa prej protestuesve u shoqëruan në komisarit pasi bënë rezistencë. Policia e Shtetit thotë se, gjatë përfundimit të protestës disa grupe të rinjsh kanë bllokuar lëvizjen e lirë të automjeteve dhe qytetarëve, si dhe kundërshtuan thirrjet e punonjësve të Policisë. Policia thotë se mbron të drejtën e ...
Komentet te Policia shpërndan protestuesit, shoqërohen disa të rinj për rezistencë Janë të Mbyllura
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka reaguar pas demantimit që iu bë nga zëvendëssekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Bjorn Berge. Bislimi përmes një cicërime në Twitter tha se i vjen keq që nuk ka përdorur termat adekuat, ku në vend të fjalës ‘ai mirëpriti’ është dashur të përdoret ‘ne informuam’. “Me të vërtetë falënderues për @DSGBjornBerge për takimin e shkëlqyer dhe shkëmbimin e mendimeve. Me të vërtetë më vjen keq për zgjedhjen e termit joadekuat në tweet-in tim të fundit. Në vend të fjalës “ai mirëpriti”, përshkrimi i saktë duhet të thotë “ne informuam”, shkroi Bislimi. E zëvendëssekretari i Këshillit të Evropës, Bjorn Berge, iu është përgjigjur ...
Komentet te Bislimi sqarohet pasi u demantua nga zëvendëssekretari i Ke-së Janë të Mbyllura
Pas ngritjes enorme të çmimit të konsumit të përgjithshëm, veçmas vajit ushqimor, Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se do të ndërmerren të gjitha veprimet ligjore penale ndaj të gjithë personave përgjegjës të organizatave të biznesit që kanë keqpërdorur pozitën monopoliste në treg. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duke reaguar pas rritjes së çmimeve të disa produkteve bazike, ka ftuar sot Prokurorinë e Shtetit që të marrë veprime kundër këtyre personave. Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, ka njoftuar opinionin publik se “Prokurori i Shtetit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës si dhe organet tjera kompetente, përkatësisht Inspektoratin e Tregut do t’i ndërmarrë veprimet ligjore penale ndaj të gjithë personave përgjegjës të ...
Komentet te Prokurori i Shtetit: Do të ndërmerren veprime ligjore ndaj atyre që ngritën çmimet në mënyrë të padrejtë Janë të Mbyllura
‘Ekstra-ultra-super skandaloze’ e ka quajtur Shkelzen Gashi përgenjështrimin që iu bë sot zv.kryeministrit Besnik Bislimi nga Zëvendës Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Bjorn Berge, raporton Gazeta Express. Zëvendësi i Albin Kurtit, Besnik Bislimi shkroi se ka marrë përkrahje nga Berge për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës. Zyrtari evropian e rishpërndau postimin e Bislimit, duke mohuar se e ka thënë atë që e pretendonte zëvendëskryeministri i Kosovës. Ish-këshilltari i Kurtit, Shkelzen Gashi, e quan skandal të madh, ndërsa ka ironizuar me bashkëpunëtorin e tanishëm të Kurtit. “kjo është ekstra-ultra-super skandaloze. ajo që po më habit më së shumti është se kjo po i ndodhë një personi me ...
Komentet te Ish-këshilltari i Kurtit për përgënjeshtrimin e Bislimit: Kjo është ekstra-ultra-super skandaloze Janë të Mbyllura
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se çmimi i vajit në Kosovë është më i larti në botë. Kurti gjatë vizitës në kompaninë e vajit Floil, ka theksuar se rritja e çmimeve është artificiale. “Anë e mbanë qytetarët po na njoftojnë se çmimet janë nga 3.49 euro, e jo 3.5 euro. 3 euro e 50 cent do të ishte e rastësishme, por 3.49 euro nuk është e rastësishme kjo përputhje e cila është një fryrje artificiale në dëm të konsumatorit”, tha Kurti, shkruan Telegrafi. “Aktualisht çmimi i vajit në Kosovë është më i larti në botë”, ka shtuar ai. Sipas tij, ka mjaftueshëm vaj në stoqe për rreth një muaj për ...
Komentet te Kurti: Çmimi i vajit në Kosovë më i larti në botë, është një fryrje artificiale në dëm të konsumatorëve (Video) Janë të Mbyllura
Nënkryetari i qytetit të rrethuar të Mariupolit thotë se nuk e di se sa njerëz janë vrarë në total në këtë qytet të rrethuar, por shifra më e fundit është 1207. “Këta janë vetëm trupat që kemi mbledhur në rrugë”, tha Sergei Orlov për BBC. Ai tha se 47 persona ishin varrosur në një varr masiv pasi nuk është e mundur të shkohet në varrezat jashtë qytetit “Jo të gjithë ata u identifikuan”, shtoi ai. Orlov tha se nuk ka qenë e mundur të evakuohen njerëzit nga qyteti ose të dërgohen ndihma. “Rreth 100 njerëz që tentuan të largohen nga qyteti me vetura private u detyruan të ktheheshin të mërkurën ...
Komentet te Nënkryetari i Mariupolit: 1207 trupa mblodhëm nëpër rrugë Janë të Mbyllura