Të fundit në një numër të madh imazhesh prekëse të familjeve që ndahen nga dhuna e vazhdueshme tregojnë Volodymyr, 61 vjeç dhe djalin e tij Yaroslav, 23 vjeç. Këtu, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, dyshja po shikojnë nisjen e një treni evakuimi që transportonte të afërmit e tyre, nënën, gruan dhe tre fëmijët për në Lviv në stacionin qendror të trenit në Kiev. Pamjet vijnë në ditën e 16-të të agresionit në të cilën ukrainasit po vazhdojnë të përballen me bombat ruse, si dhe zhvendosjen masive nga vendbanimet e tyre. që nga dita e parë atje ka pasur zhvillime të shumta, që nga dëmet e mëdha materiale, po ashtu ...
Komentet te Pamje të tjera prekëse nga Ukraina: Babë e bir i thonë lamtumirë fëmijëve dhe familjes së evakuuar Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Forca e Sigurisë së Kosovës ka zhvilluar stërvitje bashkë me Forcat Speciale të Ushtrisë Amerikane. Disa javë stërvitje të Forcës me ushtrinë më të fortë në botë kanë kulmuar sot me disa ushtrime taktike. Në këtë stërvitje të FSK-së me forcat e Shteteve të Bashkuara, e cila u realizuara në territorin e Kosovës, u simuluan situata lufte ku ushtria vepron. Gjithashtu u treguan veprime të ushtrisë edhe në raste kur nevojitet ndihmë për qytetarët. Gjuajte dhe reagime të tjera të nevojshme në situata të rrezikshme, ishin veprimet e pjesëtarëve të ushtrisë më të re në Evropë bashkë me të cilët ishin amerikanët në rolin e këshilltarit. E tek këta ...
Komentet te Ushtarët e SHBA-së stërvitin FSK-në Janë të Mbyllura
Zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi, është takuar sot me ministrin e Drejtësisë të Mbretërisë së Danimarkës, Nick Hakkerup. Në takim u bisedua mbi avancimin në procesin e miratimit në Kuvend të marrëveshjes ndërkombëtare dypalëshe për dhënien në shfrytëzim të qelive për të burgosurit nga Mbretëria e Danimarkës, marrëveshje kjo e cilësuar si një bazë solide për bashkëpunimet e radhës. “Zëvendëskryeministri Bislimi theksoi gjithashtu progreset e arritura nga Kosova në fusha, si sundimi i ligjit, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe zhvillimin ekonomik. Ministri Hakkerup vlerësoi angazhimin e Republikës së Kosovës dhe konfirmoi përkushtimin e Mbretërisë së Danimarkës për përkrahje në fusha ...
Komentet te Bislimi e Hækkerup flasin rreth marrëveshjes për qelitë e burgut Janë të Mbyllura
Aktivistë të PSD-së kanë mbajtur një aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës duke vendosur një pankartë me mbishkrimin “Na kripët”. Në këtë aksion, aktivistët kanë sjellë disa qese me kripë gatimi para derës së Zyrës së Kryeministrit. Duke i komentuar ngritjen e çmimeve për produktet ushqimore, Nol Nushi nga PSD theksoi se kjo qeveri po i “kripë” qytetarët duke mos vepruar për asnjë premtim të dhënë për qytetarët para se të vinin në pushtet. Ai tha se jeta për qytetarët është bërë e papërballueshme me ngritje të çmimeve. “I vetmi produkt që nuk është shtrenjtuar në Kosovë është kripa, prandaj e kemi sjellë këtë produkt tek qeveria se na ...
Komentet te PSD vendos thasë më kripë para objektit të Qeverisë: Na kripët Janë të Mbyllura
Në 24 orët e fundit janë dhënë 356 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.817.199 doza të vaksinës. Deri më sot 818.072 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 98.500 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19. Nga 1.021 testime, 47 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 61 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 222.892. Në total numri i rasteve aktive është 797. Mbani maskat! Respektoni distancën! Mbani higjienën! ...
Komentet te RAPORTI DITORË I IKSHPK-SË Janë të Mbyllura
Kryeministri, Albin Kurti, bashkë me ministren e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, kanë inauguruar zyrtarisht parkun e ri të erës “Selac Windpark” në fshatrat Selac dhe Bajgorë të Mitrovicës. Sipas Kurtit, prodhimi i energjisë nga ky park me erë, me 27 turbina, do të mbulojë 10% të kapacitetit të instaluar të vendit dhe do të ulë emetimet e CO2 për 247 mijë tonë. Nga ky vend, Kurti foli për politikat e tij të gjelbra, duke shtuar se me këtë investim Kosova ndërmerr hapin e parë të madh drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme dhe të larmishme të furnizimit me energji të ripërtëritshme. “Është kënaqësi – edhe pse një kënaqësi shumë ...
Komentet te Kurti bashkë me ministren gjermane inaugurojnë parkun e erës në dy fshatra të Mitrovicës Janë të Mbyllura
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka thënë se kanë marrë vendim që të përcaktojnë çmimoren për transportin ndërurban me autobus për fëmijët, studentët, invalidët e luftës dhe pensionistët. Durmishi ka pohuar se për kategoritë e lartpërmendura do të përgjysmohet çmimi i biletës akutale, sipas tij kjo çmimore hyn në fuqi menjëherë dhe mbetët e tillë deri në normalizimin e çmimeve të derivateve të naftës, transmeton Telegrafi. “Duke pasur parasysh lëvizjet e çmimeve këtyre ditëve dhe në përputhje me kompetencat tona, kemi marrë vendim që të ndikojmë direkt në uljen e këtyre çmimeve për kategoritët që prek më shumë kjo gjendje, duke përcaktuar kështu çmimoren për transportin ndërurban me autobus për ...
Komentet te Zv.ministri Durmishi: Kemi përgjysmuar çmimin e biletave për autobus ndërurban për disa kategori Janë të Mbyllura
Petar Petkoviq, drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovë dhe Metohi”, sot dhe nesër do të qëndrojë në Kosovë. Petkoviq gjatë qëndrimit në Kosovë, viziton komunën e Shtërpcës dhe Zubin Potokut, ku do të takohet me kryesinë lokale. “Gjatë vizitës së sotme në komunën e Shtërpcës, Petkoviq do të takohet me kryesinë e kësaj komune, sportistët e rinj dhe anëtarët më të rinj të Shoqatës Kulturore Artistike të këtij rajoni në Pallatin e Sporteve në fshatin Berevc”, thuhet në komunikatën e zyrës së tij, shkruan Tanjug. Pas një programi të shkurtër sportiv dhe kulturo-artistik, Petkoviq do të shoqërohet me fëmijët, prindërit e tyre dhe përfaqësues të shoqatave sportive, e ...
Komentet te Petkoviq viziton Kosovën Janë të Mbyllura
Asambleistja Arbnora Ajeti nga sot do të jetë pjesë e Grupit të Asamblistëve të PDK-së në Komunën e Prishtinës. Këtë gjë e ka konfirmuar nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili. Ai tha se Ajeti i është bashkuar grupit të PDK-së pasi dha dorëheqje nga AAK-ja. Njoftimi i plotë i Ismailit: Mirë se vjen në PDK, Arbnora! Së bashku me shefin e Grupit të Asamblistëve të PDK-së në Komunën e Prishtinës, Leutrim Retkoceri, sot i uruam mirëseardhje në mesin tonë, ish-asamblistes së AAK-së, Arbnora Ajeti. Me ardhjen e Arbnores, Grupi i asamblistëve të PDK-së do të rritet nga 9-të në 10-të. Të gjithë prej tyre janë të gatshëm, të vendosur e ...
Komentet te Asamblistja e AAK-së i bashkohet PDK-së në Prishtinë Janë të Mbyllura
Një vajzë e mitur raportohet se ka dalë nga shtëpia e saj në Fushë Kosovë dhe nuk është kthyer që nga data 8 mars. Rasti është raportuar në Policinë e Kosovës nga nëna e vajzës, dy ditë pas zhdukjes. “Rr. Dardania, Fushë Kosovë, 08.03.2022 – 18:00. Ankuesja femër kosovare, me 10.03.2022 ka raportuar se vajza e saj e mitur për shkaqe ende të panjohura ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj”, thuhet në raport./Telegrafi ...
Komentet te Zhduket një e mitur në Fushë Kosovë Janë të Mbyllura